Acad. Prof. Dr. Jeton Kelmendi, President

0
637

Boografia e shkurtër

Jeton Kelmendi, poet, dramaturg përkthyes letrar analist politik, profesor universitar, akademik dhe publicist, lindi më 1978 në Pejë.

Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje, ndërsa studimet për Komunikim Masiv në Prishtinë, kurse studimet post-diplomike në ULB – Universitetin e Brukselit (Politikat ndërkombëtare dhe çështjet e sigurisë). Masterin e dytë e mbaroj për diplomaci, ndërsa doktoratën për politikat e sigurisë ndërkombëtare dhe rolin e medies te këto politika. Ai është profesor në Universitetin AAB në Prishtinë. Vite me radhë shkroi dhe botoi poezi, prozë, ese dhe tregime. Është bashkëpunëtor i shumë medieve, shqiptare e të huaja, ku trajton çështjet të ndryshme kulturore dhe politike, sidomos që kanë të bëjnë me raportet ndërkombëtare. Si emër Jeton Kelmendi u bë i njohur për lexuesin në Kosovë me përmbledhjen e parë me poezi “Shekulli i premtimeve”, të botuar më 1999. Në vijim botoi edhe një serë librash të tjera. Poezitë e tij u përkthyen në më shumë se 30 gjuhë të huaja, u botuan në disa antologji ndërkombëtare, duke bërë kështu të jetë poeti më i përkthyer dhe poeti shqiptar që ka marrë më se shumti çmime ndërkombëtare. Ai është përfaqësues i denjë i poezisë moderne shqiptare është thënë nga kritika letrare. Qenësia e punës së tij në fushën e artit letrar është kujdesi që i kushton të shprehurit poetik, shtjellimit modern të tekstit dhe thellësisë së mesazhit. Në krijimtarinë e tij veçohet sidomos lirika e dashurisë dhe vargu eliptik i ndërthurur me metafora dhe simbole artistike. Është veteran i luftës  së UÇK-së. Aktualisht punon dhe jeton në Prishtinë dhe në Bruksel.

Tituj të veprave

  1. Shekulli i Premtimeve,1999, poezi
  2. Përtej Heshtjes,2002, poezi
  3. Në qoftë mesditë,2004, poezi
  4. Më fal pak Atdhe,2005, poezi
  5. Ku shkojnë ardhjet,2007, poezi
  6. Zonja Fjalë,2007, dramë
  7. Lojë dhe kundërlojë, 2011, dramë
  8. Erdhe për gjurmë të erës, 2008, poezi
  9. Koha kur të ketë kohë, 2009, poezi
  10. Rrugëtimi i mendimeve, 2010, poezi
  11. EU mission in Kosova after its independence, 2010, politikë SHBA
  12. Misionet NATO-s dhe BE-së, kooperuese apo konkurruese 2012 politikë
  13. Kohë e keqe për dijen 2012 publicistikë
  14. Thërras gjërat e harruara 2013 poezi
  15. Ndikimi i medieve në politikat e sigurisë në BE 2016, Politikë

Libra në gjuhë tjera

  1. Ce mult s-au rãrit scrisorile / Sa fortë janë rralluar letrat, antologji personale në gjuhën rumune, 2008,
  2. Breath / Fryma, botuar në Indi, 2009.
  3. Dame parol/drama; botuar në Francë, 2011
  4. COMME LE COMMENCEMENT EST SILENCIEUX /(Ku fillon heshtja), poezi; Paris, Francë, 2011
  5. ΠΟΥ ΠΑΝΕ ΟΙ ΕΡΧΟΜΟΙ/ (Ku shkojnë ardhjet), poezi, Greqi, 2010
  6. Wie wollen /(Si me dashtë), poezi, Gjermani, 2011
  7. Nasil sevmeli /(Si me dashtë) poezi, Turqi, 2011
  8. A Palavra Evitou o Silêncio/(Fjala kapërcen heshtjen) 2009, Brazil
  9. How to reach yourself/(Si ta takosh vetveten), poezi, SHBA, 2010
  10. Frau wort (Zonja Fjalë) Dramë Gjemani 2012
  11. “فواصل للحذف ” (Tri eliptikat) Poezi Egjipt 2012
  12. НА ВЕРХІВ’Ї ЧАСУ (Në krye të kohës) Poezi Ukrainë 2012
  13. в зените времени истлевшего (Një varg maje kohës) Rusi 2013
  14. Pensamientos del Alma (Mendimet e Shpirtit) Spanje 2014
  15. Xewnên di dîwêr de (Duhet ditur te duash) Kurdistan-Siri 2015
  16. Com Retrobar-Se (Si me dashte) Kataloni 2015
  17. Cómo Llegar A Ti Mismo (Si ta takosh vetveten) Argjentine 2015
  1. PRESCURTAREA DEPĂRTĂRILOR (Shkurtimi I largesive), Rumani 2016
  2. Սկիզբը լուռ է միշտ (Fillimi është gjithmonë i heshtur), Armeni 2015
  3. Xewnên di dîwêr de (How to love) poezi Kudristan-Turkey 2015
  4. Cómo Llegar A Ti Mismo (Si me dashtë) poetry Argentina 2015
  5. Com Retrobar-Se (Si me dashtë) poetry Catalonia 2015
  6. Prescurtarea departarilor (Shkurtimi i distancave), poezi Romania, 2016
  7. Rănile cuvântului (Plagët e fjalës) poezi Moldavia 2018
  8. 思想狩獵愛 (Mendimet gjuajnë fjalët) poezi Taiwan 2018.
  9. wybrane wiersze (Poezi të zgjedhura) Poezi në polonisht, Polani 2018.
  10. ДИВЉА ЋУТАЊА (Heshtje e egër) poezi Serbisht, Serbi 2018.
  11. Daba Ljubavi (Eatg of love) Malazezisht, poezi Mali i Zi 2018.
  12. Düsünceye götüren misralar (Si të te njoh) poezi Turqisht Turqi 2018.
  13. Cудбински простор (hapësira e fatit), poezi Maqedonisht Maqedoni 2018.
  14. Tra realtà e sogno (Mes realitetit dhe ëndrrēs) Itali 2019.
  15. Čas ljubezni (Qaste dashurie) Slloveni, 2019.
  16. Savaş zamaninda eşq (Dashuri në kohë lufte) Azerbajxhan 2019.

Libra të përkthyer nga Jeton Kelmendi:

  1. Plagët e Bukurisë – Athanase Vantchev de Thracy, bashkëpërkthyes me Gjovalin Kola nga gjuha frënge
  2. Hijet e dritës – Skënder Sherifi, përktheu nga frëngjishtja
  3. Gjuha e Botës – antologji poetike ndërkombëtare, përkthim nga Anglishtja dhe frëngjishtja
  4. E di kush je – Erling Kittelsen, përkthim nga anglishtja
  5. Sheshi i shikimeve – antologji poetike ndërkombëtare, përkthim nga Anglishtja dhe frëngjishtja
  6. Vetmia e erës nga Bill Wolak, përkthim nga origjinali Anglishtja.
  7. Trokas në mendjen tënde nga Alicja Kuberska, Poland, Përkthyer nga Anglishtja.
  8. Tingujt e Mendimeve nga Lee Kuei-shien, Taiwan. Përkthyer nga Anglishtja.
  9. Emrimi i gjërave nga Zhang Zhi Diablo (kinë), Përkthyer nga Anglishtja.
  10. Kam mësuar ca gjëra nga Ataol Behramoglu. Përkthyer nga Anglishtja.
  11. Pakti Im Testament nga Ernesto Kahan (NOBELIST), përkthyer nga Anglishtja.
  12. Destinacioni nga Fernando Rendon (Kandidat NOBEL), përkthyer nga Anglishtja.
  13. Amplituda e probabiliteteve nga Laura Garavaglia, pêrkthyer nga Anglishtja dhe Frëngjishtja.
  14. Rreth dy botëve, nga Maria Miraglia, përkthyer nga Anglishtja.
  15. Regjister i shkruar nga domethënia nga Tendai Rinos Mwanaka, përkthyer nga Anglishtja.

Çmime ndërkombëtare dhe kombëtare

  • Doctor Honoris Causa nga Instituti i Studimeve Ukrainiane dhe Kaukazit, i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Ukrainës, 2012.
  • Doctor Honoris Causa nga Universiteti Nacional Del Este, Paraguaj, 2017
  • Çmimi i madh ndërkombëtar “Solenzara” Paris” 2010
  • Çmimi Ndërkombëtar “Nikolaj Gogol Triumf”, Ukraine 2013
  • Çmimi Ndërkombëtar “Aleksandri i Madh”, Greqi 2O13
  • Çmimi Ndërkombëtar “World Poetry” Bosnje dhe Hercegovinë 2013
  • Çmimi Ndërkombëtar “Përkthyes i vitit” Kinë 2013
  • Çmimi Ndërkombëtar “Ludwig Nobel” Udmurtu Rusi 2014
  • Çmimi Ndërkombëtar “Naji Naman” Liban 2014
  • Çmimi kombëtar Mitingu i Poezisë “Din Mehmeti” – Gjakovë 2011
  • Çmimi Kombëtar “Nënë Tereza” për ndërkombëtarizimin e letërsisë shqiptare     Gjakovë- Kosovë 2014.
  • Çmimi Ndërkombëtar “Mihai Eminescu”, Kraiovë – Rumani 2016.
  • Çmimi Ndërkombëtar “Poet i viti 2016” Fondacioni Nderkombetar Softly.
  • Çmimi Ndërkombëtar “Ambasador i Paqes”, Fondacioni për paqe, World Institute for Peace, Nigeri 2017.
  • Çmimi Ndërkombëtar “World Icon of Peace”, nga Instititi Ndërkombëtar i Paqes, Nigeri, 2017.
  • Çmimi Ndërkombëtar “World Literature”, in Kazakhstan, 2017.
  • Çmimi Ndërkombëtar “Poet i vitit” nga Akademia e Shkencave, Arteve dhe Leterësisë Evropiane, Paris Francë, 2018.
  • International Prize “Prize of the Academy”, European Academy of Arts, Sciences and Literture, Paris 2018.
  • Çmimi “Matthew Arnold Award”, Indi 2018.
  • Çmimi Pablo Neruda, Itali, 2019.
  • Çmimi ndërkombëtar “Special Ganadores del concurso”, Bolivi 2019.

Anëtar i organizatave ndërkombëtare _________________________________________

  1. Anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Evropës, Salsburg
  2. Anëtar i Asociacionit të gazetarëve profesionit të Evropës, Bruksel
  3. Anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Evropës, Paris
  4. Anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Ukrainës, Kiev
  5. Anëtar i PEN Qendrës së Belgjikës, Belgjikë Bruksel
  6. Anëtar i Akademisë Ndërkombëtare “Mihai Eminescu”, Rumani.
  7. Anëtar i Unionit të Shkrimtarëve të Euroazisë, Torque

Mendime shkurt për Kelmendin:

Emri i Jeton Kelmendit në poezi është pjesa që i jep kuptim këtij arti, ndërsa poezia e këtij autori evropian është e madhe dhe shumë dimensionale. Poeti Kelmendi ka aq fuqi te të fus brenda artit të tij poetik, saqë ta krijon bindjen se fjalët e tij janë të gjalla dhe nuk mund tu largohesh së lexuari.

Prof. Ernesto Kahan, Profesor Emeritus
Çmimi NOBEL për paqe

Jeton Kelmendi është një pagëzues i mrekullueshëm poezish, të cilat na shtangin me aftësinë e tij të rrallë të përdorimit të simboleve, që bëjnë të vibrojë imagjinata dhe të vijnë në jetë metafora krejtësisht origjinale me një rrjedhshmëri plot delikatesë. Aftësi kjo e krijuesve me talent të madh.

Akademik Athanase Vantchev de Thracy, Paris

Jeton Kelmendi na çon në shekullin njëzet e një, me një zë që po bëhet gjithnjë më i madh, fjalët e tij operojnë mirë në gjuhë tjetër dhe amnore ose në përkthim arti i tij i përkthyer në 22 gjuhë anembanë botës dëshmon për vlerat artistike që ka ky autor shqiptar.

Poet Christopher Lawrence, Londër

Kelmendi është një baptizues i mrekullueshëm i fjalës dhe mendimit të fuqishëm artistik

Dr. RICHARD A. BROSIO, Universiteti i Miçiganit
Profesor emeritus, SHBA

     Krijimi i poezisë nga poeti kosovar Jeton Kelmendi ka këtë lloj të shprehjes. Në njërën anë, ai ka përjetuar historinë e trishtuar të vendit dhe familjes së tij, dhe në anën tjetër, ai ka zhvilluar arritjet e tij akademike, të cilat e bëjnë atë të aftë të hulumtojë qenien e jetës, të ndjekë kuptimin e esencës së dashurisë dhe të mendojë për vizionin e së ardhmes. Dashuria e tij përfshin dashurinë ndaj atdheut, vendlindjes, të afërmve dhe miqve. Poezia e tij zbulon që konflikti në Kosovë në fund të shekullit 20 ka shkaktuar një ngatërresë në gjendjen e luftës dhe pas paqes, ai e kujton trishtimin e asaj periudhe.

Prof. Dr. Lee Kuei-shienTajvan
Kandidat çmimi Nobel

Sigurisht, Jeton Kelmendi është dëshmi e fatit, mbështetet në biografinë e fjalëve që është shpirti i poetit, bartës i fatit. Por ka një përçasje midis tij dhe botës së jashtme. Përplasja, gjykimet, nga të cilat djali i Ilirisë nuk ikën, për të cilin atdheu është admirim tokësor.

Suren Abrahamyan, Yerevan Armeni

Jeton Kelmendi në përmbledhjen e tij poetike „Fevasil-lil-hadhf“ ka paraqitur përvojën  njerëzore me një vizion të botës ekzistenciale të ndarë në tri boshte kryesore: koha, fjala dhe mendimi,- pastaj  atdheu , dashuria dhe ëndrra.

Dr. Sherif Algayar, Kairo Egjipt

Ky poet,  mbyll çdo gjë në brendësinë e tij,   në mënyrë që atë  të mos e ruaj harresa, sikur sipas tij harresa vjen  nga jashtë dhe jo nga brenda

Poete Heba Essam, Egjipt

Kur lexon poezinë e Jeton Kelmendit duhet një kujdes i veçante për ta kuptuar atë, pasi qe kemi të bëjmë me një mjeshtër të madh, njërin nder poetet më njohur evropian të ditëve tona.

Poet dhe kritik Letrar. Rasem Al-Madhoon, Siri

Jeton Kelmendi është poet që hapin e perë ne poezi e bën me fuqine e heshtjes. Kur e lexojmë poezinë e tij, kemi përshtypjen se Univerzumi i tij poetik nuk korespondon me entuzijazmin tonë, dhe nuk mundemi apriori të mbeshtetemi në egzaltimin tonë. Refkleksioni në vargje që kanë një ritëm të shpejtë, na bën qe të bëjmë një marëveshtje fenomonologjike me ato vargje elokuente dhe ti shqyptojme vargjet mbrenda në ne para se ti përkthejmë.

Dr. Saso Ognanovski, Maqedoni

Nuk është vështirë, pra të hetohet se kjo botë poetike në një masë të caktuar është relatizuar përmes takimeve, përjetimeve dhe udhëtimeve , që është si qëndrim kreativ aq shumë i  përshtatshëm për inspirim dhe për përvoja të reja poetike.  Në këtë sens, vargjet e Jeton Kelmendit nuk janë vetëm prezentim individual dhe çështje e natyrës se brendshme, respektivisht botë në vete, aq sa janë paraqitje individuale dhe çështje për prezencën e  botës në vete dhe të vetes në botë.

Dr. Milutin Gjuriçkoviq, Serbi

Kjo poezi është e organizuar mbi  parimet artistike, të cilat shtrihen nga e jashtmja kah e brendshmja , nga akcioni drejt introspektimit.  Për poezinë dhe prozën  bashkëkohore shqiptare është karakteristike se  përfaqësuesit më të rëndë- sishëm shpesh kanë jetuar në qendrat kulturore jasht kufinjve të shtetit vetanak, por realizimet e tyre kanë mbetur tregues i suksesshëm i ndërtimit të strukturave të hapura ndaj rrymimeve moderne të literaturës evropiane.

Prof. dr Sofija Kaleziq, Mali I Zi

Poeti Kelmendi na impresionon, në ketë mënyrë ai fletë për një gjë dhe në fund të poezisë zbulojmë se është duke folur për një gjë tjetër, kjo mënyrë shpërndahet në gjithë koleksionin, duke I dhënë karakteristikë të veçantë poetit.

Akademik. Prof. Dr. Khazal Almajidi, Irak

Jeton Kelmendi në orën aktuale është poeti më i përkthyer shqiptar në gjuhë të huaja. Ai buzëqesh me gojën e të tjerëve, qan me lotët e të tjerëve, poezia e tij duke lënë përshtypjen se i drejtohet gjithmonë njërit lexues, ç’prej se ekziston bota, apo ç’prej tani e më shumë shekuj, për t’i folur botës për kohën e tij, për përjetimet e tij, për të dashurën e tij.

Akademik. Prof. Dr. Nicolae Dabija, Moldavi

Thellësisht natyrë lirike, poezia e Kelmendit duket se njëkohësisht , tenton të rikrijojë një univers Epik, të marrë nën kontroll një kohë të ri-dëshiruar e gjendur në kontakt me tharmin shpirtëror, të përmbytur nga fjalët. Jeton Këlmendi është një autor europian i shquar i kohës sonë dhe i përkthyer në shumë gjuhë. Krijimtaria e tij poetike është komplekse e megjithatë ajo veçohet dallueshëm nga tendencat intelektualiste post-moderniste, pasi është një poezi që ve në pah një “ethos” të fortë të traditës popullore, një moral ekzistencal që na vendos në një sistem ku frymëzimi në tejkalimin e Moi (Unë) drejt Soi (Vetvetes), në tejkalimin e Lëndës nga Shpirti në krijimin e një bote imagjinare, një atdhe jashtë kohës, një femër ideale, sado mërshore të jetë ajo, duke shkuar gjer në identifikimin e Fjalës.

Prof. Dr. Dmytro TCHYSTIAK, Kiev Ukrainë

Poet refleksiv, me një diskurs lirik të latuar deri në esencë, i përflakur dhe i qetë, në të njëjtën përmasë, filozofik por edhe deskriptiv, i çliruar nga ashpërsia dhe fascinacioni i ekstremeve, Jeton Kelmendi është njëri nga poetët më interesantë të Europës së sotme.

Prof. Dr. Ion Deaconescu, Rumani

“Jeton Kelmendi përqafon një poezi “Direkte” që nuk përsëritet në metáfora apo burime të tjera të ngjashme për të shprehur atë që dëshiron. Ndoshta, nga eksperienca e luftës kundër Serbisë që atdheu i tij ka vuajtur në fundin e shekullit të kaluar, fermenton një kuptim të lartë të humanizmit dhe të dinjitetit, (,,,) në përmbledhje, një poezi që nuk kërkon një deshifrim erudit ose burimi i interpretimeve ezoterike, mjafton të lexohet dhe shijohet.”

Jorge Oscar Bach, Argjentinë

Duke u bazuar në një ndjesi estetike të persosur, dhe duke qenë një shpirt i pajisur me emocione të rafinuara/kontrolluara përmes studimit, meditimit dhe leximit, vëllimi Mendimet e shpirtit më duket të jetë një këngëtim, muzikaliteti poetik dhe përmbajtja e së cilës e afron, kompozicionalisht, me formulën e vetëqëndrueshme të këtij komponimi artistik.

Shkrimtare Monica Mureşan, Romania

Jeton Kelmendi është poet i dëshirës së vazhdueshme, dashurisë dhe shpresës. Njerëzit dhe gjërat që ai ka dashur më së shumti, ai ka humbur dhe ka dëshirë për ta aq fort Që ata të depërtojnë në ëndrrat e tij.

Craig Czury, ShBA

Një poet lirik që padiktueshëm të fut në botën e tij artistike dhe të jep kënaqësi kur e lexon.

Dr. Taner GÜÇLÜTÜRK, Kosova – Turqi

Bota e dashurisë e Kelmendit është e mbushur me simbole. Autori sillet më shumë në botën e përmbledhjeve se sa konkreteve, hapësirës sesa realiteti i ndërtuar, ai është një Odise moderne që ka eksploruar thellësitë e jetës dhe të dashurisë. Kelmendi kryen një operacion të mendimit; ai është vazhdimisht duke kujtuar një bukuri të tejmadhe, ajo po e zgjeron dhe e përjetëson atë.

Stanisław Stanik, Poloni

I ndodhur në pragun e maturitetit të tij artistik, Jeton Kelmendi e ka pasuruar poezinë e Europës (aq egoiste dhe globalizuese), me vargun e tij jashtëzakonisht të gdhendur e të latuar (porsi një diamant i çmuar), me meditimet e tij interogative për destinin e njeriut dhe të planetit, duke e aureoluar dashurinë, emocionin dhe të bukurën që gjendet në çdonjërin prej nesh, në kohën kur duhej të vijë poeti dhe t’i nxjerrë në dritë, nëpërmjet fjalëve të lindura madje nga mishi e gjaku i tij.

Akademik. Ion Deaconescu, Rumani

Mund të thuhet se poezia e Jeton Këlmendit është një poezi e dualitetit. Ajo endet e noton midis dy ujrash: unë dhe dubli i tij, ndjesitë dhe retorika, arësyeja dhe mungesa e arësyes, dashuria dhe lufta. Dhe kjo punë e bërë mbi gjuhën përpiqet t’i pajtojë këto kundërshti.

Nicole Laurent-Catrice, Francë
Shkrimtare dhe përkthyese

Edhe pse Jeton Kelmendi shquhet për krijimtarinë e tij të begatshme multidisiplinare artistike, vëllimore dhe cilësore, megjithatë vjershërimi është disiplina e tij më e preferuar. Vjershërimi, si shtytje e fuqishme shpirtërore, rrugëtoi pandërprerje nga lashtësitë e qytetërimeve më të mëdha, duke dhuruar vepra të amshueshme të autorëve të amshueshëm. Jeton Kelmendi, ndërkaq, gërsheton poezi autentike me ndërthurje vjershash inventive që transliterojnë në verbale rrjedhën e ndodhive shoqërore, me forcën e peizazhit imagjinativ piktural të mjedisit mahnitës rugovian dhe me rezonanca mbresëlënëse të ujëvarave që shpërthejnë nga një konstelacion kanjonesh të thepisura kreshnike gjithandej nga lartësitë e Bjeshkëve të Nemuna.

Prof. Shyqri Nimani, Prishtinë

Poezia e Kelmendit është një poezi sa e sensibilizuar ndaj akteve më intime të marrëdhënieve njerëzore, po aq edhe ndaj atyre sublime e dramatike.

Dr. Irena Gjoni, Shqipëri

Bukuria e poezisë së Jeton Kelmendit, gjendet gjithashtu në fjalë. Nuancat stilistike nuk janë të fshehura në kombinimin e fjalëve në vargje, por janë të integruar në brendësi të vetë fjalëve, si gjetje identike në korpusin e gjuhës. Muza e Kelmendit, na thërret jo vetëm në emër të poezisë por mbi të gjitha në emër të vlerave njerëzore, koncesionet e jetës dhe vdekjes.

Albert Nikolla, Shqipëri

Duke marrë në konsideratë poezinë e Jeton Kelmendit, natyrshëm shihen disa figura poetike që lidhen me timbrin dhe funksionin tingëllor të poezisë.

Fatmir Terziu, Angli

Poezinë e Kelmendit e karakterizon perceptimi specifik për të bukurën, nën substratin e së cilës ndeshen perceptimet për kategoritë e shumta të saj.

Mr. Ndue Ukaj, Kosovë

SHARE
Next articleAlicja Maria Kuberska, Poloni

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here