Nga Ndue Ukaj

0
179

Gjuha është pushteti që kemi, ndërsa mënyra sesi shkruajmë dhe flasim, tregon vërtet kush jemi dhe çka përfaqësojmë. Në përkim me këtë, Martin Heidegger, shkruante se, gjuha është shtëpia e qenies. Pra, në gjuhë banon njeriu dhe bota e tij shpirtërore. Mendimet dhe dëshirat e tij. Në fakt, niveli i emancipimit të një populli, më së miri shihet nëpërmjet gjuhës.
Shoqëria jonë topotur, viteve të fundit, nuk e ka përfillë asnjë standard etik të komunikimit. Përkundrazi, përgjatë këtyre viteve të lirisë, dhe të rritës së shtetit tonë, ajo çka kemi promovuar dhe lejuar të promovohet, është murtaja e gjuhës. Gjuha e urrejtës. Angaria e plotë. Injoranca me tonelata. Kjo amulli, ka krijuar hapësira për profetë të rremë. Të cilët, kanë vërshuar në sferën publike, si ushujza.
Pra, t’ i lëmë anash apologjitë foshnjore: gjuha është identiteti i indvidit dhe i shoqërisë. Gjuha është identiteti i partisë, deputetit, analistit, e kujtdo tjetër. Ndaj, tendenca për të justifikuar një subjekt politik të zhumrshëm e plot helm, amnestia ndaj përfaqësueve politikë, është tentativë për ta mbrojtë murtajën e gjuhës dhe hapësirën për profetë të rremë. Gjuhëtarët nuk thonë kotë: nuk e flasim ne gjuhën, por gjuha na flet ne.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here