Botohet në Shqip “Rojet e harresës” i Poetit Azerbajxhanas Mehmet Ismail

0
753

IWA BOGDANI

www.iwabogdani.org
iwabogdani@gmail.com

Përktheu nga Turqishtja:  Shyngyl Kelmendi- Gashi

 

Redaktor: Engjëll I. Berisha
Faqe 141

ISBN 978-0-244-05972-9

 

Kujtesë e dhimbje, përtej imagjinatës

Poeti, azerbajxhanas, Memmet Ismail, vjen në letërsinë shqipe me disa poezi të botuara në librin “Rojet e harresës ” nga Shtëpia Botuese Bogdani.  Ndonëse është volumi i parë i tij i botuar në shqip, me një përkthim nga turqishtja e gjuha azerbajxhane, kemi përmbledhur disa nga poezitë e tij, përzgjedhje e redaksisë, për ta ruajtur të ndërsjelltë bashkëpunimin dhe prezantimin e tij në gjuhën shqipe, si një atribut që i bëhet vetë letërsisë, nga biografia voluminoze e poetit, krijues dhe pedagog me renome. Poezitë e poetit, Ismail, në shqip sjellin marrëdhënie të mira me krijimtarinë botërore, ngase, poeti vjen me identitet kulturor, me volum e cilësi shkrimesh, jo vetëm si ambicie e qasjes teorike, por, sjell një tipologji të shkrimit, ku tek ne është shkruar për kohë të gjatë, të motivuar për vendin dhe ruajtjen e kujtesës prej nga shfaqet realiteti.

Vendi, – atdheu i poetit, është preokupimi kryesor gati i të gjitha poezive të tij, për ta rizgjuar e vënë në lëvizje individin, kolektivin, thirrje kjo e vazhdueshme që e bën, gati në çdo varg edhe kur e përdor metaforën, edhe kur flet për dashurinë. Përshkrimi gjeografik, të mirat e të bukurat që ka vendi i poetit, janë personazhe, janë elemente me të cilat e ndërton veprën, duke i lidhur nyje, në aluzion me figurat e krahasimit, ndaj të huajës dhe joshjeve qiellore. Sakrifikimin e vendosë te Krijuesi të përmbushë dëshirat njerëzore, ndërsa flijimin e vendos te marrëdhënieve me ruajtjen e bashkimin në kontinuitet. Dhe, ky raport, e përcjellë gjatë tërë veprës, me gjasë, gjatë tërë krijimtarisë së tij.

Migrimi, – dhimbja më e madhe e poetit, duke qenë dhe dukuria më e dhimbshmja e këtij shekulli, nga pretendimet e konflikteve dhe tendosjeve të sistemeve, krijojnë në dozë fuqie të egos, që shpesh din të dalë jashtë zinxhirëve të kreativitetit. Pikërisht, këtë gjendje shpirtërore poeti më së shumti e manifeston nëpër vargje. Aty është dhimbja, aty nuk e kontrollon tonin e zjarrtë, ku e nxjerrë marrëzinë e groteskes së njeriut në qytetin e humbur. Dhe, ature rrugëve, ku ai i konsideron të humbur, me ngritjen e zërit të tij, sikur bëhet roje e harresës që po shfaqet nga të braktisurit.

Dashuria, – një karakter i përbashkët e ndikon nga dashuria prind, atdhe, duke e shndërruar modelin në personazh përballues ndaj vetvetes dhe botës që e rrethon. Nga ajo që paraqet në poezitë e tij poeti dashuron dhe e ruan dashurinë. bën thirrje për dashurinë dhe i bën vend të veçantë në zemër. Edhe pse, në pjesë të madhe të krijimtarisë së tij është mos pajtues, nuk është shpërfillës ndaj të bukurës që e rrethon.

Poezitë kanë referencë, kanë mesazh, kanë përshkrim, kanë protestë, pa ndonjë averzion ndaj kodeve shoqërore, vetëm se faqen e errët, pra aty ku poeti e konsideron si të tillë, e ndriçon me masën e dashurisë, ndërsa ambiciet e tepruara që kanë njerëzit jashtë atdheut, i konsideron figurativisht si arti i maskuar duke e fshehur fytyrën e vetë.

Engjëll I. Berisha


Prof. Dr.
 Mehmet Ismail, Azerbajxhan

Ai u lind më 1 nëntor 1939 në fshatin Esrik të distriktit Tovuz të Republikës së Azerbajxhanit. Babai i tij, Mürşüt İsmail, u vra në Luftën e Dytë Botërore kur ai ishte një vjeçar. Poeti jetim u rritë dhe përfundoi me sukses shkollën e Mesme në Fshatin Eskim në vitin 1957, Universitetin Shtetëror të Azerbajxhanit në vitin 1964. Kurset e Letërsisë së Lartë të Dy Vjetarëve të Bashkimit të Shkrimtarëve,në Bashkimin Sovjetik(Rusi) në Moskë me 1975 dhe në Universitetin Shtetëror të Bakus më 1998, ai mori tezën e doktoraturës me tezën e tij të titulluar “Motivet minimale të syrit në poezinë bashkëkohore të Azerbajxhanit”. Mehmet Ismail, i cili filloi jetën e tij në karrierë në Administratën e Zhvillimit të Strehimit të Baku në vitin 1959, ndërmjet 1966-1973 ai shërbeu si Kryetar i Institutit të Radio Televizionit të Azerbajxhanit, në vitet 1975-1976 ai punoi si korrespondent për çështjet e letërsisë, ndërmjet viteve 1976-1983 punoi si Kryeredaktor i Studio Cinema ‘Cafer Cabbarli’, midis 1983-1987 në Drejtorinë e Përgjithshme të “Drita”,ndërmjet viteve 1986-1997 ai ishte Presidenti i Bashkimit të Shkrimtarëve të Azerbajxhanit dhe Bashkimi Letrar i Autorëve të Rinj të të njëjtit bashkim. Ai u bë themeluesi dhe redaktori i Revistës Rinore, në të cilën filloi punë në vitin 1988 dhe luajti një rol të madh në luftën për liri dhe demokraci të popullit të Azerbajxhanit.Kjo revistë, duke arritur në 300,000 kopje në qarkullim. Në ditët kur tanket Rusë hynë në Azerbajxhan, ai mori vendin dhe e udhëhoqi luftën e atdheut.

Poeti, i cili ishte një nga pionierët e lëvizjes popullore, u zgjodh në vitin 1989 si Bashkëkryesues i Bashkimit të Forcave Demokratike, një vend i rëndësishëm në luftën çlirimtare të Azerbajxhanit, gjatë viteve 1992-1993, kur Azerbajxhani u pavarësua, u gjet në Drejtorinë e Përgjithshme të Radiotelevizionit të Azerbajxhanit dhe u bë përkthyes për shpirtin e popullit.

Mehmet İsmail, i cili duhej të braktiste vendin e tij pas ndryshimit të regjimit në Azerbajxhan, punoi si ekspert në Projektin e Fjalorit të Gjuhës Turke të Institucionit të Gjuhës Turke në Ankara në periudhën 1995-1996. Që nga viti 1996, ai punon si pedagog në Çanakkale, në Universitetin e “18 Marsit”. Mehmet İsmail, i cili ishte anëtar i Bashkimit Sovjetik dhe Bashkimit të Gazetarëve para shpërblyesve BRSS, dhe është ende anëtar i Bashkimit të Shkrimtarëve të Azerbajxhanit dhe Bashkimit të Shkrimtarëve të Euroazisë. Anëtar i bordit redaktues të revistës “Literaturnaya Znakomstvo”(Njohje letrare) botuar në Moskë dhe përfaqësues i Shoqatës Ndërkombëtare të Shkrimtarëve dhe Gazetarëve. gjithashtu ai është kryetari botimeve të revistës “Aktual” botuar në Turqi dhe këshilltar kryesor i botimeve turke të revistës “Başaran”.

Veprat e Mehmet İsmailit, një njeri i shkencës dhe i artit, janë përkthyer në shumë gjuhë dhe botuar në vende të ndryshme. Deri më tani, një libër është botuar në turqishten azerbajxhanase dhe njëzet e dy, turqishtja turke në nëntë, ruse në tetë, në Francë në Japoni, Kazakistan, Moldavi. Përveç veprave të tij, ai gjithashtu ka nënshkruar shumë përkthime dhe vepra shkencore. Disa nga shembujt janë:“Molla Penah Vagif: Turna e plagosur”, “Dillen Telli Sazım” Anthology, “Legjendat Heroike Turke” i përkthyer nga V. M. Jirmunskiy dhe romani “Bokurtlar” i H.N. Atsız-it botuar nga Azerbajxhanas Turke dhe Libri “Turqit e Popullit”.

Mehmet İsmail përfaqësoi Azerbajxhanin dhe letërsinë turke në festivale dhe konferenca poetike të mbajtura në Itali, Rumania, Rusia, Ukraina, Lituania, Polonia, Hungaria, Gjermania, India, Kuba, Surija, Vijetnam dhe shumë vende të tjera. Poezia Azerbajxhane u përfaqësua nga veprat e tij në “Antologjinë e Poezisë Botërore” botuar në Rumani në 2015.

Në vitin 1969 Mehmet Ismailitiu dha “Pena e Artë” me programin e tij televiziv “Odlar Diyarı” dhe “Rininë” me librin e tij poemë “Söz Vaktine Çeker” (Premtimi i së Ardhmes) në vitin 1978 dhe“Paşnıya Nad Morem” (Prodhimi në det). Kurse me veprën “Premtimi i së Ardhmes”, iu dha çmimi “Ümumittifak”(Aleanca e përgjithshme) dhënë në emër të shkrimtarit N. Ostrovski në Moskë.

Mehmet Ismail fitoi çmimin e parë në garën e poezisë të organizuar në vitin 1996 për Fondacionin Fetar të Turqisë “Java e Ditëlindjes së Gëzuar” dhe në vitin 1997 iu dha shpërblimi “Shërbimi për Botën Turke” nga Fondacioni Turistik dhe Mjeshtari i Turqisë. Ai mori një diplomë në Simpoziumin Ndërkombëtar, i cili u mbajt në Shtator të vitit 2012 në qytetin Koktebel të Krimesë, ku morën pjesë 400 shkencëtarë dhe njerëz të artit… Përsëri në vitin 2014, ai u nderua me Medaljen Sergej Yesenin të Shoqatës së Shkrimtarëve Ruse për kontributin e tij në Letërsinë Ruse dhe Turke në Moskë me një Diplom “Vjeshta e Artë”.Përveç këtyre, Akademia ukrainase e Arsimit të Lartë ia dha një doktoratë nderi nga Instituti i Historisë së Shkencës dhe Kulturës së Ukrainës për kontribute në Letërsinë Ruse dhe Turke në vitin 2017, gjithashtu u nderua edhe me çmim dhe me medaljen Pjetër Bogdani nga Shoqata Ndërkombëtare e Shkrimtarëve.

Akademia e Çanakkales nga Shoqata e Familjes Poetike të Kulturës dhe Letërsisë, çdo vit në Turqi ndan, një poemë që ndryshon me kreativitet që i jepet me emrin “Mehmet İsmail”.

Njëqind e pesëdhjetë studime shkencore janë botuar në gjuhë të ndryshme të botës. Është një poet që ka shkruar skenarin e shumë dokumentarëve shkencorë, ka shkruar më shumë se pesëdhjetë poema…

Poezi

EDHE NË KËTË VIT

 

Edhe në këtë vit kështu filloi,

edhe kështu ky vit mbaroi…

Koha e saj nëpër rrugë

Na bëri helaq edhe këtë vit…

 

Çka ka fshirë si me gumë

as nuk ka fund si i pari

ashtu si vitin e kaluar

katastrofë edhe këtë vit…

 

Fati tërheq dorën,

shteti nuk e gjeti gjuhën

nga jeta ime në jetë

edhe në këtë vit ai kërkoi…

 

Instinkti i fshehur në sy,

Çfarë ishte kjo jetë?

Degët e gjetheve ishin të verdha

druri u përkul edhe këtë vit.

 

Nuk e di pse zemra

ashtu si ishte edhe u zhduk

çka ishte shiko atdheu,

Çfarë kurbeti ishte edhe këtë vit…

 

PARATË PËR GJAK

 

Çdo muaj i binte paratë, baba

ashtu isha duke vëzhguar?

Ndoshta e drejton te vdekja e tij në jetë

po mbaronte angazhimin e tij.

 

Ne ishim foshnje, me emrin lumturi

me emrin foshnje a ja delte ne krye?

Çfarë të mbeti në dorë pesë-dhjetë manat

a nuk është ky çmimi i një shpirti?

 

Të shpjegosh problemin, kokëfortësinë e çdo gjëje.

Edhe nëse hekë nga problemet, ndëshkimet:

Lë të vijë nja dhjetë –pesëmbëdhjetë manat

mua ma sjellin babanë tim…

 

Asgjë nuk më vinte në kokë zemra e Damanit:

Në tregun botëror ishte një Pazar

kur ka pagjakësi baba.

Nga gjaku yt fitonte para.

 

Nëpër rrugë kishte dëshirë të mbetët.

Iu ktheva prapa fatit ku kam ecur.

Paratë u pakësuan gajlet përkeqësoheshin

Duke u rritur gajlet unë u rritesha

 

…Ashtu jep fuqi gajlja e verdha vule

kapi nga maja rrugëve pasagjerë:

Fëmijëria ime jetimore më vjen në mendje

Thoshe një herë, thuaje një herë ke para përgjak…

 

LYPËSI

 

Lypësi kishte fjetur në skajin e rrugës,

e po nga dora e Perëndisë u zgjua.

Një shpresë cingëron në venat e tyre:

Vendet e tokës vijnë nga qielli.

Megjithëse, buzët ndonjëherë në pëshpëritje

fjala e Perëndisë kthehet në gjuhën e tij

shtrihet me këmbën e gjymtë para jush

ai nuk ka, këmbët lypin para.

 

Askush mos ta fsheh këmben,

mos digjet në halën tim, vinë e shkojnë në liman.

Ishte një mundim i dhimbshëm çfarë hoqa

shiko kënaqësinë si e tërheq limani i paaftë…

 

Mërgimi në vorbull i çuditshëm, çfarë të bën

është i shurdhër për të dëgjuar.

Brengën kujt t’i ja hap, e t’i flas.

Kush mund ta kuptoj tragjedinë e huaj?

 

Ndalon e qorton ata që vijnë e shkojnë

kush e di këtu, e njeh, a numëron kush?

Gjithkush është lypës, të gjithë lypin

hapja e qiejve në vend, a është lypsar?

 

Duke i vënë në shpinë vitet tetëdhjetë

nuk ka askush që shikon, e as të lutët.

Shpejt e shpejtë ishte tetëdhjetë,

vonë e vonë tetëdhjetë

vula e hekurt bie në filxhan bakri…

 

PESHKËTARËT

 

A thoni a është mirë me qenë peshkatar,

nga mbrëmja në mëngjes zhyteni në det.

Në valët e ashpra kokë me kokë mbete.

Prania e jetës tuaj nga asgjëja.

 

Ujërat njëri tjetrin e shtynë në zërat e tyre,

Peshkatari në gjumë i ëndërron peshqit

nga errësira vijnë zërat e motorëve

gjahtari është në ndjekje, anijet gjahtarë?

 

Rrjeta e tërheqë, peshkatarin ashpër:

Përsëri lidhja katastrofale, çfarë?

E vejnë rrjetin, e çlirojnë çdo ditë,

në ujerat e peshkimit, jemi ne të ardhmen.

 

Dridhet nga larg, feneri i fjetur

fati i mirë nga një skaj jep fuqi jele

dëshirat kthehen, dëshpëruar në mëngjes,

Anijet dalin me duar të zbrazura në breg det.

 

I VETËMUARI I MËRGIMIT

NUK E PELQEN GRUAN

 

Kështu mbetët zemra në atdhe.

Mërgimi shkon çuditshëm në këtë botë.

Malli, është si ndarja e trëndafilave, e luleve

e prishë fytyrën, tregojnë dhe shkojnë…

 

Shkon duke mos ditur se ku shkon

dëshira largohet nga thelbi.

Në atdhe i humb shpresat

shkon në mërgimi e kërkon dhe gjene.

 

Ditën e bën në mbrëmje, jetën e shkrin,

Kush i del përpara merr kohën me të ngushtë

Kjo botë është vendi i humbur,

Gjithë ata që humbën magjinë e kërkojnë…

 

Trishtuar, trishtuar cicërojnë pëllumbat,

Kushtëzohen zogjtë dhe cicërojnë në verë.

Ujërat marrin rrugë përjetshëm qëmoti

fletët e pranverës bijën në vjeshtë.

 

Ato gjethe që bien është zëri i fundit,

Kujt i pëlqejnë gjethet që i bijën?

I vetmuari i mërgimi nuk e pëlqen gruan

dashuron, vetëm e vetëm atdheun.

 

MOS E HAPNI, NESË E HAPNI

SEKRETI BIE NGA FORCA

 

Edhe t’i je një i vetëm

një Krijues.

Edhe t’i bëhu sekret, vetë ishe sekret Krijues,

Prej njëshit vjen dyshi, të njëshi e ki vendin.

Edhe t’i bëhu sekret, aq sa zgjatë sekreti keni një vlerë.

Sekreti i Perëndisë.

Nëse shikon ashtu, në çdo gjë ka vetëm një sekret;

Bërthama e arrës, lëvorja e arrës nuk mund ta fsheh arrën,

Nuk mund ta mbrosh lëvozhgën e arrës nën shegë?

Përse bilbili kërkon lule, e korbi kërkon arrë?

Sythat janë të vetmet sekret i kërrusur.
Përndryshe bilbili ku e di filizat që janë në trëndafil?!

(Bota vetë është një sekret në pritje…)

Pse neve na tërheqë, pse, vetë sekreti?

Si frutat nga dega që bie, ashtu edhe rënia e flokëve bie,

Mos të hapët sekreti nëse hapët fuqia bie…

I BURGOSUR

 

Nga barku i nënës deri në vdekje

kjo botë është një tunel

kur hynë nuk mund të dalësh.

Barku kryesor, ky tunel,

Nga Perëndia në përjetësi

gjitha duart shkojnë nëpër këtë tunel!

Janë kthyer fletët në të verdhë

dëshira kur kthehet në realitet.

Çdo fletë dënohet për t’u shkelur,

Çdo ujë dënohet për të rrjedhë,

Shikoni mirë,

Ndoshta do të derdhet në varr

rëra nën këmben tënde.

Çfarë do të nevojiteshin ato anije pa det,

Ato dete janë destinuar të kalojnë nëpër grykë.

Dënuar natën e hënës, ditën e ditës.

T’i i dënuar në mërgim, e mërgimi ty.

“Në mbrëmje, prapë mbrëmje, prapë mbrëmje”

I burgosuri, prapë i burgosur, prapë i burgosur…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here