IWABOGDANI boton libri Ishujt e Jetës të Autorit Anton Marku

0
1004

 

MENDIME SHKURT PËR AUTORIN

Gjuha në poezitë e tij (Anton Markut) tregon shenja dhe gjurmë të së përjetuarës, të një realiteti ndryshe dhe të nje uni vetjak. Ajo është në të njejtën kohë edhe një botë e fshehtë të cilës ai provon t’i afrohet dhe kërkon ta dëshifroj duke e prezantuar ashtu siç ai e sheh dhe e ndjen.
(Peter Paul Wiplinger, shkrimtar austriak: http://www.wiplinger.eu)

Poezia e Anton Markut, është e përmasave të bukurisë së fjalës, e cila mbetet krejt e veçantë në formën e artikulimit të mesazhit që përcjell. E pasur me figuracion, plot metafora dhe kumte, është poezi e simbolit. Është krejt i veçantë stili i autorit i cili me mjeshtërinë e krijuesit mundet të hyjë në kujtesën e lexuesit duke lënë gjurmën e vet plot elegancë dhe bukuri njëkohësisht.
(Entela Kasi, kryetare e PEN Klubit të Shqipërisë)

Shënime për autorin
Anton Marku u lind më 15 gusht 1971 në Gjakovë. Shkollën fillore të mesme i mbaroi në Gjakovë, ku kreu edhe Shkollën e Lartë Pedagogjike ‘‘Bajram Curri”-dega gjuhë dhe letërsi shqipe. Studimet Universitare i përfundoi në Prishtinë, ndërsa në Vjenë magjistrojë në shkencat politike..

Ka një kohë që jeton dhe punon në Austri.

Me shkrime letrare ka filluar të merret që kur ishte nxënës. Shkruan kryesisht poezi për të rritur. Deri më tani ka botuar pesë libra me poezi disa prej të cilëve janë përkthyer edhe në gjuhën angleze, gjermane dhe rumune:
1. ‘‘Cikloni i dashurisë’’ (2000)
2. ‘‘Gjurmë mbi hije’’ (2002)
3. ‘‘Dielli i mesnatës’’ (2004)
4. ‘‘Vizioni blu’’ (2010)
5. ‘‘Në duet me vetveten’’ (2012)
6. ,,Du meine Stimme’’ (‘’Ti, zeri im’’, 2017)

Ai po ashtu është prezantuar edhe në disa antologji dhe revista me poezi të poetëve me origjinë të huaj që jetojnë në Austri, si përmbledhjen ,,Man fragt mich, ob ich bin‘‘ (‘‘Pyetem nëse jam’’, 2009), ,,Stadtschattirungen’’ (‘‘Dritëhijet e qytetit’’, 2015), ,,Liebe’’ (‘‘Dashuria’’, 2017),,,Ëir, beëegende Steine’’ (‘‘Ne, gurët që lëvizim’’, 2017), revistat ,,Zëischenëelt’’ (‘‘Mes botërave’’, 2017), ,,Aktuell’’ (2017) dhe ,,Literarisches Österreich’’ (,,Letërsia austriake’’ (2017), si dhe në disa antologji të krijuesve shqiptarë në mërgim.

Anton Marku është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, i Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, i Lidhjes së Shkrimtarëve të Austrisë, i PEN Klubit të Austrisë, i Klubit letrar ‘‘Gjon Nikollë Kazazi” të Gjakovës si dhe i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri ‘‘Aleksandër Moisiu’’ në Vjenë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here