Gerti Mullai, Shqiperi

0
484

 

Gerti Mulla u lind ne Pogradec, me 5 shkurt 1988. Ne Vitin 2010 u diplomua ne Universitetin “Aleksander Xhuvani”, ne degen e Gazetarise, Elbasan. Ne vitin 2013 mbaroi masterin per Gjuhe-Letersi, ne Universitetin “Fan Noli”, Korce. Ka punuar si gazetar, ne Gazetat “Shekulli” dhe “Metropol”. Ne 21 mars 2014 ne diten nderkombetare te poezise shpallet si Fituesi i Cmimit te Pare, ne rang kombetar, ne konkursin “Poezia ne nje dite”, me mbeshtetjen e Ministrise se Kultures. Ne Tetor te vitit 2015 boton librin e tij te pare me poezi “Detaj”dhe ne Shtator te vitit 2016 boton librin e tij te dyte “Titull”.
Aktualisht jeton dhe punon ne qytetin e Pogradecit.

Gerti Mulla was born in Pogradec on February 5, 1988. In 2010 he graduated from “Aleksandër Xhuvani” University, at the journalism of Elbasan. In 2013 he completed his master’s degree in Language-Literature at “Fan Noli” University, Korce. He worked as a journalist, in the “Shekulli” and “Metropol” newspapers. On March 21, 2014, on the International Day of Poetry, is proclaimed as the First Prize Winner, nationally, in the contest “Poetry in a Day”, with the support of the Ministry of Culture. In October of 2015 he published his first poetry book “Detaj” and in September 2016 published his second book “Title”.
Currently lives and works in the city of Pogradec.

poezi

Liqenit

Të kisha “harruar” andej nga isha….
Ku u harrova, humba në vetmi!
Dhe sot pas vitesh të shikoj.
Një det me lot në sytë e mi.

Midis detesh, oqeanesh kalova….
Se shpirti i shkretë ish tranzit.
As me jodin e dallgëve të forta,
e as me peshqit e egër, su bëra mik.

Se deti, mu duk “tiran” !
E asgjëkundi s’pashë krivec.
Miliona do jepja për një koran,
te “Hani i Petres” në Pogradec.

Atje buzë “gjolit” me zgalemat,
në guralecë unë të rri.
Në zhurmë dallgësh të zgjidh dilemat.
Që këtu, si zgjidh dot kurrsesi!

Në varreza!

Shi i imët, i ftohtë!
Përplaset në fytyrat të vrazhda….
Balta shkelet, nga taka , këpucë llustrafina!
E ngjitet deri në geta, pantallona….
Ç’e paskeni këtë baltë gjyshe?
Ç’i paskeni këto qiparisë si roje të zymtë?
Oh dreq! Ç’balte e ngjitur….
U shpërnda rrugëve të asfaltuara të qytetit,
U thërmua nga automobila….
U përtha të nesërmen nga dielli.
Atje në rrugën e baltosur nga shiu….
Atje në varreza….
Ç’e paski këtë baltë gjyshe?

Gëzuar” ( në skamje )

Bredhi i tyre me rrecka mbushur.
Buzëqeshje në shtëpinë pa çati.
Të vegjëlit bredhin shikojnë të lumtur.
Në acar presin ” Vitin e Ri”!

“O i mallkuar vit që vjen….
Edhe ti si i vjetri do jesh.”
Përlotur “ati” gotën kthen.
E nëna të voglin e sëmurë vesh.

Por përsëri buzëqeshin fëmijët.
Teksa cimbisin darkën e ftohtë….
Ata bredhin të lumtur shikojnë.
Sa e padrejtë është kjo botë!

O nënë ku është dhurata ime?
Pse bredhi jonë nuk ndriçon?
Na premtove ëmbëlsira….
Nëna në shpirt, më “shpirt” vajton.

Fytyra thatime, sy të thelluar!
Mbledhur rreth dhomës pa zjarr.
Fëmijët shikojnë bredhin të gëzuar.
Dremitje e dhimbshme prindërit ka marrë!

Fli e dashur fli.
Lere shpirtin të çlodhet mbi re.
Larg stuhirave të shpirtligjve.
Kjo bote e vogel ty ste nxe.

Fli se ëndrrat e mija do të fal.
Ka vite qe gjumin, se takoj në jetë.
Vetëm me kujdes endrrat mi mbaj.
Eh, ç’marrëzi ëndërron një poet.

Fli se bota djallëzinë më sprovoi.
E helmin pika, pika ja piva.
Me thonj e gjak krijova një vend.
Në shpirt akullnajat i shkriva.

Ti fli dhe shpirtin mbaje të pastër.
Se e kam ndotur unë për të dy.
Në mëkat bota vetë më ftoi.
Po smund të jem mëkatar me ty.

Bota talentin më përdhosi.
Si shpërblim i kërkova një nder.
Para zotit kontratën vulosi.
Që për ty, e vogel të mbetej përherë.

GM@

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here