Idetë, intuita dhe dashuria Jeton Kelmendi “ Thërras gjërat e harruara” poezi

0
876

Idetë, intuita dhe dashuria
Jeton Kelmendi “ Thërras gjërat e harruara” poezi.
Botoi “Rozafa”, Prishtinë, 2014.

Shkruan: Engjëll I. BERISHA

Intuita dhe udhëtimi me kohën, janë premisat kryesore që e nisin dhe e mbarojnë frymën poetike në krijimtarinë e Jeton Kelmendit, tani me opus të gjerë, të përkthyera e të prezantuara në dhjetëra gjuhë të botës, i radhitur, – prezantues i denjë i krijimtarisë shqipe në grumbullin e asaj botërore. Kjo ka domethënien e vetë, ngase, poezia e tij është lexuar, është trajtuar edhe nga kritikë e krijues me renome, si dhe është vrojtuar me të madhe duke u përfshirë në 25 përkthime, libra e antologji të gjuhëve të botës, si dhe me 16 shpërblime ndërkombëtare e vendore. Vëllimi poetik “Thërras gjërat e harruara” është ajo udha që bën poeti, e vazhdon ta bëjë në krijimtari, për të na dhënë formën e poezisë rrëfimtare, kushtrimin për të guxuar dhe, intuitën e gjërave që mund të ndodhin. Këto edhe janë virtyte njerëzore, që na udhëheqin në jetë.
Kërkimi për motivim, po bëhet një laborator i organizmit për ta çliruar mendjen nga në raport me të të tjerët dhe me vetveten. Kelmendi, kudo në poezinë e tij edhe në botimet e mëhershme, u përgjigjet ngjarjeve të jetës që është një relacion i pashmangshëm në mes mendjes dhe mjedisit. Ky proces sot po bëhet njerëzor, por sa ia arrijmë mbetet dhantia e poetit që e dallon njërin prej tjetrit. Unë do të thosha, se te Jeton Kelmendi, sikur edhe e kërkon natyra poetike, ai e shprehë optimizmin për jetën, ai jep mendim se si ta bëjë botën më të mirë, jep aso këshilla për ti mbështetur idetë për njerëzoren dhe sikur e trajtojnë disa kritikë e krijues botërorë, ai ka aftësitë ta përdorë intuitën për ta perceptuar botën e brendshme me atë të jashtme me peshoren e zemrës. Poetët e mëdhenj nuk mëtojnë të bëhen njerëz me ndikim, por, lindin kreativ, ndërkohë gjatë përballjes së jetës fitohen idetë, përderisa me idetë e tyre e ndihmojnë shtresën të ballafaqohet me “krizën” e shoqërisë: Kelmendi nuk pajtohet se ka dikund qetësi në botë, edhe kur heshtet edhe kur bëhet zhurmë, gjithmonë ka diçka shpërthyese: “Heshtja më e sigurtë në botë / nuk të garanton qetësi / Udhëve ua lidhëm këmbët”.
Në poezitë e fundit, në disa vëllime, te autori Jeton Kelmendi, gjithnjë e më shumë dominon udhëzimi për ti dalluar idetë që parashikojnë daljen nga ajo kriza, në vend të konformizmit, sikurse te “Fausti” i Gëttes “Vdis e ngrihu, se je veç një vizitorë i trishtuar në këtë tokë të marrë”. “Botën e marrë”, poeti Kelmendi e shikon te mëdyshja që krijojmë pa ia dhënë shpirtin mbrojtës qofshin ato edhe copëza jete, sepse nga ato formohet procesi psikologjik. Dhe këtë e thotë në vargun “Gjithë ky udhëtim, për të arritur te vetvetja”, në poezinë “Si shkohet për te vetvetja”.

Shartimi i gjuhës fisnike

Parimet të cilat e bëjnë fisnike gjuhën e shprehur, rrjedhimisht në botimet e fundit, janë shartimet e tij me gjuhë botërore, prej nga e transformon në ndjenjë të dinjitetit shprehjen e tij figurative, në opusin e tij universal të krijimit. Formësimin e tij poetik, pa dyshim e ka bërë dalja nga provinjenca duke lëvizur anë e kënd botës, që është një veshje natyrore, esenciale për mirëqenie, për ta forcuar karakterin e shenjtë, prej nga e njeh më mirë dhimbjen, dashurinë, mërinë, dhe shëmtinë, të gjitha këto dukuri që na rrethojnë. Si kishte me dalë poezia, vargu i dashurisë, prej mendjes shterpë, sterile pa veshje natyrore, pasi që të gjitha këto formojnë sistemin e mendimit, apo nomenklaturën e një materie të mendimit logjik.
Këto maja, Kelmendi i prekë në poezi, nga prekja fizike që po i bën krijimtarisë botërore, duke qenë prezent, duke e pasqyruar refleksin e këndvështrimeve që po i bëhet jetës nga krijuesit që e qesin një hap para të tjerëve. Kjo nënkupton se, poeti Kelmendi, edhe këtu ku krijon, e jep shenjën e vetë të lëvizjeve të dyfishta me optimizëm të informuar mirë, dhe atë ngjalljen e dëshirave për ta bërë një vend më të mirë seç e trashëguam. Apo, e jep idenë për ta përmirësuar gjendjen që na rrethon. Kjo është ajo klithma që poetët shërbehen me idenë, aq sa shërbehen me kreativitetin e lindur. Unë, ngulmoi, se te poezia e Jeton Kelmendit janë që të dyja këto parime dhe “armë” që shërbehet me poezitë në tri vëllimet e fundit.

Munde frikën

Poezinë në përgjithësi tek ne, kohëve të fundit, e pasuar edhe nga vite të tëra e ka ndjekur më shumë motivi për ta mundur frikën. Ky motiv, asnjëherë nuk vjetrohet, gjithmonë jemi të rrethuar nga dyshimi derisa të ekzistojë lakmia e cila po teprohet. Tek ne, motivi i frikës ishte i mbështjell me qenësinë e të jetuarit nën shtypje, e cila edhe ka prodhuar me të madhe të njëjtën poezi. Por, as sot, nuk mund të lirohemi nga motivi i dyshimit e frikës, ngase po rritet pabesia.
Shpirti suprem, i poetit Kelmendi ka ndjekur rregullat strikte të ligjëratës poetik, siç është intonacioni. Këmbimin ritmik të intonacionit e shtrinë në motivin e dashurisë, jo vetëm si shprehje rituale, por mjaft i vëmendshëm, gati mendim magjik, i vetëdijshëm ku e ndjenë dashurinë si freski, ngjashëm me ujin kur ta lagë trupin, si në poezinë: “Njëqind rrugëtime bën, njëherë të takojnë mrekullitë”( poezia: Mendimet e shpirtit). Apo, i frymëzuar nga poeti James Joyce kur thotë “ Një betejë e shpirtit tënd, kundër fantazmës së besnikërisë”, poeti Kelmendi shprehë filozofinë e realiteti me vargun e tij: “Kudo çojnë rrugët e jetës, besimin ta kesh me vete për së mbari, do ta mbash shikimin”, (poezia :Cilën jetë ta jetosh).
Vëllimi poetik, “Thërras gjërat e harruara”, përshkohet me përkushtimin që u bën poeti idolevë të tij, në të vërtetë pishtarëve, prej nga e ka marrë frymëzimin, duke qenë krijues dhe gjurmë në jetën e tij, siç është nëna, si dhe poetë e atdhetarë. Pastaj, nëna e atyre që quhen të zhdukur. Jo pa qëllim e ceka që në fillim se, premisat që e nisin dhe e mbarojnë frymën poetike te Kelmendi, e bëjnë të dallueshëm, ngase postulati i ndjenjës krijuese është tek insistimi i tij që vjen prej intuitës dhe fenomenit të dashurisë, aq sa e figurshme, edhe sensuale.

Mbi të bukurën
Gjuha aq sa është mjet komunikimi, mjet ndërtimi, gjuha e poetit Jeton Kelmendi, eshtë gjuhë e fjalorit të ri me dashurinë në atë kufirin e cytjes, ashtu siç e donë natyra, siç e donë poeti të mos jetojë i lidhur se shpirti nuk të falë, është autonom mbi të gjitha: “Goja e shpirti / s’falin / po s’ta thashë / këngën time të zemrës”, apo, “ Fuqinë e intuitës e lodhi kotësia / te e dashura kurrë nuk shkohet / pa një copë motiv / dhe fije gëzimi”.
Dashuria, mbetet ndjenjë e identifikimit të tij, kudo nëpër të gjitha vëllimet poetike, prej nga e formojnë karakterin e një ndjenje tjetër të tij, të unitetit, gjithnjë të njomë e të përzemërt.
Shkurt, 2018.

Bibliografia:

Shekulli i Premtimeve”, 1999, poezi. “Përtej Heshtjes”, 2002, poezi. “Në qoftë mesditë”, 2004, poezi. “Më fal pak Atdhe”, 2005, poezi. “Ku shkojnë ardhjet”, 2007, poezi. “Zonja Fjalë”, 2007, dramë. “Lojë dhe kundërmojë”, 2011, dramë. “Erdhe për gjurmë të erës”, 2008, poezi. “Koha kur të ketë kohë”, 2009, poezi. “Rrugëtimi i mendimeve”, 2010, poezi. “EU mission in Kosova after its independence”, 2010, politikë SHBA. “Misionet NATO-s dhe BE-së, kooperuese apo konkurruese 2012 politikë. Kohë e keqe për dijen 2012 publicistikë. “Thërras gjërat e harruara” 2013poezi. Ndikimi i medieve në politikat e sigurisë në BE, 2016, Politikë.

Libra në gjuhë të huaja:
Ce mult s-au rãrit scrisorile / Sa fortë janë rralluar letrat, antologji personale në gjuhën rumune, 2008. – Breath / Fryma, botuar në Indi, 2009.- Dame parol/drama; botuar në Francë, 2011. – COMME LE COMMENCEMENT EST SILENCIEUX /(Ku fillon heshtja), poezi; Paris, Francë, 2011. – ΠΟΥ ΠΑΝΕ ΟΙ ΕΡΧΟΜΟΙ/ (Ku shkojnë ardhjet), poezi, Greqi, 2010. —- Ëie ëollen /(Si me dashtë), poezi, Gjermani, 2011. – Nasil sevmeli /(Si me dashtë) poezi, Turqi, 2011. – A Palavra Evitou o Silêncio/(Fjala kapërcen heshtjen) 2009, Brazil. Hoë to reach yourself/(Si ta takosh vetveten), poezi, SHBA, 2010. – Frau ëort (Zonja Fjalë) Dramë Gjemani 2012. “فواصلللحذف ” (Tri eliptikat) Poezi Egjipt 2012. – НА ВЕРХІВ’Ї ЧАСУ (Në krye të kohës) Poezi Ukrainë 2012. в зените времени истлевшего (Një varg maje kohës) Rusi 2013.
– Pensamientos del Alma (Mendimet e Shpirtit) Spanje 2014. Xeënên di dîëêr de (Duhetditurteduash) Kurdistan-Siri 2015. Com Retrobar-Se (Si me dashte) Kataloni 2015. CómoLlegar A Ti Mismo (Si ta takoshvetveten) Argjentine 2015. PRESCURTAREA DEPĂRTĂRILOR (Shkurtimi I largesive), Rumani 2016. – Սկիզբը լուռ է միշտ (Fillimi është gjithmonë i heshtur), Armeni 2015. Xeënên di dîëêr de (Hoë to love) poetry Kudristan-Turkey 2015. – Cómo Llegar A Ti Mismo (Si me dashtë) poetry Argentina 2015.
– Com Retrobar-Se (Si me dashtë) poetry Catalonia 2015. – Prescurtarea departarilor (Shkurtimi i distancave), poetry Romania, 2016. Rănile cuvântului (Plagët e fjalës) poetry Moldavia 2018.
– 思想狩獵愛 (Mendimet gjuajnë fjalët) poetry Taiëan 2018. ëybrane ëiersze (Poezi të zgjedhura) Poetry in Polish, Poland 2018.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here