Presidenti Thaçi dekoron me medalje presidenciale poetin Lulzim Tafa

0
69

Poeti i njohur kosovar, profesori dhe Rektori i Kolegjit AAB, Prof.dr. Lulzim Tafa, u dekorua me Medalje Presidenciale te Meritave nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, presidenti Thaçi ka treguar edhe për të arriturat e poetit Tafa, ku ka përmendur Çmimin ndërkombëtar “Mihai Eminescu”.

“Çmimi ndërkombëtar “Mihai Eminescu” është e arritura më e re e z. Tafa, të cilin e përgëzova me urimin që të korrë suksese të reja në fushën e letërsisë dhe atë akademike”, ka shkruar presidenti.

Poeti Tafa është gjithashtu anëtarë i rregulllt i Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Arteve dhe ka çmime të ndryshme në letërsi./GazetaKNN/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here