Poetja Italiane Maria Miraglia botohet në Shqip

0
197

HUMANIZMI DHE BOTA E SAJ

Sikur thotë Ciceroni, çka vlen jeta e njeriut nëse nuk gërsheton ngjarjet e kaluara. Derisa po e redaktoja librin e botuar në shqip të poetes, humanistes e pedagoges Maria Miraglia, e të përkthyer nga krijuesi Jeton Kelmendi, thashë, çka mund të rrëfejë njeriu nëse nuk ka dashuruar, nëse nuk ka bërë diçka për të tjerët.

Nëse mendja e njeriut nuk u shkon në thellësi problemeve që i hasim, na ngjan sikur e kemi lënë predhën në plagë e cila e zhgjerb mishin. Poetja, Maria, sigurisht duke e njohur nga leximi jetën e saj prej humaniste, poezinë e ka një tjetër instrument për ta luftuar të keqen, e që e keqja sipas saj është kudo rreth nesh. Humanistët, kanë moto dashurinë. Kanë dhe një tjetër moto, guximin për të vepruar. Kanë dhe një tjetër, besimin për ta ndryshuar jetën. Ky është komunikimi i poetes me gjininë femër, me megalomanët që janë kudo, me nënën, me shpendët e me aq shumë rrugë që mori në misionin e saj. 

Te poetja, humanizmi dhe bota e saj, janë në poezi me moton e mesazhit, të lutjes dhe të kryengritjes, bashkë me dashurinë të cilën nuk e shpërfill, as kur të marrët i qasen pas. Botërisht e shprehë këtë, në poezinë që po e botojmë në gjuhën shqipe, për të komunikuar edhe ne me te, ngase ajo ndërton jo vetëm poezinë si imazh i një kalorësie, por, e rrugëton nga një shteg në tjetrin, për ti dhënë të tjerëve ndjesi se si lidhet fati peng nga muret e larta që i bëjnë njerëzit, e që, të tjerët nuk kanë krah ti kalojnë. Gati në secilën poezi, Maria, ua tregon krahët atyre, herë bëhet shpend fluturues, herë shpirt engjëlli, ashtu sikur na e shpjegon e imagjinueshmja, për ta kapur realitetin e kohës, e që, kohën nuk duhet lënë të na denigrojë. E pabesueshmja, e pa arritshmja, për poeten janë vetëm mure në sytë tanë, e jo krijesë. Ta shpërfillësh këtë, ajo, thotë “Botërat tona të brendshme / nuk mund ta kuptojnë dashurinë / sepse kurrë nuk e ka jetuar atë”. Dashurinë nuk e jep vetëm si ndjenjë shterpe, por, e instrumentalizon në armë mbrojtëse. Këtë e bëjnë në përgjithësi poetët, përderisa nga humanistët e vetmja dukuri nuk negociohet.  Poezia “Trego drejtë me rishikim”.

Çka e pengon te njeriu ta kuptojë dashurinë? Kjo është tema e saj, gati në tërësi. Dashuria është njerëzorja, jashtë megalomanisë, jashtë të padukshmes, por, që ta keshë ate, duhet ta pastrosh së pari zemrën, mëton të thotë poetja në poezinë “Kur të dashuruarit thyejnë premtimet e tyre/ qielli errësohet / retë e bardha e të pastra / bëhen të errëta me dhimbjen gri”. Mes dëshirës për ta dashur, për ta pasur, për jetuar, Maria, shijen estetike nuk e shpehë vetëm në etjen për lirinë, sikurse nuk ecë krejt me revoltën, por e lidhë nëse e ke fatin ta transformosh të paktën një copëz jetë aty ku je ti, sikur e pasqyron ajo në lirizmin e saj poetik në vargun për bukurinë fizike e shpirtërore të femrës.

Pastërtia e qiellit dhe e detit, me ngjyrën e kaltër janë frymëzim i saj, për pastërtinë e shpirtit e të mendjes tonë. Ngjyra e kuqe e gjakut të fëmijëve sirianë, e nënave të tyre, ngjyra e lëkurës e njerëzve me fat të prerë, janë figurat e dhimbjes e dëshpërimit. Poezia që e kemi në dorë, ka figurat e saj stilistike, q e bën krahasimin e jetës me natyrën, me artin e saj krahas shijes së saj artistike. Kjo është fuqia krahasuese me njerëzit e fatet e tyre, me ngjyrat e lëkurës dhe besimin që kanë si në poezinë “Hije”: Ne takojmë njerëz  / shumë / udhëtojnë / në klube nate / në shkolla / të zi ose të bardhë / të krishterë ose myslimanë / të drejtë apo të këqij / të vegjël apo të mëshirshëm”. Lirika humane e një poeteje sikur është Maria Miraglia, thotë në fund të poezisë se “Secili me fatin e tyre / me tregime për të rrëfyer / lumturinë dhe brengat e tyre / ne flasim me ta, / i dëgjojmë ata, / ndajnë segmentet e jetës / i shohim ata si kthehen mbrapa / si ecë secili në shtigjet / e jetës së tyre individuale”.

Dëshira e trupit, nuk është dashuri, ideali social e shpjegon si ritëm figurativ të shëmtisë, gjë të cilën poetja e shpjegon në vargun e saj në poezinë “Kukull Porcelani”: “Ndoshta unë do të pyes veten / me kalimin e kohës / nëse më keni dashur me të vërtetë / pse dëshiron të jesh me mua / vetëm për një shtrirje të shkurtër të jetës suaj / për të më lënë indiferent / për vetminë time”.

Nuk ka pamundësi realizuese kur synojmë diçka thotë poetja. të paktën kur duam të dashurojmë, me dashuri mund ta ndryshojmë botën mëton të thotë, ajo në këtë vëllim poetik.

Poezitë janë përkthyer nga gjuha angleze, në gjuhën shqipe, domosdo, duke pësuar ndryshim estetik, por kurrsesi nuk e zbehë mesazhin, sikurse, as dashurinë që ka poetja për njerëzimin.​​​

Engjëll I. Berisha

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here