JETON KELMENDO, POET LUFTETAR NË SHPIRT. Akademik Athanase Vantchev de Thracy

0
32

JETON KELMENDO, POET LUFTETAR NË SHPIRT

Akademik Athanase Vantchev de Thracy
Përktheu nga Frëgjishtja: Albert Nikolla

Poezia mund të jetë luftarake? Po, përgjigja është po, kur mendojmë se ka autorë si heroi i rezistencës Franceze René Char, Heroi i rezistencës Bullgare Christo Botev… ose akoma si André Malraux, që natyrisht shkruan në prozë , por e gjithë vepra e tij është e banuar nga frymë e fuqishme poetike. Në këtë kuptim nuk kemi të bëjmë veçse me disa element ndërkohorë të artit patriotik, që sigurisht dua ti shtoj edhe emrin e poetit Kosovar Jeton Kelmendi.

I ri nga mosha, por me një eksperiencë të madhe poetike, Jeton Kelmendi ka milituar dhe ka luftuar për pavarësinë e atdheut të tij. Aj ka luftuar jo vetëm me armë, por edhe me penë, pra me shkrimtari. Sepse, edhe historia e ka demonstruar në mënyrë të gjerë, se të gjitha luftërat e mbështetura nga forca e shpirtit të brendshëm janë gjenet e fitoreve. Që nga kohërat e lashta, këngët e shenjta stimulonin luftëtarët në beteja.

Këto këngë janë të pavdekshme, me jo të gjitha kanë mbajtur brenda tyre forcën e tyre fillestare. Por nëse nuk ka beteja, poezitë humbin shpejt forcën e tyre, dhe kthehen në korale patriotike. Beteja e vërtetë për art poetik shkon më larg. Ai vazhdon të gëlojë me bukuri vetëm nëse brenda tij ka diçka universale. Nevojite mbi të gjitha që në të flitet për dashuri , dashuri për Atdheun , dashuri për lirinë me gjithashtu dashurinë atërore, për dashurinë vëllazërore, tu këndojë vajzave të bukura në një “beteje” konkurrente me djemtë e tjerë, por ti këndojë edhe dashurisë për njerëzimin. Një poet që përzihet me ndjenja dhe emocione të forta , arrin gjithmonë të krijojë një vepër e cila nuk varet nga rastësisë, por hyn me forcë në fluksin e shekujve dhe është e destinuar të zgjasë në pafundësinë kohore.

Po ti analizojmë poemat dhe veprat e tjera të , ta zëmë teatrin e Jeton Kelmendit. Gjithë problematika e veprës së tij rrotullohet rreth dashurisë në dimensione të ndryshme. Militanti, luftaraku, biri, dashnori, të gjithë humbin, të gjithë gama e njerëzve të dashuruar na shfaqet nëpërmjet forcës së vargjeve të tij. Jeton Kelmendi na vë në dukje se sensibiliteti dhe empatia janë të parat dhe më të rëndësishmet armë të njeriut, ato që mundësojnë të arrihet shpirti, të preket.


Prof. Dr. Jeton Kelmendi

Jeton Kelmendi di ti ndajë emocionet e tij ashtu si dhe betejën e tij, dashurinë e tij për të qenë i shtrenjtë, di të lidhe dashurinë e tij personale me dashurinë e tij patriotike, pa cenuar mirëkuptimin e tij për gjithë humanitetin. Të gjitha çka thamë më sipër, nuk krijojnë veçse një sentiment të vetëm që është gjithashtu një forcë e çuditshme, analogji ndonjëherë që ngren përpjetë edhe malet. Është një forcë që mundëson të gjenden fjalët e duhura, për ti kombinuar bukur dhe për të prekur shpirtin. Dhe kjo gjë jep elokuencë, fjalë të harmonizuara të cilat arrijnë e mbledhin bashkë njerëzit. Fjala profetike që sillet gjithandej nëpër vargje i bën tejkalojnë e të ri-tejkalojnë grindjet dhe sentimentet e tyre. Fjalët poetike bashkojnë njerëzit. Jeton Kelmendi është tashmë një njeri i madh. Vepra e tij ka një bukuri dhe një forcë përthithëse…

Paris, 7 janar 2019

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here