Botohet në Shqip poetja poertugeze Maria Do Sameiro Barroso

0
213

POEZI E FIGURACIONIT KOZMIKE DHE TOKSORE

Nga Muharrem Kurti, shkrimtar

Interpretim i poezisë , sidomos asaj bashkëkohore botërore,përngjan me vet poezinë e mirëfilltë,  si krijim , e cila duhet kuptuar drejtë dhe përjetuar thellësisht   poetikisht.

Mbështetur mbi këto parime, iu qasa  librit me poezi , me titull “Vargu i Thyer”, të autores portugeze  Maria Do Sameiro Barroso  të përkthyer në gjuhën shqipe, nga krijuesi tashmë i njohur në vend dhe sidomos në botë, Jeton Kelmendi.  Më duhet ta them, se  që në shikim të parë , apo lexim të parë, kemi të bëjmë me  një poete bashkëkohore, tejet e nivelit eprorë të poezisë më të mirë që sot shkruhet në Evrope, apo botë.  Poezia e poetes së shquar   Zj. Barros ,e prezantuar në ketë libër , nga përzgjedhësi i saj , përkthyesi  Jeton Kelmendi , na vërteton parimin e parë të saj: Poezi e figuracionit  kozmike dhe toksore, poezi e figurave kryesore letrare, siç janë , epiteti, krahasimi, metafora dhe një poetikë larg këlthitjes, larg deklaratës ,  larg rendomësisë, por e ngritur lartë, tek hëna, qielli, yjet, dielli dhe universi, e universalja dhe e zbriturr poshtë në tokë prej lartësive.

Në fakt këto janë edhe parimet kryesor mbi të cilat poetizon poetja  portugeze    , e cila shikon kombe dhe vende, ngjyra dhe identitete, shqetësime dhe preokupime, trend dhe kahe, bashkëkohësi dhe dëshira, synime dhe pasion, liri dhe mungesë, dhembje dhe drejtësi.   E tjera e  të tjera.

Poetja Barroso, i këndon qiellit dhe diellit suprem, hënës dhe yjeve qiellor,lules dhe ngjyrave blu , të verdhës dhe e krahason njeriun me to, e metaforizon atë. Poezia e zj. Barroso është edhe peizazh, por edhe mesazh, veçse poetike.  Ajo na kënaq dhe lë mbresa të thella, na mban peng për atë që kumton poetikisht.

Ardhja e kësaj poete në gjuhen shqipe, është një risi, madje një lajm, se si shkruhet sot poezia në botë, vetëm si poezi e mirëfilltë.  Ndjehem i lumtur , që poezitë bashkëkohore, në ketë rast  edhe e Zj. Barroso , po i dhurohen publikut artë dashes shqiptar dhe për ketë  merita i takon krijuesit të shumë përkthyer  dhe përkthyesit të vlerave suptile të poezisë bashkëkohore botërore, Jeton Kelmendit. Mirë së erdhe në gjuhën e Kadaresë  Zj. Barroso!

POEZI E SHKURTËR NË TEKST DHE E THELLË NË KOPTIM

Prof. Dr. Jeton Kelmendi

Poezi, që prej moti paraqet një qasje specifike të autorëve që e shkruajnë, por padyshim edhe të atyre që e lexojnë. Në parim, poezia spikat sentimentin shpirtëror të artistit të fjalës, gjegjësisht të krijuesit të poezisë, por si çdo art dhe si çdo segment jetës njerëzore në përgjithësi, poezia ka arritur në shkallë të evoluimit, e kjo sidomos me përkthime nga një gjuhë në tjetrën. Duke i lecuar dhe doke përkthyer shumë poet nga vende të ndryshme të Botës kam kuptuar se secili vend nga janë poetët ka të veçantat e veta. Kësi soji poetja portugeze Maria Do Sameiro Barroso, të cilen e kam përkthyer nga Gjuha Angleze në Shqip, më ka dhënë kënaqesi gjatë leximit, sepse fjalia e saj e nderuar në poezitë e saj, kryesisht të shkutëra, paraqesin ndërthurje kuptimore të fjalëve, duke krijuar metafore dhe thyrje të vargjeve, si në aspektin kuptimorë, poashtu edhe në atë stilistik. Barros, për mua është një poete që cila fuqizon fjalën dhe e ngrit mendimin mbi parimin e kësaj fuqije, e cila bukur i ndërton kuptimet artistike në flaitë e poezive. Si çështje e diskutuar, vazhdon të mbetet puna e përkthimeve, sepse dihet mire se përkthimi është një art në vete, por esenca e përkthimit, sidomos të poezive, për mua është bartja e mesazhit, ndërtimi i fjalive apo konstruktimi i vargut dhe fokusimi në fuqinë e fjalë.

Maria Do Sameiro Barroso mendoj së i ka të realizuara këto tri shtylla të rendësishme, për të cilat mendoj se kam arritur t’ia përkthej në shqip deri në një masë të caktuar. Tani, nuk mund të flasim për poezinë e saj në gjuhën e shkruar nga autorja, sepse nuk e flas ketë gjuhë, pra portugishtën, por bazuar në varjantin Anglisht, ajo ka një poezi elirate, e cila me pedantëri shkruan dhe nuk është ndër poetët që shkruajnë shumë dhe ndërtojnë tekst të gjatë, e që jo rrallë here thonë pak, por kjo poete shkruan shkurt dhe thotë shumë, prandaj kam kënaqësinë që t’ua ofroj lexuesëve shqiptarë një liber të mire.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here