Botohet në Shqip Poeti dhe Nobelisti Ernesto kahan. ‘Poeti i paqes e i qenies njerëzore’

1
253

Poeti i paqes e i qenies njerëzore

 “Mrekullitë, simbolizojnë fillimin e popullit hebrenj”

Nga Engjëll I. Berisha

Nobelistin pë paqe e humanizëm Ernesto Kahan, hebre, po e botojmë në gjuhën shqipe këtë përmbledhjen me poezi shumë specifike, poezitë e të cilit shtrojnë dilemat antropolitike mbi çështjen e njeriut, jo për ta sekretuar ndonjë lloj truri ndihmës mbi njeriun, sikur do të thoshte studiuesi Moren, por, për ta mundur pseudoprofetikën mbi karakterin e njeriut. Poeti Kahan e lidh paktin e tij me paqen universale, paqe për të gjithë botën.

Redaksia e Botimeve IWA Bogdani, Brukesel & Prishtinë, ka për tendencë të sjell në gjuhën shqipe autorë nga të gjitha premisat e krijimtarisë botërore, që edhe e bëjnë logosin e universit koherent të krijimtarisë.

Autorit, duke ia mësuar biografinë, mjaft e bujshme, dhe tejet interesante, mjek, laureat i shumë çmimeve, ai bën lëvizje të punës, të jetës e veprimtarisë në shumë shtete e vende, përderisa vula e tij, Loco docent, – vendi i dhembjes, – kudo mbetët qenia e njeriut dhe vetmia e tij përballë interesave gjeopolitike, madje sikur e thotë ai, vetmia e rrënimi, midis metropoleve. Gjendja psikologjike e përmasës, ia kaplon individualitetin e tij, lufta që ndodhë në Lindje dhe kudo tjetër, krijimtaria e tij në një përmasë bëhet herë rënkim e herë mallkim, me vetveten e tij në mbijetesë të pambrojturve të nënave e fëmijëve të pafajshëm.

Libri kapë shumë tema, Tel Avivi, Aushvicin, dhomat e gazit, Holokaustin, Sirinë, vende e ngjarje, si dhe popuj, pa i ndarë në kontinente as prejardhje, por, gjithnjë konfrontohet me simbiozën e besimit e të ndërgjegjes, duke pasur për bërthamë të secilës poezi diçka nga gjenetika e tij, pa e ndryshuar idenë dhe mendimin praktik për qenien njeri, për etninë, për profecinë mashtruese, për arrogancën dhe sfidën e saj. Diçka e rrallë për lexuesin tek ne, një shkrim ndryshe, diversitet krijues nga bota reale.

Liria në shpirt, e liria në trup janë përvoja që autori e jeton vetë në diversitetin e tij jetësor, përderisa fjala i shërben shpirtit, po trupit kush i shërben?!, – Shtron pyetjet gati në secilën poezi. Trupi, shpirti mendja, nuk janë zona ku plotësohet liria vetëm me fjalë, sipas autorit, janë vlerat e brendshme të humanitetit në praktikë, që e shpëtojnë edhe trupin edhe shpirtin. 

Testamenti për paqen

Se letërsia na ndihmon ti kapim për së afërmi fenomenet dhe natyrën e jetës përtej asaj që na shohin sytë, me poezitë e Ernesto Kahan, eksplorojmë pamje që nga atje, sikur thotë ai “Përtej mureve tjera / përmasat e greminave tjera dhe të lehta / pothuajse pafund / si rrugë të reja me shtigje të tjera / luftime të tjera….”. Poezia “Pakti im – Testament”. Muret Muze, i hasim shpesh në poezi, përshkrimi i lashtësisë, një fortifikatë prej nga doli frymë e re, e një besëlidhjeje me një koncept të ri në kacafytje me mëkatin, ku edhe sot studiohet bindja se mrekullitë simbolizojnë fillimin e popullit hebrenj. Ernesto Kahan, provon ta inkurajojë besimin me anë të ngjarjeve që i përshkruan, kushedi sa janë imagjinatave, por, ritmi shpërthyes që bën ai, brenda narratorit të tij, kudo kërkohet karakteri, paqja, deri te grotesku i tij në mos përputhje personale.

Dehumanizimin e fuqive të mëdha, që shkelin jetën e fëmijëve në lindje, për interesa ekonomike, poetin e kaplon ndjenja e krahasimit me kohën e dhomave të gazit e të helmit, në të njëjtat cilësi morale. Kjo për faktin se popujt për të zbuluar fatin e tyre janë lidhur nëpërmjet besimeve e karaktereve që kanë trashëguar. Ç’faj kanë fëmijët që janë trashëgimi, ndërsa, tirania, për Erneston, ka vetëm një instrument, – luftën dhe ndrydhjen e popujve të vegjël: “Fëmijë, ju ua bënë të padrejtë në lindje / deri tani nga bursat / tani keni arritur në kohën e vdekjes, gazit, helmit / pakot e gjeo-pushtetit / disa thonë, për hegjemoni; ose: “Në varrin tuaj pa emër / askush nuk do të marrë rreziqe / Unë ju thashë se ka probleme në bursat / naftës, armëve, marrëveshjeve rajonale, Rusisë, Iranit. Poezia “Fëmijët pa emër”.

“Poeti i paqes”

Jo, pa qëllim edhe shpërblehet me tituj prestigjioz botërorë, sikur është çmimi NOBEL për Humanizëm në fushën e mjekësisë, me moton për paqe njerëzore, mirënjohjet e shumta poetike kudo “Poet i Paqes”, dhe shumë të tjera, shiko biografinë. Moto të tije udhërrëfyese ka këtë thirrje “Përgjegjësia sociale është shumë e gjerë. Secili bën atë që mundet, disa shkruajnë poezi, të tjerë japin ligjërata, shumë edukojnë fëmijët e tyre për paqe dhe besimtarët luten …”.

Një nga përmbysjet e mëdha që njeh historia është krimi apo sikur e emërton poeti kudo në poezi, krematoriumi i hebrenjve në kohën e nazizmit në Evropë, e që s’mund ta përmbajë e ta tejkaloi intuitën intelektuale e imagjinative të tij, dhe përmbyset në atë dhimbje që sot edhe e mban vulën e dhimbjes kolektive të njerëzimit. “Fëmijët e Sirisë, të helmuar me gaz / fëmijët e Aushvicit, hirit dhe gazit / fëmijët e uritur, të sëmurë terminalisht, të bllokuar / fëmijët skllevër pa emër / refugjatët pa fëmijë”. Aushvici, kurrë nuk harrohet, sa herë përmendet, lëkundë themelet e shoqërisë njerëzore.Holokaust – SHOAH: “Krimi dhe dhimbja / çdo sekondë në një luftë / të mos jetë i gazuar …/ Sot është 27 janari / neo Botë/ neo Evropë / neo antisemitizëm / neo urrejtje”.

Referenca e rrëfimit

Këto poezi që ia ekspozojmë lexuesit, kanë një tipologji referente të rrëfimit sa historik, po aq edhe të vetë autorit, aq sa është koncepti i identitetit të tij, është një skicë e dobësisë njerëzore. Dhimbja që bën dergjë, në këtë përmbledhje, është e formës së palimpsestit, i mbishkruan rrëfimet ashtu sikur i shpalosen autorit herë pas here, që në pamje duken të përsëritshme, gati sa gabime teknike, por në fakt, ky është qëllimi i autorit, duke mbledhur të përsëritura tërësinë e ngjarjeve, sepse, ato nuk mbarojnë, janë aty për ironi, realiteti i të cilave veç sa përsëritet: “Qyteti zgjohet për të vazhduar evolucionin e tij njerëzor / dëshmitar i qenies së bashkuar pa mëshirë / asfalt, erë mesdhetare e detit / ushtarë që përqafojnë në tetë e dyzet / dhe unë ende po eci / dhe David Grossman, shkrimtari për paqe do ta varrosë djalin e tij këtë pasdite / dhe jo shkrimet e tij / dhe do të kem edhe një qytetar kafeje / dhe kur ai është i bindur / dhe i qeshur / dhe me bukët që dilnin nga furra / Unë do t’i jap vëllim shënimeve të La Pastoral”.

Predikuesit e rrejshëm

Paralajmërimi që nga Zanafilla e Re, se do të dalin predikues të rremë, shikuar poezinë, e krahasuar me biografinë e tij, në mes shkencës e poezisë, është krijuar mendimi refleksiv, gati si puna e laborantit antropologjik, për ta rigjetur vetveten, e në këtë rast, autori integron gjithë realitetin që e rrethon atë, popullin e tij, paragjykimet e thella që shpesh e përcaktojnë edhe fatin e njerëzimit, me moton se shkenca e vetëdija pa dashurinë njeri, janë të pamjaftueshme.

Ndonëse, në përgjithësi poezitë janë të një sensi delikat aty këtu shihet trishtim i zymtë, poeti gjithnjë e ruan sensin krijues brenda forcës shpirtërore të tij, gjithnjë me një dritë për fatin e popullit të vet. Kjo është fuqia humane e tij prej profesionit që ushtroi dhe shkrimit me të cilin, sikur thotë biografia, ka mbajtur hallkën e lidhur ndërmjet izraelit, vendit të tij, migrimit dhe karakterin si faktor me rëndësi edhe për revolucionet që bëhen ndonjëherë.

1 COMMENT

  1. כל הכבוד על הוצאה של הספר שלך באלבנית…..בקוסובו ואלבניה…יופי של ביקורת על השירה שכתבתה

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here