Poezi nga Engjëll I. Berisha për 14 shkurt

0
119

Engjëll I. BERISHA

BËMË DASHURI

Në det të heshtur,  më ndez valë e saj

syri lot lëshon, e të trazon me bukuri

ç’ke moj ç’ndjell epshe, edhe kur je në vaj

të dytë digjemi, me ata lot bëjmë freski

fati ka ngjyra, nuk është vetëm zi

bebëzat në terr bëjnë shkëlqim

jepi dashurisë lëngun që ke në gji

mos e thaj gjuhën, mos rri në harrim

bukurinë mos e tret në deti

lëri valët ti, ato bëjnë ritual

mbaje dëshirën se po digjet veti

trupi u bë diell e detin ka me kallë

ç’u trazua bota e heshtja ka me tregu

ato valë kanë me e nxjerrë dashurinë

po trupi çka thotë trupi kur ka me vegu

nata i thotë ditës ma ruaj fshehtësinë.

KODIKËT  E LUMTURISË

Çelësi i zemrës

e ka për kod dashurinë

e hap dhe e mbyll lumturinë

çelësi i dashurisë

e ka për kod çiltërsisë

i jep shkëlqim pastërtisë

çelësi i çiltërsisë

e ka për kod besnikërinë

e ruan dhe garanton ardhmërinë

edhe dëshpërimi ka çelës

e ka për kod shpresimin

të besojmë e ta ruajmë arsyen

vetvetja jote ka një tjetër çelës

i deshifron të gjithë kodikët.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here