MITINGU I 55 I POEZISË NË GJAKOVË DHE TRADITA QË VAZHDON

0
78

MITINGU I 55 I POEZISË NË GJAKOVË  DHE TRADITA QË VAZHDON

Shumë çmime, promovime, debat për letërsinë e poetë ndërkombëtare dhe vlerë e lart e poezisë

Tradita e këtij festivali ka nisur në Gjakovë në muajin maj tëvitit 1964, dhe prapë u kthye në muajin e vetë me shumë poetë, ndërkombëtarë dhe më shumë çmime e shpërblime qëmanifestuan shumë çka që i thonë poezi. Image may contain: 3 people, people standing, sky, cloud, shoes and outdoor

Para Shtatores se Nenes Tereze 

Klubi letrar “Gjon Nikollë Kazazi”, mbajti Javën e Mitingut me pesë promovime të disa veprave, ndërsa më 10 maj, dita kur u shënuan një varg aktivitetesh e orë letrare.

Sikur e do rendi e tradita edhe këtë vit u mbajt ora letrare nëBajram Curr, me shumë krijues, ndërsa të premten në orën 11.00 nisi dinamika e programit me poetë për të vegjël pranë shtatoressë Shën Nënë Tereza, para publikut të shumtë, pikërisht atyre shkollor. Pjesëmarrja e poetëve nga Argjentina, Rikardo Rubio, nga Portugalia Maria Barroso dhe Laura Garavaglia nga Italia, krijuan gjeografi botërore me pjesëmarrje si dhe nga të gjitha trojet shqiptare. 

Në orën 12.00 vazhdoi ora letrare në Junik, ndërsa në orën 13.30 ishte një tjetër orë letrare në Fakultetin Filologjik para studentëve të letërsisë, ku u zhvillua një komunikim i ndërsjellëtme poetët ndërkombëtarë dhe studentëve.

Mitingu i ruan në traditë debatin për letërsinë me Tribunën letrare, ku u paraqiten me kumtesa Dr. Ibrahim Berisha dhe Flutura Açka, me temën “Letërsia dhe politikat ndaj saj”. Njëdebat që solli të dhëna rrëqethëse për gjendjen që po e kaplon politika letërsinë në të gjithë kufijtë shqiptarë.

Ora Qendrore e Mitingut në mbrëmje mblodhi shumë poetë e qëlexuan në konkurrencë për çmimin poezia më e mirë e lexuar gjatë mbrëmjes, me emrin Ali Podrimja. Me këtë rast, juria e përbërë nga Dr. Jeton Kelmendi, Migena Arllati e Engjëll I. Berisha, shpalli poezinë “Gri” të autores Flutura Açka. Ndërsa poezia me çmimin “Yllka Domi” e që i ndahet poetes, femër, debutuese, e mori poetja Shqipe Bytyqi nga diaspora.

Çmimin për pjesëmarrës me emblemën “Nënë Tereza” nga Komuna e Gjakovës, iu nda poetit nga Argjentina RicardoRubio, ndërsa Maria Barroso mori çmimin “Lutja e Nënë Terezesdhe Laura Garavglia mori çmimin “Jubiletë e Mitingut”  .

Një çmim që ruhet për kohën më të gjatë, e që Mitingu stimulon poetët me shpërblim, është për librin më të mirë me poezi tëbotuar në mes dy mitingjeve, ku këtë vit juria e përbërë nga Ramadan Musliu, Vjollca Kuqi e Muharrem Kurti, e ndanëmendimin unanim për librin poetik “Vitet që nuk e sollën pranveren” të autorit Xhevdet Bajraj, ku jeton e punon nëUniversitetin e Meksikës.  Dhe, çmimin jubilar të themeluar viteve të fundit e fitoi krijuesi Skënder Buçpapaj. Ndërsa me mirënjohjen post mortum për kontribut të mitingjeve iu nda poetit të ndjerë Basri Çapriqi

Sipas vështrimeve të pjesëmarrësve, mitingu i këtij viti, kaloi pritjet e organizatorëve dhe të publikut, pasi që me kaq shumëaktivitete, promovime e pjesëmarrje të aq shumë krijuesve me renome, si dhe ndërkombëtare, Gjakovën e ktheu në ditët e festes poetike, sikur e kishte nisur dikur Din Mehmeti me shumëpoetë të tjerë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here