Jeton Kelmendi botohet në Norvegji

0
209

Është botuar në Oslo libri me poezi Antidrøm I Jeton Kelmendit. Libri është përmedhje e poezive nga 3 libra dhe perkthyer nga Erling Kittelsen ndërsa është botuar nga edicioni prestigjoz I botimeve “solum bokvennen”. Libri është vlerësuar lartë nga kritika norvegjeze, ndërsa Jeton Kelmendi është poeti I parë shqiptar që botohet në Norvegji. Ky botim I Jeton Kelmendit është libri më I ri I tij dhe tanimë ky autor lexohet në 35 gjuhë të Botës. Një tekst I shkurtër nga botuesi

PARATHËNIE

Jeton Kelmendi (1978) është i lindur në qytetin e Pejës në Kosovë. Menjëherë pas debutimit të tij, Shekulli i Premtimeve (1999), u bë i njohur në Kosovë dhe në botën shqiptare. Që nga ajo kohë, koleksionet e tij janë përkthyer në më shumë se 25 gjuhë. Është profesor në Universitetin e Prishtinës në studimet ndërkombëtare dhe aktiv në akademinë evropiane të shkencave dhe arteve në Salzburg, gjithashtu kontribuues me shkrime në gazeta dhe revista në lidhje me temat ku pikë-takohen kultura dhe politika, veçanërisht në gjuhën angleze, frënge dhe gjuhët romane.

Poezitë e Kelmendit janë të ndjeshme dhe shpesh pikëlluese, ai është i tej kufijshëm, në mbretërinë e tij, Ballkan, a mund të gjej ai veten tek vendi i tij?Mund të jetë Ballkani, Shqipëria apo Kosova,varësisht nga kjo, apo ai duhet të mëtoj për takime reja, është kjo njëlloj sikurse me dashuri? Kush ia rrëmben të nesërmen; tezat për të kaluarënprezantohen si e ardhmja. Pyetja është nëse njerëzit mund ti korrigjojnë liderët e pushtetshëm botërorë, rëndom postulojnë anën e përbashkët ose kultivojnë themelet e demokracisë së tyre, përfitimin si simbol të lirisë.

Ai mund të ketë një nostalgji të jashtëzakonshmepër këtë atdhe në një botë kundërshtimesh ku dashuria e madhe qëndron kundër një lufte që udhëhiqet nga frika dhe nevoja për kontroll, çdo gjë që donë të shuaj identitetin, e kuptuar si këndvështrim, vendndodhje. Jeton Kelmendi ka tipare alegorike dhe fokuson në ngjarje apo një takim specifik pa u ndalur tek lokalja apo universalja. Ai i përafrohet imazhit që përputhet me disa vende në rrugëtimin e tij tej-kufijshëm. Një bukuri që e rinjohim përsëri, një dramë që luhet si në politikë ashtu edhe në sferën e dashurisë.

Kjo është lokale dhe mjaft e përgjithshme, për këtë mund të mendojmë si të duam, dhe një zë që mban së bashku të dy këto pole, gjendet në Ballkan.

E përktheu nga norvegjishtja, Fatmir Lekaj, politolog,

Oslo, Shtator 2019

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here