Tri poezi nga Jeton Kelmendi, Prishtinë

0
344

JASHTË KOHËS PO BANOJMË KËTO DITË.

 

Me cilën kohë
cilën ëndërr të keqe
po përballemi,
ndërsa kemi ngelur
edhe mbas vetëvetës,
themi:
Se po na gjuajnë me kohë
me vite të humbura,
se si nuk po e shohim
vetën
a po na sheh kush.

Kur kujtesa shkymbet
të drita e optimizmit,
e shoh askushin tek bëhet
shumëkushi.
Kronikat tua të frikshme
po më tmerrojnë
Vendi im.
Të ta them se nuk je vetëm
në këtë dhimbje
po del prej anatemës
ëndërra e zhgjëndrra harxhuam
për ty.

Jashtë kohës po banojmë këto ditë.

Prishtinë, me 1 prill 2020

HERET NË GJUMIN E ZGJUARJEVE

Të nesërmes nuk I besohet sot
për të djeshmen s’di ç’të them.
Në gjithë këtë dilemë ç’të bëjë, ëndërr,
më zgjo nga gjumi I zgjuarjeve.

Sa thellësia e oqeanit, pamja e syrit,
një dëshirë u ngul në kohë.
Ju fjalë dashurie kah po shkoni,
përplotë kuptim, si jeta me misiion.

Në cilin stacion zbret fati
do ta formoj heshtja kuptimin !
Guxim më jep edhe pak shpresë,
ta njoh fuqinë tënde
Si i rritet qejfit lakmia.

Rrugë të pakalueshme i kam mendimet,
ti egoja ime, a po më hap rrugë,
të vetja ime të mbërrijë
të ulem në krye të kujtesës.

E nesërmja më mbrriti, të pres,
heret zgjohen fjetjet
kohë mbërritje, në kohën e duhur
karantinë, s’je veç një mbyllje më.

Prishtinë, 28 mars 2020. Karantinë në shtëpinë time, si gjithë të tjerët.

GJURMËVE TË JETËS

Kur të zgjohet kujtesa prej gjumit
dhëmbët e të pathënave do të kërcasin
si shpata e Demokleut.
Mbase
dashuria mund të më dërgoj ftesën
e re, për zgjim,
Unë do të eci gjurmëve të jetës
nëse është e vërtetë se
po jetojmë diku.

Një here kuptimi ishte në fillim
të kuptimit të vet
kur çdo gjë fillonte nga Unë e Ti
si lindja e Diellit, në lindje
ose ndoshta
secili bënte punën e vet,
puna ime ishte me të dashtë pa kufij
e besoj
njësoj edhe për ty, kësi soji disi
nëse e vërteta ka dashuri, në dashuri.

Kur harresa gjuan me vite dritë largësi
zbraztirës mes nesh do të banojmë
ta kapim njëri-tjetrin ngryke
ose
do të harxhohemi në vetmi
pa pasur diku pak guxim
që guxon me dashtë edhe më shumë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here