Poezi nga poeti i mirenjohur Dinos Koubatis, Greqi

0
387

DINOS KOUBATIS lindi ne Athine.Ai studioi per teater e filologji franceze dhe punoi si aktor e regjisor ne Greqi dhe jashte saj.Dinos Koubatis eshte vleresuar me Cmimin Nderkombetar ‘’Ionesko’’per gjithe vepren e tij regjisoriale.Gjithashtu kamarre dh cmime te tjera Nderkombetare ne teater, por edhe per vepra letrare.Ai ka shkruar ne te gjitha zhanret Ka botuar mbi njezet libra ne greqisht dhe eshte perkthyer ne France, Poloni ,Serbi dhe Shqiperi. Njekohesisht eshte marre me gazetari, ka punuar ne radio dhe television.Veprat e tij teatrale jane perkthyer ne mjaft gjuhe, si dhe jane vene ne skene ne teater apo janeshfaqur dhe jane transmetuar ne television dhe ne radio.Ne vitin 2007 u shpall Profesor Nderi I Bizantologjise ne Unversitetin e Valencias dhe Anetar Nderi I Akademise Felgueiras te Portugalise.Libri I tij ‘’I Shtrenjti  im Ajvali’’, botuar nga Shtepia Botuese PSICHOGIOS,perben objekt disertacioni ne Katedrat e Studimeve Neohelenike te Universiteteve te huaja.

 

Nuk isha në Kosovë…

         perktheu Ira Llangosi

 

Ishe ti atje, kur binin bombat dhe shkatërronin shtëpitë?
Ishe ti atje, kur bombat hapnin kanale nëpër fusha
për të mbjell farën e vdekjes?
Kur në pranverë mbillnin kafka
dhe në verë korrnin jetë të pastra dhe të pafajshme,
ishe atje? 

Dhe në qofte se nuk ishe atje, ku ishe?
Merrje pjesë në një konferencë për paqjen e botës?
Bekoje zbulimet e reja “krejtësisht të sakta” të shkencës? 

Kujtoje me tmerr viktimat e Hiroshimës,
apo admiroje eksperimentin e shpërbërjes së Aishtajnit
që me krenari mësojnë nëpër shkolla? 

Dhe në qoftë se nuk ishe atje, mos vallë fshiheshe
nga frika prej të gjitha atyre që ndodhnin në emër te Paqes,
apo ndoshta afër një oxhaku të nxehtë
duke shijuar lumturinë e të një zakonshmi njeriu neglizhent,
të cilin e kanë bindur të besoj se gjithçka
është e shkruajtur nga Zoti
dhe çdo gjë rreth tij ndodh për lumturinë e tij? 

Kudo që të ishe, siç dhe do të mundje të mendoje,
nuk ndjeve tmerrin, nuk dëgjove zhurmën shurdhuese
teksa aeroplanët kalonin si breshëri sorrash të frikshme,
nuk pe fëmijë të pafajshëm që prej breshërive
automatikësh të notojnë në gjak… 

Kudo që të ishe, ashtu sikurse dhe unë,
nuk ndjemë vdekjen të afroj
dhe të ngrij shpirtrat tanë… 

 

         Shiu i Athinës

Perktheu:  Luan Rama

Kujtimi i vetëm që i lejoj vetvetes
është të të dashuroj.
Më kujtohesh në kafenetë e Athinës.
Më kujtohen ditët tona
në kafenetë parisiane.
Të kërkoj në këtë qytet
që e kam dashur aq shumë.
Dhe humbas nëpër qytetin
ku unë jetoj. 

Jashtë kafenesë bie shi
dhe unë e dua shiun
që bën dashuri me kujtimet e mia. 

 

IMIGRANTI NË ANIJE

Perktheu Luljeta Nurai – Koubati

                               

Gurët e vjetër të Kështjellës ,
ata do të lotonin sikur të shihnin që ikën,
– nëse do të mundnin!
Koha po qan për të thënë lamtumirë
pa e ditur se ku po shkon … 

Αnije e blinduar është vendimi yt
dhe  kapetan shpirt yt që të drejton.
Se varfëria të  detyron të ikësh
dhe ti e shtrëngon zemrën e plagosur,
thurur me litarë trishtimi. 

Në anije me drejtim të panjohur nisesh
për të lundruar në portet  e një bote
të cilët nuk të njohin dhe ti nuk i di! 

Buzët e tua me shije të kripur
nga puthja e nënës së lënduar,
dëshira e babait të pambrojtur
dhe fytyrën e asaj që e dashuron
si hajmalinë  tënde  dhe një busull e bekuar! 

Prapa ti lë atdheun tënd, jeta
që ti ke  dashur deri më tani,
dhe nis të  kërkosh dhe të gjesh
mullinjtë e erës dhe do ti fitoje. 

Sa fuqi është brenda jush,
askush nuk e di – as edhe ti …
Si Uliksi  që ndjek  Sirinet
e kthimit, në vendin ku ke lindur.
Me Laestrygonians dhe Cyclops, shkon të luftosh
dhe  bukën e hidhur në botën e huaj
në gojën tënde  të shijosh. 

Bota e vogël, nuk futet dashuria,
– njerëzit e uritur  dhe që vdesin
pranë atyre që kanë të gjitha
dhe  qeverisin botën dhe fatin tënd.

Dhe ti, me një mbytës,  në çastin ku lindi, ëndërra,
ti nis të pushtosh një akoma  utopi … 

Tymi ngrihet lart në anijen që largohet
dhe lotët turbullojnë sytë.
Prapa teje  qëndrojnë të gjithë ata që  donit,
çdo gjë që ke jetuar, të gjitha të tuat … 

Me një pasaportë, ose të fshehur në abari,
ky është emri jot i ri:

                 -Emigrant! …

Njoh një lumë
Perktheu:  Luan Rama 

Eshtë një lumë që e njoh mirë
gurë kalldrëmi në brigjet e tij.
Në vjeshtën që më është e dashur dielli depërton nga gjethet
që këto çaste të fundit akoma enden në pemë.
Në mëngjes, gati pa jetë ato bien mbi kalldrëm
dhe meqë janë gjysmë të thata e gjysmë të verdha
krijojnë një qilim mbi të cilin dimri do kalojë.
Përreth Senës ka lagështi
dhe gjethet lagen kur bie shi
kalimtarët lagen gjithashtu,
Por ata, si dhe unë, duan të ecin nën shi,
Shiu i Parisit – në brigjet e Senës.
Ka një lumë që rrjedh e ngadalë i derdh ujrat e tij,
ditëve, netëve dhe përgjatë stinëve.
Ka një lumë në zemër të Parisit
në zemrën e zemrës time ; është Sena.
Ah, sa dua të bredh brigjeve të lumit tim,
të bredh gjatë perëndimit,
nën pemët e xhveshura të dimrit,
nën dritat e zbehta të natës! 

Ka një lumë që njeh gjithçka e që nuk i thotë –
të fshehtat e shpirtit të jetës time.
Një lumë që përkund mendimet e mia,
që respekton mendimet e mia të shkuara dhe të tashme.
Eshtë Sena! Në gjinjtë e saj ajo ruan rininë time,
dashurinë e parë, të madhe, fjalët e premtimet e mia,
gënjeshtrat, shpresat dhe braktisjet në krahët e paqtë të saj
Dëshpërimet, verifikimet, tradhëtitë dhe miqtë.

 Historia ime Historia jote
Perkteu Arjan Kallço

Ti më thua mua:
Një ditë historia ime do të jetë e jotja.
Ndoshta vuaje.
Ndoshta ti ende vuan?
Vuajta shumë edhe unë.
Qysh atëherë, jetoj në heshtje
Qysh atëherë, unë jetoj me dashurinë tonë,
Qysh atëherë unë ngado të kërkoj!
Ishte gabimi im – ishte imi!
Unë nuk dija të të fshija në erë,
Era frynte e fortë!
Unë nuk dija të të fshija në zemrën time,
Zemra ime kërkon të lëndohet!
Dhe historia jote, tani është imja…

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here