Jam Atjoni është libri i ri i botuar nga IWA Bogdani

0
674

LIBRI I RI JAM ATJONI

BOTIM NGA EDITORIA “IWA BOGDANI”

Shoqata Ndërkombëtare e Shkrimtarëve “IWA Bogdani”, me qendrat në Bruksel dhe Prishtinë, tashmë jep dhe çmimin letrar ndërkombëtar “Atjon V. Zhiti”, me motivacion Për pasionin dhe sinqeritetin artistik në krijimtari” , fitues të cilit janë poetë nga vende të ndryshëm, nga Argjentina e në Japoni, prandaj dhe Editoria “IWA Bogdani” nxori librin e ri të atij që i dha emrin këtij çmimi.

Jam Atjonitregon se kush është ky 19 vjeçar, studenti që bëri për vete gjeneratën e tij me dashurinë e çiltër për jetën dhe artet, me bukurinë e moshës dhe ëndrrave, me shokë e shoqe kudo, në Tiranë, ku kishte shtëpinë dhe në Prishtinën, që e donte aq shumë, në Itali, ku studionte për filozofi e në Europë, ndërkohë ai ishte antar i Parlamentin Rinor Europian, e deri në SHBA.

Libri “Jam Atjoni” përmbledh CV-në e tij, me shkëlqimin dhe hovin e një meteori, copëza esesh, recensione librash, vargjefëminore, përkthime, projekte, etj, thënie dhe vizatime po të Atjonit, që jo vetëm e ilustrojnë librin, po sjellin dhe fantazitë e moshës.

Nuk është thjeshtë një përmbledhje nga nostalgjia, por dhenjë guidë e vogël shpirtëore për të rinjtë, nxitje “për një kryengritje morale të vazhdimtë.

Si epilog do të gjeni dhe poeznë e fitueses së parë të çmimit letrar ndërkombëtar “Atjon Zhiti”, poetes nga Argjentina, Susana Roberts, kushtuar Atjonit si dhe vlerësime nga disa autorë me njohje botërore.

Libri del nën kujdesin e Presidentit IWA “Bogdani 25 vjetorin e lindjes Atjon Zhitit dhe ka qëllime frymëzueseduke shoqëruar kështu dhe fituesit e ardhshëm këtij çmimi.

Grafika dhe eleganca e botimit, mbi të gjitha përmbajtja plot vrull rinor, idetë, shqetesimet dhe kumtet, e bëjnë këtë libër të veçantë e të çmuar, sidomos për rininë.  

KANË THËNË PËR ATJONIN:

Atjoni jetoi me optimizëm dhe i përkushtuar për artin dhe jetën…Mbetet një shenjë që simbolizon shpresën dhe gjallërinë rinore.”

Akademik, Prof. Dr. Jeton Kelmendi                                                  President, “International Writers AssosaciationPjetër Bogdani

Kjo fytyrë e bukur engjëlloreajo krijesë e mrekullueshme pra, ishte bërë për qiellin, jo për këtë botë

Helena dhe Ismail Kadare shkrimta

              Libri i Atjonit – testament i Tijsi Ungjilli përbashkëmoshatarët e tijfari ndriçues i brezit tij.

       Eugjen Merlika   studiues, kritik letrar, Itali.

    Bota është më e varfër pa Atjonin… Një engjëll i bukur që na fali gjithmonë dashuri, ngrohtësi e miqës…

​​                                                                                                Luan Topçiu kritik arti, studiues, përkthyes, Bukuresht, Rumani

 

Nuk kam takuar një ri kaq mirë, kaq fisnik dhe kaq dashur Shqipëri sa Atjoni…                         

     Robert Elsie albanalog kanadezBerlin, Gjermani

        

Atjoni është djali çdo prind do donte ta kishte tijin

        ​​​​​​ Sebastiano Grasso Poet, President i PEN Clubit, Itali

      

Është tronditese, një mrekulli në ngjyra… Një fëmijë që mbledh kështu një civilizim 4000 vjeçar dhe arrin të njëjtën sintezë… Atjoni ka ndjerë shpirtin universal, shpirtin e Zotit, me rëndësi humane.                                                      

  Padre Marko I. Rupnik                                                                                                        Teolog, artist, Universiteti Gregorian. Romë.

…një xhevahir krijimtarie… Libri i Atjonit do të vendoset në sektorin e artit në bibliotekën e dikasterit e do të mbetet si dëshmi e një figure që bëri shumë për kulturën në një hark të shkurtër kohe, që na dha shenjën e gjenialitetit të tij.
            KardinalGianranco Ravasi            ​​​​​​​Kritik arti.                                                                                  Ministër i Kulturës Vatikan

 ..Atjoni shkëlqente prej poezisë. Dhe vetë është një poezi e magjishme.

         ​​​​​Adonis                                                                        Poet, Paris, Francë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here