Leonora Bruçaj, poezi

0
275

Leonora Bruçaj u lind në Istog. Shkollën fillore dhe gjimnazin “Haxhi Zeka” i kreu në vendlindje, kursestudimet e larta i vazhdoi në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës në Degën e Letërsisë Shqipe.

Ka përfunduar studimet Master në Fakultetin e Filologjisë,Universiteti i Prishtinës, Dega Letërsi Shqipe, Drejtimi Shkencor, dhe aktualisht është në studimet doktorale në Degën e Letërsisë Shqipe, Fakulteti i Filologjisë në Universitetin e Prishtinës. Ka përfunduar po ashtu edhestudimet Master në Kolegjin FAMA, Drejtimi Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci.

Tani është profesoreshë në Universitetin e Prizrenit, Fakulteti i Filologjisë.

vitin 1993 u anëtarësua në Shoqatën e Shkrimtarëve tëKosovës si anëtarja më e re, me ç’rast u shpërblye me çmimin e parë për poezinë më të mirë dhe, njëherazi mori si shpërblim një libër nga Presidenti i ndjerë, Ibrahim Rugova, gjatë kohës sa ai ishte kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës

Leonora Bruçaj, përveç poezive të shumta që ka publikuar në revistat e kohës siç ishin:Pionieri”, Gep, Shëndeti”, Dielli, Kosovarja, Zëri i Rinisë, Rilindja, Bota e Re dhe në Revistën “Bashkimi” në Shqipëri, është autore edhe e dy përmbledhjeve poetike: “Vdekja e Balozit”,Prishtinë – Shtëpia  Botuese “Rilindja” 1993, si dhe “Dhembje e harresës, Prishtinë – Shtëpia Botuese “Rilindja” 1998 kurse në dorëshkrim tani ka edhe përmbledhjen tjetër me poezi me titull “Brerimëpolitikash”.

Leonora Bruçaj, merret gjithashtu edhe me prozë.

Është studiuese e Letërsisë dhe merret me studime shkencore letrare. Ka marrë pjesë edhe në shumë konferenca shkencore si në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni e Gjermani, dhe është e pajisur me shumë certifikata e mirënjohje.

Ëndërr me ty!

Shpirti im gufon së thelli

Për sy t’bukur dashurie

Për ledhatimin që natën fuqizon

Me atë dashuri,

që asnjë termet s’do mund të të përpijë

Çfarë brengë na solli terri këtë herë

Kjo brengë ka aromën luledielli

Kur marrë frymë lehtë pranë kraharorit tënd

Duke menduar si ta shkruaj

nesër dramën për kujtimin e hidhur

Kur vije mëngjesi të ikim padiktueshëm

Duke rrëfyer pa psherëtimë për natën pa kthim

Sonte po çmallemi se dashuruari

Unë dhe ti dy lot në sytë e botës

Kësaj bote që ka nur urrejtjeje

Këtë natë të gjatë sa vet jeta

I lutem njerëzimit të bie në gjumë

Mos t’dëgjoj mallkimet për humbje

Kur ti je më i thellë se gjumi i detit

Kur shpirtrat tanë

ndiejnë etjen si lulja në Saharë

Si do ikim se bashku

pa na diktuar terri këtë herë

Pa e parë mëngjesin e hershëm

si e gjen dashurinë e zhveshur nga frika

Nga frika për humbjen tënde

Humbjen tënde që kurrë s’ishe me mua

Vetëm sonte në këtë natë të gjatë

Në këtë ëndërr të përjetuar se zgjuari

Do t’mundohem të t’hudhi

n’t’ardhmen e shpirtit tim!

Ç’më duhet

Ç’më duhet mua hipokriti

Në gjyq me shkëlqimin tim vajzëror

Në mbrojtje të titullit” e virgjër”

Ç’më duhet një dashnor hiptonik

Që kërkon dorën time nga babai im

Ç’më duhet aristokrati për shpirtin tim feudal

Ç’më duhet mbreti

Kur mbretëritë e mia janë

vargjet e thyera që i shkrova për ty

Ç’më duhet poeti

Kur vargjet dikush t’i rrëmben

Ç’më duhet dielli

Kur mbytemi në detin e gjelbërimit për dashurinë

Ç’më duhet gjumi

kur shpirtin tim e qetëson

bylbyli me simfoninë e tij

Ç’më duhet vandali

Kur unë jam romake e etur

për ikjen tënde

Ç’më duhet të iku nga kjo botë

Kur akoma s’kam jetuar për ty.

Rrëfim i pa treguem

N’agimin e pranverës

kam andërr t’ pres krahëhapur

Pêr dashunin’ q’i kurr’ bashk’ s’e gzuem

Njoh mirë c’a dashnor’

E, kurr’ nuk u deshtën

Jetuan bashk’ për hatër t’dikujt tjetër

E fëmijët mbeten pa mbiemën

Për dashnin’ e tyne t’gjith’ u trishtuen

Sonte n’kët pranver’ kur ik’ zemërimi

Ajo dashuni mbetet si gëzim i parrëfyem

Ndoshta do t’harrohet shpejt’

Do t’vdes’ poeti

Do t’vdes’ poezia

Askush s’do t’rrëfen

Për tradhëtit’

Si Heloiza e re

Q’i e lindi fëmin’ vëlla

Dhe theu heshtjen n’planetin ton’

Tani t’kërkojn’ nuse dit’ e nat’

Po shoqen tande s’e gjejn’ askund tjetër përpos n’pasqyrën t’ande

Ose n’përrallëzat e Onikut

Apo në vargjet e Homerit

Q’i treguan se dashunia s’njeh mosh’ as kufi

As racë, as gjini

E vasha e etun’ për hanën n’lindje

E diellin n’perëndim

Mbeti e shtrirë në shtratin

E njomur me lang’ dashunie

Duke pritur

Diellin t’i lshoj’ rrezet t’a ngrohê

Dhe hënën ta puhitë drejtë gjumit t’pakthim’

T’çmallet n’argëtime…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here