Poezi nga Rizah Sheqiri

0
81

Poeti I mirenjohur Rizah Sheqiri

Rizah SHEQIRI ​lindi më 12 janar 1961 në Brainë, ku e kreu edhe shkollën fillore. Shkollën e Mesme të Mjekësisë dhe Fakultetin Filologjik – Degën e Letërsisë dhe të Gjuhës Shqipe i kreu në Prishtinë. Shtatë vjet punoi në Radio – Prishtinë, në Programin Kulturor Artistik Arsimor, ku realizoi një varg emisionesh kulturore, artistike, arsimore dhe për fëmijë. Dhe për punën e tij, në vitin 1989, me rastin e Ditës së RTP-së u shpërblye me Çmimin Vjetor Gazetar i Kulturës. Shkroi edhe mbi dyzet tekste të këngëve për fëmijë, të zhanrit popullor dhe argëtues.p.sh ” Shkurt e shqip” “Velylberi i dashurisë” ” Është bukuri”, ” Në jemi bukuria e atdheut” etj, R. Sheqiri është autor i tekstit të këngës “Vallja popullore”, që rrallë ndonjë shqiptar të mos dijë ta këndojë.
Në periodikun shqiptar në Kosovë dhe më gjerë ka botuar një numër të madh krijimesh letrare të të gjitha gjinive dhe ka fituar një varg shpërblimesh në konkurset letrare.
Disa nga punimet e tij janë përkthyer në gjuhën gjermane, italiane, turke, angleze, rumune e në atë suedeze. Rizah Sheqiri merret edhe me përkthime nga suedishtja në gjuhën shqipe. Ka përkthyer disa libra për fëmijë të shkrimtarëve të njohur suedezë Per Nilsson dhe Ulf Nilsson, pastaj përmbledhjen e poezive “Ora” të Anders Johanssonit, Ka përkthyer në shqip disa poezi të Thomas Nydahl, Harry Martinsson, Tomas Tranströmer, etj.
Që nga dhjetori i vitit 1991 R. Sheqiri jeton dhe krijon në Suedi. Është shumë aktiv në jetën kulturore në Suedi.Rizah Sheqiri është lektor pran BTJ (Rrjetit të Bibliotekave Suedeze). Ka bashkëpunuar me Entin Shtetëror për Shkolla të Suedisë dhe është bashkëautor i dy librave shkollorë për nxënësit shqiptarë “Urat tona 1”

(1997), ”Urat tona 2” 1999 botim i këtij Enti (pra, Skolverket).
Rizah Sheqiri është anëtar i grupit të shkrimtarëve që kanë hartuar 18 libra shkollor për nxënsit shqiptar në diasporë, një projekt ky i mbështetur dhe i financuar nga Instituti IPE – International Projects in Education pranë Shkollës së Lartë Pedagogjike të Cyrihut në Zvicër Në bashkëpunimi me ministrinë e arsimit të Kosovës.
Në konferencat e ndryshme për arsimtarë, suedez e shqiptar, ka mbajtur ligjerata dhe ka shkruar e publikuar punime profesionale nga lëmi i mësimdhënjes, e poashtu edhe në konferencat për mësuesit e gjuhës shqipe në diasporë organizuar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës së Shqipërisë dhe nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, Rizah Sheqiri ka mbajtur ligjerata nga përvoja e tij mbi mësimdhënjen.
Rizah Sheqiri është lektor pran BTJ (Rrjetit të Bibliotekave Suedeze) për të cilin institucion shkruan recensione kryesisht për librat në gjuhën shqipe që hyjnë dhe shpërndahen gjithandej nëpër bibliotekat e Suedisë.
Ai shkruan edhe recensione e shkrime publicistike në periodikun tonë letrar dhe në atë suedez. Veçanërisht ka shkruar mbi veprimtarinë dhe të arritrurat e krijuesëve letrar e figurativ në Suedi.
Shoqata e shkrimtarëve dhe Autorëve të Librave mësimorë në Suedi, për cdo vjet ndanë edhe Stipendiume për autorët e suksesshëm veprat e të cilëve gjejnë përdorim në Shkollat e Suedisë dhe të vendeve nordike.
R.Sheqiri është i kyqur në shumë asociacione të kulturës, në shumë shoqata krijuesish e letrarësh. është anëtar i PEN- klubit suedez si dhe që nga fillimet e vitit 1994 është anëtar i aktiv i Shoqatës së Shkrimtarëve të Suedisë. Për vitin 2000 kjo Shoqatë i ndau BURSËN VJETORE PËR KRIJIMTARI.
Në vitin 2002 Departamenti për Kulturë i Kuvendit të Komunës së Karlskronës i ndau ​Çmimin Vjetor për Kulturë​.
Regjioni i Blekinges (region Blekinge) i ndau poashtu ​Çmimin për Kulturë për vitin 2006​,
Ndërsa Enti për zhvillimin e Shkollave në Suedi dhe webfaqja e saj për gjuhët amëtare / Tema Modersmål dhe myndigheten för skolutveckling/ i ndanë çmimin​”Mësuesi i vitit i gjuhës amëtare për vitin 2007”.
Për tekstin e këngës “Flutura në erë” ka marrë Çmimin për teksin më të mire në Festivalin e këngës në Näsjö. etj. Rizah Sheqiri gjatë karrierës së tij ka marrë edhe një varg shpërblimesh të tjera letrare për poezi e prozë gjithandej në Kosovë, Maqedoni e diasporë.
Për krijimtarinë letrare dhe veprimtarinë kulturore e arsimore të Rizah Sheqirit është shkruar shumë nga pena më të njohura shqiptare, suedeze, gjermane, angleze, rumune, etj.
Rizah Sheqiri prezentoi krijimtarinë e tij letrare po edhe mbajti ligjerata mbi letërsinë shqipe në qinda qendra të ndryshme te Suedise, Shqiperise, Kosovës, ne Mal te Zi, ne Gjermani, Austri, Amerikë etj.
Ndërsa në Panairin Nderkombtar të Librit në Göteborg të Suedisë që nga vitet 95, ai rregullisht prezentoi librat e tij dhe u paraqit suksesshem me ligjerata për letërsinë, zhvillimet dhe rolin e saj.
Rizah Sheqiri përvec me letërsi merret edhe me fotografi artistike. ​Ka pasur shumë ekspozita individuale, në një kohë zgjatje nga një deri në tre muaj Këto ekspzita janë pritur shumë mirë nga vizitorët e shumtë po dhe nga shtypi ditor.
Gazeta ditore regjionale në Suedi „Blekinge Läns Tidning“_ BLT për çdo vit organizon edhe konkursin për fotografi. Tema e konkursit të Vitini 2012 ishte“Autoportret“ dhe “Çast“ dhe çdo pjesëmarrës kishte të drejtë të konkuronte me nga një fotografi në secilën temë. Juria e gazetës e përbërë nga fotograf të njohur profesionist çmimin e parë ia ndau Rizah Sheqiri për fotografitë e tij.
Kohën e funit punon në shkollën suedeze si mësues special. R.Sheqiri ka mbaruar Studimet e larta në Pedagogji në Suedi. Poashtu ka mbaruar studimet postdiplomike në Universitetin e Jönköpingut në Suedi dhe ka marrë gradën shkencore magjistër i shkensave Pedagogjike. Për punën e tij kreative në mësimdhënje ka marrë cmime dhe mirënjohje të shumta. Në Suedi në vitin 2014 ka qenë i nominuar për cmimin “Goldboken” (Libri i artë) Në Komunën e Karlskronës dhe vitin 2016 Në nivel shtetror në Suedi ka qenë i nominuar për cmimin Guldäpplet (Molla e artë).
Rizah Sheqiri edhe në Suedi vazhdon me sukses zhvillimin e karierës së tij edhe në fushën e gazetarisë e të letërsisë. Ka qenë kolumnist në gazetën ditore suedeze “Sydöstran”, Shkruan herëpasherë recensione për faqen e kulturës së gazetës ditore suedeze BLT dhe aktualisht është redaktor i revistës letrare në gjuhën suedeze “Groblad”.
Rizah Sheqirit deri më tash ka botuar rreth 50 libra pjesën më të madhe për fëmijë. vitin e kaluar ka botuar tri përmbledhje; një në gjuhën suedeze dhe dy në gjuhën shqipe.


E shkruar me 14 shkurt

Eu dashuri dashuri mos qoftë e thënë sa poshtë ke rënë
…edhe unë
as mos qofsha
vetëm për Shën Valentin në të kujtofsha
© Sheqiri,Rizah

Shpirti yt i ngjanë detit e diellit

Asnjë njollë e zezë në shpirtin tënd thellësi kthjelltësi e thellë e zjarr plot ngrohtësi dashuri e dashur sa yjet dhe dielli i gjithësisë përditë lahem në ty det i kënaqësisë
përditë fërgohem në ty diell i mirësisë
ëndrra ime e mirë shpresa ime e dlirë
pema ime e jetës – fryti i dashurisë
lulja më e bukur bukuria e bukurisë
cicërima më e ëmbël ëmbëlsi e ëmbëlsisë këngë e fjalë dritë e mendjes – sy i ardhmërisë nektari i zemrës – zemra e dashurisë
balsam shpirti rreze drite mirësi e mirësisë
© Sheqiri,Rizah

Mall për rininë

Dikur dashuria ishte krejt e njëmendët vërtetë dashuri Plot dashuri dhe krejt e njëmtë si dashuria ishe edhe ti
Tash si mal i dendur ka mbetur vetëm një mjegullnajë trishtimi nëpër të cilën symbyllazi luajnë ca fije të ngatërruara kujtimi nga sytë e lodhur të rrëzbitur e të turbulluar në vetmi
pikojnë lotët e vakët si yje mbi fotografi
E shpirtin ma përvlon malli vullkan i pashuar për ty e për jetën për lulet e për stinën
për bregun e gjelbër për detin pa valë
© Sheqiri,Rizah
… edhe për diellin e përënduar

Për vetveten
(autodramë)
(Prologu)
Nga mallëdhembja për veten e harruar dhe për motin Heshtur yjet shuhen bien dhe në vetmi e ndezin lotin
(Jeta: Të gjitha aktet në një akt)
Kryq e tërthor i rashë Prishtinës sime pas ca vjetësh
Shëtitorja e mbushur gjallëri gumzhinte si hoje bletësh
atë mbrëmje u solla e pështolla vërdallë si i krisur si i marrë
Lyp e lyp vetveten po askund s’e gjeta sa çudi e rrallë
S’njoha askë në atë torzo sheti as mua s’më njohu njeri
Dhembshëm shetita deri vonë si ai i çmenduri në vetmi
Ofshava shfryva e shpirti më qante pikëllueshëm pa zë si burrë Këtu dikur frymëmarrjen ma njihnin edhe shkurre e lisa e gurë
Eh ato çaste Zemra më lëngonte oh sa shumë ndjejai dhembjemallë Askund ta gjeja vetveten e nuk e dija nëse isha i vdekur a i gjallë? Jo nuk e dija isha a nuk isha – a isha i vdekur a isha i vdekuri i gjallë Veç e di mbi petale lulesh yjet binin heshtur heshtur heshtur

…. dhe si qirinjtë ndër varre i ndeznin lotët në qepallë…
(Epilogu)
Heshtur yjet shuhen bien dhe në vetmi e ndezin lotin Nga mallëdhembja për veten e harruar dhe për motin

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here