Dy poezi nga Engjëll I. Berisha

0
43

Engjëll I. Berisha

ZOTI I MENDJES

 

Kryeprifti Kajafa e donte Krishtin të kryqëzuar

Herodi e destopët bënin pakt te pasuritë

kush e prekë fronin e tokës, derisa pushtetarët janë aty

të pret dënimi, nëse nuk je shërbëtorë

mbreti i tokës e zoti i mendjes të dënojnë në emër të lavdisë

kur të bëhet loja më e fortë, ata të gozhdojnë

 

zoti i përfytyrimit me fshikullima e me kamxhiktrupin ta tha

kurorën me gjemba vëre vetë në kokë pastaj

mbaje të mbërthyer mendjen, larg pushtetit

nëse je mbret i të pikëlluarve

mos i prek pasuritë

të zë mëkati, të gjykon ligji e të përqeshin.

 

njeriu u ndoq nga parajsa

të bëjë historinë e vetë, tha Fromi

pasuritë janë të pushtetit, lëre ti historinë

të pikëlluarve u mbetet vetëm dashuria për ngushëllim.

 

 

ZOTI I TË PIKËLLUARVE

 

Për tu shfrytëzuar, e për tu dashur

janë punë që bëhen me dy zota

me pushtetin e pasurisë e të sendeve

dhe me vetminë e shpirtit sikur në kryqëzim

 

pastaj i rrëfehesh vetmisë kur nuk ke çka të japësh

dorëzoju fatit, ose kamxhikut me fshikullima

sikur robi kur e merr dënimin dashurohet me jetën

dhe mësohet të mos hakmerret

 

heronjtë lindin në çdo shekull

profetët vijnë më rrallë kur duan ata vetë

edhe pse zemërgurët asnjëherë nuk pendohen

e mbajnë peng kohën, kur s’mund ta vrasin.

 

 

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here