Biblioteka e shpirtit eshte libri I autorit Rahim Karim Karimov I botuar në Shqip

0
444

POETI QË BESON NË ÇMIMIN E JETËS

Secila sentencë që lexojmë për etiken njerëzore na qon nësloganin se Zoti na dëshiron të lirë, të çliruar, por besimi që na bën të lajthitemi apo të biem në tundim, kufizon guximin për tëqenë të lirë. Kjo është moto e poezisë së Rahim Karimov, nga përkthimi që i bën Jeton Kelmendi në gjuhën shqipe, në botim tëIWA Bogdani, duke ia ofruar lexuesit për ta njohur këtë krijues,  shkrimtar, publicist, përkthyes nga UzbekoRusoKirgize ose letërsinë kirgistiane. Një poet i cili njeh përzierjet e kulturavenga studimi, një kompleks i politikave planetare, një studiuesnga shkolla e famshme e Gorkit në Moskë, e që u bë bartës i revolucionit të ideve me fuqi kreative për ta demoluar të ligën. Sipas tij, e liga vjen nga politikat, nga individi dhe nga ideologjitë. Sikur thotë logjika filozofike, zhvillimi nga pikëpamja teknike, nuk ka arritur ta mishërojë njeriun me virtyte të reja për të cilat ka nevojë. Aty ku gufon më së shumti poeti, për mirëqenien, për besimin e luhatur, paralajmëron të ndryshohet individi dhe grupi, që do të thotë masa, ngase po humbet baraspesha me vetëdijen.

Universi dhe jeta që bëjmë në te, ka plot mundësi të realizojmë ato që na i do zemra. Ka një pengesë deri te ato, nëse nuk e kemi të zbuluar te vetvetja dashurinë për të tjerët. Karimov kërkon të rigjenerohet njerëzimi, pasi shikon se bota po humb dhembshurinë, iluzioni i së cilës del se njeriu po fshehët pas një adhurimi abstrakt që prodhon urrejtje. Çka do të kërkonte më shumë se dashuri një poet? Nuk ka barasvlerë pararendëse në mes urrejtjes dhe dashurisë. Ai vërtetë dashuron, kur thotë në poezinë “Me ty”: Jam i lumtur që nuk guxoj të jetoj ndryshe”.

Se si mund ta përjetosh procesin e leximit të poezive të autorit Kerim Karim, është mirë të jesh i veshur me petkun e humanitetit, të duash, të besosh me shpirt.  Poet human do ta emëroja, sepse e ka moto të shkrimit. Poet me besim në Zotin, të cilit i falet në shumicën e poezive, duke besuar edhe në çmimin e jetës që ia falë Krijuesi. Për te, djalli jep vetë justifikime, ndërsa nga Zotit duhet të bëhemi më serioz. Mendimet e njerëzve të lumtur kanë vetëm një përmbajtje, adhurimin.

Pas shumë shkrimeve që ia prezanton biografia e bollshme, poezia është vlerë e shtuar e krijimtarisë së tij. Nga ajo që kemi në dispozicion të leximit, Karimov ruan një proces gati ritual, por me vullnesë nga natyra, nga bimët, nga deti, nga shkretëtira, nga shpezët e nga krejt çka e rrethon duke komunikuar me to, me virtyte që ose na shmangin, ose na zhytin në mëkat. Ose na ushqejnë, ose na përpijnë.

Se lumturia është një gjendje e mendjes, pikërisht këtu e ven theksin poeti duke mos i justifikuar edhe aq rrethanat, sepse, ndjesinë për të jetuar duhet ta forcojmë nga besimi, kjo edhe na mëson si të jetojmë e si të jemi të dobishëm për të tjerët.

Përzgjedhja që i bëhet poezive nga ky autor nga botuesi, sjell te lexuesi dhe te letërsia shqipe jo vetëm thjesht një impuls kreativ, por një mesazh të lirohemi nga vesi negativ i të menduarit dhe të vepruarit.

​​​​​​​Engjëll I. Berisha

​​​​​

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here