DIMRI I SHKËPUTJES SË MADHE Poezi nga Jeton Kelmendi

0
11432

Foto: Ibrahim Rugova dhe Jeton Kelmendi 2002, Prishtinë

DIMRI I SHKËPUTJES SË MADHE
Ibrahim Rugovës–

S’të kam parë
Kurrë
Kaq të heshtur
Guri ynë prej ari
Të shkosh përtej vetvetes
Matanë
A nuk gjete tjetër ditë

Të Kodra e Dëshmorëve
Gjatë
Ke për të pushuar
Ëndërro
Dhe lutu për Dardaninë
Tënde

Dimri i vetmisë të ka rënë
Ndër vetulla
Gjithçka erdhi me lotin
Mot i madh
Dita e shkëputjes
Janar, janari i zisë

Heshtak i asaj që s’flitej
Kolos i fjalës dhe i zhgjëndrrës
Si i mblodhe frymët
Ditën
Që kapërceu kufijtë

Malësor
Sa peshë të kishte fjala

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here