Poezi nga Jeton Kelmendi

0
209

GJITHËÇKA LARGOHET

Unë jam nga atje
ku, kurrë s’kam qenë
mbase do të shkoj një ditë
sa për tu larguar nga këtu

Prej këtu
nuk mund të shkosh askund
dhe gjithë çfarë ndodhë,
mund të zgjohesh prej vetvetes
të presësh dhe përcjellësh dëshira
e ndonjë ëndërr shterpë
teksa
të mbushet mendja se je
epiqendra e Botës.

Edhe ti je nga atje,
që kur u takuan drita e terri
unë kam mbërritur në horizont

Dëshira ka origjinë prej njeriut
nga i cili, koha vendosi t’i ikën
nga duart
dhe prej destinacionit tjetër
çdo gjë merr me vete heshtja
e cila po e humb durimin
dashuria buron nga vetvetja
dhe shkon, atje ku pimë
ujë të mundësitë, ku mundim Ti
dhe Unë me u eçtua për njëri tjetrin

Atje i kam të gjitha, edhe nëse
nuk e arrijë ketë udhëtim
shtëpia më prêt në derë të shtëpisë

këtu kam qenë, kur s’isha këndej
dhe jetë kam bërë larg vetës
kur u zgjua Qielli prej gjumi
e pash se nga atje jam Unë
këtu vetëm sa i lash gurët
dhe edhe atje-ja është nga Unë

Po, si të mbërrijë atje, nga aq larg
paskam qenë a!

Vjenë me 12 Qershorë 2018

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here