Jeton Kelmendi “Nella casa dell’anima” botohet ne Italish

0
235

Parathenie dhe pasthenie te perkthyera nga Aleksander Culaj

Parathënie.
Një lexim i thjeshtë dhe me ndjesi të thellë që nuk i shqitet mendjes, fshehur mirë midis vargjeve, plagë të vjetra që nuk do të shuhen kurrë. Për të mbajtur gjallë shpresën dhe dashurinë, që shpesh buron nga vargje aspak të ngurtë, porse të fortë për të emocionuar njeriun me muzikalitetin shprehës.
Kështu, poeti shqiptar – Jeton Kelmendi, shpalos harmoninë komplekse të shpirtit të tij, shprehur përmes lëvizjeve mjeshtërore të penës, me aftësitë mahnitëse përmes metrikës dhe simbolikës. Një stilolaps që ka zëvendësuar pushkën, në duart e Jetonit të ri, ushtar në terren për çlirimin e vendit të tij gjatë luftës së Kosovës, konflikt i armatosur që zgjati nga shkurti i vitit 1998 dhe përfundoi në qershor të 1999.
Ndjesì dhe kujtime që krijojnë dallgë turbolente në mendjen e Kelmendit, duke kërkuar gjithnjë atë shpengim që mund t’i rivendosë atij ekujlibrin e ngjarjeve të jetës.
Vargjet dhe metafora shprehin këtë nevojë, duke na sjellë me imazhe reale imagjinatën artistike të poetit, duke lënë të vërshojnë ndjenja si ata lumenjtë e furishëm. Kujtimet ndërthuren me të tashmen: vuajtjet e së djeshmes, të hulumtuara troç dhe pa modesti të rreme, bëhen një bazë e fortë mbi të cilën ndërton të ardhmen, duke shpresuar për një të nesërme më të mirë.
Ama, poezia e Jetonit nuk është vetëm një pasqyrë autobiografike. Ajo përmban frymëzim nga elementët e natyrës, nga manifestimet e saj më të zakonshme si ajo e
spektaklit të hënës në një natë të vonë vjeshte ose ngjyrat e luleve të pranverës, nga ato më të vrullshmet, si era e Veriut, në gjendje të përkulë edhe lisat më të fortë.
Poezia e Kelmendit është soditje, vargje që përmbajnë dhe transmetojnë emocione autentike, qetësi ose gulçim: “e gjithë kjo imagjinatë në rizgjimin të Diellit nga Perëndime gati të fikura”; “Nëse do të isha një rreze dielli
do të shtrihesha në kodrat më të bukura në qytetit”.
Qartësia e shprehjes është një nga pikat më të forta, që i lejon atij, me sy të magjepsur, të shohë dhe të përshkruajë botën që e rrethon; ato defektet e vogla e të mëdha që e bëjnë jetën e përditshme të vërtetë, të përbërë nga gëzimet dhe neurozat që karakterizojnë ditët tona dhe që ai arrin t’i harmonizojë dhe t’u japë një rrjedhë të natyrshme ngjarjeve.
Poezia është bërë ndërmjetëse e përpunimit të jetës së tij, për të mësuar dhe për të dhuruar mbështetje, për të vendosur paqë, nga një mendje zjarrmuese nga peripecitë dhe një zemre që ia ka dalë të ruajë butësinë. Pra, poezia fitoi!
Sot Jeton Kelmendi është profesor universiteti, i martuar dhe me dy fëmijë të mrekullueshëm. Shkrimet e tij janë përkthyer në disa gjuhë të ndryshme dhe janë botuar në disa antologji letrare ndërkombëtare.
Domethanë, një jetë intensive midis punës, familjes dhe letërsisë.
Kelmendi sot konsiderohet një nga përfaqësuesit më të madhenj të poezisë moderne shqiptare. Ai ka marrë medalje dhe çmime të shumta dhe më 2019 i është akorduar Çmimi Neruda Award.
Një shpërblim i merituar.
(Dr. Gaetano Appeso – Shkrimtar)
________________________________________________________________
Pasthënie
E kam takuar për herë të parë Jeton Kelmendin me rastin e Festivalit të Gjashtë Ndërkombëtar të Poezisë – Mihal Eminescu, në Kraiovë të Rumanisë dhe përnjëherë arrita të njoh njeriun e sjellshëm, mendjehapur, talentin e spikatur, me aftësi menaxheriale dhe mbi të gjitha brilante. Vetëm pak kohë më pas, pata kënaqësinë ta ritakoj atë në Taranto, Itali, së bashku me shokun e tij – akademikun Lulzim Tafa, fitues çmimit ndërkombëtar Pablo Neruda. Kanë mjaftuar pak ditë qëndrimi së bashku, për ta ndjerë atë si mik shumë të shtrenjtë, sikur ta kisha njohur prej kohëve të pafundme. Një njeri i mbrujtur me vlera të rralla antike dhe fisnike.
Është interesante dhe e kënaqshme leximi i kësaj përmbledhje të tij poetike, nga ku ende na shfaqen kujtimet e luftës së përjetuar.
Kujtime të përziera dhe të tejmbushura aty – këtu me dritat e shpresës dhe dashurisë për jetën.
Ndërsa lexon poezitë e tij, duke u zhytur në brendinë e vargjeve, është e lehtë të perceptosh gërshetimin e jetës me dashurinë, me fatin, me shpresën, me ëndrrat. Nga ana tjetër, Jetoni ka qenë një djalë ushtar, nga ku në moshë të njomë ka përjetuar shëmtinë e luftës, duke e humbur të tijën pafajesi: Unë bëra atë që bëra dhe e solla këtu vetveten
tani kam gjithë kohën përpara të përballem me veten duke u tërhequr në kohë
bëj atë që më pëlqen por nuk do të harroj rrugët e gjata mbi ballin e rrudhosur të historisë
ndërsa “e solla vetveten me vete”.
Sot, ai është në kërkim të domethënies, të një gjuhe të re shprehëse. Ndoshta, gjuha e dashurisë është e vetmja që i jep kuptimësinë. Por, pikëpyetja mbetet se si të përballohet me të ardhmen, ndërsa kujtimet e së kaluarës dhe dhuna e pësuar e vënë në siklet dhe i shfaqen gjithnjë prezente. Ai nuk zbehet, nuk largohet. E ardhmja e tij do të jetë e mbarsur nga ato fakte të trishtueshme, nga ku lypet shumë forcë dhe
guxim për të përballuar të nesërmen. Mbi supet e tij ai ka sjellë “frikë dhe guxim deri më tani”. Dhe gjithçka bëhet paqartësi, kur jeta ndjehet si një “frymë ere”. Madje, edhe sakrifica për liri, edhe dashuria për Dheun e vet që “harron të mbijetuarit”, merr shije tërësisht të hidhur.
Vargjet gjeniale të Jeton Kelmendit janë brilante në poezitë “Në cilin stacion zbret fati, Në cilin yll është fati ynë, Gjithçka shkon larg, Në shtëpinë e shpirtit”, të
cilat,së bashku, ato formojnë një mozaik të shumtë ngjyrash.
Poezia për Jeton kelmendin nuk është vetëm një mënyrë për të shprehur veten aq sa
streha e tij. Dhe, në këtë koleksion edhe ai shpreh përvojën e tij të jetës në një kohë të gjatë muaj që kanë parë përhapjen e Covid e krijoni vetminë dhe vdekjen:
Por në çfarë kohe për çfarë makthi jemi përballur nga “Ne jetojmë këto ditë jashtë kohës”
Tema dhe përvoja të shumta trajtohen, duke rrëfyer emocionet e përshkruara me
goditje me furça, herë pas here, me ngjyra të forta. Jeton kelmendi është një njeri i kulturuar plot kuriozitetet që e shtyjnë të analizojë të ndryshme
aspektet njerëzore ndoshta edhe të zakonshme përvojat, pasionet dhe përvojat dhe e bën këtë në aq i lartë sa t’i bëjë ato universale.
Dr Saverio Sinopoli
Kryetari i Shoqatës Kulturore Pablo Neruda.

Gjeniale vargjet e Jeton Kelmendit tek poezitë brilante “Në cilin stacion zbret fati, Në cilin yll është fati ynë, Gjithçka ikën larg, Në brendinë e shpirtit..,”etj, të cilat së bashku formojnë një mozaik të mahnitshëm ngjyrash.
Poezia për Jeton kelmendin nuk është vetëm një mënyrë për të shprehur veten si qenie e tij. Përkundrazi , në këtë përmbledhje ai shpreh edhe përvojën e jetës së një kohe të gjatë bashkëjetese me Kovid, nga ku solli vetmi të madhe dhe vdekje njerëzore:
Hej zot, çfarë kohe, Cilin makth Kemi përballë?
-shkëputur nga “Ne jetojmë këto ditë jashtë kohës”.
Shumë dimensionale temat e trajtuara, eksperiencat e rrëfyera, emocionet e përshkruara përmes një finese të hollë dhe herë pas here, me ngjyra të forta. Jeton Kelmendi është një njeri i kulturuar plot kuriozitetet,që arrin të analizojë ndryshe aspektet njerëzore, madje edhe përvoja të zakonshme përditore pasioneshdhe jetesash, nga ku i bën me një cilësi aq të lartë sa arrin t’ì bëjë universale.
Dr Saverio Sinopoli
President i Shoqatës Kulturore P. Neruda

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here