Engjell I. Berisha boton monografine e veprimtarisë humanitare bamirëse “Nënë Tereza” në Zvicër

0
787

Doli nga shtypi monografia e veprimtarisë humanitare bamirëse “Nënë Tereza” në Zvicër

Aktivitetet 30 vjeçare të SHHB “Nënë Tereza” në Zvicër janë përmbledhur në një libër, me autor Engjëll I. Berisha, në Shtëpinë Botues IWA Bogdani.

Janë qindra dokumente dhe statistika që përshkruajnë aktivitetin e shoqatës me seli në Luzern të Zvicrës, e që dokumentojnë humanizmin dhe vullnetin e mërgatës e cila ndau gjithçka për popullin e saj, por jo vetëm kaq, kjo shoqatë ashtu sikur e ka në platformën e saj, vazhdon me ndihma kudo në botë sipas frymëzimit që e la vetë Nënë Tereza.

Përshkrimi biografik i veprimtarëve në mërgatë, është gati i tëri veprimtari humanitare, ngase që të gjithë sapo janë vendosur në shtete që kanë përfituar strehim e punë, janë kujdesur ndaj familjeve të tyre, dhe ndaj të afërmve, duke mbijetuar kohëra të liga sikur se dihet kur mungonte ushqimi, medikamentet e nevoja tjera jetësore.

Në Zvicër kanë gjetur strehim e punë qindra mijëra punëtorë shqiptarë, e që sot kanë krijuar biznese, ndërsa fëmijët e tyre janë shkolluar deri në nivelet më të larta dhe e krijojnë gjeneratën e artë me qasje në jetën integruese në barabarësi me popujt tjerë.

Shoqata Humanitare Bamirëse “Nënë Tereza” në Zvicër themelohet në vitin 1990, degë e asaj në Kosovë dhe kryen shërbime prej mbledhjes së ndihmave që i dërgojnë në Kosovë, por edhe angazhime tjera kulturore e arsimore me anëtarësi të gjerë.

Arkivi i kësaj shoqate përmban material që shënojnë kujtesën historike të individëve e masës së gjerë nëpër të gjitha qytetet e Zvicrës, në bashkëpunim me shoqatat humanitare me këtë dedikim, duke  bashkëpunuar ato në Austri, Gjermani dhe gjithnjë asaj në Kosovë.

Vitet e luftës, 1998/99 marrin hapësirën më të madhe të ngjarjeve e përcjelljen e ndihmave aty ishin të strehuar të përndjekurit nga lufta, ku secili mërgimtarë në Zvicër është pjesë aktive me dhurime, e me mbledhje të ndihmave që shkonin në Ulqin, Maqedoni, e Shqipëri aty ku prisnin mijëra refugjatë të ikur nga rreziku i luftës.

E ndarë në tri pjesë, para luftës, gjatë saj dhe pas luftës, dokumentohet dhe ruhet aktiviteti dhe vullneti i mërgatës me emrin emblemës së humanizmit botërorë Nënë Terezës, që motivon dhe krijon njerëz me zemër humane, ngase bota gjithnjë ka nevojë për njerëz të tillë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here