Poezi nga Besim Perjuci

0
92

Besim Perjuci         

Shënime për autorin

Besim Perjuci u lind më 7 dhjetor 1946, në Gjakovë, rrëzë Çabratit  krenar, në një familje punëtore qytetare, me një traditë të lashtë në punimin e qeleshës shqiptare.

-Më 1948, familja Perjuci shpërngulet në Pejë, për shkak të zejës që ush- tronte babai i tij;

-Më 1961/62 e kreu tetëvjeçarën;

-Më 1067/68 e kreu Gjimnazin “Bedri Pejani”/”dikur 11 Maji”/dhe po

këte vit ia mësyen Universitetit të Beogradit – Fakulteti i Mjekësisë, por dështon në provimin pranues;

– Më1969/70, diplomon në SHLP”Barjam Curri” në Gjakovë-Dega Gjuhë Shqipe dhe Letërsi.

  Kariera profesionale:

– Më 1970 punësohet në Shkollën e Mesme të Nxënësve në Ekonomi”Shaban Spahija”/në cilësinë e Arsimtarit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Dhe po këte vit pranohet në Shkollën fillore “Vaso Pashë Shkodrani”/ish M.Popoviq”/në Pejë;

– Më 1976 kalonë në Konferencën Komunale të LSPP të Pejës dhe kryen punët dhe detyrat e Referentit Administrativ dhe të përkthyesit;

– Më 1990 për shkak të pikëpamjeve politike, mospajtimeve dhe mospranimit për t’u anëtarësuar në Partinë Socialiste Serbe, largohet nga KK e LSPP dhe LKJ;

– Më 1990/91 punësohet në Shkollën Speciale me të Parë të Dobët dhe të Verbër”Xheladin Deda”, në Pejë;

– Më 1992 punësohet në NTP”AGRO” deri në vitin 1993, kur vdes pronari dhe falimenton NTP;

Gjatë viteve 1993/94/95 dhe 6 muaj të v.1996, është jashtë çdo procesi zhvillinor/I papunë/;

-Më 1996 kthehet përsëri në SHFM”Vaso P.Shkodrani” deri në pensionim, më 2011.

Statusi familjar:

– I martuar/1976/, ka bashkëshortën dhe pesë fëmijë. Jeton në Pejë.

Statusi politik:

– Më 1990 anëtarësohet në LDK-pa ndryshuar deri më sot.

Gjatë karierës së tij ka ushtruar edhe këto punë dhe detyra shoqërore:

– Më 1978-1982 Delegat në Kuvendin e KSA të Kosovës;

– Më 1988-1992 Delegat në Kuvendin Komunal –Pejë;

– Më 1976-1980 Anëtar i Kryesisë së Auto-shkollës”M.Popoviq”në Pejë;

– Më 1978 Anëtar i Kryesisë së KF”Buduçnosti”/Tash KF”Besa”/-Pejë –dy mandate;

– Më 1082 Anëtar i Kryesisë së LOKF_së-Pejë, /një mandat 1 vjeçar Kryetar i saj/;

– Më 1986 – 1990 Kryetar i Kuvendit të BVI-së për Arsim të KSA të Kosovës/deri në

suprimimin dhe suspendimin e Kushtetutës së KSA të Kosovës dhe organeve të saja;

– Më 1990/91 Anëtar i LASH-it-Dega në Pejë, i deleguar nga SHSPDV”Xh.Deda”Pejë;

Nga viti 1976 -1990

  • Kryetar i Kuvendit të BVI-së për Arsim-Pejë;
  • Kryetar i Komisionit për ndarjen e kredive studentore në Pejë, dy mandate;
  • Kryetar i Kuvendit të BVI-së për punësim-Pejë;
  • Kryetar i Kuvendit të BVI-së për banim –Pejë;

– Më 1986-1990 Kryetar i SHKA “Ramiz Sadiku” –Pejë, në kuadër të së cilës vepronte edhe Ansambli “Rugova”;

Aktivitetet:

– Më 1968/69 Anëtar i Grupit dramatic pranë SHLP-së në Gjakovë/Drama”Cuca e maleve”;

– Më 1969/70 Anëtar i Teatrit Gjysmëprofesional”Emin Duraku”në Gjakovë/”Armiku i popullit”/;

-Më 1971/73 Anëtar i Teatrit” Istref Begolli’/ish “M.Popoviq”/drama”Njerëzit me shpresa të thyera/;

– Më 1970-1976 Udhëheqës i Grupit letrar”Bulëzat e Karagaçit”;

– Anëtar i Shoqatës së Krijuesve Letrar në Pejë

– Bashkëpunëtor i gazetave:”Bota sot”, “Shkëndija”,”Fjala e lirë”/Angli/ dhe i revistave për fëmijë:”Pionieri”, “Zog Mëngjesi”,”Mollëkuqja”;

– Më 2004 Trajner i Programit”Mendimi Kritik i Lexim Shkrimit”;

– Më 2009 Anëtar dhe Sekretar i Shoqatës së Veteranëve të Arsimit në Pejë.

 

Botimet:

Ka botuar përmbledhjen me poezi e prozë:

1.Klithjet e moshave të mia, prozë e poezi, Dukagjin, Pejë 2008

1.Për kohën që na kushtoi… poemë 2021.

2.Nga kujtesa…  poezi 2021.

3.Mendime për vepra që jetojnë, Vështrime letrare 2021

Kontributet:

Nga viti 2004/2011 ka ligjëruar Programin”Mendimi Kritik i Lexim Shkrimit” për mësimdhënës të niveleve të ndryshëm;

-Më 2009/2011 ka ligjëruar për mësimdhënësit e SHFM”V.P.Sh.nga Gjuhësia:Ndajshtimi, parafjalët, lidhëzat, pjesëzat dhe pasthirrmat.

Mirënjohjet, lavdat dhe shpërblimet i ka të shumta dhe nuk i kanë munguar asnjëherë.

NË ECJE TË KËSAJ DITE

  /Të dashurës sime ëmë/

 

Në ecje të kësaj dite

Në ferk të agimit, në Ditën e luleve

Më preku kujtesa e përkdhelur me gjuhën e durimit

Dhe, përpara më doli Portreti yt – sihariq i gëzimit.

 

Me dinjitet e përshëndeta xhanin tënd aq shumë të lodhur

E intimën e shpirtit e frenova me lotin kristal të ftohur.

Dashurinë e pelegrinuar pa përsëritje

Si dje, si sot, si nesër si gjithmonë në kohë

E shtresova n’ornament të përditshmërisë në pritje.

 

Në ecje të kësaj dite

Me aromë lulesh e urtësi perëndie

Të përshëndeta NËNË me fjalë të mbëltuara

N’kujtim t’portretit tënd me mallin e ëndrrave të fshehura,

Ashtu si dikur motit;

Gatitu pranë teje qëndrova.

 

Zonjës mendjendritur ylberit të dritës

Borxhi im i shpirtëzuar n’qetësi

Në minutën e heshtjes

Edhe lulet folën me nektarin e ditës

Për mua je hyjneshë që mrekulloje

gjithandej gëzimin tonë të jetës.

 

Me yjesytë e tu edhe sot ndriçon ditën e vrarë

Që t’mos e prishë trajektorën e nisur të jetës

Kurse barren e lodhur të skamjes

e mbërtheje përmbrenda teje zjarr.

 

Vetminë herët ta shortuan fatet e trazuara

E mbi shpatulla të rëndonin fjalët boshe…

Me përralla të perënduara.

 

Atëbotë kur dhimbshëm rrugtonin vlerat e sosura të njerëzimit

Goditjet bishore përherë deshën ta rrënonin krenarinë

Për ta sosur deri në palcë kohën e re të frymëzimit.

 

Tashti,

Çdo ditë e dëgjoj në mendjen time

Zërin e vetëm të fjalës së thinjur-

Që më thotë:- “shko biro drejt gurrës së shpirtit

Dhe merr mendjen me vete…patjetër!

Përuro pranverat e çelura me beharin e rinisë

Sepse kohët e shëmbura stuhive të mëdha

Duhet kthyer në ideale të larta n’marshim të ardhmërisë”

 

Dhe unë përsëri e gjithmonshëm

Mbeta gjaku yt pas teje në ecje

Për ta bërë këngën me timbrin e përjetësisë.

 

                                                                            Vjeshtë e vonshme 2001

 

FJALË NË VARGJE ZOGUT QË ZBRITI

BJESHKËN –AZEMSHKRELÇE

/Në përvjetorin e kujtesës së madhe, shkrimtarit e poetit, eseistit e dramaturgut, njeriut dhe intelektualit – Azem Shkrelit në mos-harresë/

 

Pa zbritur mirë rrafshit…me vete

Mbaje aromën e rrëshirës së pishakut plak,

Dhe doje t’na tregoje për pishën

Dhe aromëpishën e gjakut,

Që e mbolli malsorçe babagjyshi-në lindjen tënde.

Me puhinë e freskët të bjeshkës

Solle tamlin e rreshkët të tbaneve,

Për ta ruajtur ëndrrën, mbështjellë me Kujtimin

E dhimbjeve tona. Për t’i lexuar kohët

E agimeve të bleruara

Në Fushën e Madhe të Dardanisë dhe…

Para se t’i ngjiteshe qiellit,

Shpirti yt në heshtje i foli

Këngët për shkrepat me thepa

E bjeshkëshpatijet me jehona të motnuara,

Si rreze e zemrës që digjeshin ballit tënd Bjeshkë

Dhe i recitoje migjeniane si të pakënduara.

 

Pastaj edhe këngët për pranverat e vonshme,

I mbërtheje në /vet/vete për të shpërthyer aty

Ku nise dashurinë e parë shkollore.

Këndove së bashku me bjeshkën e gjyshit

E me dashurinë e tingujve të mëndafsht

Të lahutës së lahutarit të moçëm… shkrove

Vargje e poezi për shallqefinin e stërgjyshit,

Bëre dashuri tbaneve me syrin pishë

Fyelli yt…

Edhe sot këngën s’e pushon

Ta dish!…

 

E kur ujëakulli lëvizi bjeshkës,

Bashkë me freskun agimor

E fillove këngën e jetës,

Nëpër trungun e moçëm,

Pa iu tremb harrimit,

Fryma jote malsorçe,

Përkundi shpresën,

Stoikën, qëndresën…

 

Ti s’e ndryshove kurrë vetveten,

Rrënjën e padukshme të pishës që…

Gjyshi e mbolli, e…

Për ta sjellë me gjeografinë e lashtësisë

Bashkë me gjymtyrët e Rugovës kreshnike

T’ua tregosh pasardhësve më vonë,

Se sa e pastër peshon…kjo rrënja jonë!

 

Lumin e Bardhë ndër duar e peshoje,

Që jeta të rrjedhë n’shefi* të brigjeve tona.

Ti përherë e ruaje, e doje

Edhe këngën e hershme të burrit.

Në relievin e shpirtit zemra jote e madhe,

Rrahu shkrepave, grykave, honeve,

Brenda kalakullave të gurit…

 

Prometheun kurrë s’e kam parë-

Dritën magji…

Nga ti e kam marrë:

“Gjaku im që nuk shterët.”

 

Me plagën e mallit dhe mallin e fjalës shqip

Ti peizazh i gjallë i urtësisë,

Në distanca kohore,

Nën tingujt e kujtesës,

Mbaje Kohën e Re dhe bukurinë e jetës.

 

Ti ishe dhe mbete ushqim

I kësaj toke të etur,

Ti ndërtove kulla të reja,

Me fjalën Azemshkrelçe,

Mbi plagët e Dheut shkëmbmalsorçe.

Po e përsërisë, –

Nga ti e kam marrë:

“Gjaku im që nuk shterët”.

                                                                    Rugovë, 2016

 

  • Shefi – kufi

 

E PASHË FËMIJËRINË TIME

 

Erdha rrëzë teje ta shoh lindjen e diellit

Çabratin tim krenar

Bregun e lashtë të perjucëve me qiparisa drejt qiellit

Kujtimet e humbura paksa t’i ngjallë.

 

Aty mësova ecjen si zogu krahnjomë

Këngën zhurmonjëse të Krenës së pagjumë

Aty ku të rinjtë freskojnë dhe me afsh dashurojnë

Aty dua të përkundem me ëndrrën time mbi lumë.

 

Erdha pranë teje bregu im i lindjes

Vargjet e zhuritura zemrës

Si vullkan t’i nxjerrë

E t’i brazdojë ëmbël larg dhimbjes

Tejpërtej vajin e dikurshëm ta hedhë

Fragmente fëmijërie

agut të mëngjestë të mbledhë.

 

Pejë, 2012

 

URA E VJETËR /Ura e vjetër e Gurit/

Ndër ty e mbi ty në rrjedhë lëvizën uji, njeriu, kafsha

Me ty e në ty matej pesha e kohës së shkuar,

Gurët e gdhendur me mjeshtri sfidojnë moshat e një historie

Që rrinë të heshtura në harkun e syrit të madh të gurit të latuar.

 

Aty skaj teje bujtina e spahijve

Vërvonte me shitësit e rrushit të Rahovecit

Ti u bëje strehimin dhe sehirin e fundit të natës.

 

Mëtutje rri gdhendur me arkitekturë të lashtësisë

Hani i Abdullahagës së Berishajve të Jarinës

Bujtinë me ahure kuajsh harmëshor dhe kalldrëmin turk

Përbri Shatërvanit ngjit me xhami të xhumave të mëdha

Pritte musafirët në Odën e madhe të mendësisë që vinin

Nga Podrimja e vreshtave të verës e rakisë.

 

Harqet e dikurshme dhe ato të mbetura

Nën e lugjet e thelluara të qemerëve ku akoma dëgjohet

Cicërrima e ëmbël e dallëndysheve shtegtare

Ku freskohen hala sot me ujin e Lumbardhit të Bjeshkës alpike

Myshqet dhe likenët poashtu kanë bërë simbiozë jetese

E mrizojnë me avujt që ngrihen çdo ditënatë

Me ujë qelibari të Shatërvanit të bilurtë.

 

Të thelluarat e rrotave mbi ty kanë mbetur gjurmë

Të ardhje – shkuarjeve të shumta.

Edhe ato rrëfimin e kanë shumë të hershëm për faqe historie.

Sa qerre me kuaj, qejze e pajtonesh rrahen mbi ty dhe

Vajin e dhimbjeve ta lën për kujtesë të brezave.

 

Tagrambledhësit e savaneve të një kohe jetime

Deshën ta ngatërrojnë dhe ndërrojnë strukturën tënde

Emrin e lashtësisë, skeletin tënd të fortë

Deshën ta sosin hiçeve

 

Me fyerje-sharje dhe plumba hibrid përmbysjeve të kurdisura

T’i rënduan edhe shekujt e mbijetesës,

Mos harro, se…

Mbi ty artin arkitektural të origjinës

E goditën me inkuizicion  dhe e zhvatën mosmëkeq

Me pije, drogë e injorancë bishore

Me dridhje, frikë e tmerre emrin “URA E VJETËR”

Ta satanizuan e sllavo-ortodokçe ta thanë:

Kafana : “Kod starog mosta.”

Që ti kurrë s’e pranove

Katallanët me qoftëlargëtin shkofshin në pakthim.

Pejë, 1999

 

Përse të “Nemuna”                 

Përtej ëndrrës – mrekulli,

Shohim peisazhe të përdielluara,

Vetë parajsa, lartësuar n’Ikonë.

Qëndrojnë Bjeshkët e bekuara.

 

Alpe t’lashta-fole shqipesh

për lakmi që i ka bota,

Janë hyjnore sa vetë toka,

Geni jonë frymon aty,

Rugovë, Plavë e Guci

Gjithandej në/për/ Shqipëri.

 

Hëna nëpër këto bjeshkë

Shetitjen e ka me Dritë,

Edhe në vjeshtë ,

Kur moti mërmëritë.

 

Bjeshkë me ujë shumë,

Lugina e kroje…u im -rah ka e Plisi

elluara.

Me burime t’pafund.

 

Legjendat për zana e shtojzovalle,

Ngjizen në Poemën e madhe,

Për t’u kënduar me frymëzim,

Në Lahutën fishtiane.

 

Bjeshkë të bukura me specie të rralla,

Me borë e pyje,

Me shumë ujëvara.

 

Bankë e genit tonë

Ku flitet gjuha gege

Farë e racës sonë.

 

Përbindshi sllav e shumë të tillë

Të këtij lloji…

Sa herë synoi këto bjeshkë gegnije

Përçartur i quajti me nofkën përbuzëse: “Prokletije!”.

 

E vërteta për bjeshkëkalanë

Të huajt për apetite gjeten belanë,

Thyen kokën anembanë

Në labirint të saj… dhe eshtrat lanë.

 

Si mund të pagëzohen … Pra këto?…

Me nofkën : –

“Të Nemuna”,

“Të Nemura”,

“Të Namuna”!?…

Aty ku shqiponjat lirshëm fluturojnë

Aty ku kënga e lahutarit

Bjeshkëve të perëndishme…përcjellet me jehonë

Grykës Rugovës, Lumbardhit tonë?

 

E kanë hak dashurinë tonë

Poeti e lahutari me vargje e himne

i himnizojnë.

Dhunti e hyjnorës, kjo bota jonë.

 

Hë pra…Miku im –

– “Si bën të errën me Namë të bekuara

E të gdhihen të mallkuara?!”

 

20.3.2020/Në kohën e “Covid-19/

 

FRYMËZIM RASTI

 

E kam për dëshirë të ecë  shtigjeve

atje tej, ku hijet e kujtesës

endën peizazhit në shëtitje

Grykave e honeve ku mbesin me jehonë malli

Në thellësi të bjeshkëve

Ku pamjet me bukuri lozonjare

shndërrohen në frymëzim rasti.

 

Kënga e vjetër  do t’ma kujtojë

Simfoninë e gurgullimës së rrëkeve

Deri të Lumi i Madh i origjinës

Ku thëllohen bjeshkët e ndërtohen kanjonet

Përtej lashtësive.

Me mbetje pranë gaungurimës së lahutarit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here