Dimitris P. Kraniotis
Poezi të përzgjedhura. (Përkthim në shqip, përkthyer nga Jeton Kelmendi)
Biografia e Dimitris P. Kraniotis [Greqi]
Dimitris P. Kraniotis u lind në vitin 1966 në prefekturën e Larisës, në Greqinë qendrore, dhe është rritur në Stomio (Larisa). Ai ka studiuar Mjekësi në Universitetin Aristoteli të Selanikut dhe ka përfituar titullin Master i Shkencave (MSc) në Mjekësi nga Universiteti i Thesalisë (Greqi). Aktualisht jeton në Larisa (Greqi) dhe punon si mjek (specialist i mjekësisë së brendshme). Ai është autor i 11 librave poetikë të botuar në Greqi dhe jashtë saj. Gjithashtu është Kryeredaktor i një antologjie ndërkombëtare në gjuhën angleze (me 205 poetë nga 65 vende). Ka fituar çmime ndërkombëtare për poezinë e tij, e cila është përkthyer në 36 gjuhë dhe është botuar në antologji, libra dhe revista në shumë vende të botës. Është ftuar dhe ka marrë pjesë si poet i ftuar në Festivale Ndërkombëtare të Poezisë në mbarë botën. Është nderuar me titullin “Laureat i Letrave” nga organizata United Poets Laureate International (SHBA) dhe si “Poet i Vitit 2023” nga Festivali Ndërkombëtar i Poezisë Boao (Kinë).
Ai mban titullin Doktor i Letërsisë (Litt.D.), është Akademik në Itali, President Nderi i Kongresit Botëror të Poetëve (UPLI), President i Kongresit të 22-të Botëror të Poetëve (Greqi 2011), President i Shoqatës Botërore të Poetëve (WPS), Drejtor i Festivalit Mesdhetar të Poezisë (Larisa, Greqi), Kryetar i Komitetit të Shkrimtarëve për Paqen pranë PEN Greqisë, Ambasador i Lëvizjes “Poetas del Mundo” në Greqi, President i Dhomës Ndërkombëtare të Shkrimtarëve dhe Artistëve CIESART në Greqi, President i Komitetit Shkencor të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë në Naoussa (Greqi), Nënkryetar i Shoqatës Ndërkombëtare të Shkrimtarëve “IWA Bogdani”, Ambasador Universal i Paqes nga Rrethi Ndërkombëtar i Ambasadorëve të Paqes, dhe anëtar i Lëvizjes Botërore të Poezisë (WPM), Poetëve të Planetit (POP) dhe Organizatës Botërore të Shkrimtarëve (WOW).
Ai ka qenë gjithashtu Profesor në Departamentin e Infermierisë në Universitetin e Thesalisë (ish TEI i Larisës, Greqi).
Janusi
Lagjja jonë
është tashmë një ndërtesë banimi
Ashensori ngecur
mes penthausit
dhe qiellit
Dhe ne brenda
shtypur rehat
pa frymë
(dhe pa sinjal
në celularin tonë)
Në prag të një arratie
nga “savoir vivre”-i
gati prej kohësh
për aventurat
(kur vallë u dashuruam
në të vërtetë?)
Në majë
të hapave të pezulluar
në bodrumin
e gjysmë-dilemat e Janusit
Ode heroit të paqes
U lind një herë
për një mijë revolucione
vdiqe një herë
me një mijë ringjallje
Ndriçove ideale të përjetshme
në gjokse plot ëndrra
fryve fjalët e poetëve
në erëra të harmonizuara
U plagose nga plagë pa fytyrë
dhe i fshikullove padrejtësitë
luftove për liri
dhe fitove për paqen
Minus një
E tërhoqa tokën
të na mbulonte
në rast se sonte veshim
fjalët çarmatosëse dhe pa gjak
që i pështymë dje
si fara
Por mos m’u përgjigj me ngut
prit radhën tënde
në vijë
po pres përgjigje
nga ti dhe nga unë
përsëri e përsëri
Deri dje
deri në të sigurtën dhe të papriturën
-1 të ashensorit
bodrumi pafund
dhe pamëshirshëm me zemërim
(cilën logjikë e mora me qira
nga imagjinata ime sonte?)
Por nuk dua që balta
të fermentojë trupat tanë
duke mbushur me minus një të nesërmen
rrënjët e luleve lotus dhe miteve
Poema e kuqe
E lyeva me të kuqe
qiellin
ditët që humba veten
dhe mohoja veten
qesha pa arsye
i jetova ato
E lyeva me të kuqe
ujin
u mbyta në lot
dhe shpëtova veten
duke harruar fajin tim
e mashtrua veten
E lyeva me të kuqe
këtë poemë
me fjalë fshiva veten
dhe e ringjalla veten
duke shkruar me gjak
u hakmora ndaj vetes
Vizitorët e zemrës sonë
Një bisedë e çuditshme
me një veshje prej guri
qëndron kërcënuese pezull
në çdo hap tonin
pika të ftohta mirësjelljeje
na djegin frymën
A pushoi shpresa
së vizituari zemrën tonë?
Bora sot
nuk është e bardhë
është pa ngjyrë
si irisi i syve tanë
si mirëmëngjesi
që nuk del nga buzët tona
A pushoi dashuria
së vizituari zemrën tonë?
Një poster i shqyer
në vorbullën e erës
çdo fjalë e jona
gurëz të kaltër
të fundosur në blunë e detit
ëndrrat tona
A pushoi poezia
së vizituari zemrën tonë?