Number of visitors on page:

N/A

Giuseppina Irene Groccia, Itali

Page Visitors:

N/A

Shqipëroi Anila Dahriu

Giuseppina Irene Groccia ose emri në art “GiGro” u lind në Calopezzati në provincën e Kozencës, Itali. Aktualisht jeton dhe punon në Mirto Crosia (CS). I afrohet artit duke ndjekur një rrugë studimesh laboratorike, ku thellon teknikat të ndryshme  piktoreske. Formacioni i saj tregon ndikime të theksuara nga kërkimet bashkëkohore. E tjerr krijimin e vet artistik si një mjet për reflektimin e vetvetes. Dimensioni introspektiv merr formë kështu në gjuhët e saja të ndryshme shprehëse si piktura, arti dixhital dhe fotografia, kjo e bën “GiGro” një artiste eklektike të aftë për të krijuar një “transferim” emocional midis emocioneve të veta, të përkthyer në mendime vizuale dhe perceptimit të ndjeshëm e frytëdhënës. Ka merita në ekspozita të shumta kombëtare dhe ndërkombëtare. Dy nga veprat e saja.” Identiteti i të menduarit” dhe”Psherëtimë”,janë pjesë e koleksionit të përhershëm të Paris Garden në Zyrat Halkin – LONDËR Vepra “Muret” është e pranishme në “Koleksionin e Përhershëm të Artit Bashkëkohor” në Qendrën Kulturore “La Riseria” në Novara. Vepra “BlurManequin” është blerë nga qyteti CASAGIOVE (CASERTA), për koleksionin e fondit artistik komunal. Shumë prej veprave të saja janë pjesë e koleksioneve private në Itali, Angli, Illinois, Florida, Louisiana, Kanada, Arkansas dhe Melburn (Australi). Të gjitha shitjet e veprave janë të kuruara nga galeria kryesore e artit në internet ‘Saatchi Art’ me qendër në Los Angeles. Në vitin 2022 botoi MENTE OCCHI CUORE, librin e saj të parë fotografik që mbledh një përzgjedhje të kujdesshme të veprave të saja dhe ku kompletohet mes fjalëve dhe imazheve dhe bëhet historia e saj. E freskët nga shtypi, në shkurt 2023, është vepra e saj e dytë editoriale “LENS VIZIONS”. Faqe e vogël dhe e çmuar kushtuar një rruge eksperimentimi të pikturës njëngjyrëshe të zezë në artin fotografik me “perla të vogla” tekstuale brenda. Artiste dhe komunikuese entuziaste e botës së artit bashkëkohor, është autore e blogut “L’ArteCheMiPiace” dhe e revistës “ContempoArte” ku publikon periodikisht artikuj, intervista dhe projekte kushtuar artit dhe kulturës. Si Redaktore, ka redaktuar projektin e revistës së artit XartMagazine. Bashkëpunon me blogun Art&Investments dhe me revistën mujore ExitUrbanMagazine.

Faqja e internetit www.gigroart.com

1-

Fundosi kthetrat e tua
midis shtresave delikate të shpirtit …
ti, që ende më rrëmben frymën.

 

2-

Më pëlqen përher
të mendoj,
të gjëndem njëkohësisht
në dy vende të ndryshme
këtu …
dhe, ku, më “përciell ti”.

3-

Më kërko
Të  mbyllur
në emocione…
të thurur në fjalë.
me gjej shpirtin të
çliruar
nga çdo ligj.

4-

Dhe, rishtazi  vendosa pak buzëkuq
për të anashkaluar në këtë xhungël
Asgjë të çmuar,
një mburojë dylli
mes meje dhe të vërtetave të pafundme
të një pasqyre,
Është një humbje shumëngjyrëshe
këtu midis mureve të zemrës.

5-

Një horizont ekstrem që zbardh
zë nuk pipëtin,
madje as hapat nuk ndihen,
Me shpier atje,
mes hapësirave të buta të qiellit,
Si një mirazh drithërues
në prag të një pritjeje…
Për t’u takuar sërish me detin
sepse, aty ,na pret
Të ëndërrojmë njëri-tjetrin.

6-

Gjurmët e valëve në muzg
përciellin  lutjet e  kohës
Është koha e perëndimit të diellit
avash, avash dhe memec,
Ata, që përgatisin heshtjenµ
të besojnë tek fati,
Me mundësinë të kthehen
dhe të rrëfejnë vetveten
nën strehën e një përqafimi.

Për të këqyrur konturet e qiellit
Teksa nëpër lutjet banojnë  yjet.
dhe horizonti dhuron jehonën e melankolisë.

Do të shkojnë të pushojnë në fund të detit
Atje ,ku zhytet  edhe dielli i heshtur.

8-

Të largëta janë  ditët
ndërsa hapëm zemrat tona
për të numëruar plagët e bëra,
Tashmë e humbur është magjia,
mes lumenjwve të rinjë për t’u eksploruar
është një daulle e shurdhët.
kjo rrahje zemre që nuk mund të heshtë.
rëket e kripura rrjedhin mbi shtretër
dikur fole përkëdheljesh.
Ja ku jam, spektatore e heshtur
tw turbullimeve të mia melankolike.
Aty ku mbarojnë kufijtë e mi,
mbërrijnë shkëputjet
e pavetëdijshëme dhe robinë,
unë korr frytet e brishtësisë sime.
Në pasqyrën refleks të çdo shpirti
kërkojmë dhe gjejmë
një shëmbëllim për të përkëdhelur
një  frymim ë njohur…
dhe,më vonë  e lëmë të iki.

9—

Zërat e thellshme
Atje, në gjysmën tjetër
të shpirtit tim,
tek frymojnë heshtjet
si pluhuri
për të gdhendur ëndrrat..
për të skalitur premtime të kota
tek përfundojnë duke të hutuar
në buzë të një pafundësie
duke u  zhdukur më në fund
në copëza të vogla.

10—

Ndodh gjithcka
në një kohë  pezull
madje edhe shërimi
nga kujtime të gabuara…
Duke përtypur
nën zë,
të pakuptueshme
zinxhirët e dashurisë…
pa asnjë  brazdë.

pa asnjë qëllim
Ishte thjesht një trill.
për të çmuar momentet.

 

11—

Nuk gjendet asnjë  vend para reve…
Lërmë të gëlltisë qiellin

KËTU…
në një koncert të pafund humoresh.
Më lejo t’i shkruaj të gjitha mbi gojën e twnde,
një mijë shënime të vogla
të shpërndara mes buzwe tw tua.

Për t’i rigjetur përsëri,
sëbashku në një mijë udhëtime të tjera .

Art by Giuseppina Irene Groccia

Poezi  shkëputur nga libri Mendja, Sytë dhe Zemra nga Giuseppina Irene Groccia

Giuseppina Irene Groccia krijon dhe kompozon këtë libër duke ndjerë nevojën për të shprehur shpirtin e saj artistik duke thyer barrierat dhe duke lidhur drejtpërdrejt fjalën, imazhin, mendimin krijues.

Shkruan Alessandro Binotti, President dhe Drejtor Artistik i qendrës kulturore La Riseria në Novara  i cili është autori i hyrjes së librit “Mente, Occhi, Cuore.”

Të kesh në duar 52 faqet e këtij libri ishte një kënaqësi e madhe, madje dhe fizike, sepse është një xhevahir i vërtetë që duket se është krijuar nga një zonjë e fundit të Rilindjes.

“Mendja, sytë, zemra”, d.m.th. inteligjenca dhe kultura, vështrimi mbi botën, ndjenjat, emocionet, pra njeriu në tërësinë e vet, janë një qasje ndaj sublimes së jetës, në të vërtetë, siç vëren Alessandro Binotti, “Një intimitet dhe aq pasionante. Rrugëtim që autoria e vë në skenë me mjeshtëri absolute por edhe me hijësi e elegancë e natyrshmëri spontane”.

Binotti përdor fjalën skenë, dhe është e vërtetë, libri shpaloset si sekuenca kinematografike dhe kap dhe përfshin sepse Giuseppina nuk ka anashkaluar asgjë dhe “efektet” nuk janë vetëm momente teknike, por “instalime” të vërteta për të organizuar një spetakël që ka aftësinë për të përcjellë mesazhe të bukurisë, poezisë, dashurisë.

Sensualiteti i imazheve është i një ëmbëlsie të pafundme; ato janë fytyra, buzë, flokë, lëvizje që ndezin shpirtin me shije dhe çojnë në konsiderata butësie, ajo butësi që në shënimet e Giuseppinës bëhet prekje simfonie: “Jemi të kufizuar / në ngrohtësinë e mureve / të ndaluar / në një univers të izoluar / dhe i zbritur / nga ditët e qarta të jetës”.

Është vetëm një shembull për të kuptuar se jemi “të zbritur në çdo moment të jetës/ku gjej orët e mia”.

Me pak fjalë, hyrja në këtë libër është si të hysh në një magji situatash që shfaqen dhe ikin larg për të ndjekur ëndrrat që hapen me çdo imazh, me çdo fjalë. Nuk është rastësi që autoria bën një thirrje urdhëruese: “Më kërko / i mbyllur / në emocione / fjalë të bëra … / gjeje shpirtin tim / të çliruar / nga çdo ligj”.

Emocione që i ndjeva si lëkundje, duke parë në përgjithësi një shqetësim që na bën të kuptojmë se sa shumë jetë ka pas saj, sa impulse nuk kanë marrë rrugën e duhur dhe janë mbytur në paqartësi.

Jam i sigurt se rruga e Giuseppinës është e hapur dhe e gjerë, siç thotë Piero Bargellini, dhe do ta shohim në vepra të tjera në plotësinë e saj, në ashpërsinë e saj stilistike, në dëshirën e saj të pangopur për të kapur misterin.

Po, me mendje, me sy dhe me zemër.

 Dante Maffia (shkrimtar, poet kandidat për premio Nobel)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

New Articles