{"id":1951,"date":"2020-06-30T20:46:24","date_gmt":"2020-06-30T20:46:24","guid":{"rendered":"http:\/\/www.iwabogdani.org\/?p=1951"},"modified":"2020-06-30T20:46:24","modified_gmt":"2020-06-30T20:46:24","slug":"libri-lirike-me-shi-i-azem-shkrelit-nga-petrit-palushi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.iwabogdani.org\/sq\/libri-lirike-me-shi-i-azem-shkrelit-nga-petrit-palushi\/","title":{"rendered":"LIBRI \u201cLIRIK\u00cb ME SHI\u201d, I AZEM SHKRELIT Nga Petrit Palushi"},"content":{"rendered":"<p><strong>LIBRI \u201cLIRIK\u00cb ME SHI\u201d, I AZEM SHKRELIT T.O<\/strong><\/p>\n<p><strong>Nga Petrit Palushi<\/strong><\/p>\n<p>kopertina e librit lirike me shiP\u00ebrmbledhja poetike \u201cLirik\u00eb me shi\u201d \u00ebsht\u00eb libri i parafundit i poetit t\u00eb njohur Azem Shkreli, botuar s\u00eb pari n\u00eb Prishtin\u00eb dhe ribotuar n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb vitit 1997. N\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmbledhje poetike \u00ebsht\u00eb ruajtur lirshm\u00ebria poetike e librave t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm, madje mund t\u00eb thuhet se kjo lirshm\u00ebri ka mb\u00ebrritur n\u00eb kuot\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb. Kjo vjen prej ve\u00e7antis\u00eb q\u00eb p\u00ebrmbante opusi poetik i Shkrelit, dhe jo vet\u00ebm n\u00eb librin \u201cLirik\u00eb me shi\u201d, por n\u00eb gjith\u00eb krijimtarin\u00eb e tij poetike t\u00eb m\u00ebparshme: mendimi aktivizohej lirsh\u00ebm brenda ndjenj\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebsisoj, poezia e Shkrelit, e menduar lirisht dhe shkruar profesionalisht, paraqitet si nj\u00eb nga ve\u00e7antit\u00eb n\u00eb poezin\u00eb moderne shqipe.<\/p>\n<p>P\u00ebr opusin poetik t\u00eb Shkrelit, form\u00ebsuar si shprehje e ndjeshm\u00ebris\u00eb s\u00eb lart\u00eb, mund t\u00eb thuhet se prej shenjt\u00ebris\u00eb poetike t\u00eb De Rad\u00ebs, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej t\u00eb paktave kap\u00ebrcime estetike n\u00eb poezin\u00eb shqipe, ku fjala mund t\u00eb shihet si obsesion, si fuqi kreative. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pamje, Shkreli (si\u00e7 do t\u00eb shprehej A. Podrimja: \u201c\u2026 njihet si fanatik i vargut, i latimit t\u00eb tij, i ritmit, i muzikalitetit tekstor, i ironis\u00eb q\u00eb shpesh na shfaqet n\u00eb sarkazm\u00eb. Me pak mundohet t\u00eb thot\u00eb shum\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb veti e krijuesve t\u00eb m\u00ebdhenj, t\u00eb cil\u00ebt din\u00eb p\u00ebrse shkruhet dhe artin e kuptojn\u00eb pun\u00eb mjesht\u00ebrore\u201d).<\/p>\n<p>Dy librat e par\u00eb me poezi t\u00eb Shkrelit, \u201cBulzat\u201d dhe \u201cEngjujt e rrug\u00ebve\u201d, qen\u00eb nj\u00eb paralajm\u00ebrim i ndjesh\u00ebm se n\u00eb poezin\u00eb shqipe po shfaqej nj\u00eb krijues me frym\u00ebn e vet t\u00eb m\u00ebvet\u00ebsishme poetike, sidomos n\u00eb dendurin\u00eb kuptimore dhe artistike si dhe n\u00eb p\u00ebrdorimin e gjuh\u00ebs. Nd\u00ebrsa, prej librit \u201cE di nj\u00eb fjal\u00eb prej guri\u201d (1969) e n\u00eb vazhdim, poezia e Shkrelit klimatizohet sistematikisht si e till\u00eb, dmth., ngrihet n\u00eb nj\u00eb kuot\u00eb t\u00eb till\u00eb cil\u00ebsore ku menj\u00ebher\u00eb mund t\u00eb hetohet ligj\u00ebrimi autentik dhe interpretimi poetik. Dhe, interpretimi poetik, merret n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, jo n\u00eb kuptimin e interpretimit t\u00eb nj\u00eb pjese artistike (psh. n\u00eb fush\u00ebn e teatrit), por n\u00eb mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb ofron vet\u00eb poezia p\u00ebr t\u2019u hetuar a p\u00ebr t\u2019u observuar nga k\u00ebnde t\u00eb ndyshme. Kjo rrjedh se mbresat q\u00eb rrjedhin nga leximi i tekstit jan\u00eb t\u00eb shumta. Por edhe p\u00ebr faktin se teksti p\u00ebrmban shum\u00eb gj\u00ebra: komunikimin e tejduksh\u00ebm artistik, pavar\u00ebsisht nga denduria e figuracionit, fjal\u00ebn q\u00eb form\u00ebsohet dhe paraqitet n\u00eb variacione, hap\u00ebsir\u00ebn poetike t\u00eb metaforizuar.<\/p>\n<p>Gjithsesi, poezia e tij \u00ebsht\u00eb prezantimi m\u00eb i ndjesh\u00ebm i nj\u00eb m\u00ebvet\u00ebsie estetike t\u00eb rrafshit t\u00eb ep\u00ebrm, \u00ebsht\u00eb lodrimi me fjal\u00ebn n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, si figur\u00eb dhe si mendim, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dremitje e \u00ebmb\u00ebl n\u00ebp\u00ebr metafora, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb kompozimi artistik i nj\u00eb jete t\u00eb plot\u00eb njer\u00ebzore, t\u00eb nj\u00eb jete me nj\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebri mungesash q\u00eb e trishtojn\u00eb dhe e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb vuaj\u00eb poetin. Do t\u2019ish e mjaft\u00eb vet\u00ebm ekzistenca e poezis\u00eb s\u00eb tij \u201cPara elegjis\u00eb\u201d, botuar mbi tri dekada m\u00eb her\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar se \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb antologjikja e nj\u00eb poezie, \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb fryma dhe harmonia poetike q\u00eb e mban t\u00eb gjall\u00eb at\u00eb dhe si mund t\u00eb funksionoj\u00eb nj\u00eb poezi si e t\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa u parashtrua m\u00eb sip\u00ebr, m\u00ebvet\u00ebsia estetike \u00ebsht\u00eb ve\u00e7antia m\u00eb dalluese e poezis\u00eb s\u00eb Shkrelit dhe nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb vihet re n\u00eb krejt poezin\u00eb e tij.<\/p>\n<p><img fetchpriority=\"high\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-3845 td-animation-stack-type0-1\" src=\"http:\/\/www.rugovapost.com\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/42AE9769-923C-4383-BD61-6EA5024BB042-226x300.jpeg\" sizes=\"(max-width: 226px) 100vw, 226px\" srcset=\"http:\/\/www.rugovapost.com\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/42AE9769-923C-4383-BD61-6EA5024BB042-226x300.jpeg 226w, http:\/\/www.rugovapost.com\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/42AE9769-923C-4383-BD61-6EA5024BB042-768x1020.jpeg 768w, http:\/\/www.rugovapost.com\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/42AE9769-923C-4383-BD61-6EA5024BB042-771x1024.jpeg 771w, http:\/\/www.rugovapost.com\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/42AE9769-923C-4383-BD61-6EA5024BB042-696x924.jpeg 696w, http:\/\/www.rugovapost.com\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/42AE9769-923C-4383-BD61-6EA5024BB042-1068x1418.jpeg 1068w, http:\/\/www.rugovapost.com\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/42AE9769-923C-4383-BD61-6EA5024BB042-316x420.jpeg 316w, http:\/\/www.rugovapost.com\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/42AE9769-923C-4383-BD61-6EA5024BB042.jpeg 1506w\" alt=\"\" width=\"226\" height=\"300\" \/><\/p>\n<p>Azem Shkreli<\/p>\n<p>Lirshm\u00ebria poetike<\/p>\n<p>N\u00eb librin \u201cLirik\u00eb me shi\u201d, sidomos n\u00eb poezit\u00eb: \u201cDrita e ndarjes\u201d, \u201cMad\u00ebrgon\u00eb e ferrit\u201d, \u201cHomazh\u201d, \u201c:Fytyra e dyt\u00eb e gj\u00ebrave\u201d, \u201cPsalm P\u00ebr Kosov\u00ebn\u201d, \u201cLirik\u00eb p\u00ebr lirin\u00eb\u201d, etj. krijohet nj\u00eb komunikim estetikisht i past\u00ebr dhe gjall\u00ebrohen nuanca t\u00eb shumta stilistiko \u2013 semantike. Nuancat e tilla i japin kompozimit artistik pranin\u00eb e ngjyrave q\u00eb nd\u00ebrrohen harmonish\u00ebm dhe krijojn\u00eb imazhe t\u00eb shumta vezulluese. Natyrisht, imazhet jan\u00eb vezulluese, por poeti realizon edhe portretin individual e kolektiv t\u00eb shqiptarit, ku, sipas poetit: \u201c Koh\u00eb e historishme sa her\u00eb na vonohet\u201d.<\/p>\n<p>E gjith\u00eb l\u00ebvizja poetike e librit \u201cLirik\u00eb me shi\u201d mund t\u00eb kundrohet leht\u00ebsisht. Duke qen\u00eb poezi e metaforifikuar, metaforifikimi s\u2019e ka penguar lirshm\u00ebrin\u00eb q\u00eb p\u00ebrmban n\u00eb vetvete poezia. Nd\u00ebrsa, kur themi se poezia e Shkrelit n\u00eb librin \u201cLirik\u00eb me shi\u201d, por jo vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr t\u00eb tij, ka mb\u00ebrritur n\u00eb kuot\u00ebn e lart\u00eb t\u00eb lirshm\u00ebris\u00eb, kjo ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me lirshm\u00ebrin\u00eb e vet\u00eb tekstit n\u00eb komunikim me lexuesin. Lirshm\u00ebria n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast vjen prej form\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb poezis\u00eb, t\u00eb harmonizimit t\u00eb mjeteve stilistikore, q\u00eb mund t\u00eb thuhet se p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb ansamb\u00ebl figurash, t\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimit poetik, t\u00eb fuqis\u00eb medituese, t\u00eb fuqis\u00eb shpreh\u00ebse, etj.<\/p>\n<p>Larmia e modelimeve poetike<\/p>\n<p>Poezia e Shkrelit modelohet p\u00ebrmes vargjeve t\u00eb \u00e7rregullta dhe ato t\u00eb rim\u00ebs. N\u00eb librin \u201cLirik\u00eb me shi\u201d, poezit\u00eb e modelimit t\u00eb par\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb librit, por n\u00eb t\u00eb dyja rastet, v\u00ebrehet p\u00ebrsosja e form\u00ebs ose tendenca p\u00ebr kah p\u00ebrsosja e vazhdueshme. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se konstrukti poetik i librit n\u00eb fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrpunuar dhe i latuar deri n\u00eb imt\u00ebsi. Si poezi q\u00eb vjen prej frym\u00ebs s\u00eb par\u00eb, si poezi e refleksit t\u00eb atyp\u00ebratysh\u00ebm, ajo shtresohet kryesisht brenda lirshm\u00ebris\u00eb poetike: harmonia e brendshme aktivizon ndjesh\u00ebm rim\u00ebn, ritmin, tensionin nd\u00ebrmjet vargjeve dhe i funksionalizon ato n\u00eb p\u00ebrshtatje me konstruktin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb poezis\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrsa i p\u00ebrket poezis\u00eb me varg t\u00eb \u00e7rregullt, p\u00ebrgjith\u00ebsisht vargu e p\u00ebson thyerjen dhe si\u00e7 \u00ebsht\u00eb v\u00ebrejtur m\u00eb heret nga kritika, vargu i par\u00eb shtrihet deri n\u00eb gjysm\u00ebn e vargut vijues. Rrjedhimisht, vargu i par\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb lloj shtrirje, gjen hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb mjaftueshme deri diku n\u00eb vargun vijues. Zhvendosja e vargjeve k\u00ebsisoj nuk kalon pa u v\u00ebn\u00eb re (vargu thyhet, por thyerjen e ndjek pas ritmi), mbasi ritmi i brendsh\u00ebm merr m\u00eb tep\u00ebr fuqi p\u00ebrmes k\u00ebtij nd\u00ebrtimi dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht e shton dendurin\u00eb e mendimit edhe n\u00eb vet\u00eb vargun. P\u00ebr k\u00ebto arsye, mund t\u00eb thuhet se poezia \u00ebsht\u00eb e nd\u00ebrtuar me vargje rrjedh\u00ebse. K\u00ebsisoj, e gjith\u00eb poezia p\u00ebfshihet n\u00eb rrjedhjen e plot\u00eb ose n\u00eb rrjedhjen pa ndalesa: vargu i par\u00eb montohet n\u00eb vargun vijues, e k\u00ebshtu me radh\u00eb, vargjet shpalosen nj\u00ebri pas tjetrit dhe n\u00eb lidhje t\u00eb ndjeshme nd\u00ebrmjet tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, poezit\u00eb q\u00eb p\u00ebrmbajn\u00eb vargje t\u00eb rim\u00ebs, ose poezit\u00eb q\u00eb u n\u00ebnshtrohen rregullave q\u00eb p\u00ebrmban vet\u00eb nd\u00ebrtimi i till\u00eb, mund t\u00eb thuhet se p\u00ebrmbajn\u00eb nj\u00eb \u00ebmb\u00eblsi m\u00eb produktive. Aty mendimi rrjedh m\u00eb lirsh\u00ebm, ritmi i brendsh\u00ebm poetik merr vijueshm\u00ebrin\u00eb ngjit\u00ebse, nd\u00ebrsa teksti n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi \u00ebsht\u00eb leht\u00ebsisht i p\u00ebrceptuesh\u00ebm. N\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr jan\u00eb vendosur 13 poezi t\u00eb nd\u00ebrtimit strofik dhe, si n\u00eb k\u00ebto lloj poezish, ashtu dhe n\u00eb t\u00eb tjerat p\u00ebr nga lloji i nd\u00ebrtimit, \u00ebsht\u00eb krijuar nj\u00eb labirinth artistik, brenda t\u00eb cilit form\u00ebsohet nj\u00eb mendim cil\u00ebsisht i kultivuar. Psh. mund t\u00eb marrim nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb poezis\u00eb \u201cMad\u00ebrgon\u00eb e ferrit\u201d, nd\u00ebr krijimet m\u00eb t\u00eb spikatura t\u00eb librit, ku mund t\u00eb thuhet se poezia modelohet vet\u00ebm n\u00eb shtratin e vetvetes.<\/p>\n<p>\u201cYjet dhe poet\u00ebt nuk i tremben zjarrit<\/p>\n<p>Kur p\u00ebrzjarren, kur gug\u00ebzojn\u00eb si f\u00ebmija<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb bar i hidhur, mad\u00ebrgon\u00eb e ferrit<\/p>\n<p>Me qum\u00ebsht t\u00eb saj ngaher\u00eb m\u00ebkohet poezia<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb bar poet\u00ebt mjekojn\u00eb n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb<\/p>\n<p>Ka dhe ndonj\u00eb s\u00ebmundje q\u00eb ndodh t\u00eb sh\u00ebrohet<\/p>\n<p>Dikush merr nj\u00eb pik\u00eb, dikush merr nj\u00eb got\u00eb<\/p>\n<p>Bar\u00ebrat, mjek\u00ebt vdesin, jeta jo, jetohet\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb vargjet e m\u00ebsip\u00ebrme vetvetiu lind hap\u00ebsira poetike dhe kjo, jo se krijohet prej distanc\u00ebs s\u00eb jashtme q\u00eb paraqet vet\u00eb poezia (yjet \u2013 poet\u00ebt), por prej gjall\u00ebrimit t\u00eb ides\u00eb s\u00eb universializuar: jeta merr frym\u00ebmarrje pik\u00ebrisht n\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebrin\u00eb e saj. Poezia e Shkrelit mbetet e profilizuar tashm\u00eb si poezi q\u00eb vjen prej ngacmimeve t\u00eb shumta t\u00eb shpirtit: poeti komunikon natyrsh\u00ebm p\u00ebrmes mendimit t\u00eb lir\u00eb dhe racional.<\/p>\n<p>N\u00eb vrojtimin e poezis\u00eb<\/p>\n<p>Poezia e k\u00ebtij libri do vrojtuar n\u00eb shum\u00eb an\u00eb. \u00cbsht\u00eb vet\u00eb nd\u00ebrtimi i poezis\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb till\u00eb leximi dhe observimi t\u00eb shumansh\u00ebm: me pak fjal\u00eb lind shum\u00ebkuptim\u00ebsia dhe rrjedhimisht mund t\u00eb lindin edhe p\u00ebrsiatjet e shumta. N\u00eb k\u00ebt\u00eb lloj nd\u00ebrtimi poetik, pa dyshim q\u00eb duhet v\u00ebzhguar teksti dhe n\u00ebnteksti. Kjo ndodh se vet\u00ebm pas leximit lindin apo form\u00ebsohen imazhet, lind vetvetiu k\u00ebrkimi shqet\u00ebsues dhe detyrimisht k\u00ebrkohet nj\u00eb lexim i dyt\u00eb, nj\u00eb lexim plot\u00ebsues. Kjo gjithashtu mund t\u00eb shpjegohet me mbresat q\u00eb l\u00eb tek lexuesi vet\u00ebm poezia q\u00eb vjen prej natyrshm\u00ebris\u00eb s\u00eb krijimit dhe jo prej sforcimeve t\u00eb jashtme apo prej parap\u00ebrgatitjeve artificiale p\u00ebr t\u00eb shkruar poezin\u00eb. N\u00eb poezi t\u00eb tilla, do t\u00eb thonim, mungojn\u00eb fjal\u00ebt e tep\u00ebrta ose fjal\u00ebt jasht\u00eb poezis\u00eb, jasht\u00eb tekstit letrar.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u sh\u00ebnuar se n\u00eb librin \u201cLirik\u00eb me shi\u2019, si pjesa m\u00eb e dukshme prezantohet denduria stilistiko \u2013 semantike e tekstit. Me gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb denduri stilistiko \u2013 semantike, teksti mbetet i perceptuesh\u00ebm dhe gjall\u00ebron vazhdimisht aft\u00ebsin\u00eb komunikuese. Lexuesi mund t\u00eb meditoj\u00eb ndaj tekstit, por denduria kuptimore dhe kombinimi i shpesht\u00eb i figuracionit prej poezis\u00eb n\u00eb poezi, s\u2019e pengon kurrsesi t\u00eb p\u00ebrthith\u00eb vlerat kumtuese t\u00eb poezis\u00eb.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>LIBRI \u201cLIRIK\u00cb ME SHI\u201d, I AZEM SHKRELIT T.O Nga Petrit Palushi kopertina e librit lirike me shiP\u00ebrmbledhja poetike \u201cLirik\u00eb me shi\u201d \u00ebsht\u00eb libri i parafundit i poetit t\u00eb njohur Azem Shkreli, botuar s\u00eb pari n\u00eb Prishtin\u00eb dhe ribotuar n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb vitit 1997. N\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmbledhje poetike \u00ebsht\u00eb ruajtur lirshm\u00ebria poetike e librave [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":1,"featured_media":1952,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_exactmetrics_skip_tracking":false,"_exactmetrics_sitenote_active":false,"_exactmetrics_sitenote_note":"","_exactmetrics_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[166],"tags":[],"book_author":[],"book_publisher":[],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.iwabogdani.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1951"}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.iwabogdani.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.iwabogdani.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.iwabogdani.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.iwabogdani.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1951"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.iwabogdani.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1951\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.iwabogdani.org\/sq\/wp-json\/"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.iwabogdani.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1951"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.iwabogdani.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1951"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.iwabogdani.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1951"},{"taxonomy":"book_author","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.iwabogdani.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/book_author?post=1951"},{"taxonomy":"book_publisher","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.iwabogdani.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/book_publisher?post=1951"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}