{"id":2884,"date":"2023-12-19T15:32:49","date_gmt":"2023-12-19T15:32:49","guid":{"rendered":"https:\/\/kosovoweb.com\/iwabogdani\/?p=2884"},"modified":"2023-12-19T15:32:49","modified_gmt":"2023-12-19T15:32:49","slug":"muharrem-kurti-boton-librin-e-ri-me-tregime-rrefimtari-qe-daravit-mjegullat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.iwabogdani.org\/sq\/muharrem-kurti-boton-librin-e-ri-me-tregime-rrefimtari-qe-daravit-mjegullat\/","title":{"rendered":"Muharrem Kurti boton librin e ri me tregime \u201cRR\u00cbFIMTARI Q\u00cb DARAVIT MJEGULLAT\u201d"},"content":{"rendered":"<p><strong>RR\u00cbFIMTARI Q\u00cb DARAVIT MJEGULLAT<\/strong><br \/>\n<em>Nga Qazim Shehu<\/em><\/p>\n<p>Poeti dhe prozatori Muharrem Kurti, me nervin e tij tregimtar plot sharm, me rrjedh\u00ebn e narrativ\u00ebs impulsante, vjen s\u00ebrish me nj\u00eb v\u00ebllim me tregime, t\u00eb cilat, p\u00ebr nga subjektet dhe personazhet e mbi t\u00eb gjitha, p\u00ebr nga shqet\u00ebsime e problematika, p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb ngjitje n\u00eb krijimtarin\u00eb e tij, si dhe nj\u00eb arritje e shprehje t\u00eb k\u00ebmb\u00ebnguljes artistike p\u00ebr ta p\u00ebrsosur m\u00ebnyr\u00ebn e rr\u00ebfimit. Pas disa romaneve t\u00eb suksesshme me tem\u00eb Kosov\u00ebn e luft\u00ebs dhe t\u00eb paqes, autori \u00ebsht\u00eb edhe po n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr, n\u00eb k\u00ebt\u00eb vijim\u00ebsi shqet\u00ebsimesh e trajtesash plot sharm. N\u00eb proz\u00ebn e tij mund t\u00eb lexosh fatin historik t\u00eb nj\u00eb populli t\u00eb martirizuar, t\u00eb individit q\u00eb ndodhet n\u00eb mors\u00ebn e rrethanave ngushtuese deri n\u00eb zgrip ekzistencial. Ka gjithmon\u00eb nj\u00eb zymti e cila \u00ebsht\u00eb zymti e koh\u00ebs, dalin n\u00eb pah mjaft dilema dhe k\u00ebmb\u00ebngulje, p\u00ebrvijohet koha\u00a0dramatike pasqyruar me nj\u00eb realiz\u00ebm t\u00eb thekur. Kjo, se\u00a0rr\u00ebfimtari \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmitari i atyre koh\u00ebrave dramatiketragjike, por edhe heroike. Ai vet\u00eb e ka vuajtur burgun\u00a0serbosllav, luft\u00ebn, mbresat jan\u00eb shk\u00ebndijuar n\u00eb kujtes\u00ebn e\u00a0tij emocionale si gjith\u00ebher\u00eb si e pashuar, q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e\u00a0larg\u00ebt, ende jehojn\u00eb n\u00eb t\u00eb klithmat e t\u00eb vuajturve, e t\u00eb\u00a0p\u00ebrz\u00ebn\u00ebve, e t\u00eb plagosurve dhe e t\u00eb vrar\u00ebve.<br \/>\nDuke qen\u00eb nj\u00eb kronikan i v\u00ebmendsh\u00ebm e v\u00ebzhgues aktiv, ai nuk mbetet deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb cak, q\u00eb \u00e7`\u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta e p\u00ebrmbush, por edhe e zgjeron m\u00eb tej optik\u00ebn e shikimit, kur jet\u00ebn e transfiguron n\u00eb materie artistike dhe teksa e\u00a0lexojm\u00eb proz\u00ebn e tij, ne sikur ndodhemi n\u00eb ato mjedise\u00a0burgjesh, rrug\u00ebsh e sheshesh, t\u00eb cilat vijn\u00eb p\u00ebrmes\u00a0imagjinat\u00ebs artistike t\u00eb autorit aq t\u00eb gjalla dhe t\u00eb\u00a0larmishme.<br \/>\nPopulli i Kosov\u00ebs i theu shigjetat e synimeve\u00a0asimiluese t\u00eb armikut me parzmoren e gjoksit t\u00eb tij, ai\u00a0mbajti t\u00eb gjall\u00eb flak\u00ebn patriotike t\u00eb t\u00eb qenit komb\u00ebtar, por\u00a0syri i artistit dep\u00ebrton m\u00eb thell\u00eb, pik\u00ebrisht tek ata njer\u00ebz q\u00eb\u00a0u thyen, q\u00eb u b\u00ebn\u00eb puthador\u00eb, ose tek ata njer\u00ebz q\u00eb gjet\u00ebn\u00a0nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb hakmerreshin n\u00eb \u00e7far\u00ebdolloj forme.<br \/>\nV\u00ebshtrimi realiast i autorit shkon n\u00eb t\u00eb gjitha pamjet e\u00a0shoq\u00ebris\u00eb, psikologjis\u00eb, evidenton dhe konkludon.\u00a0\u00cbsht\u00eb merit\u00eb e autorit t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb hero kolektiv, ku\u00a0gjejm\u00eb tiparet m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb q\u00ebndres\u00ebs, solidaritetit, t\u00eb\u00a0etnis\u00eb s\u00eb nj\u00eb populli dhe kjo, n\u00eb pak faqe, sepse proza e<br \/>\nKurtit \u00ebsht\u00eb mjaft sintetike dhe dometh\u00ebn\u00ebse. Brenda k\u00ebsaj ideje dhe teknike t\u00eb rr\u00ebfim \u2013p\u00ebrshkrimit, gjejm\u00eb edhe alteregon e autorit, nj\u00ebjt\u00ebsimin e tij me fatet e nj\u00eb mase t\u00eb gjer\u00eb njer\u00ebzish q\u00eb u ndodh\u00ebn n\u00eb syrin e ciklonit t\u00eb\u00a0p\u00ebrbindshit shovinist.<br \/>\nTregimet me subjekt n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr jan\u00eb mjaft interesante. I nd\u00ebrtuar me nj\u00eb teknik\u00eb t\u00eb till\u00eb si tek \u201cDekameroni\u201d i Boka\u00e7ios, ku nj\u00eb grup shkok\u00ebsh p\u00ebr t`i shp\u00ebtruar murtaj\u00ebs largohen nga Firence dhe p\u00ebr ta risjell\u00eb jet\u00ebn fillojn\u00eb e tregojn\u00eb nga nj\u00eb rr\u00ebfenj\u00eb, edhe autori Kurti i thur n\u00eb disa tregime t\u00eb tij disa fabula mjaft interesante. T\u00eb ndodhur n\u00eb burgjet serbosllave, shok\u00ebt e qelis\u00eb p\u00ebr t`u lidhur me jet\u00ebn fillojn\u00eb e tregojn\u00eb ngjarje e ndodhi t\u00eb ndryshme. Pik\u00ebrisht, at\u00ebher\u00eb kur jeta mungon,\u00a0ajo b\u00ebhet m\u00eb e shtrenjt\u00eb, m\u00eb e vlefshme. Nj\u00eb nga tregimet\u00a0m\u00eb t\u00eb bukura (antologjik) \u00ebsht\u00eb tregimi \u201cSherrmiri\u201d.<br \/>\nLeximi i k\u00ebtij tregimi ta sjell vetiu humorin, ambientin etnografik, gjuh\u00ebn e gjall\u00eb t\u00eb popullit, konvenc\u00ebn dhe metafor\u00ebn e jet\u00ebs, bukurin\u00eb q\u00eb, edhe pse rri n\u00eb kujtes\u00eb, ajo duket se \u00ebsht\u00eb aty dhe p\u00ebrjetohet prej teje. Tregimi, i nd\u00ebrtuar me teknik\u00ebn boka\u00e7iane (kjo nj\u00eb koin\u00e7idenc\u00eb), mbart notat e humorit dhe t\u00eb sensualitetit, t\u00eb n\u00ebntekstit, t\u00eb befasis\u00eb dhe ngroht\u00ebsis\u00eb. Nd\u00ebrsa tregimi tjet\u00ebr:<br \/>\n\u201dHakmarrje prej dashuris\u00eb\u201d, i nd\u00ebrtuar po me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn teknik\u00eb, \u00ebsht\u00eb po kaq i q\u00eblluar, por ve\u00e7se i nd\u00ebrtuar dhe i shtrir\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb satire t\u00eb mpreht\u00eb, ku personazhi tregon sesi u hakmor ndaj tradhtarit, syqenit-spiun, Soron Gora, duke i sht\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00eb gruan. Ky tregim me nota t\u00eb theksuara natyraliste e shpreh bukur iden\u00eb se jan\u00eb disa njer\u00ebz impotent\u00eb q\u00eb, p\u00ebr t\u00eb kompesuar at\u00eb \u00e7ka natyra u l\u00eb si mang\u00ebsi, b\u00ebhen t\u00eb ligj dhe mang\u00ebsit\u00eb i mbushin me prap\u00ebsi e posht\u00ebrsi t\u00eb neveritshme. Nota humori dhe satire mbart edhe tregimi \u201cMemec\u00ebrit\u00eb e t\u00eb akuzuarit\u201d, nd\u00ebrsa rastet nga jeta mblidhen e seliten nga p\u00ebrvoja e men\u00e7uria popullore, ashtu si edhe tregimi: \u201dNipi i Ram\u00eb Zeqirit qenke?\u201d, ku autori me autencitet rr\u00ebfimi na jep nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb\u00a0burrave t\u00eb mire, q\u00eb dinin t\u00eb jepnin vet\u00ebm paqe dashuri dhe\u00a0ngroht\u00ebsi.<br \/>\nSubjektet e q\u00ebmtuara me kujdes, t\u00eb organizuara me zgjuarsi dhe duke ruajtur mas\u00ebn e rr\u00ebfimit, dhe lidhjen organike t\u00eb episodeve, jan\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7ori e pjekuris\u00eb rr\u00ebfimtare t\u00eb k\u00ebtij prozatori t\u00eb pjekur dhe me p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb gjat\u00eb pas disa romaneve q\u00eb sjellin tablo t\u00eb gjera. Edhe pse t\u00eb shkurtra, ato mbartin nj\u00eb dend\u00ebsi t\u00eb madhe t\u00eb mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb shprehjes e rrezatojn\u00eb me nj\u00eb ngroht\u00ebsi lirike t\u00eb\u00a0admirueshme.<br \/>\nPo ashtu, autori nd\u00ebrton aq bukur tregimin me\u00a0nuanca pamfletiste, tregimin filozofiko-satirik, tregimin e\u00a0shprehjes me nota t\u00eb forta evokative. K\u00ebto jan\u00eb tregime<br \/>\nidesh, tregime t\u00eb forc\u00ebs s\u00eb fjal\u00ebs dhe t\u00eb shtrirjeve\u00a0mesazhore, t\u00eb organizuara jo mbi baz\u00ebn e ngjarjes, po m\u00eb\u00a0shum\u00eb mbi rrjedh\u00ebn e mendimit. Tregimet:<br \/>\n\u201dShkomb\u00ebtarizimi\u201d,\u201dP\u00ebrralla e bregdetit t\u00eb Durr\u00ebsit\u201d,\u201dManipuluesit\u201d,\u201dTjet\u00ebrsimi i Artit\u201d,\u201dLetra m\u00ebrgimtar\u00ebsh\u201d,\u201dPolicia e rob\u00ebris\u00eb dhe e liris\u00eb\u201d etj, jan\u00eb tregime-ide, p\u00ebrcjellin kumte dhe pamje t\u00eb gjera t\u00eb realiteteve t\u00eb ndryshme. V\u00ebzhgimet e zgjuara t\u00eb autorit na japin mjaft pamje t\u00eb shum\u00ebfishuara t\u00eb realiteteve konkretekomb\u00ebtare, t\u00eb rob\u00ebris\u00eb, liris\u00eb, t\u00eb anarkis\u00eb, korrupsionit, dhun\u00ebs, shtet\u00ebsis\u00eb dhe nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit t\u00eb amullt p\u00ebr nj\u00eb standard modern. Me nj\u00eb pen\u00eb t\u00eb mpreht\u00eb koniciane, me zhd\u00ebrvjellt\u00ebsi fraze dhe elokuenc\u00eb mendimi, autori duket se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb njoh\u00ebs i mir\u00eb i realiteteve soc-psikike-politike t\u00eb mend\u00ebsis\u00eb s\u00eb sotme. K\u00ebto jan\u00eb tregime konvencionale, shenjojn\u00eb dhe p\u00ebrcjellin nj\u00eb atmosfer\u00eb t\u00eb mpir\u00eb, t\u00eb mjegullt, q\u00eb her\u00eb dend\u00ebsohet e her\u00eb shp\u00ebrndahet dhe mblidhet s\u00ebrish si n\u00eb nj\u00eb loj\u00eb.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebto tregime t\u00eb shkurtra, autori p\u00ebrcjell ndjesi\u00a0intelektualiste, mendime t\u00eb thekshme, ironizon, satirizon,\u00a0moralizon pa nj\u00eb moral artificial e bajat, duke i b\u00ebr\u00eb<br \/>\nthirrje shoq\u00ebris\u00eb shqiptare q\u00eb t\u00eb shkundet nga mend\u00ebsit\u00eb e vjetra e t\u00eb kap\u00eb trenin e modernitetit, t\u00eb sinqeritetit, t\u00eb jet\u00eb m\u00eb sy\u00e7el\u00ebt ndaj hajnave dhe kameleon\u00ebve politik\u00eb, t\u00eb njoh\u00eb vetveten dhe t\u00eb kuptoj\u00eb se realizimi i saj si shoq\u00ebri nuk mund t\u00eb arrihet vet\u00ebm se n\u00ebp\u00ebrmjet rrug\u00ebs t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, t\u00eb besimit dhe duke u p\u00ebrjekur t`i zhb\u00ebj\u00eb rriqnat, ushunj\u00ebzat e klasave politike t\u00eb korruptuara e duke zgjedhur n\u00eb vend t\u00eb tyre elita t\u00eb pastra e t\u00eb afta. Idet\u00eb q\u00eb p\u00ebrcillen n\u00eb k\u00ebto tregime p\u00ebrmes materies artistike t\u00eb tyre ta kujtojn\u00eb \u201cStudentin n\u00eb sht\u00ebpi\u201d t\u00eb Migjenit, novel\u00ebn e famshme, ku, n\u00eb fund t\u00eb tregimit personazhi, thot\u00eb\u201d. Prandaj shoq\u00ebri, n\u00eb do t\u00eb ec\u00ebsh p\u00ebrpara, hiqi bragashat (maskat)\u201d. Liria nganj\u00ebher\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb barr\u00eb edhe kur ajo nuk \u00ebsht\u00eb e till\u00eb, sa her\u00eb q\u00eb vlerat e saj p\u00ebrdhosen prej veseve dhe hendeqeve sociale, sa her\u00eb q\u00eb ajo shkon n\u00eb anarki, bab\u00ebzi apo justifikime e g\u00ebnjeshtra t\u00eb tjera, duke e\u00a0shk\u00ebrmoqur institucionin e saj, q\u00eb \u00ebsht\u00eb ndershm\u00ebria,\u00a0drejt\u00ebsia dhe puna, dhe jo hajnia, mashtrimi e pervesiteti.<br \/>\nK\u00ebto jan\u00eb tregime ku personazhi konvencional e\u00a0shkrin unin e tij dhe b\u00ebhet p\u00ebrfaq\u00ebsues. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb\u00a0personazh sh\u00ebnues. N\u00eb tregimin \u201cP\u00ebrralla e bregdetit t\u00eb<br \/>\nDurr\u00ebsit\u201d autori b\u00ebn nj\u00eb prerje dhe nj\u00eb piktakim midis dy koh\u00ebve: koha diktatoriale dhe ajo postdiktatoriale, koh\u00ebn e kufizimit dhe t\u00eb shp\u00ebrdorimit pa kufizim. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb tregim i shkruar me njohje t\u00eb thell\u00eb t\u00eb dy epokave, q\u00eb p\u00ebrcjell n\u00eb detaje gjith\u00eb at\u00eb marr\u00ebzi t\u00eb survejimit komunist dhe anarshi t\u00eb liris\u00eb s\u00eb shp\u00ebrdorimit. E po k\u00ebshtu, n\u00eb tregime t\u00eb tjera t\u00eb k\u00ebtij formati konceptual q\u00eb p\u00ebrcillen p\u00ebrmes nj\u00eb gjuhe t\u00eb rrjedhshme rr\u00ebfimtare, e shohim dhe e kuptojm\u00eb m\u00eb s\u00eb miri k\u00ebt\u00eb njohje, gj\u00eb q\u00eb d\u00ebshmon faktin se kur njihet mir\u00eb realiteti, at\u00ebher\u00eb edhe vepra lind pa v\u00ebshtir\u00ebsi.<br \/>\nAutori daravit (shp\u00ebrndan) mjegullat e koh\u00ebrave, t\u00eb\u00a0cilat kan\u00eb q\u00ebndruar mbi rrafshnaltat e nd\u00ebrgjegjes\u00a0komb\u00ebtare her\u00eb si sht\u00ebllunga t\u00eb mllefeve shoviniste, her\u00eb<br \/>\nsi tymra luft\u00ebrash ku nuk t\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb as t\u00eb num\u00ebrosh t\u00eb vrar\u00ebt, her\u00eb si perde dramash t\u00eb m\u00ebdha. Si i daravit? Prej dramash t\u00eb m\u00ebdha, ai nxjerr thelbin e m\u00ebsimeve, q\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb kuptuarit e jet\u00ebs vet\u00ebm prej qen\u00ebsis\u00eb komb\u00ebtare, prej tradit\u00ebs, prej modernitetit evropian e prej s\u00eb mir\u00ebs e s\u00eb bukur\u00ebs, larg t\u00eb sh\u00ebmtuar\u00ebs, hajnis\u00eb, antikomb\u00ebtares dhe veseve t\u00eb ul\u00ebta q\u00eb domosdo e shpien shoq\u00ebrin\u00eb n\u00eb rr\u00ebnim. Shoq\u00ebria shqiptare k\u00ebtej e andej Drinit, ka nevoj\u00eb t\u00eb nxjerr\u00eb m\u00ebsime prej historis\u00eb q\u00eb s`ka qen\u00eb p\u00ebrk\u00ebdhel\u00ebse p\u00ebr t\u00eb, prej vetvetes, dhe t\u00eb ringrihet me\u00a0vlerat m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb trash\u00ebguara e duke par\u00eb nga e ardhmja\u00a0evropiane.<br \/>\nTregimet e Muharrem Kurtit krijon\u00eb nj\u00eb befasi t\u00eb k\u00ebndshme p\u00ebr shkurt\u00ebsin\u00eb lakonizmin dhe forc\u00ebn e ndjenj\u00ebs. Ato burojn\u00eb dhe rrjedhin p\u00ebrmes nj\u00eb rr\u00ebfimi t\u00eb qart\u00eb, prej nj\u00eb frym\u00ebzimi gati poetik dhe nd\u00ebrtojn\u00eb e frymojn\u00eb nj\u00eb poetik\u00eb t\u00eb bot\u00ebs ndiesore m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb individit shqiptar. K\u00ebto tregime, edhe pse realizohen e shprehin nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb zymt\u00eb, nuk jan\u00eb t\u00eb zymta, por me drit\u00eb dhe me ngroht\u00ebsi sepse ng\u00ebrthejn\u00eb dashurin\u00eb p\u00ebr lirin\u00eb, p\u00ebr jet\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e t\u00eb bukur\u00ebn.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>RR\u00cbFIMTARI Q\u00cb DARAVIT MJEGULLAT Nga Qazim Shehu Poeti dhe prozatori Muharrem Kurti, me nervin e tij tregimtar plot sharm, me rrjedh\u00ebn e narrativ\u00ebs impulsante, vjen s\u00ebrish me nj\u00eb v\u00ebllim me tregime, t\u00eb cilat, p\u00ebr nga subjektet dhe personazhet e mbi t\u00eb gjitha, p\u00ebr nga shqet\u00ebsime e problematika, p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb ngjitje n\u00eb krijimtarin\u00eb e tij, si [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":1,"featured_media":2829,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_exactmetrics_skip_tracking":false,"_exactmetrics_sitenote_active":false,"_exactmetrics_sitenote_note":"","_exactmetrics_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[74,66],"tags":[],"book_author":[156],"book_publisher":[],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.iwabogdani.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2884"}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.iwabogdani.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.iwabogdani.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.iwabogdani.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.iwabogdani.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2884"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/www.iwabogdani.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2884\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2885,"href":"https:\/\/www.iwabogdani.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2884\/revisions\/2885"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.iwabogdani.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2829"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.iwabogdani.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2884"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.iwabogdani.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2884"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.iwabogdani.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2884"},{"taxonomy":"book_author","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.iwabogdani.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/book_author?post=2884"},{"taxonomy":"book_publisher","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.iwabogdani.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/book_publisher?post=2884"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}