{"id":3034,"date":"2017-12-15T12:57:09","date_gmt":"2017-12-15T12:57:09","guid":{"rendered":"http:\/\/www.iwabogdani.org\/?p=684"},"modified":"2017-12-15T12:57:09","modified_gmt":"2017-12-15T12:57:09","slug":"aleko-vanci-dhe-libri-i-tij-prane-kllanikut-bukuresht-1940","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.iwabogdani.org\/sq\/aleko-vanci-dhe-libri-i-tij-prane-kllanikut-bukuresht-1940\/","title":{"rendered":"(Aleko Van\u00e7i dhe libri i tij \u201cPran\u00eb kllanikut\u201d, Bukuresht 1940)"},"content":{"rendered":"<p><strong>SHQIP\u00cbRIA \u00cbSHT\u00cb KALIFORNIA E EVROP\u00cbS<\/strong><\/p>\n<p><em> (Aleko Van\u00e7i dhe libri i tij \u201cPran\u00eb kllanikut\u201d, Bukuresht 1940)<\/em><\/p>\n<p><em>Po t\u00eb mos ndryshonin fen\u00eb, shqiptar\u00ebt do t\u00eb ishin nj\u00eb mbret\u00ebri e fuqishme, e madhe dhe e p\u00ebrparuar. Zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare, nuk duhet k\u00ebrkuar n\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb fetare, por n\u00eb forc\u00ebn e organizimin ton\u00eb t\u00eb brendsh\u00ebm si vler\u00eb e si komb.<\/em><\/p>\n<p>Krahas Visar Dodanit, Gjergj Bubanit, Foqion Mi\u00e7a\u00e7os, Lazim Rexhepit t\u00eb Moldov\u00ebs dhe Dan Kalisit t\u00eb Krajov\u00ebs, Aleko Van\u00e7i \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri nga shkrimtar\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb harruar t\u00eb Bukureshtit. Jetoi p\u00ebrgjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb Rilindjes Komb\u00ebtare, kur metropola kishte nj\u00eb num\u00ebr jasht\u00ebzakonisht t\u00eb madh tregtar\u00ebsh dhe m\u00ebrgimtar\u00ebsh shqiptar\u00eb. Edhe ai ishte tregtar, i ardhur nga Kor\u00e7a n\u00eb Bukuresht, nga fundi i shek. XIX. Kishte dy vajza dhe nj\u00eb djal\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht Gjergjin, profesor universitar i mir\u00ebnjohur, i d\u00ebrguar n\u00eb mision n\u00eb nj\u00ebrin nga shtetet afrikane, prej nga pat kaluar n\u00eb Franc\u00eb, ku edhe vdiq. Vajza e tij m\u00eb e madhe, zonjusha Vasilikia, nj\u00ebsoj si t\u00eb mbesat e Asdrenit, ishte mjeke dhe vdiq e pamartuar. Si pasoj\u00eb e neglizhenc\u00ebs s\u00eb autoriteteve shqiptare, shqiptar\u00eb t\u00eb panum\u00ebrt t\u00eb k\u00ebtij vendi, rilindas, bij\u00eb dhe bija rilindasish, u shuan pa patur kurrfar\u00eb p\u00ebrkrahje, pa kurrfar\u00eb afirmimi nga ana e mass-medias, sidomos ata q\u00eb kishin bot\u00ebkuptime demokratike dhe antikomuniste. Nd\u00ebr ta figuron shkrimtari Aleko Van\u00e7i dhe f\u00ebmij\u00ebt e tij. Sipas dr. Florin Kolonashit, edhe ky me prejardhje kor\u00e7are, vajza e dyt\u00eb e Aleko Van\u00e7it, Marina Van\u00e7i, jetoka n\u00eb Pariz dhe qenka gruaja e nj\u00eb artisti t\u00eb madh me prejardhje hebraike, Jyl Perahim, profesor i Historis\u00eb s\u00eb Arteve n\u00eb Universitetin e Sorbon\u00ebs, p\u00ebrfaqsues i avangard\u00ebs fran\u00e7eze.<br \/>\nDuke hulumtuar skedar\u00ebt e Bibliotek\u00ebs s\u00eb Akademis\u00eb Rumune, kuptojm\u00eb se Aleko Van\u00e7i \u00ebsht\u00eb autor i nj\u00eb varg veprash letrare dhe shkrimesh tjera q\u00eb nd\u00ebrlidhjen me fatin e shqiptar\u00ebve dhe t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb gjitha t\u00eb botuara n\u00eb Bukuresht e Konstanc\u00eb: \u201cVarr\u2019 i mall\u00ebkuar\u201d (1927); \u201cNgjelka-Faqe-Simite\u201d (1928); \u201cKatua\u201d (1933), \u201c Si nderohen Herojt\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d(1937), \u201cCillin nuk\u2019 e le t\u00eb vdes\u00eb, nuk\u2019 t\u00eb le t\u00eb rrosh\u201d, si dhe vepra e tij kryesore q\u00eb e inkuadron n\u00eb rradh\u00ebn e shkrimtar\u00ebve t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb t\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb Mbret\u00ebris\u00eb: \u201cPran\u00eb kllanikut\u201d &#8211; nj\u00eb antologji e atdhedashuris\u00eb shqiptare, me rr\u00ebfime t\u00eb shkurt\u00ebra, episode historike, novela dhe reportazhe, e botuar n\u00eb Bukuresht, n\u00eb vitin 1940. Edhepse p\u00ebrmendet Bukureshti n\u00eb ballin\u00eb, libri \u00ebsht\u00eb shtypur n\u00eb ateljet\u00eb e shtypshkronj\u00ebs \u201cAlbania\u201d t\u00eb Konstanc\u00ebs, gj\u00eb q\u00eb e konfirmon edhe vet\u00eb autori,p\u00ebrmes fal\u00ebnderimeve q\u00eb i drejton pronarit t\u00eb k\u00ebsaj shtypshkronje (Mihal Xoxe), \u201ci cili kaher\u00eb ka inkurajuar veprat letrare, ashtu dhe mua, dyke m\u00eb dh\u00ebn\u00eb kredit p\u00ebr librin dhe \u00e7mimin e leht\u00eb\u201d (f.309).<br \/>\nAutori me k\u00ebt\u00eb rast, fal\u00ebnderon nxeht\u00ebsisht zonjat dhe zot\u00ebrinjt\u00eb q\u00eb pat\u00ebn mir\u00ebsin\u00eb ta ndihmojn\u00eb \u201cp\u00ebr shtypjen e k\u00ebsaj libre, e cila p\u00ebrmban 316 faqe dhe 80 fytyra, me pamje t\u00eb zgjedhura\u201d. Nd\u00ebr sponsorizuesit e k\u00ebsaj vepre t\u00eb vlefshme, dallohen Mark dhe Petre Qirjazi, V\u00ebllaz\u00ebria Boboshtare, zonjat Ollga Gajo, Vilma Dodani, Viktoria Zografi, Dhimit\u00ebr Kristo R\u00ebmbeci, kor\u00e7ar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, si dhe nj\u00eb k\u00ebr\u00e7ovar: Rexhep Novosella, nj\u00ebri nga shqiptar\u00ebt m\u00eb t\u00eb pasur t\u00eb asaj kohe, q\u00eb pat sponsorizuar edhe banketin p\u00ebr nder\u00eb t\u00eb Ismail Qemalit, me rastin e q\u00ebndrimit t\u00eb tij n\u00eb Bukuresht, para se t\u00eb niset me delegacionin e tij p\u00ebr n\u00eb Vlor\u00eb.<br \/>\nEdhe ky lib\u00ebr i rrall\u00eb, me vlera t\u00eb jasht\u00ebzakonshme letrare e historike, na ra n\u00eb dor\u00eb fal\u00eb zem\u00ebrgjer\u00ebsis\u00ebs s\u00eb xhaxhit Thanas R\u00ebmbeci (85 vje\u00e7ar), q\u00eb vjen nga nj\u00eb familje fisnike e rilindasve t\u00eb k\u00ebtush\u00ebm, koleksionar vlerash komb\u00ebtare, mik i devotsh\u00ebm i atdhetar\u00ebve kosovar\u00eb, i gatsh\u00ebm kurdoher\u00eb, p\u00ebr ta p\u00ebrkrahur, inkurajuar dhe afirmuar Shqip\u00ebrin\u00eb dhe \u00e7\u00ebshtjen shqiptare n\u00eb veri t\u00eb Danubit. Libri mban p\u00ebrkushtimin e autorit n\u00eb adres\u00eb \u201cT\u00eb dashurve Dhork\u00ebs dhe Lipit Theoharit, me t\u00ebr\u00eb dashurin\u00eb e Aleko Van\u00e7it\u201d (31 Tetor 1940).<\/p>\n<p><strong>P\u00ebr t\u00eb ngritur moralin e shqiptarit, q\u00eb t\u00eb mos harroj\u00eb cili ka qen\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Thon\u00eb se bota pa libra \u00ebsht\u00eb bot\u00eb e eg\u00ebrsirave. Pse e shkroi k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr t\u00eb \u00e7muar, ky shkrimtar i harruar? P\u00ebrgjigjen na e jep vet\u00eb autori, q\u00eb n\u00eb kuadrin e parath\u00ebnies: N\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr, p\u00ebrve\u00e7 shkrimeve t\u00eb mija, po rradhis edhe disa episode historike, p\u00ebr t\u00eb ngritur moralin e shqiptarit, q\u00eb t\u00eb mos harroj\u00eb cili ka qen\u00eb (7). Me k\u00ebt\u00eb rast, duke dh\u00ebn\u00eb fragmente nga jeta dhe preokupimet e veta prej tregtari, Aleko Van\u00e7i shpreh keqardhje p\u00ebr p\u00ebrngutshm\u00ebrin\u00eb e tij p\u00ebr broshurat e botuara, ngase ato kan\u00eb dal\u00eb me do gabime si pasoj\u00eb e mosangazhimit t\u00eb disa letar\u00ebve t\u00eb k\u00ebtush\u00ebm, nga t\u00eb cil\u00ebt ka k\u00ebrkuar ndihm\u00eb \u201cp\u00ebr t\u2019i korektuar n\u00eb gjuh\u00ebn moderne\u201d. Nj\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb k\u00ebtill\u00eb, p\u00ebr redaktimin e k\u00ebsaj vepre, autori e ka k\u00ebrkuar edhe nga Asdreni, t\u00eb cilit nuk ia p\u00ebrmend emrin, por t\u00eb cilin e konsideron si nj\u00eb mik \u201cq\u00eb t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn \u00ebsht\u00eb mar\u00eb me vjersha dhe let\u00ebrsi\u201d.<br \/>\nDeshi t\u00eb huazoj\u00eb prej tij nj\u00eb fjalor shqip apo ndonj\u00eb dispens\u00eb me leksione ortografike, por as k\u00ebsaj rradhe nuk pati fat ngase miku i tij \u201cu mvrenjt si hija e t\u00ebnd\u00ebs s\u00eb dyqanit t\u00eb Kol\u00ebs s\u00eb haneve, dyke l\u00ebshuar posht\u00eb vetullat e trasha dhe t\u00eb dendura si mustaqe, sa mezi i dukeshin bebet e syvet dhe plot inat m\u00eb p\u00ebrgjigjet: \u201c\u00c7\u2019m\u00eb \u00e7an kok\u00ebn dhe m\u00eb bezdis kaq\u00eb? S\u2019ke p\u00ebrve\u00e7 t\u00eb l\u00eb\u00e7it\u00ebsh dhe ti si mua, biblioteka me qindra vollume dhe pastaj t\u00eb shkruash\u201d. Aleko Van\u00e7i nuk d\u00ebshprohet nga mosp\u00ebrfillja e Asdrenit, ngase e dinte se xhelozia nd\u00ebrmjet shkrimtar\u00ebve dhe shkenc\u00ebtar\u00ebve \u00ebsht\u00eb i nj\u00eb intenziteti t\u00eb lart\u00eb. D\u00ebshprimi i tij me k\u00ebt\u00eb rast, drejtohet n\u00eb adres\u00eb t\u00eb babait, i cili e hoqi nga gjimnazi grek i Kor\u00e7\u00ebs, qysh n\u00eb mosh\u00ebn 15 vje\u00e7are, p\u00ebr ta d\u00ebrguar n\u00eb Vllahi, ngase kish d\u00ebgjuar se k\u00ebtu mblidhen napolonat me lopat\u00eb, dhe at\u00eb, me nj\u00eb mjesht\u00ebri prej tregtari, q\u00eb ishte kund\u00ebr d\u00ebshir\u00ebs s\u00eb tij, \u201cdyke punuar nga 18 or\u00eb n\u00eb dit\u00eb\u201d. Megjithat\u00eb, nuk e humbi kurajon. Sa her\u00eb q\u00eb i binte n\u00eb dor\u00eb ndonj\u00eb lib\u00ebr apo ndonj\u00eb nga gazetat shqipe, fshihej nga familja p\u00ebr t\u2019i lexuar, madje edhe p\u00ebr t\u00eb krijuar di\u00e7ka. Nj\u00eb dit\u00eb e pat z\u00ebn\u00eb i jati duke shkruar dhe e qortoi: \u201cDit\u2019 e shkurt\u00ebr (\u00ebsht\u00eb). Sh\u00ebko dyqan\u00eb se nuku t\u00eb japin buk\u00eb shkrimet!\u201d.<\/p>\n<p><strong>Nipi i Ambasadorit Gjerman, i admiron shqiptar\u00ebt<\/strong><\/p>\n<p>Vepr\u00ebn \u201cPran\u00eb Kllanikut\u201d, autori e shkruan p\u00ebrgjat\u00eb nj\u00eb dimri t\u00eb ashp\u00ebr, kur si pasoj\u00eb e nj\u00eb s\u00ebmurjeje, mjeku ia kish ndaluar t\u00eb dal\u00eb nga sht\u00ebpia. \u201cD\u00ebbora si nj\u00eb shtrat i bardh\u00eb dhe i \u00e7k\u00eblqyer prej cikn\u00ebs s\u00eb madhe, mbulonte gjith\u00ebsin\u00eb. Veriu frynte e v\u00ebrtitte me kaqe mar\u00ebzi sa edhe i sh\u00ebndosh\u00eb t\u00eb ishe, nuk kuzonje t\u00eb dilnje jasht\u00eb nga t\u00eb ftohtit\u201d(8). Duke b\u00ebr\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr ndjenjat komb\u00ebtare, autori potencon faktin se pas braktisjes s\u00eb gjimnazit grek t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, t\u00eb cilin e mbante me shpenzimet e veta nj\u00eb shqiptar i pasur (Jovan Banka), vjen n\u00eb Bukuresht n\u00eb vitin 1893. E pranon faktin se si shum\u00eb shqiptar\u00eb tjer\u00eb, vjen i mashtruar nga propagandat greke, madje blen edhe libra greke, n\u00ebp\u00ebr antikariatet e Bukureshtit. Megjithate, k\u00ebtij kor\u00e7ari t\u00eb ri i buz\u00ebqesh fati t\u00eb njihet jo vet\u00ebm me shqiptar\u00eb t\u00eb kulluar t\u00eb k\u00ebtush\u00ebm, por edhe me gjerman\u00eb e hebrenj, t\u00eb cil\u00ebt kishin nj\u00eb adhurim fantastik ndaj kombit shqiptar. Nj\u00ebri nd\u00ebr ta ishte edhe inzhenieri Franc Winkler, fqiu i tij q\u00eb kish projektuar hekurudhat rumune n\u00eb koh\u00ebn e Mbretit Karol I. Ai i r\u00ebfen se si derisa studjonte n\u00eb Berlin, babai i tij e d\u00ebrgoi t\u00eb kaloj\u00eb pushimet te xhaxhai i tij, q\u00eb ishte asokohe ambasador i Perandoris\u00eb Gjermane n\u00eb Stamboll.<br \/>\nGjerman\u00ebt interesoheshin p\u00ebr s\u00eb af\u00ebrmi p\u00ebr shtetet ballkanike, duke organizuar madje edhe komisione diplomatike p\u00ebr t\u00eb studjuar popujt e k\u00ebtyre vendeve. Kur kishte arritur n\u00eb Shqip\u00ebri, s\u00ebbashku me xhaxhain e vet, q\u00eb ish kryetar i komisionit, k\u00ebtu kish par\u00eb nj\u00eb ndryshim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, si p\u00ebrnga bukurit\u00eb natyrore ashtu edhe p\u00ebrnga banor\u00ebt e saj, q\u00eb i kishin l\u00ebn\u00eb nj\u00eb p\u00ebrshtypje tep\u00ebr interesante. \u201cK\u00ebtu pam\u00eb njer\u00ebz pa djall\u00ebzi, kavaler\u00eb, kryelart\u00eb, t\u00eb gjat\u00eb, t\u00eb bukur dhe trima si disa vigan\u00eb. Kudo q\u00eb vam\u00eb, na pritn\u00eb me k\u00ebnaq\u00ebsi si asgj\u00ebkundi\u201d. Pasi i r\u00ebfen p\u00ebr p\u00ebrshtypjet e paharrueshme nga Shqip\u00ebria, Franc Winkleri ia b\u00ebn m\u00eb dije Aleko Van\u00e7it se po at\u00eb koh\u00eb qen\u00eb takuar edhe me Princ Rudolfin, t\u00eb birin e Perandorit Franc Jozef, trash\u00ebgimtar i fronit t\u00eb Austro-Hungaris\u00eb. \u201cEkselenca kish dy jav\u00eb me suit\u00ebn e tij q\u00eb gjesdiste n\u00ebp\u00ebr pyjet shekullore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr gjah, dhe ish kaq i k\u00ebnaqur sa kur e pyeti xhaxhain tim se \u00e7\u2019p\u00ebrshtypje i b\u00ebri Shqip\u00ebria, Rudolfi iu p\u00ebrgjigj: I lutem Zotit t\u00eb m\u00eb fal\u00eb dit\u00eb t\u00eb gjata q\u00eb t\u2019i tregoj bot\u00ebs s\u00eb qytet\u00ebruar, cila \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria dhe cil\u00ebt jan\u00eb bijt\u2019 e saj\u201d (f.12). Admirimi i hatash\u00ebm q\u00eb kishte gjermani Winkler p\u00ebr shqiptar\u00ebt dhe Shqip\u00ebrin\u00eb, ndikon q\u00eb Aleko Van\u00e7it t\u2019i arratiset nga mendja propaganda greke, e cila ia kishte vrar\u00eb ndjenjat komb\u00ebtare, duke u mburrur me historin\u00eb e t\u00eb huajve.<\/p>\n<p><strong>Kushtrim admirimi ndaj Shqip\u00ebris\u00eb dhe Bashkimit Komb\u00ebtar<\/strong><\/p>\n<p>Rumania n\u00eb koh\u00ebn e mbret\u00ebris\u00eb, ishte vend i lir\u00eb dhe tejet mikprit\u00ebs p\u00ebr shqiptar\u00ebt. Shqiptar\u00ebt k\u00ebtu pat\u00ebn nj\u00eb mikpritje v\u00ebllaz\u00ebrore, si as n\u00eb ndonj\u00eb shtet tjet\u00ebr, prandaj, vazhdon autori \u201cn\u00eb gjirin e k\u00ebsaj kollonie kish filluar t\u00eb punohet me energji p\u00ebr t\u00eb ringjallur ndjenjat komb\u00ebtare, ashtu q\u00eb shqip\u00ebtar\u00ebt q\u00eb vinin nga Shqip\u00ebria, me gjiht\u00eb grekomanin\u00eb e tyre, ndryshonin menj\u00ebher\u00eb m\u00ebndjen, se ish dhe af\u00ebr m\u00ebntsh: si munt t\u00eb duash t\u00eb huajn\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se vehten t\u2019\u00ebnde?\u201d. Jemi n\u00eb prag t\u00eb shek. XX. Aleko Van\u00e7i nuk e harron kurr\u00eb entuziazmin q\u00eb e kaploi kur filloi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb t\u00eb lexoj\u00eb, t\u00eb shkruaj\u00eb dhe t\u00eb b\u00ebj\u00eb tregti n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. Dhe kush ia mund\u00ebson k\u00ebt\u00eb? Rumania dhe nj\u00eb gjerman i k\u00ebtush\u00ebm: Franc Winkler. \u201cEnthusiasmi q\u00eb ndjenja n\u00eb shpirt, m\u00eb shtohej dita-dit\u00ebs dhe prisnja rastin q\u00eb k\u00ebt\u00eb enthusias\u00ebm ta \u00e7\u2019faq, pa t\u00eb mbanj llogari n\u00eb e dinja mir\u00eb gjuh\u00ebn shqipe\u201d. Ai s\u2019e harron as letr\u00ebn e par\u00eb q\u00eb e pat lexuar n\u00eb gjuh\u00ebn amtare (\u201cShum\u2019 i dashur Vasil! T\u00eb lutem ashtu sh\u00ebndet t\u00eb kesh\/ B\u00ebji nj\u00eb t\u00eb mir\u00eb k\u00ebtij mustaqe-presh,\/ Bli nj\u00eb ok\u00eb qum\u00ebsht edhe b\u00ebj p\u00ebrshesh\/ N\u00eb do q\u00eb t\u2019a njoh\u00ebsh, me gisht t\u2019a d\u00ebftesh!\u201d), as vjersh\u00ebn e par\u00eb q\u00eb e pat komponuar: \u201cT\u00eb dashur bashk\u00ebatdhetar\u00eb\u201d, q\u00eb ishte nj\u00eb kushtrim admirimi ndaj Shqip\u00ebris\u00eb, ndaj bashkimit komb\u00ebtar, q\u00eb bota ta dij\u00eb \u201cT\u00eb kujt bij jemi!\u201d. Autori i fton shqiptar\u00ebt p\u00ebr nj\u00eb bashkim t\u00eb atill\u00eb, q\u00eb do ta rilindte Shqip\u00ebrin\u00eb, duke e shp\u00ebtuar at\u00eb p\u00ebrmes pun\u00ebs dhe dashuris\u00eb: \u201cT\u00eb punojm\u00eb sa t\u00eb mundim\/ P\u00ebr t\u00eb shtrenjtin atdhe\/ Q\u00eb t\u00eb mbeten emrat t\u2019ona\/ T\u00eb pavdekura mbi dhe\u201d.<br \/>\nNuk e harron as dat\u00ebn e 10 Majit, kur shteti rumun kremtonte Dit\u00ebn e Pavar\u00ebsis\u00eb, kur pati rastin, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb ftese q\u00eb ia kishte dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb kolonel, myshteri dyqani, t\u00eb ngjitet n\u00eb tribun\u00eb, prej nga kish par\u00eb ceremonin\u00eb dhe parad\u00ebn madh\u00ebshtore t\u00eb ushtris\u00eb q\u00eb parakalonte p\u00ebrpara Mbretit Karol I-r\u00eb, s\u00ebbashku me trash\u00ebgimtarin e Fronit, Ferdinandin dhe t\u00ebr\u00eb Familjen Dinastike, e rrethuar prej klerit t\u00eb lart\u00eb, gjeneral\u00ebve, ministrave, deputet\u00ebve, senator\u00ebve, ambasador\u00ebve, atashat\u00ebve ushtarak\u00eb dhe popullit. \u201cPash\u00eb me v\u00ebrrejtje gjer sa mori fund parada, duke admiruar usht\u00ebrin\u00eb e cila meriton lavdit\u00eb m\u00eb t\u00eb larta, se ky popull aq i zoti mundi t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb pas kaqe invazione(sh) barbare, t\u00eb ruaj\u00eb fen\u00eb, gjuh\u00ebn dhe atdhetarism\u00ebn t\u00eb pa tundur me shum\u00eb sakrifica, duke p\u00ebrparuar si asnj\u00eb shtet tjat\u00ebr n\u00eb Ballkan\u201d(f.16). Megjithat\u00eb, pas gjith\u00eb asaj q\u00eb pa p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Rumani, p\u00ebrshtypje m\u00eb t\u00eb madhe i pat b\u00ebr\u00eb bataljoni i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb prej nx\u00ebn\u00ebsve 15-16 vje\u00e7ar\u00eb, duke kaluar me muzik\u00eb, flamur dhe komandantin e tyre, t\u00eb cil\u00ebt defiluan p\u00ebrpara Mbretit dhe popullit. Entuziasmi ishte i pap\u00ebrshkruar. Nga t\u00eb gjitha an\u00ebt d\u00ebgjoheshin brohoritjet: \u201cUraaaa! Uraaaa!<\/p>\n<p><strong>Po t\u00eb mos ndryshonin fen\u00eb, shqiptar\u00ebt do t\u00eb ishin nj\u00eb\u00a0mbret\u00ebri e fuqishme, e madhe dhe e p\u00ebrparuar<\/strong><\/p>\n<p>At\u00eb dit\u00eb, si asnj\u00eb her\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e tij, Aleko Van\u00e7i pat ndjer\u00eb helmin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb shpirtit. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqet duke par\u00eb p\u00ebr s\u00eb pari her\u00eb nj\u00eb festim kaq madh\u00ebshtor, p\u00ebrkundrazi, ai kthehet fort i trishtuar n\u00eb dyqan, duke pyetur vetveten: \u201cVall\u00eb, pse neve, t\u00eb cil\u00ebt si\u00e7 na thon\u00eb bota, di\u00e7 kemi qen\u00eb, fati na ka d\u00ebnuar kaqe rept\u00ebsisht, m\u00eb tep\u00ebr se \u00e7do tjat\u00ebr popull, q\u00eb pa liri, pa mbret, pa ushtri, pa kultur\u00eb? Vall\u00eb, \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb ky mallkim q\u00eb na mundon? Ndofta, si\u00e7 kam l\u00eb\u00e7itur m\u00eb pastaj, se po t\u00eb ishin shqip\u00ebtar\u00ebt t\u00eb bashkuar, t\u00eb kup\u00ebtoheshin midis tyre, t\u00eb mos p\u00ebrndaheshin dhe t\u00eb mos ndryshonin fen\u00eb, do t\u00eb ishim nj\u00eb mbret\u00ebri e fuqishme, e madhe dhe e p\u00ebrparuar, po kjo i la prapa dhe sot as nj\u00eb popull n\u00eb Evrop\u00eb nuku \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb gj\u00ebndje kaq t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb si shqip\u00ebtari\u201d (17). Idet\u00eb e autorit jan\u00eb personale, por ato p\u00ebrputhen edhe me idet\u00eb fisnike t\u00eb inteligjencis\u00eb shqiptare n\u00eb Kosov\u00eb, Maqedoni e gjetiu. Edh mal\u00ebsori m\u00eb i thjesht\u00eb i Sharrit, Xhevat Refiku i Shipkovic\u00ebs, e din se \u201cne kemi qen\u00eb llatin\u00eb p\u00ebrnga feja\u201d.<br \/>\n\u201cSulltani kishte urdh\u00ebruar q\u00eb katolik\u00ebt ose t\u00eb turqizoheshin ose t\u00eb transferoheshin\u201d, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se ishte paralajm\u00ebruar nj\u00eb d\u00ebbim dhe gjenocid i papar\u00eb i shqiptar\u00ebve nga trojet e tyre, kurse m\u00eb 25 prill 1702, thot\u00eb se \u201cpresioni ndaj katolik\u00ebve \u00ebsht\u00eb shtuar, k\u00ebshtu q\u00eb pik\u00ebrisht at\u00eb dit\u00eb, kan\u00eb kaluar n\u00eb fen\u00eb islame 1000 katolik\u00eb\u201d (Engj\u00ebll Sedaj, \u201cPapa Shqiptar Klemneti XI \u2013 Albani\u201d, Prishtin\u00eb, 1998, f.52). Po k\u00ebt\u00eb ide, e shpreh edhe nj\u00eb princesh\u00eb shqiptare, t\u00eb cil\u00ebn e citon vet\u00eb Aleko Van\u00e7i: \u201c Si kund\u00ebr dhe Dora d\u2019Istria, Elena Gjika, nj\u00eb nga m\u00eb t\u00eb famshmet shkrimtare t\u00eb Evrop\u00ebs n\u00eb shekullin e XIX-t\u00eb, e cila mbur\u00ebshe se n\u00eb rrembat e saja rrjeth gjak shqip\u00ebtari, tha m\u00eb vjen shum\u00eb keq, se ky popull kaq i vlefsh\u00ebm, \u00ebsht\u00eb n\u00eb rezik t\u00eb humbas\u00eb, nga shkaku se ndroj fen\u00eb\u201d (f.17). Idet\u00eb, edhe t\u00eb nj\u00ebr\u00ebs, edhe t\u00eb pal\u00ebs tjet\u00ebr, jan\u00eb t\u00eb koklavitura. Kujt t\u2019i besojm\u00eb m\u00eb par\u00eb? Shkrimtarit vllah Dimitrie Bolinteanu, q\u00eb i hymnizon shqiptar\u00ebt q\u00eb e p\u00ebrqafuan fen\u00eb e pushtuesi si pasoj\u00eb e s\u00eb cil\u00ebs nuk u asimiluan, apo autor\u00ebve t\u00eb sip\u00ebrp\u00ebrmendur? Sido q\u00eb t\u00eb jet\u00eb, ideja e Ali Podrimjes n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, na duket m\u00eb produktive: \u201cZgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare, nuk duhet k\u00ebrkuar n\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb fetare, por n\u00eb forc\u00ebn e organizimin ton\u00eb t\u00eb brendsh\u00ebm si vler\u00eb e si komb\u201d.<\/p>\n<p><strong>Nuk mund ta p\u00ebrshkruaj g\u00ebzimin q\u00eb ndjeva, kur\u00a0Shqip\u00ebria fitoi pavar\u00ebsin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Autori n\u00eb vijim p\u00ebrshkruan g\u00ebzimin q\u00eb ndjeu n\u00eb shpirtine tij kur Shqip\u00ebria fitoi Independenc\u00ebn, m\u00eb 1912. M\u00eb tej thekson se n\u00eb vitin 1918, fill pas mbarimit t\u00eb Luft\u00ebs Ballkanike, kapiteni dr. Richard Kuehnel, kryetar i Sesionit Shqiptar n\u00eb Sh\u00ebrbimin Oriental t\u00eb Ministris\u00eb austro-hungareze t\u00eb Luft\u00ebs, duke b\u00ebr\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr prodhimet e l\u00ebnd\u00ebve t\u00eb para, p\u00ebrkat\u00ebsisht p\u00ebr begatit\u00eb e paeksploatuara shqiptare, e konsideron Shqip\u00ebrin\u00eb si \u201cKalifornia e Ballkanit\u201d. Autori i arsyeton konsideratat e Kuehnelit me nj\u00eb varg argumentesh, q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me begatit\u00eb mbitoksore dhe n\u00ebntoksore, duke num\u00ebruar vajgurin, bakrin, arsenikun, hekurin, kromin, platinin, bizmutin, g\u00eblqeren, \u00e7imenton, plumbin, \u00e7elikun, arin, krip\u00ebn, peshqit, ujrat minerale\u2026.Duke b\u00ebr\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr rivier\u00ebn shqiptare, Aleko Van\u00e7i thekson se \u201cn\u00eb fush\u00ebn e Durr\u00ebsit ka predikuar edhe Apostull Pavli. K\u00ebtu i p\u00eblqente t\u00eb jetonj\u00eb Ciceroni, i cili e quante \u201cAdmirabilis Urbis\u201d.<br \/>\nN\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebrkimeve q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb asokohe (1917), disa gjeolog\u00eb t\u00eb famsh\u00ebm n\u00eb n\u00ebntok\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, kapiteni dr. Kuehneli ka konstatuar se Shqip\u00ebria premton t\u00eb jet\u00eb prodhuesi m\u00eb i madh i vajgurit n\u00eb Evrop\u00eb. Sipas autorit, \u201crreh Beratit, Ku\u00e7ov\u00ebs, Puk\u00ebs, e krahinat pran\u00eb Durr\u00ebsit, Shkodr\u00ebs, Selenic\u00ebs, Kor\u00e7\u00ebs, etj. jan\u00eb v\u00ebnde vajguri nga t\u00eb cilat aproksimativisht munt t\u00eb them se dalin af\u00ebr 20 milion\u00eb tone vajguri n\u00eb vit. Dhe sot, sipas komentimeve q\u00eb b\u00ebnte gazeta e Tiran\u00ebs \u201cFashizmi\u201d, n\u00eb muajin Qershor 1939, vet\u00ebm n\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb, prej 500 puseve q\u00eb ka, nxjerr 12 milion\u00eb tone n\u00eb vit, nga t\u00eb cilat 80% \u00ebsht\u00eb bencin\u00eb nga ajo m\u00eb e mira. A sh\u00ebkon pra se sa e begatshme \u00ebsht\u00eb toka jon\u00eb? Dhe me gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb, populli nuk ngopet me buk\u00eb\u201d (22). Pyetje dhe p\u00ebrgjigje e dhembshme kjo, jo vet\u00ebm p\u00ebr siv\u00ebllez\u00ebrit tan\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, me pasurit\u00eb n\u00ebntoksore t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs u ngrit Beogradi, por edhe me vajgurin e Shqip\u00ebris\u00eb, i eksploatuar nga shoq\u00ebri t\u00eb ndryshme franceze, italiane e anglo-persane, disa prej tyre \u201cduke nxjer\u00eb nga shtatmij\u00eb ton vajguri n\u00eb vit\u201d. \u201cMalet tona flori kan\u00eb, neve lypim an\u2019 e mb\u2019an\u00eb\u201d. Me gjith\u00eb k\u00ebto thesare q\u00eb ka \u201cnj\u00eb atdhe q\u00eb sipas llogarive t\u00eb ekonomollog\u00ebve, mund t\u00eb ushqej\u00eb pes\u00ebmilion njer\u00ebz\u201d, \u201cpopulli shqiptar vuan m\u00eb tep\u00ebr se \u00e7do popull tjet\u00ebr, (aq) sa \u00ebsht\u00eb i shtr\u00ebnguar t\u00eb braktis\u00eb familjen dhe t\u00eb marr\u00eb arratin\u00eb n\u00eb bot\u00ebn e gjer\u00eb, p\u00ebr t\u2019i siguruar buk\u00ebn e goj\u00ebs familjes s\u00eb tij fatzeze\u201d (24). Shp\u00ebtimin nga nj\u00eb gjendje kaq t\u00eb tmershme, porsi Visar Dodani, Foqion Mi\u00e7a\u00e7o, kor\u00e7ar\u00eb, k\u00ebr\u00e7ovar\u00eb e tetovar\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Bukureshtit, autori e pret jo vet\u00ebm prej pun\u00ebs dhe shqiptar\u00ebve t\u00eb ndersh\u00ebm e me ndjenja njer\u00ebzore dhe patriotike, por edhe prej Italis\u00eb dhe Nalt Madh\u00ebnis\u00eb Tij, Mbretit Perandor Viktor Emanuel t\u00eb III-t\u00eb dhe Du\u00e7es. Ka gjasa q\u00eb mu p\u00ebr k\u00ebt\u00eb simpati, jo vet\u00ebm ai, por edhe Dodani, Mi\u00e7a\u00e7o e Bubani, t\u00eb mbeten n\u00eb margjinat e harres\u00ebs, duke qen\u00eb madje t\u00eb injoruar, edhe nga cenzura e Fjalorit Enciklopedik Shqiptar (Tiran\u00eb, 1985).<\/p>\n<p><strong>Asdrenin e ftoi n\u00eb pallat, Mbret\u00ebresha e I-r\u00eb e Rumanis\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>I prekur nga vlerat fizike dhe shpirt\u00ebrore t\u00eb atdheut, autori konstaton se fushat e luadhet e pamatura ku lodron shqiptari i vog\u00ebl, bukurit\u00eb natyrore dhe pasurit\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, e mahnisin \u00e7dokend. Prirjet e tij p\u00ebr ta p\u00ebrshkruar ambientin shqiptar, kaplojn\u00eb p\u00ebrmasat e vlerave letrare: \u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb brez t\u00eb Ballkanit, ndodhet kjo Shqip\u00ebri, begatija e s\u00eb cil\u00ebs po \u00e7udit t\u00eb tjer\u00ebt. N\u00eb k\u00ebt\u00eb v\u00ebnt gjejm\u00eb at\u00eb arom\u00eb lulesh, q\u00eb na b\u00ebn t\u00eb harrojm\u00eb p\u00ebr nj\u00eb cop\u00eb her\u00eb, hallet e dertet e k\u00ebsaj bote. Brigjet, kodrat e fushat kund\u00ebrmojn\u00eb t\u00eb shoq\u00ebruara me k\u00ebng\u00ebt e bukura t\u00eb bilbilave. Shushurima e pronj\u00ebvet dhe ush\u00ebtima e \u00ebmb\u00ebl dhe prekse e lumenjve, formojn\u00eb lidhjen e pambaruar me ndjenjat t\u2019ona t\u00eb br\u00ebnd\u00ebshme\u201d. P\u00ebrshkrimet e k\u00ebtilla i dinamizojn\u00eb edhe nj\u00eb varg panoramash e fotografish\u00eb, n\u00eb t\u00eb cilat defilojn\u00eb \u201cKostumet e djal\u00ebris\u00eb toske\u201d, \u201cSonde vajguri n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d, \u201cKostume nga Tirana\u201d, \u201cGrat\u00eb e Dardh\u00ebs\u201d, \u201cPeisazh me katarakt\u201d, \u201cKostume nga Dibra\u201d, \u201cHeroin\u00eb mal\u00ebsore\u201d, \u201cK\u00ebshtjella e Sk\u00ebnderbeut n\u00eb Kruj\u00eb\u201d, \u201cLuft\u00ebtar\u00ebt mal\u00ebsor\u00eb shqiptar\u00eb\u201d, t\u00eb cilat i konsideron si \u201cShqiponjat e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, Naim Frash\u00ebri, Dora d\u2019Istria, Asdreni, etj.<br \/>\nAsdrenin e ftoi n\u00eb Pallat, Mbret\u00ebresha e I-r\u00eb e Rumanis\u00eb, Elisabeta. Duke b\u00ebr\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr Asdrenin n\u00eb kuadrin e k\u00ebsaj vepre, Aleko Van\u00e7i \u00e7mon \u201cvjershat e tij plot zjarr\u201d, me t\u00eb cilat \u201cp\u00ebrv\u00eblonte grek\u00ebrit dhe grekoman\u00ebt, si dhe t\u00eb tjer\u00ebt armiq t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d. \u201cKur ardhi Vidhi, i pari mbret n\u00eb Shqip\u00ebri, Asdreni i p\u00ebrk\u00ebtheu n\u00eb gjuh\u00ebn shqip, jet\u00ebn e Vidhit dhe shkrojti nj\u00eb marsh mbret\u00ebnor. P\u00ebr k\u00ebto vepra u thirr prej profesorit Tigara Samurkash, drejtor i asaj kohe n\u00eb Fondacionin (Mbret\u00ebror) Karol i I-r\u00eb, q\u00eb t\u2019i paguajn\u00eb mundimin. Po Asdreni me modestin\u00eb e tij nuk pranoi t\u00eb mar\u00eb asnj\u00eb pages\u00eb, se k\u00ebt\u00eb e b\u00ebri p\u00ebr detyr\u00ebn e ndjenjave t\u00eb tij atdhetare. At\u00ebher\u00eb e utrdh\u00ebruan t\u00eb vej\u00eb n\u00eb Pallatin Pelesh, n\u00eb Sinaj\u00eb, ku desh t\u2019a njoh\u00eb dhe ta fal\u00ebnderoj\u00eb Madh\u00ebrija e Saj, Mbret\u00ebresha e I-r\u00eb e Rumanis\u00eb, po Asdreni i turp\u00ebshm\u00eb dyke mos patur kuximin dhe kurajon e Na\u00e7os, nuku vajti. At\u00ebhere Mbret\u00ebrresha i d\u00ebrgoj nj\u00eb fotografi me n\u00ebn\u00ebshkrimin e saj si kujtim\u201d (93). Duke aluduar n\u00eb proverbin \u201cvdis pa t\u00eb t\u00eb dua\u201d, autori shpreh keqardhje dhe mllef ndaj qeveris\u00eb shqiptare, q\u00eb e pushoi Asdrenin nga puna q\u00eb kish si sekretar i konzullat\u00ebs shqiptare, gabim t\u00eb cilin m\u00eb von\u00eb u mundua ta rektifikoj\u00eb p\u00ebrmes dekorimit t\u00eb bylbilit t\u00eb Drenov\u00ebs, me urdh\u00ebrin \u201cOficer i Sk\u00ebnderbeut\u201d.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-686\" src=\"https:\/\/www.iwabogdani.org\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/33308482-9FFF-423E-9A6A-F0E2E5258077.jpeg\" alt=\"\" width=\"102\" height=\"125\" \/><\/p>\n<p><strong>Kryeveterani Nikolla Na\u00e7o, burr\u00eb i madh i kombit Shqiptar<\/strong><\/p>\n<p>Pasi b\u00ebn fjal\u00eb p\u00ebr Gjergj Kastriotin, Ali Pash\u00ebn, Anastas Kulluriotin, Dora d\u2019Istrian, Naim Frash\u00ebrin, Fan Nolin, Boboshtic\u00ebn, Pogradecin, Qiriaz\u00ebt, Besa-Bes\u00ebn etj., Aleko Van\u00e7i ndalet te figura madh\u00ebshtore e Nikolla Na\u00e7os, t\u00eb cilin e konsideron si \u201cburr\u00eb i math i kombit shqiptar\u201d, \u201ckryeveteran\u201d q\u00eb arriti t\u00eb b\u00ebhet tregtar pambuku n\u00eb Mansur\u00eb t\u00eb Misirit, ku b\u00ebri nj\u00eb pasuri mjaft t\u00eb mir\u00eb, por, p\u00ebr shkak t\u00eb nderit, \u201cu shtr\u00ebngua t\u00eb braktis\u00eb t\u00ebr\u00eb pasurin\u00eb q\u00eb kish dhe ardhi k\u00ebtu n\u00eb Bukuresht, ku e dinte se \u00ebsht\u00eb q\u00ebndra e l\u00ebvizjes p\u00ebr rilindjen shqip\u00ebtare dhe si nj\u00eb luft\u00ebtar i zjarrt\u00eb i idealit komb\u00ebtar, u pranua me krah\u00eb hapur n\u00eb gjirin e k\u00ebsaj kollonie, ku bashk\u00ebpunoi duke konsakruar t\u00ebr\u00eb fuqit\u00eb e tija me nj\u00eb aktivitet dhe devotament t\u00eb pa treguar gjer n\u00eb or\u00ebn e vdekjes\u201d (68). Na\u00e7ua me vullnetin e tij t\u00eb \u00e7elnikt\u00eb, arriti t\u00eb b\u00ebhet faktori kryesor, duke p\u00ebrhapur ndjenjat komb\u00ebtare te krejt shqiptar\u00ebt e Rumanis\u00eb, kudo q\u00eb gjendeshin e t\u00eb cil\u00ebt, n\u00eb shenj\u00eb mir\u00ebnjohjeje, e zgjodh\u00ebn m\u00eb 1884, kryetar i Shoq\u00ebris\u00eb \u201cDrita\u201d, p\u00ebr t\u00eb hapur tet\u00eb vjet m\u00eb von\u00eb shkoll\u00ebn e parr\u00eb shqipe t\u00eb Bukureshtit, me profesor\u00eb t\u00eb famsh\u00ebm universitar\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt edhe dijetarin B.P.Hashdeu (me prejardhje hebreje), filoshqiptar i zjarrt\u00eb q\u00eb la nj\u00eb varg shkrimesh jasht\u00ebzakonisht t\u00eb vlefshme p\u00ebr gjuh\u00ebn shqipe, p\u00ebr prejardhjen, lasht\u00ebsin\u00eb dhe trim\u00ebrin\u00eb e shqiptar\u00ebve, si dhe p\u00ebr lidhjet e lashta linguistike mes gjuh\u00ebs shqipe dhe asaj rumune.<br \/>\nNa\u00e7ua sipas Aleko Van\u00e7it, \u201cd\u00ebrgoi p\u00ebrmbi 100 student\u00eb n\u00eb shkollat e ndryshme q\u00eb t\u2019i pregadit\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndtritur popullin shqip\u00ebtar. Blevi nj\u00eb shtypshkronj\u00eb me 20.000 franga ari q\u00eb (i) mblodhi kur themeloi shoq\u00ebrin\u00eb \u201cDrita\u201d, dyke shtypur me mij(\u00eb)ra libra, t\u00eb cilat i (sh)p\u00ebrndau n\u00eb t\u00ebr\u00eb an\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb dhe k\u00ebtu. Themeloi t\u00eb par\u00ebn shoq\u00ebri shqip\u00ebtaro-rumune dyke t\u00ebrhequr miq\u00ebsin\u00eb e shum\u00eb politikan\u00ebve t\u00eb d\u00ebgjuar t\u00eb Rumanis\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt e admironin dhe e p\u00ebrkrahnin n\u00eb \u00e7do rast, p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar q\u00ebllimin e shenjt\u00eb t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes shqiptare, dyke b\u00ebr\u00eb propagand\u00eb me gazetat dhe broshurat q\u00eb nxirrte, dyke patur si bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb njer\u00ebz t\u00eb zot\u00ebr t\u00eb pend\u00ebs. (\u2026) \u00c7\u2019do dit\u00eb, i pa lodhur, vizitonte dyqan m\u00eb dyqan bashkatdhetar\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt me fjal\u00ebt e tij plot bindje i inkurajonte t\u00eb mos humbasin shpres\u00ebn, se si nes\u00ebr do ta sh\u00ebkojn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb lul\u00ebzuar, q\u00eb t\u00eb harrijm\u00eb dhe neve n\u00eb rradh\u00ebn e popujve t\u00eb qytet\u00ebruar. \u00c7\u2019b\u00ebn tjer\u00ebt me pushk\u00eb, Na\u00e7ua b\u00ebri me fjal\u00eb, pa interes material, sa shpesh her\u00eb, p\u00ebr turpin e kollonis\u00eb, i mungoni edhe ato m\u00eb t\u00eb nevoj\u00ebshmet. Me gjith\u00eb k\u00ebto, asnj\u00ebher\u00eb nuku e humbi kurajon, po vazhdoj luft\u00ebn p\u00ebrpara. N\u00eb \u00e7do manifestim nuku liheshe pa dal\u00eb me flamurin n\u00eb dor\u00eb, dyke prezentuar Kollonin\u00eb Shqip\u00ebtare, t\u00eb cil\u00ebn ay m\u00eb tep\u00ebr se \u00e7do tjet\u00ebr e b\u00ebri t\u00eb njohur n\u00eb bot\u00ebn e huaj dhe asnj\u00ebher\u00eb s\u2019e humbi shpres\u00ebn p\u00ebr shp\u00ebtimin e Shqip\u00ebris\u00eb, me t\u00eb cil\u00ebn n\u00eb goj\u00eb gjer n\u00eb buz\u00ebn e varrit kur dha shpirtin n\u00eb mosh\u00ebn 72 (vje\u00e7are), m\u00eb 4 Prill 1913, vdiq i zhuritur se nuk\u2019 pat fatin t\u00eb sh\u00ebkoj\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb lir\u00eb dhe independente\u201d(68-69).<br \/>\nShqiptar\u00eb t\u00eb shenjt\u00eb jan\u00eb ata q\u00eb inkurajojn\u00eb veprat komb\u00ebtare<\/p>\n<p>Ka edhe shum\u00eb faqe dhe subjekte tjera interesante, t\u00eb k\u00ebsaj vepre t\u00eb shk\u00eblqyer q\u00eb meritojn\u00eb t\u00eb citohen e prezentohen. Dallohen nd\u00ebr to poezit\u00eb si dhe artikujt lidhur me adhurimin e Napoleonit ndaj ushtar\u00ebve shqiptar\u00eb, q\u00eb parakalonin para tij \u201csi ca mbret\u00ebr t\u00eb maleve\u201d. Vijn\u00eb pastaj r\u00ebfimet lidhur me Themistokli G\u00ebrmenjin, Loni Logorin, Kolegjin p\u00ebr Vajza, Parashqevi Qirjazin, Bajram Bozaxhiun, islamizimin e lab\u00ebrve etj. Q\u00ebllimi i autorit, p\u00ebr t\u2019ia ngritur lexuesit shqiptar moralin dhe krenarin\u00eb e p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb komb\u00ebtare, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb q\u00ebllim fisnik.\u201dNuk ka gj\u00eb m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb, m\u00eb t\u00eb shenjt\u00eb, m\u00eb t\u00eb dashur, dhe m\u00eb t\u00eb ndersh\u00ebm se (sa) Atdheu, i cili \u00ebsht\u00eb v\u00ebndi ku kemi lindur dhe gjuha e m\u00ebm\u00ebs\u201d(86). Autori fal\u00ebnderon tregtar\u00ebt e nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm q\u00eb din\u00eb ta pastrojn\u00eb pasurin\u00eb, nj\u00ebri nd\u00ebr ta duke qen\u00eb Naum Sotiri nga Poradeci \u201cnj\u00eb nga m\u00eb t\u00eb vlefshmit patriot\u00eb veteran\u00eb dhe pioner\u00eb t\u00eb idealit komb\u00ebtar, i cili \u00ebsht\u00eb i vet\u00ebmi pa pretensione, q\u00eb ka ndihmuar dhe ndihmon nga her\u00eb t\u00eb vobegtit dhe inkurajon veprat komb\u00ebtare, letrare dhe kulturore, me nj\u00eb kalor\u00ebsi kryenalt\u00ebsie t\u00eb rrall\u00eb\u201d (307). E p\u00ebrkujton poashtu edhe Marko Qirjazin, veteran dhe patriot i v\u00ebrtet\u00eb, i pajisur me karakter, kryelart\u00eb, bujar, inteligjent dhe zem\u00ebrbardh\u00eb, q\u00eb p\u00ebrher\u00eb me qesen hapur ndihmon t\u00eb varf\u00ebrit, pag\u00ebzon dhe kuror\u00ebzon fqinj\u00ebt e tij pa kursim, dhe me k\u00ebnaq\u00ebsi shpirt\u00ebrore t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, inkurajon dhe p\u00ebrkrah literatur\u00ebn komb\u00ebtare, duke patur nj\u00eb program t\u00eb shenjt\u00eb: \u201cq\u00eb sa rron, t\u2019a b\u00ebj\u00eb t\u00eb mir\u00ebn me duart e tij\u201d. I k\u00ebtill\u00eb ishte edhe vet\u00eb autori, Aleko Van\u00e7i, tregtar dhe patriot, nj\u00ebri nga shkrimtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb shquar shqiptar\u00eb t\u00eb Bukureshtit. (Baki Ymeri, Bukuresht 2008)<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>SHQIP\u00cbRIA \u00cbSHT\u00cb KALIFORNIA E EVROP\u00cbS (Aleko Van\u00e7i dhe libri i tij \u201cPran\u00eb kllanikut\u201d, Bukuresht 1940) Po t\u00eb mos ndryshonin fen\u00eb, shqiptar\u00ebt do t\u00eb ishin nj\u00eb mbret\u00ebri e fuqishme, e madhe dhe e p\u00ebrparuar. Zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare, nuk duhet k\u00ebrkuar n\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb fetare, por n\u00eb forc\u00ebn e organizimin ton\u00eb t\u00eb brendsh\u00ebm si vler\u00eb e si [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":1,"featured_media":685,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_exactmetrics_skip_tracking":false,"_exactmetrics_sitenote_active":false,"_exactmetrics_sitenote_note":"","_exactmetrics_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[164],"tags":[],"book_author":[],"book_publisher":[],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.iwabogdani.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3034"}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.iwabogdani.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.iwabogdani.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.iwabogdani.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.iwabogdani.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3034"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.iwabogdani.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3034\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.iwabogdani.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/685"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.iwabogdani.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3034"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.iwabogdani.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3034"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.iwabogdani.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3034"},{"taxonomy":"book_author","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.iwabogdani.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/book_author?post=3034"},{"taxonomy":"book_publisher","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.iwabogdani.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/book_publisher?post=3034"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}