{"id":3038,"date":"2017-12-30T14:46:14","date_gmt":"2017-12-30T14:46:14","guid":{"rendered":"http:\/\/www.iwabogdani.org\/?p=710"},"modified":"2017-12-30T14:46:14","modified_gmt":"2017-12-30T14:46:14","slug":"sot-eshte-pervjetori-i-vdekjes-se-kolosit-te-kultures-shqiptare-at-gjergj-fishtes-nga-ndue-ukaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.iwabogdani.org\/sq\/sot-eshte-pervjetori-i-vdekjes-se-kolosit-te-kultures-shqiptare-at-gjergj-fishtes-nga-ndue-ukaj\/","title":{"rendered":"Sot \u00ebsht\u00eb p\u00ebrvjetori i vdekjes s\u00eb kolosit t\u00eb kultur\u00ebs shqiptare, At Gjergj Fisht\u00ebs: nga Ndue Ukaj"},"content":{"rendered":"<ul>\n<li><strong>Sot \u00ebsht\u00eb p\u00ebrvjetori i vdekjes s\u00eb kolosit t\u00eb kultur\u00ebs shqiptare, At Gjergj Fisht\u00ebs: nga Ndue Ukaj <\/strong><\/li>\n<\/ul>\n<p>P\u00ebrkund\u00ebr m\u00ebrzis\u00eb q\u00eb na shkakton politika, jeta e p\u00ebr\u00e7udnuar shqiptare, davaritjet pa sens, amullia dhe mungesa e idealeve, ia vlen ta p\u00ebrkujtojm\u00eb Fisht\u00ebn, dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht, ta lexojm\u00eb vepr\u00ebn e tij t\u00eb pasur e me vler\u00eb.<br \/>\nSepse, ajo \u00ebsht\u00eb gurr\u00eb e pashterrshme frym\u00ebzimi; \u00ebsht\u00eb pasuri komb\u00ebtare dhe nj\u00eb shkoll\u00eb q\u00eb edukon nd\u00ebrgjegjen e njeriut. Mbi t\u00eb gjitha, vepra e tij \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb e fort\u00eb kund\u00ebr batak\u00e7injve t\u00eb shumt\u00eb t\u00eb jet\u00ebs shqiptare.<\/p>\n<p>Para dy vitesh, duke e analizuar tekstin e tij, \u201cKoha e ardhshme e Shqipnis\u00eb\u201d, nd\u00ebr t\u00eb tjera pata shkruar:<br \/>\n\u201dFreskimi m\u00eb i madh i mendjes \u00ebsht\u00eb leximi i klasik\u00ebve t\u00eb lasht\u00eb. Duke lexuar ata, ndihesh i \u00e7lodhur, i leht\u00ebsuar, i p\u00ebrmir\u00ebsuar, i lart\u00ebsuar dhe i kalitur; t\u00eb duket sikur sapo ke shuar etjen n\u00eb nj\u00eb burim t\u00eb kulluar malor\u201d &#8211; shkruan Artur Shopenhauer.\u2019\u2019<br \/>\nGjergj Fishta, i vler\u00ebsuar si Homeri Shqiptar, \u00ebsht\u00eb shkrimtari komb\u00ebtar i shqiptar\u00ebve, i cili njihet me vepr\u00ebn epokale \u201cLahuta e Malcis\u201d, q\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb epi nacional i shqiptar\u00ebve. Ve\u00e7 k\u00ebsaj kryevepre t\u00eb kultur\u00ebs shqiptare, ai njihet edhe p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb veprash me r\u00ebnd\u00ebsi n\u00eb fush\u00ebn e let\u00ebrsis\u00eb. Ai u shqua edhe p\u00ebr kontribut dhe veprimtari t\u00eb frytshme komb\u00ebtare.<br \/>\nPa dyshim, Fishta dha nj\u00eb kontribut t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm edhe n\u00eb mendimin shqiptar. Ai, si themelues dhe drejtues i revist\u00ebs m\u00eb prestigjioze shqiptare, \u201cHylli Drit\u00ebs\u201d, me shum\u00eb analiza e tekste, t\u00eb shkruara me dije e kultur\u00eb, u d\u00ebftoi shqiptar\u00ebve rrug\u00ebn kah emancipimi, p\u00ebrparimi dhe liria e nj\u00ebmend.<br \/>\nTekstet e shkruara n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, me forc\u00ebn e argumenteve, jan\u00eb t\u00eb fresk\u00ebta dhe dobiprur\u00ebse edhe p\u00ebr koh\u00ebn ton\u00eb dhe shqiptarin e shekullit XXI.<br \/>\nGjergj Fishta, n\u00eb tekstin \u201dKoha e ardhshme e Shqipnis\u00eb\u201d, t\u00eb botuar m\u00eb 1923 n\u00eb revist\u00ebn \u201cHylli Drit\u00ebs\u201d nd\u00ebr t\u00eb tjera shkroi: \u201cJeta e p\u00ebrparimi i nj\u00eb shteti jan\u00eb t\u00eb bazueme: a) mbi pavar\u00ebsin\u00eb politike, b) mbi lirin\u00eb e qet\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrmbrendshme, c) mbi ekonomin\u00eb, d) kultur\u00ebn dhe e) moralin.<br \/>\nRevista \u201cHylli Drit\u00ebs\u201d, pas shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, u shnd\u00ebrrua n\u00eb nj\u00eb institucion q\u00eb synonte t\u2019i bante shqiptar\u00ebt n\u00eb koh\u00ebn kur ishte ba Shqipnia. Revista, duke bashkuar elit\u00ebn ma t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb t\u00eb koh\u00ebs, pa asnj\u00eb dallim, i kontribuoi mendimit politik, arsimor, gjuh\u00ebsor e kulturor t\u00eb shqiptar\u00ebve. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, ajo u shnd\u00ebrrua n\u00eb nj\u00eb institucion emancipues, q\u00eb i dha kultur\u00eb kombit shqiptar. Ve\u00e7 tjerash, kjo revist\u00eb i dha shpirt Shqip\u00ebris\u00eb, ndaj, me shum\u00eb t\u00eb drejt Zef Pllumi, ai q\u00eb e ringjalli \u201cHyllin e Drit\u00ebs\u201d e quajti \u201cbusulla n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn sh\u00ebnohet vet\u00ebm nj\u00eb drejtim: Europ\u00eb.\u201d<br \/>\nGjergj Fishta, duke sh\u00ebnuar k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb e duke qen\u00eb prijatar i saj, shkroi shum\u00eb tekste diturore, me t\u00eb cilat iu dha dometh\u00ebnie e shtytje zhvillimeve t\u00eb atbot\u00ebshme shqiptare.<br \/>\nTeksti n\u00eb fjal\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb manual shum\u00eb i dobish\u00ebm edhe p\u00ebr koh\u00ebn e sotme. Nj\u00eb ABC politike e kulturore. Sidomos p\u00ebr m\u2019i dhan\u00eb shpirt shtetit. At\u00eb \u00e7ka v\u00ebrtet na mungon.<br \/>\nN\u00eb tekstin n\u00eb fjal\u00eb, Fishta, si erudit i v\u00ebrtet\u00eb, analizon pes\u00eb shtyllat themelore q\u00eb mbajn\u00eb lart\u00eb ngrehin\u00ebn shtet\u00ebrore.<br \/>\nShkurtimisht, t\u00eb shk\u00ebputura nga teksti i p\u00ebrmendur m\u00eb sip\u00ebr, ato jan\u00eb:<br \/>\n\u201cShteti, p\u00ebr me jetue e me p\u00ebrparue, ma par\u00eb duhet q\u00eb te ekzistoj\u00eb individualisht, duem me than\u00eb: T\u2019i ket\u00eb kufijt\u00eb e vet t\u00eb caktuam e mbas pozicionit gjeografik&#8230;<br \/>\nPa liri, s\u2019ka qet\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrmbrend\u00ebshme; e pa qet\u00ebsi, si eksperienc\u00eb na m\u00ebson ne shqiptar\u00ebve, s\u2019ka pun\u00eb, s\u2019ka p\u00ebrparim, e shteti s\u2019mundet me pas\u00eb jete t\u00eb gjat\u00eb.<br \/>\nTue qen\u00eb se q\u00ebllimi i imediat i shteteve t\u00eb qytetnueme asht p\u00ebrmir\u00ebsimi i gjendjes s\u00eb njeriut mbi tok\u00eb, ma par\u00eb n\u00eb pik\u00ebpamje t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij fizike e masnadej t\u00eb jet\u00ebs intelektuale, merret vesh prej vetes, se, pa ekonomi, nj\u00eb shtet i qytetnuem s\u2019mundet t\u00eb jetoj\u00eb, e me koh\u00eb, do t\u00eb bahet rob i huaj.<br \/>\nNj\u00eb komb nuk mundet me e mbajt\u00eb gjat\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e vet ekonomike, pa t\u00eb cil\u00ebn, si tham\u00eb, s\u2019mbahet as pavar\u00ebsia politike, po qe q\u00eb puna e tij nuk prodhon aq sa puna e atyne kombeve, me t\u00eb cilat ky gjendet n\u00eb t\u00eb p\u00ebrpjekun. Por puna rrjedh prej ides\u00eb; prandaj nj\u00eb shtet i qytetnuem, p\u00ebr ne do me ruajt\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e vet ekonomike, ai do t\u00eb gjendet e, n\u00eb mos qoft\u00eb, do t\u00eb mundohet me u gjet\u00eb po n\u00eb at\u00eb shkall\u00eb kulture, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn gjenden shtetet me t\u00eb cilat ky ka t\u00eb marrun e t\u00eb dhanun.<br \/>\n\u00c7ka asht g\u00eblqerja p\u00ebr murin, ai asht morali p\u00ebr shoqnin\u00eb njer\u00ebzore. Morali asht ai q\u00eb e mban gjall\u00eb e t\u00eb fuqishme ndihm\u00ebn ehuazes\u00eb (nd\u00ebrsjell\u00ebt), nd\u00ebrmjet njeriut e njeriut e nd\u00ebrmjet shtetit e shtetit, pa t\u00eb cil\u00ebn as njeriu, as shteti s\u2019p\u00ebrparojn\u00eb e as me jetue gjat\u00eb s\u2019mund t\u00eb jetojn\u00eb.Qe, k\u00ebto jan\u00eb, mbas mendimit ton\u00eb, ata gur\u00ebt e par\u00eb t\u00eb themelit, mbi t\u00eb cil\u00ebn do t\u00eb mbahet, do t\u00eb zhvillimet e do t\u00eb p\u00ebrparoj\u00eb \u00e7do shtet i qytetnuem.\u201d<br \/>\nP\u00ebrvoja universale ka treguar se, k\u00ebto parime, t\u00eb cilar i analizon n\u00eb nj\u00eb tekst t\u00eb gjat\u00eb Fishta, jan\u00eb esenciale p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb emancipuar, q\u00eb aspiron t\u00eb ec\u00eb krah p\u00ebr krahu me popujt e p\u00ebrparuar.<br \/>\nVepra e Fisht\u00ebs \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr kultur\u00ebs s\u00eb harres\u00ebs, prandaj duhet ta b\u00ebjm\u00eb shujt\u00eb kulturore. N\u00eb tryez\u00ebn ton\u00eb. Si buk\u00ebn e p\u00ebrditshme<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sot \u00ebsht\u00eb p\u00ebrvjetori i vdekjes s\u00eb kolosit t\u00eb kultur\u00ebs shqiptare, At Gjergj Fisht\u00ebs: nga Ndue Ukaj P\u00ebrkund\u00ebr m\u00ebrzis\u00eb q\u00eb na shkakton politika, jeta e p\u00ebr\u00e7udnuar shqiptare, davaritjet pa sens, amullia dhe mungesa e idealeve, ia vlen ta p\u00ebrkujtojm\u00eb Fisht\u00ebn, dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht, ta lexojm\u00eb vepr\u00ebn e tij t\u00eb pasur e me vler\u00eb. Sepse, ajo \u00ebsht\u00eb gurr\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":1,"featured_media":711,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_exactmetrics_skip_tracking":false,"_exactmetrics_sitenote_active":false,"_exactmetrics_sitenote_note":"","_exactmetrics_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[166,164],"tags":[],"book_author":[],"book_publisher":[],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.iwabogdani.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3038"}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.iwabogdani.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.iwabogdani.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.iwabogdani.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.iwabogdani.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3038"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.iwabogdani.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3038\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.iwabogdani.org\/sq\/wp-json\/"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.iwabogdani.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3038"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.iwabogdani.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3038"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.iwabogdani.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3038"},{"taxonomy":"book_author","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.iwabogdani.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/book_author?post=3038"},{"taxonomy":"book_publisher","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.iwabogdani.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/book_publisher?post=3038"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}