{"id":5280,"date":"2024-07-18T19:30:39","date_gmt":"2024-07-18T19:30:39","guid":{"rendered":"https:\/\/www.iwabogdani.org\/?p=5280"},"modified":"2024-07-18T19:30:39","modified_gmt":"2024-07-18T19:30:39","slug":"iwa-bogdani-boton-librin-hiri-ne-fyt-te-roberto-farina","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.iwabogdani.org\/sq\/iwa-bogdani-boton-librin-hiri-ne-fyt-te-roberto-farina\/","title":{"rendered":"IWA Bogdani boton librin &#8216;HIRI N\u00cb FYT&#8217; te ROBERTO FARINA"},"content":{"rendered":"<h2>PARATH\u00cbNIA<\/h2>\n<p><em><strong>Nga Dante Maffia<\/strong><\/em><\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 motr\u00ebs s\u00eb tij Elisabetta dhe disa miq shum\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb, askush nuk e dinte q\u00eb Roberto Farina shkroi vargje, proz\u00eb, tregime t\u00eb shkurtra. Ishte nj\u00eb sekret q\u00eb ai e kultivoi pa u shqet\u00ebsuar p\u00ebr botimin, pa nxituar p\u00ebr t\u00eb ndjekur, si\u00e7 b\u00ebjn\u00eb pothuajse t\u00eb gjith\u00eb poet\u00eb, revista letrare, etj, po ashtu si sht\u00ebpit\u00eb botuese, kritik\u00ebt. Ai nuk k\u00ebrkoi konsensus, i p\u00eblqente t\u00eb shkruante ndjenjat, mendimet, ankthet e tij dhe gjith\u00e7ka mbaronte k\u00ebshtu, n\u00eb heshtjen e flet\u00ebve t\u00eb bardha.<\/p>\n<p>Pas vdekjes ai zgjodhi ta jepte veten me natyralitetin me t\u00eb cilin vepronte gjithmon\u00eb, Elisabetta mblodhi t\u00eb gjitha letrat e Robertos, e vet\u00ebdijshme p\u00ebr sa pasuri kishin ato dhe e bindur q\u00eb v\u00ebllai i saj duhej t\u00eb d\u00ebgjohej. Dhe ai do ta gjej\u00eb at\u00eb p\u00ebrkujdesje, sepse menj\u00ebher\u00eb duket qart\u00eb, p\u00ebr \u00e7do lexues, shpirti i Robertos \u00ebsht\u00eb nj\u00eb poezi e lart\u00eb dhe e thell\u00eb, fryt i nj\u00eb hiri dhe nj\u00eb mallkimi q\u00eb ishin masa e temperamentit t\u00eb tij, polet e nj\u00eb mundimi q\u00eb nuk vdes kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Roberto e donte bot\u00ebn, miqt\u00eb e tij, familjen e tij dhe tregoi se ai ishte gjithmon\u00eb i g\u00ebzuar dhe i dobish\u00ebm, me interesa t\u00eb shumta, me q\u00ebndrime t\u00eb qeta. Ferrin q\u00eb ai mbarti brenda nuk e b\u00ebri kurr\u00eb t\u00eb peshonte mbi t\u00eb tjer\u00ebt dhe zbriti n\u00eb err\u00ebsir\u00ebn e kobshme dhe t\u00eb nd\u00ebrlikuar t\u00eb shpirtit t\u00eb tij pa rr\u00ebfyer kurrk\u00ebnd dhe pa u ekspozuar. Me hijet llogarit\u00eb i\u00a0 b\u00ebri vet\u00eb, si nj\u00eb plak (i moshuar) i vjet\u00ebr q\u00eb ka kap\u00ebrcyer shkret\u00ebtira t\u00eb pafundme dhe vuajtje mizore dhe ka arritur nj\u00eb ekuilib\u00ebr p\u00ebrtej t\u00eb cilit ka vet\u00ebm zbraz\u00ebti.<\/p>\n<p>Poezit\u00eb e Roberto-s kan\u00eb di\u00e7ka t\u00eb tmerrshme dhe misterioze, di\u00e7ka tep\u00ebr fizike dhe, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, di\u00e7ka t\u00eb padiskutueshme, t\u00eb pakap\u00ebrcyeshme. Ndonj\u00ebher\u00eb duken tehe t\u00eb mprehta t\u00eb nj\u00eb thike p\u00ebr t\u00eb sfiduar kuptimin okult t\u00eb gj\u00ebrave n\u00eb nj\u00eb duel, megjithat\u00eb ato nuk d\u00ebnojn\u00eb asnj\u00ebher\u00eb, nuk gjykojn\u00eb, nuk e kan\u00eb at\u00eb m\u00ebri t\u00eb Leopardit q\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb uj\u00ebmbledh\u00ebs Manichaean (manicheismo-nj\u00eb fe e formuar nga M\u00e0ni, teolog i lindur mbret\u00ebrin\u00eb e Parti dhe jetuar n\u00eb perandorin\u00eb sasanide.). Nj\u00eb forc\u00eb e fuqishme e dram\u00ebs s\u00eb fort\u00eb dramatike rrjedh pa nd\u00ebrprerje dhe shfaqet nj\u00eb siklet q\u00eb ai b\u00ebn gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb zmbrapsur nj\u00eb s\u00ebmundje Rimbaudiane q\u00eb apelon &#8220;nostalgji p\u00ebr t\u00eb mos qen\u00eb&#8221;. Roberto b\u00ebrtet, por n\u00eb b\u00ebrtitjet e t\u2019ia ai paraqet tragjedi dhe but\u00ebsi, pothuajse t\u00eb dy fytyrat e nj\u00eb medalje .<\/p>\n<p>Nj\u00eb paqart\u00ebsi (t\u00eb cil\u00ebn ai vet\u00eb e deklaroi n\u00eb nj\u00eb let\u00ebr drejtuar nj\u00eb prej profesoreshave t\u00eb tij) p\u00ebrshkon imazhe dhe metafora, mendime dhe meditime, pothuajse sikur t\u00eb pres\u00eb nj\u00eb prit\u00eb e nj\u00eb mrekullie, t\u00eb nj\u00eb Zoti t\u00eb m\u00ebshirsh\u00ebm t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr t\u00eb zgjidhur, t\u00eb pav\u00ebmendsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb, \u00e7arjet dhe plag\u00ebt.<\/p>\n<p>Ardhja e di\u00e7kaje?<\/p>\n<p>N\u00ebse i kushtoni v\u00ebmendje, shum\u00eb aludime t\u00eb poezis\u00eb s\u00eb Robertos kalojn\u00eb n\u00eb drejtime kontradiktore, sikur t\u00eb pohojn\u00eb dhe pastaj mohojn\u00eb, ofrojn\u00eb dhe pastaj fshihen, ekzistojn\u00eb dhe mos ekzistojn\u00eb. T\u00eb jen\u00eb nj\u00eb trup pa trup, nj\u00eb shpirt pa shpirt dhe t\u00eb fluturojn\u00eb, t\u00eb fluturojn\u00eb deri n\u00eb arritjen e afrimitetit (p\u00ebrsosjen) me hyjnoren.<\/p>\n<p>Koh\u00eb pas kohe, ai duket se ka nj\u00eb kuptim p\u00ebr di\u00e7ka profetike: ndezje (flak\u00eb) q\u00eb p\u00ebrshkojn\u00eb qiellin p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb veten nj\u00eb mish t\u00eb gjall\u00eb t\u00eb njeriut. Dhe nj\u00eb ankth i shtr\u00ebnguar i padyshimt\u00eb n\u00ebn \u00e7do varg q\u00eb edhe kur mb\u00ebrrin nj\u00eb shigjet\u00eb e pashpjegueshme drejt\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnjestr\u00ebs, i frik\u00ebsohet pasoj\u00ebs.<\/p>\n<p>Disa nga tekstet Roberto i ka shkruar kur ishte akoma adoleshent dhe magjepsja e shkrimeve tek lexuesi l\u00eb gjurm\u00ebt e tija, por edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb ndjehesh kur ekziston origjinaliteti dhe personalja, kur i ka filtrat estetik\u00eb dhe pretendon pjes\u00ebn e tij. Tep\u00ebr e thjesht\u00eb p\u00ebr t\u2019u mb\u00ebshtetur n\u00eb klishe dhe p\u00ebr t\u00eb insistuar n\u00eb nj\u00eb lloj poetike q\u00eb sillet rreth ngjarjeve njer\u00ebzore t\u00eb ngjashme me at\u00eb t\u00eb Robertos. Majakovskij, Jesenin, Silvia Plath &#8230;. nj\u00eb list\u00eb e gjat\u00eb, shum\u00eb e gjat\u00eb e poet\u00ebve dhe artist\u00ebve q\u00eb kan\u00eb vendosur ta shkurtojn\u00eb fillin e dit\u00ebve t\u00eb tyre. A ja vlen t\u00eb merret me vlerat sociologjike dhe psikologjike?<\/p>\n<p>Poezia e Robertos \u00ebsht\u00eb flak\u00ebrim i p\u00ebrsosur? Apo \u00ebsht\u00eb rasti t\u00eb hysh n\u00eb pasurin\u00eb e k\u00ebtij libri q\u00eb &#8220;i ngjan hijes s\u00eb nj\u00eb mrekullie t\u00eb mundshme tashm\u00eb t\u00eb shkuar, tashm\u00eb pas nesh, dhe e cila duket se p\u00ebrshkruan nj\u00eb lloj zon\u00eb neutral&#8221; ? Jan\u00eb fjal\u00eb t\u00eb Cucchi p\u00ebr Giuseppe Piccoli, nj\u00eb tjet\u00ebr poet i shk\u00eblqyesh\u00ebm i cili, n\u00eb vitin 1987, ende i ri, vendosi t\u00eb na linte. Edhe sa p\u00ebr Piccoli, edhe p\u00ebr Roberto Farina fjala ka pesh\u00ebn zbulese: drit\u00eb q\u00eb fryhet dhe shp\u00ebrndahet, e cila mb\u00ebrrin thell\u00eb n\u00eb zemr\u00ebn e lexuesit dhe kthehet leht\u00eb p\u00ebr t\u00eb kompensuar marramendjen e saj semantike. K\u00ebtu dhe atje ne lexojm\u00eb referenca, p\u00ebr nj\u00eb dashuri q\u00eb nuk e dim\u00eb mir\u00eb n\u00ebse d\u00ebshp\u00ebrohet apo \u00ebsht\u00eb\u00a0 mizore, ose thjesht keqkuptohet, por \u00ebsht\u00eb\u00a0 e r\u00ebnd\u00ebsishme, e absolute!<\/p>\n<p>E pakusht\u00ebzuar, gjuha rritet m\u00eb shum\u00eb, digjet, projekton &#8220;tok\u00ebn e t\u00eb humburve&#8221;:<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><em>Pa mb\u00ebshtetur duart tuaja n\u00eb mure,<\/em><\/p>\n<p><em>ndjeni tok\u00ebn<\/em><\/p>\n<p><em>p\u00ebrkundja n\u00ebn k\u00ebmb\u00ebt e mia,<\/em><\/p>\n<p><em>do t\u00eb kem frik\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarr hapin tjet\u00ebr.<\/em><\/p>\n<p><em>Un\u00eb do t\u00eb jem shpik\u00ebsi i dueleve:<\/em><\/p>\n<p><em>Un\u00eb do t\u00eb sfidoj forc\u00ebn e shk\u00ebmbinjve<\/em><\/p>\n<p><em>me brisht\u00ebsin\u00eb time &#8230;<\/em><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb citim nga\u201d Heshtja dinake\u201d q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e qart\u00eb p\u00ebr t\u2019u interpretuar pas ngjarjes tragjike. Por, por ka dhe kompozime t\u00eb tjera q\u00eb japin nj\u00eb sens marramend\u00ebs, si\u201d Skllav\u201d, n\u00eb t\u00eb cilin portreti i Roberto Farina duket se del n\u00eb raund edhe n\u00eb pasojat ekzistencial:<\/p>\n<p><em>Mallkim dhe fatal<\/em><\/p>\n<p><em>instinktivisht rebelues<\/em><\/p>\n<p><em>fshehur n\u00ebn d\u00ebbor\u00eb n\u00eb dim\u00ebr.<\/em><\/p>\n<p>M\u00ebnyra e qet\u00eb dhe bind\u00ebse n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndri\u00e7ohen simptomat e \u00e7uditshme q\u00eb p\u00ebrjeton poeti i ri ndonj\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb shqet\u00ebsuese. Ndonj\u00ebher\u00eb ato duken se jan\u00eb pasojat e nj\u00eb magme t\u00eb pazgjidhur q\u00eb i ka rr\u00ebnj\u00ebt n\u00eb Trakl ose Stefan George, her\u00eb t\u00eb tjera n\u00eb \u201d<em>Vdekjen Sekrete<\/em>\u201d t\u00eb Dario Bellezza, dhe nj\u00eb shp\u00ebrthim ekspresionist p\u00ebrkulet p\u00ebr t&#8217;u \u00e7orientuar m\u00eb shum\u00eb, deri n\u00eb at\u00eb pik\u00eb sa duket se \u00ebsht\u00eb krijuar p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar rutilimin e paq\u00ebndruesh\u00ebm t\u00eb bot\u00ebs dhe duket nj\u00eb parafraz\u00eb e paq\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb njer\u00ebzore dhe sociale:<\/p>\n<p><em>Mendimi i p\u00ebrsosur e i err\u00ebt q\u00eb n\u00eb shtiz\u00eb shpon <\/em><\/p>\n<p><em>mbretin e bardh\u00eb<\/em><\/p>\n<p><em>pa hezituar.<\/em><\/p>\n<p><em>i braktisur, i zhveshur<\/em><\/p>\n<p><em>mbi qilimin e madh pa ngjyr\u00eb<\/em><\/p>\n<p><em>edhe katundi nuk merr m\u00eb frym\u00eb &#8230;<\/em><\/p>\n<p>Disa faqe jan\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr fjal\u00eb vargje t\u00eb destinuara p\u00ebr t&#8217;u p\u00ebrdorur (komponuar) p\u00ebr k\u00ebng\u00eb. Roberto i donte disa shkrimtar\u00eb t\u00eb k\u00ebng\u00ebve, ai luante vet\u00eb n\u00eb nj\u00eb grup, dhe p\u00ebrpjekja p\u00ebr t&#8217;u mb\u00ebshtetur n\u00eb magjin\u00eb e muzik\u00ebs e ka pasur gjithnj\u00eb, por edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ai nuk e b\u00ebri\u00a0 asgj\u00eb t\u00eb t\u00eb dilte n\u00eb sken\u00eb. Megjithat\u00eb, disa nga k\u00ebto k\u00ebng\u00eb do t\u00eb meritonin t\u00eb gjenin nj\u00eb p\u00ebrkthyes t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb mesazhin e tij, t\u00eb\u00a0 p\u00ebrndjekur\u00a0 gjithnj\u00eb nga dashuria.<\/p>\n<p>Hidh\u00ebrimi, habi, ekzaltimi, ankthi, terrori, hidh\u00ebrimi gjejn\u00eb nj\u00eb z\u00eb pa hipokrizi dhe hezitim. Ai e di se &#8220;<em>Ndoshta \u00e7far\u00eb \/ d\u00ebshiron \u00ebsht\u00eb n\u00eb qiellin e syve t\u00eb tu<\/em>&#8221; dhe se &#8220;<em>Ata meditojn\u00eb qarqe koncentrike \/ N\u00eb fund t\u00eb pellgut&#8221;.<\/em><\/p>\n<p>Dorian, i cili \u00ebsht\u00eb teksti i nj\u00eb k\u00ebnge t\u00eb shoq\u00ebruar me fizarmonik\u00eb, \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb i ngjash\u00ebm me shkrimtarin e <em>De profundis<\/em> sesa me at\u00eb t\u00eb<em> Portretit<\/em> t\u00eb famsh\u00ebm. <em>&#8220;Recitoni me thjesht\u00ebsi \/ P\u00ebr t\u00eb qen\u00eb vet<\/em> <em>vetja&#8221;,<\/em> thuhet n\u00eb mbyllje, \u00ebsht\u00eb ftesa \u00ebsht\u00eb nga\u00a0 ato t\u00eb dhimbshme, p\u00ebr ato q\u00eb n\u00ebnvizojn\u00eb, edhe nj\u00eb her\u00eb, vet\u00ebdijen p\u00ebr nj\u00eb natyr\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn po mbyllej n\u00eb vetvete nga\u00a0 kjo shoq\u00ebri e tmerrshme konsumatore me d\u00eblir\u00ebt dhe ritualet e saj absurde, kot\u00ebsis\u00eb dhe dob\u00ebsin\u00eb s\u00eb saj. Poema e shkruar m\u00eb 19 qershor t\u00eb 1999 shpjegon zem\u00ebrimin e Robertos i cili m\u00eb pas e di se si t\u00eb riorganizoj\u00eb rrug\u00ebn e tij dhe t\u00eb kthehet i qet\u00eb, pasi dikush mund t\u00eb lexoj\u00eb n\u00eb \u201dBie shi\u00a0 n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb tuaj\u201d.<\/p>\n<p>Alternimi i gjendjes shpirt\u00ebrore nuk \u00ebsht\u00eb i rrall\u00eb, por nj\u00eb lloj ideologjie besnik\u00ebrie q\u00eb udh\u00ebheq mendimet e poetit dhe udh\u00ebzon sjelljen e tij. Ku i lexojm\u00eb\u00a0 tek poezit\u00eb \u201cRifiuto dhe Paris\u201d.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb drejtim t\u00eb karuselit\u201d m\u00ebsimi i poet\u00ebve t\u00eb mallkuar b\u00ebhet m\u00eb i duksh\u00ebm. Prania e Baudelaire dhe Rimbaud kthehet dhe duket se Roberto d\u00ebshiron t\u00eb n\u00ebnvizoj\u00eb k\u00ebt\u00eb lidhje (fjal\u00ebt e tij t\u00eb fundit q\u00eb ai do t&#8217;i shkruaj n\u00eb disa faqe t\u00eb Rimbaud t\u00eb grisura nga nj\u00eb lib\u00ebr) me shtylla t\u00eb p\u00ebrt\u00ebritjes s\u00eb poezis\u00eb, me k\u00ebta poet\u00eb q\u00eb nuk dinin dhe nuk donin t\u00eb heshtnin p\u00ebr ask\u00ebnd dhe asgj\u00eb, t\u00eb bindur se poezia duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb larmi absolute, edhe n\u00ebse \u00ebsht\u00eb e pak\u00ebndshme:<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><em>U thash zjarr \u00e7far\u00ebdo sistemi pik\u00ebmb\u00ebshtetje<\/em><\/p>\n<p><em>dhe prap\u00ebse m\u00eb akuzoni se ende zot\u00ebroj\u00eb<\/em><\/p>\n<p><em>arm\u00ebn e vrasjes<\/em>.<\/p>\n<p>\u201cBeteja kund\u00ebr er\u00ebs, Largimi i shamanit\u201d, por mbi t\u00eb gjitha \u201cZgjova diellin dhe Hiri n\u00eb fyt\u201d, jan\u00eb tekstet q\u00eb l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb padiskutueshme. Duket se Roberto, si\u00e7 kemi th\u00ebn\u00eb si p\u00ebr Pasolinin, p\u00ebrgatiti ekzekutimin e tij dhe mendoi se k\u00ebt\u00eb gjest t\u00eb fundit do t\u2019i jepte nj\u00eb\u00a0zot\u00ebrim bot\u00ebs s\u00eb brendshme. Por mbase kjo del n\u00eb drit\u00eb n\u00eb mbik\u00ebqyrje. \u00cbsht\u00eb e sigurt q\u00eb poezia e tij kishte nj\u00eb tregti t\u00eb p\u00ebrditshme me vdekjen. N\u00eb aq shum\u00eb vargje duket se ai e lustron zonj\u00ebn e veshur me t\u00eb zeza dhe e sfidoi at\u00eb q\u00eb t\u2019i jepte p\u00ebrs\u00ebri integritetin e saj\u00eb, bardh\u00ebsin\u00eb e past\u00ebrtin\u00eb e tij:<\/p>\n<p><em>Do t\u00eb fluturoj ngadal\u00eb q\u00eb askush t\u00eb mos m\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb<\/em><\/p>\n<p><em>dhe do t\u00eb shkoj n\u00eb diell<\/em><\/p>\n<p><em>nd\u00ebrsa shtr\u00ebngoi dh\u00ebmb\u00ebt.<\/em><\/p>\n<p>Kush shkruan n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, kush ka kthjellt\u00ebsin\u00eb e s\u00eb ardhmes e di q\u00eb ai nuk mund t\u00eb ket\u00eb jet\u00ebn e tij. I p\u00ebrket drit\u00ebs, n\u00eb krijimin e p\u00ebrjetsh\u00ebm. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse Roberto nuk ka vdekur, ai kurr\u00eb nuk do t\u00eb vdes\u00eb: poezia \u00ebsht\u00eb prania e Zotit n\u00eb mesin ton\u00eb, nj\u00eb Zot na b\u00ebri mish dhe gjak, nj\u00eb fjal\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb ngulitur n\u00eb zem\u00ebr si vler\u00ebsim t\u00eb t\u00eb pashlyeshmes. Roberto tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr q\u00eb kemi n\u00eb duar, trupi i tij \u00ebsht\u00eb ky lib\u00ebr, shpirti i tij n\u00eb er\u00ebn e k\u00ebtyre rrokjeve q\u00eb nuk do t\u00eb mbarojn\u00eb kurr\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 <\/strong><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>PARATH\u00cbNIA Nga Dante Maffia P\u00ebrve\u00e7 motr\u00ebs s\u00eb tij Elisabetta dhe disa miq shum\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb, askush nuk e dinte q\u00eb Roberto Farina shkroi vargje, proz\u00eb, tregime t\u00eb shkurtra. Ishte nj\u00eb sekret q\u00eb ai e kultivoi pa u shqet\u00ebsuar p\u00ebr botimin, pa nxituar p\u00ebr t\u00eb ndjekur, si\u00e7 b\u00ebjn\u00eb pothuajse t\u00eb gjith\u00eb poet\u00eb, revista letrare, etj, po [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":8,"featured_media":5266,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_exactmetrics_skip_tracking":false,"_exactmetrics_sitenote_active":false,"_exactmetrics_sitenote_note":"","_exactmetrics_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[171],"tags":[252],"book_author":[250],"book_publisher":[186],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.iwabogdani.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5280"}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.iwabogdani.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.iwabogdani.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.iwabogdani.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.iwabogdani.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5280"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/www.iwabogdani.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5280\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":5281,"href":"https:\/\/www.iwabogdani.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5280\/revisions\/5281"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.iwabogdani.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/5266"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.iwabogdani.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5280"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.iwabogdani.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5280"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.iwabogdani.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5280"},{"taxonomy":"book_author","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.iwabogdani.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/book_author?post=5280"},{"taxonomy":"book_publisher","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.iwabogdani.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/book_publisher?post=5280"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}