{"id":5598,"date":"2025-11-18T13:51:25","date_gmt":"2025-11-18T13:51:25","guid":{"rendered":"https:\/\/www.iwabogdani.org\/?p=5598"},"modified":"2025-11-18T14:21:41","modified_gmt":"2025-11-18T14:21:41","slug":"rrenjet-qe-nuk-i-lekund-era-tregim-nga-jeton-kelmendi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.iwabogdani.org\/sq\/rrenjet-qe-nuk-i-lekund-era-tregim-nga-jeton-kelmendi\/","title":{"rendered":"RR\u00cbNJ\u00cbT Q\u00cb NUK I L\u00cbKUND ERA &#8211; tregim nga Jeton Kelmendi"},"content":{"rendered":"<h1><strong>RR\u00cbNJ\u00cbT Q\u00cb NUK I L\u00cbKUND ERA<\/strong><\/h1>\n<p style=\"font-weight: 400;\"><em>(Tregim letrar p\u00ebr Rexhep Ibishin)<\/em><\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb Rugov\u00ebn e thell\u00eb, ku malet nuk jan\u00eb thjesht gur\u00eb t\u00eb ngritur, por kujtes\u00eb e gjall\u00eb, jeta ka nj\u00eb rit\u00ebm t\u00eb vetin. Thjesht\u00eb zhvillohet sipas ritmeve t\u00eb natyr\u00ebs mes epik\u00ebs dhe lirik\u00ebs. Aty koha nuk matet me or\u00eb, por me bor\u00eb, me k\u00ebng\u00eb dhe me shkuarje burrash q\u00eb shkojn\u00eb e nuk kthehen. P\u00ebr \u00e7do Rugovas, liria ka em\u00ebr t\u00eb lasht\u00eb, e nderi ka form\u00ebn e nj\u00eb shalli t\u00eb bardh\u00eb, dymb\u00ebdhjet\u00eb metra, q\u00eb mbahet rreth kok\u00ebs p\u00ebr sa koh\u00eb je gjall\u00eb, si nj\u00eb kujtes\u00eb e heshtur se vdekja ec\u00ebn pran\u00eb, por s\u2019e zbret dot burrin nga rruga e tij. Atje thuhet se jeta dhe vdekja jetojn\u00eb bashk\u00eb n\u00ebn shallin e bardh q\u00eb edhe bora e ka zili p\u00ebr bardh\u00ebsin\u00eb dhe forc\u00ebn.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb at\u00eb bot\u00eb ku legjendat nuk jan\u00eb tregime, por realitete t\u00eb p\u00ebrditshme, u rrit edhe Rexhep Ibishi, djali i madh i Ibish Brahimit t\u00eb Mujajve dhe Grishes, gruas s\u00eb tij, bij\u00eb Zhanic\u00ebs, e der\u00ebs s\u00eb njohhur t\u00eb Hasan Luk\u00ebs. Der\u00eb kjo ku shumica e burrave kishin vdekur n\u00eb frontet e luft\u00ebrave. I ati i Rexhepit u nda her\u00ebt nga jeta, duke l\u00ebn\u00eb kat\u00ebr djem t\u00eb vegj\u00ebl dhe nj\u00eb n\u00ebn\u00eb t\u00eb f\u00ebmijeve t\u00eb tij q\u00eb duhej t\u00eb ishte nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe mal, edhe det, edhe k\u00ebng\u00eb e edhe kumt. Grisha ishte nga ato n\u00ebnat e Rugov\u00ebs q\u00eb nuk e njihnin frik\u00ebn, por e njihte forc\u00ebn e natyr\u00ebs dhe fatin e qenies. Si bij\u00eb Zhanic\u00ebs, nj\u00eb fshat pas bjeshe si\u00e7 i thonin rugovasit. Vend ky i njohur n\u00eb historin\u00eb e shqiptar\u00ebve p\u00ebr luft\u00ebra, si\u00e7 ishte beteja e Nokshiqit, fshat ky jo larg Zhanic\u00ebs. Jeta e kishte m\u00ebsuar t\u00eb jetonte ndersh\u00ebm dhe guximsh\u00ebm. Ajo dinte ta qepte buk\u00ebn me fjal\u00eb t\u00eb men\u00e7ura dhe t\u2019i kaliste djemt\u00eb me nj\u00eb edukat\u00eb q\u00eb vinte nga thell\u00ebsit\u00eb e malit. Nderi ishte mbi t\u00eb gjitha. Atdheu, familja dhe tradita. P\u00ebr k\u00ebto tri gj\u00ebra rugovasi vdiste kurdo here dhe vdiste me deshir\u00eb.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">Rexhepi, m\u00eb i madh prej tyre, ishte edhe m\u00eb i shkathti, edhe m\u00eb i heshturi, gjith\u00ebsesi m\u00eb i rrituri. Kishte nj\u00eb shikim q\u00eb digjte, jo si zjarr, por si liri e ardhshme. \u201cKy djal\u00eb ka fatin e shkruar n\u00eb ball\u00eb,\u201d thoshin burrat e moshuar\u201d, \u201cdhe atij fati s\u2019i shmanget dot as nata.\u201d N\u00eb f\u00ebmij\u00ebri, kur t\u00eb tjer\u00ebt luanin, ai d\u00ebgjonte tregime. Rugova \u00ebsht\u00eb vend ku tregimet jan\u00eb m\u00eb t\u00eb vjetra se gur\u00ebt: tregime p\u00ebr trimat q\u00eb nisen nat\u00ebn dhe kthehen n\u00eb k\u00ebng\u00eb, p\u00ebr burrat q\u00eb nuk pranojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrkulen, p\u00ebr malet q\u00eb flasin me er\u00ebn e p\u00ebr nderin q\u00eb mbahet m\u00eb lart se vet\u00eb jeta. N\u00eb furtunatt e dimrave t\u00eb ashp\u00ebr, kur bora ulej n\u00ebp\u00ebr pullaze sikur donte t\u00eb flinte gjum\u00ebn e nj\u00eb shekulli, Grisha i rrinte pran\u00eb zjarrit dhe u tregonte djemve legjenda. U rr\u00ebfente histori, q\u00eb kishin ndodhur, e ve\u00e7 atje mund t\u00eb ndodhnin. Aty flitej p\u00ebr kufijt\u00eb e paduksh\u00ebm q\u00eb ruheshin me bes\u00eb e jo me gur\u00eb, p\u00ebr marrveshjet e burrave q\u00eb b\u00ebheshin pa letra e nuk thyheshin kurr\u00eb. Flitej p\u00ebr Rugovasit q\u00eb kishin luftuar shekuj me radh\u00eb kund\u00ebr perandoris\u00eb osmane, e m\u00eb von\u00eb kund\u00ebr ushtrive t\u00eb Malit t\u00eb Zi.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">\u201cBurrat tan\u00eb,\u201d thoshte Grisha, duke par\u00eb flak\u00ebt, \u201cnuk pertonin me dek\u00eb p\u00ebr tok\u00ebn e vet. Kush e ka vendin n\u00eb zem\u00ebrt\u00eb popullit, n\u00eb k\u00ebng\u00eb epike t\u00eb p\u00ebrjetshme, nuk e ka frik\u00eb as udh\u00ebn e fundit.\u201d Udha e fundit do me thane, kur trimi shkon n\u00eb luft\u00eb, e kthehet n\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsi. Rexhepi e d\u00ebgjonte. E mbante mend \u00e7do fjal\u00eb. Edhe at\u00eb mallkimin e vjet\u00ebr rugovas q\u00eb nuk ishte mallkim, por nj\u00eb gjykim solemn:<br \/>\n<strong><em>\u201cAi q\u00eb e mbron vendin<\/em><\/strong><strong><em> e vet<\/em><\/strong><strong><em>, <\/em><\/strong><strong><em>tok b\u00ebhet me gur\u00ebt e vendit t\u00eb vet dhe jeton me<\/em><\/strong><strong><em> nder<\/em><\/strong><strong><em>\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb<\/em><\/strong><strong><em>.\u201d<\/em><\/strong><\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">Vitet ec\u00ebn, e bashk\u00eb me to u rrit edhe hija burr\u00ebrore e Rexhepit. N\u00eb Rugov\u00eb burr\u00ebria nuk tregohet me llafe t\u00eb m\u00ebdha, por me heshtje. N\u00eb heshtje ai m\u00ebsoi si t\u00eb respektonte tok\u00ebn, si t\u2019i \u00e7monte gur\u00ebt, si ta lexonte er\u00ebn, si t\u2019i dilte jet\u00ebs p\u00ebrball\u00eb. Dhe kur u rrit mjaftuesh\u00ebm sa t\u00eb mbante arm\u00ebn n\u00eb dor\u00eb, askush nuk u habit q\u00eb ai ishte nd\u00ebr t\u00eb par\u00ebt q\u00eb nisej n\u00eb \u00e7do thirrje. Sa here e th\u00ebrrisnin zanat p\u00ebr ta mbrojtur kufirin.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">N\u00ebp\u00ebr oda thuhej se Rexhepi ishte nd\u00ebr luft\u00ebtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb zhd\u00ebrvjell\u00ebt t\u00eb koh\u00ebs. Burrat e vjet\u00ebr e kujtonin si nj\u00eb djal\u00eb q\u00eb nuk e njihte lodhjen, q\u00eb i printe rrezikut pa zhurm\u00eb, q\u00eb shfaqej aty ku e prisnin m\u00eb pak. Flitej se \u00e7do dim\u00ebr ai shkonte fshehurazi n\u00eb kufi e ia prishte planet nj\u00eb prij\u00ebsi malazez, aq sa emri i tij njihej edhe n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb malit, si em\u00ebr q\u00eb sillte frik\u00eb.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">Rexhpi thonin se asnj\u00ebher\u00eb nuk u mburr. N\u00eb Rugov\u00eb, burrat q\u00eb flasin shum\u00eb e humbin hijen.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">Shalli i bardh\u00eb q\u00eb e mbante rreth kok\u00ebs, ai shall q\u00eb legjenda thot\u00eb \u201cpo m\u00ebban vdekjen rreth kok\u00ebs\u201d, i rrinte si kuror\u00eb e heshtur. Shum\u00eb her\u00eb i thoshin: \u201cA s\u2019ta r\u00ebndon ajo pesh\u00eb?\u201d Ai buz\u00ebqeshte shkurt: \u201cM\u00eb r\u00ebndon vet\u00ebm kur s\u2019b\u00ebj at\u00eb q\u00eb duhet.\u201d Vjeshta e vitit t\u00eb fundit t\u00eb tij erdhi e r\u00ebnd\u00eb, si nj\u00eb parath\u00ebnie e ndonj\u00eb libri besimesh, a legjendash, q\u00eb ngjarja pikturon vet\u00ebn me ngjyra dhimbjeje. Malet kishin filluar t\u00eb mblidhnin mjegull\u00ebn, e era sillte nj\u00eb tingull q\u00eb nuk kuptohej n\u00ebse ishte k\u00ebng\u00eb a vaj. Trim\u00ebrit\u00eb e atyre dit\u00ebve ruhen ende n\u00eb goj\u00ebn e rugovas\u00ebve, n\u00eb tregime q\u00eb nuk i k\u00ebndon kush me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb, por q\u00eb p\u00ebshp\u00ebriten me respekt. Dhe nj\u00ebri nd\u00ebr ato tregime \u00ebsht\u00eb i Rexhep Ibishit.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">At\u00eb vjesht\u00eb, bora e par\u00eb ra her\u00ebt. Ra e madhe, e dendur, si p\u00ebr t\u00eb fshehur gjurm\u00ebt e luft\u00ebtar\u00ebve q\u00eb kishin mbetur n\u00ebp\u00ebr kreshtat e ftohta. Toka u b\u00eb e heshtur. Ndoshta ta ruante dhimbjen e plag\u00ebve t\u00eb heronj\u00ebve. As zogjt\u00eb nuk fluturonin. Piskama e dimrit i mbylli rrug\u00ebt, e trupat e burrave q\u00eb kishin luftuar nuk mund t\u00eb merreshin. Ata mbet\u00ebn aty ku kishin q\u00ebndruar p\u00ebr t\u00eb mbrojtur tok\u00ebn e vet. N\u00eb Rugov\u00eb, kur dikush mbetet n\u00eb mal, thuhet se mali e adopton, e b\u00ebn t\u00eb vetin. E k\u00ebshtu ndodhi at\u00eb vit. Bora ruajti gjith\u00e7ka, si nj\u00eb faqe libri t\u00eb saposhkruar q\u00eb askush s\u2019guxon ta prek\u00eb. N\u00ebna Grishe q\u00ebndroi stoike. Lot nuk derdhi. N\u00eb Rugov\u00eb lot\u00ebt s\u2019jan\u00eb shenj\u00eb dhimbjeje, por shenj\u00eb e dob\u00ebsis\u00eb. Ajo e mbylli dhimbjen brenda vetes, ashtu si\u00e7 mbyllet nj\u00eb zjarr n\u00eb vatr\u00ebn e gurit. Ndonj\u00ebher\u00eb shihej nat\u00ebn duke shikuar nga mali, sikur t\u00eb k\u00ebrkonte ndonj\u00eb shenj\u00eb. Por nuk fliste.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">\u201cKoha ka koh\u00eb p\u00ebr kujtes\u00eb,\u201d thoshte, \u201cpranvera i gjen t\u00eb gjith\u00eb.\u201d<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">Pranvera erdhi me nj\u00eb drit\u00eb q\u00eb dukej sikur dilte nga plag\u00ebt e dimrit. Dhe bashk\u00eb me t\u00eb erdhi edhe dita kur dy n\u00ebna rugovase mor\u00ebn rrug\u00ebn p\u00ebr n\u00eb male: Gala, n\u00ebna e Ali Osmanit dhe gruaja e Osman Aliut dhe Grisha e \u00ebma e Rexh\u00ebs, qe n\u00eb fakt edhe ishin grate e dy kusherinj\u00ebve. Ato nuk shkonin p\u00ebr t\u00eb qar\u00eb, por shkonin p\u00ebr t\u00eb kthyer djemt\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi. N\u00eb fakt p\u00ebr t\u2019i kthyer eshtart e luftetar\u00ebve t\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb luft\u00eb me Mlin e Zi. Rrug\u00ebt ishin ende t\u00eb lagura nga shkrirja e bor\u00ebs, atje lart\u00eb n\u00eb bjeshk\u00eb pran\u00eb kufirit madje kishte ende ngapak bore, vende vende. Lumi murmuriste me nj\u00eb z\u00eb q\u00eb dukej si vajmali, nd\u00ebrsa malet rrinin madh\u00ebshtore, si rojtar\u00eb t\u00eb nj\u00eb sekreti t\u00eb r\u00ebnd\u00eb. Ato ec\u00ebn pa folur. N\u00eb Rugov\u00eb, kur shkon p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar dik\u00eb q\u00eb ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb luft\u00eb, nuk flet, sepse fjala e tep\u00ebrt e tremb shpirtin e heroit.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">Udh\u00ebtimi zgjati or\u00eb t\u00eb gjata, e kur arrit\u00ebn n\u00eb vendin e betej\u00ebs, bora kishte hapur vend n\u00eb disa pjes\u00eb, duke zbuluar gjurm\u00eb t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb kaluar. Aty, n\u00eb mes t\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsire q\u00eb dukej sikur e mbante frym\u00ebn pezull, Grisha u ndal.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">Syt\u00eb e saj, t\u00eb lodhur nga vitet, por t\u00eb lidhur me djalin si me nj\u00eb fij\u00eb drite, pan\u00eb nj\u00eb shami t\u00eb bardh\u00eb, t\u00eb mbledhur rreth eshtarve t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb. Ajo e njohu menj\u00ebher\u00eb. Ishte nj\u00eb shami e thjesht\u00eb, ajo q\u00eb Rexhepi e mbante t\u00eb mb\u00ebshtjell\u00eb rreth dor\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb, nj\u00eb zakon i vog\u00ebl q\u00eb ai s\u2019e nd\u00ebrroi kurr\u00eb.<br \/>\nNj\u00eb cop\u00ebz e bardh\u00eb q\u00eb i kishte sfiduar dimrin, er\u00ebn, gurin dhe koh\u00ebn.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">Grisha nuk klithi. Nuk ra. Nuk u drodh. Thjesht u ul ngadal\u00eb, preku shamin\u00eb me dor\u00eb dhe e mbajti gjat\u00eb, sikur t\u00eb mbante dor\u00ebn e Rexhepit vet\u00eb. Pastaj tha vet\u00ebm nj\u00eb fjali:<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\"><strong><em>\u201cE gjeta.\u201d<\/em><\/strong><\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">Ajo fjal\u00eb u d\u00ebgjua n\u00eb mal si nj\u00eb amanet. E d\u00ebgjoj edhe Gala, gruaja tjera, e cila k\u00ebrkonte trupin e burrit dhe djalit, gj\u00eb e cila i ktheu v\u00ebshtrimin me respekt dhe p\u00ebrmbajtje nga dhimbja. Dy n\u00ebna, dy dashuri, tri brenga, por t\u00eb gjitha me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn forc\u00eb gur\u00ebsh, me t\u00eb nj\u00ebjtin nder t\u00eb trash\u00ebguar. Ky \u00ebsht\u00eb gjeni rugovas, i ruajtur n\u00ebp\u00ebr shekuj. Kur u kthyen n\u00eb fshat, n\u00eb odat e Rugov\u00ebs burrat u ngrit\u00ebn n\u00eb k\u00ebmb\u00eb. Askush nuk tha ngush\u00ebllime. Ngush\u00ebllime nuk thuhet p\u00ebr ata q\u00eb bien p\u00ebr tok\u00ebn e vet. Burrat mor\u00ebn frym\u00eb thell\u00eb, sikur ta pranonin n\u00eb heshtje madh\u00ebshtin\u00eb e asaj sakrifice. Dikush filloi nj\u00eb vaj luftarak, jo p\u00ebr t\u00eb qar\u00eb, por p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrkujtuar. Rugova nuk qan humbjet, Rugova nderon q\u00ebndres\u00ebn.<br \/>\n\u201cNderi i mal\u00ebsorit \u00ebsht\u00eb m\u00eb i madh se jeta,\u201d thoshin.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">Dhe n\u00eb mesin e k\u00ebtyre fjal\u00ebve mbet\u00ebn t\u00eb p\u00ebrjetshme tregimet p\u00ebr Rexhepin: p\u00ebr trim\u00ebrin\u00eb e tij t\u00eb heshtur, p\u00ebr burr\u00ebrin\u00eb q\u00eb nuk i lypte duartrokitje, p\u00ebr at\u00eb shall t\u00eb bardh\u00eb q\u00eb e mbante si kujtes\u00eb t\u00eb vdekjes, por q\u00eb e \u00e7oi drejt pavdek\u00ebsis\u00eb. N\u00eb Rugov\u00eb thon\u00eb se ka njer\u00ebz q\u00eb nuk jetojn\u00eb shum\u00eb, por jetojn\u00eb fort. Jeta e tyre \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb k\u00ebng\u00eb q\u00eb fillon me z\u00eb t\u00eb ul\u00ebt e p\u00ebrfundon si britm\u00eb e liris\u00eb.<br \/>\nRexhep Ibishi ishte nj\u00eb nga ata.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">Ai u rrit n\u00eb mit, jetoi si legjend\u00eb dhe u kthye n\u00eb kujtes\u00eb t\u00eb gjall\u00eb.<br \/>\nSot, kur era e Rugov\u00ebs p\u00ebrplaset n\u00ebp\u00ebr shk\u00ebmbinj, duket sikur shqipton emrin e tij.<br \/>\nKur bora bie n\u00ebp\u00ebr kreshta, duket sikur p\u00ebrmbledh rr\u00ebfimin e tij.<br \/>\nKur burrat nisen n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira, thon\u00eb n\u00ebn z\u00eb:<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\"><strong>\u201cUdh\u00ebn e ka shkel\u00eb Rexhepi.\u201d<\/strong><\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">Dhe k\u00ebshtu, tregimi i tij vazhdon, jo vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebr goj\u00ebt e pleq\u00ebve, por n\u00ebp\u00ebr damar\u00ebt e malit q\u00eb s\u2019e harron kurr\u00eb asnj\u00eb bir t\u00eb tij. Nuk kthem i gjall\u00eb, n\u00ebse nuk e djegi Kull\u00ebn e armikut. Pra, kulla e armikut quhej sht\u00ebpia ku ushtria malazeze kishte komand\u00ebn, dhe aty n\u00eb frontin e luft\u00ebs kishte pushuar s\u00eb frymuari Ali Osmani, djali i Osman Aliurt dhe kjo i kishte prekur thell\u00eb edhe t\u00eb atij e tij dhe edhe Rexhepin. Si\u00e7 do t\u00eb rr\u00ebfente Dem\u00eb Zymeri, nj\u00eb bashk\u00ebluftetar\u00eb, i cili kishte fatin t\u00eb kthehej n\u00eb Dukaiv\u00eb. Ai duke rr\u00ebfyer p\u00ebr luftimet e rugovas\u00ebve esidomos trimave nga Dukaiva, p\u00ebrshkruan Rexhepin si njeri t\u00eb shpejt\u00eb, i cili kishte shkuar dhe me dor\u00ebn e tij e kishte djegur Kull\u00ebn e komand\u00ebs armike, nder\u00ebsa tek po terhiqej nga roja e kull\u00ebs goditet nga plumbat dhe ndalet e bije p\u00ebr dhe, p\u00ebr tu b\u00ebr\u00eb vet dheu i tok\u00ebs q\u00eb e donte m\u00eb shum\u00eb se trupin e tij. At\u00eb dit\u00eb bije edhe kusheriri Osmani dhe k\u00ebshtu pushojn\u00eb s\u00eb rrahuri tri zemrat e trimave nga Dukaiva.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>RR\u00cbNJ\u00cbT Q\u00cb NUK I L\u00cbKUND ERA (Tregim letrar p\u00ebr Rexhep Ibishin) N\u00eb Rugov\u00ebn e thell\u00eb, ku malet nuk jan\u00eb thjesht gur\u00eb t\u00eb ngritur, por kujtes\u00eb e gjall\u00eb, jeta ka nj\u00eb rit\u00ebm t\u00eb vetin. Thjesht\u00eb zhvillohet sipas ritmeve t\u00eb natyr\u00ebs mes epik\u00ebs dhe lirik\u00ebs. Aty koha nuk matet me or\u00eb, por me bor\u00eb, me k\u00ebng\u00eb dhe [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":8,"featured_media":5599,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_exactmetrics_skip_tracking":false,"_exactmetrics_sitenote_active":false,"_exactmetrics_sitenote_note":"","_exactmetrics_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[171,166],"tags":[263,314,313],"book_author":[],"book_publisher":[],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.iwabogdani.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5598"}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.iwabogdani.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.iwabogdani.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.iwabogdani.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.iwabogdani.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5598"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/www.iwabogdani.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5598\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":5602,"href":"https:\/\/www.iwabogdani.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5598\/revisions\/5602"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.iwabogdani.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/5599"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.iwabogdani.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5598"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.iwabogdani.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5598"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.iwabogdani.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5598"},{"taxonomy":"book_author","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.iwabogdani.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/book_author?post=5598"},{"taxonomy":"book_publisher","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.iwabogdani.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/book_publisher?post=5598"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}