Number of visitors on page:

N/A

Product visitors:

N/A

Dialogjet e kohës së paralizuar – Elçin Sevgi Suçin

Share:

About

Katalogimi në botim – (CIP)

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetej Bogdani”

821.512.161 -1

 

Suçin, Elçin Sevgi

Dialogjet e kohës së paralizuar : / Elçin Sevgi Suçin; përktheu; Shyngyl Sylajmani. – Prishtinë : IWA Bogdani, 2025. – 95 f. ; 21 cm. – (Biblioteka : “Adem Shkreli”)

1. Sylajmani, Shyngyl

ISBN 978-9951-394-52-9

Book Preview

Dialogjet e kohës së paralizuar – Elçin Sevgi Suçin

Parathënie

POETIKË MES NJERIUT DHE BOTËS QË E RRETHON

Nga Prof. Jeton Kelmendi PhD

Në librin “Dialogjet e kohës së paralizuar”, Elçin Sevgi Suçin na fton në një udhëtim poetik ku koha nuk është më një dimension i qetë e i pandryshueshëm, por një fushë beteje mes shpirtit dhe fatit, mes gjuhës dhe heshtjes, mes njeriut dhe botës që e rrethon. Kjo përmbledhje na sjell poezinë si dëshmi të mbijetesës së ndjenjës dhe mendimit përballë absurditetit të epokës moderne.

Tematika qendrore e këtij libri lëviz në kufijtë e identitetit, mërgimit, dashurisë dhe luftës së brendshme për ta kuptuar veten në një botë që shpesh e humb ndjesinë e drejtësisë. Në vargjet e saj, njeriu është një udhëtar i copëzuar mes lindjes e perëndimit, mes rrënjëve dhe arratisjes, mes dëshirës për të mbetur dhe domosdoshmërisë për të ikur. Këtu gjuha shfaqet si një atdhe i vjetër, por edhe si një informues i ftohtë, një armë që plagos njësoj si të shpëton.

Suçin është poete e ndërgjegjes bashkëkohore, e cila nuk i harron dramat kolektive të botës sonë – luftërat, refugjatët, krizat morale dhe as plagët intime të individit që kërkon strehë në kujtesë, dashuri dhe kujtime. Në këtë përzierje, fati i njeriut moderne shkruhet me dorë të dridhur, nën një qiell ku heronjtë antikë bashkëjetojnë me lajmet e një dite të zakonshme.

Qasja poetike e autores ndërton një dialog të vazhdueshëm: me veten, me Zotin, me kohën, me historinë, me të dashurin, me fjalët që shpesh e tradhtojnë. Ajo krijon një poezi refleksive, metaforike, ku mitologjia, religjioni dhe filozofia ndërthuren lehtë me realitetin brutal të së sotmes. Çdo poemë është një pyetje që kërkon të gjejë përgjigjen në zemër, por shpesh përfundon duke denoncuar padrejtësinë e botës.

Stili shkrimor është i guximshëm dhe inovativ: i ngarkuar me simbole, përplot kontraste të forta, ku errësira dhe drita bashkëjetojnë në të njëjtën fjali. Vargu i saj shpesh ndalet, thellohet, dhe lëshon një heshtje të mprehtë që flet më tepër se fjala. Aty ku realiteti hesht, poezia merr guximin të flasë.

Forca e fjalës te Suçin është transformuese. Ajo e sheh poezinë si një mekanizëm të mbijetesës, si një ndritje të brendshme që nuk lejon shpirtin të dorëzohet. Fjala shndërrohet në mjet rezistence, në strehë për dhimbjen, në portë për shpresën. Edhe kur flet për plagën, ajo nuk e harron shpresën; edhe kur denoncon luftën, dashuria mbetet horizonti i fundit.

Me këtë vëllim, Elçin Sevgi Suçin arrin të krijojë një hapësirë ku lexuesi ndalet, mendon, dhe i rikthen kuptimin sot të fjalëve si: shtëpi, identitet, dashuri, besim, ankth, përkatësi. “Dialogjet e kohës së paralizuar” është një libër që nuk lexohet, por përjetohet. Një libër që rrëfen të përbashkëtën tonë të përkohshme: betejën për të mos humbur vetveten në botën ku njeriu, shpesh, është pa rrënjë.

Ky është një libër që e zgjon lexuesin. Dhe kur një libër të zgjon, thjeshtë ka kryer një mrekulli të poezisë, për çka edhe secili autor e ka në synim.

Category

Biblioteka

Edition IWA BOGDANI

www.iwabogdani.org

iwabogdani@gmail.com
IWA Bogdani, Brussels – Prishtinë
0032494464251

Autore: Elçin Sevgi Suçin

Titulli Dialogjet e kohës së paralizuar

Përktheu:

Shyngyl Sylajmani
Redaktor i botimit:
Jeton Kelmendi

Dizajni i brendshem: Bogdani Design
Ballina: IWA Bogdani

Copyright © IWA Bogdani

ISBN 978-9951-394-52-9

Related Products