Jeton Kelmendi JAM BËRË SI KJO UDHË
Biblioteka
Edition IWA BOGDANI
www.iwabogdani.org
iwabogdani@gmail.com
Editor Engjëll I. Berisha
Parathënia nga Visar Zhiti
Kopertina: Bogdani design
Lexuesi i parë: Lulzim Tafa
Copyright i Autorit
Number of visitors on page:
Product visitors:
7.00€
Share:
Katalogimi në botim – (CIP)
Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”
821.18-1
Kelmendi, Jeton
Jam bërë si kjo udhë / Jeton Kelmendi. – Prishtinë :
IWA Bogdani, 2025. – 174 f. ; 20 cm. – (Biblioteka
“Adem Shkreli”)
ISBN 978-9951-394-32-1
FJALA BËHET URË NË DITËN QË S’KA
ARDHUR…
– Përcjellje vargjeve të Jeton Kelmendit –
Nga Visar Zhiti –
Të lutem botë, duaje më shumë paqen, mos u dorëzo.
Lufta të ndan, të lëndon, të shkatërron pa mëshirë.
Heronjtë e vërtetë nuk mbajnë armë lartë,
Ata mbajnë fjalën, shpresën, e ndalin të keqen.
Janë ata që mbjellin qetësinë, jo zjarrin që vret.
Janë vargje që duken dhe si credo të poezisë që
hap librin e ri të Jeton Kelmendit.
Është një zë, një lutje, një ftesë për bisedë, e
kërkuar e poetit nga Kosova me botën dhe duam
përgjigjen në të tanishmen… Nga bota? Por edhe nga
vetja. Duhet një përpjekje për të kuptuar barrierat mes
shpirtit dhe realitetit, ku poezia jo vetëm duhet të flasë, po
dhe të dëgjojë. Prandaj dhe kthejmë fletën për te parë më
tej në libër.
* * *
Jeton Kelmendi mbart një dëshirë shtegtare, që nis poezinë e tij përpara dhe shkon pas saj ose kur ia arrin të
shkojë ai më parë, merr poezinë e tij nga pas. Di të bëjë miq nga ata që e dëshirojnë poezinë dhe njohjen që ajo të jep dhe, aq sa heshturazi, papritur gjendet në festivale të ndryshme në vende të ndryshme, nëJeton Kelmendi antologji, që kanë nëntituj të bujshëm: poezi nga bota, përkthehet, madje në mjaft gjuhë siç na e dëshmon, ndërsjelltas duke përkthyer dhe ai po ata, janë arritje të tij, është aftësi e tij dhe ne gëzohemi kur e marrim vesh, sepse është një copëz e Kosovës sot, që kërkon vetveten, larg vetes, rrugëve të botës…
* * *
Poezia e re e Kosovës, – do desha të thosha, – zgjeron jo vetëm mushkritë e hapësirave të saj dhe do të kërkonte të frynte si erë në Ballkan, pse jo dhe në Europë, do të donte të mbërrinte deri në Azi, edhe në Amerikë, kudo ku mundej, – këtu s’e kam fjalën për suksese efemere qosheve të panjohura, për festat vanitoze të poezisë, reklamat e botimeve të bëra vetë, për rrjedhojë dhe të çmimeve dhe qokave, çertifikatave dhe diplomave, të bëra vetë dhe ato, lëvdadave të paguara, etj, etj. Do të desha atë pike gjaku të poezisë, që dhemb, pikon nga një plagë, çel, nxjerr petale ashtu si në vazon e saj dhe në vazo të tjera. Përhapja, qoftë dhe vetanake, diskrete ndër kolegët që e shkruajnë poezinë apo në lexuesit e pakët në përgjithësi apo dhe e mbetur në heshtje në katedra që ende s’janë… arrin të ngazëllejë apo do që të jetë shkak i një ngazëllimi dhe prêt vlerësimin, qoftë dhe të këtij akti… Do desha të thosha a e dëshiroj, që poezia e Kosovës po e shton frymën e saj edhe shqetësimet, edhe format, edhe lirinë, zhgënjimet dhe shpresat, edhe duke humbur, por di të qendrojë, sepse e ka ditur qendresën dhe të jetë në kërkim si çdo poezi. Gjithmonë kur është
poezi…
Jam bërë si kjo udhë
Gjithsesi ato janë fjalë shqipe, copëza të ajrit nga
peizazhi shqiptar.
Emra të shquar kanë përçuar furinë apo
ndërprerjen, këputjen dhe dhimbjen që ato shkaktojnë,
duke nxitur kërshërinë e të tjerëve.
* * *
Jeton Kelmendi gjakon përhapjen e poezisë së tij, prandaj dhe thotë se fjala bëhet urë. Në librin e tij më të ri, në krahësim me librat e tij të mëparshëm, ndjejmë lëvizjen e shtuar, ai ngarend në kohë dhe në sa më shumë vende, i jep rëndësi njohjes dhe ura kështu kërkon bregun tjetër që s’duket në ditën që ende s’ka ardhur. Pikërisht kjo ka shtuar përsiatjen, kërkimet brenda vetes dhe jashtë saj, që s’janë të njëjtë. Monologu ka qartësi gjuhe dhe mendimi duke mbetur pjesë e atij hermetizmi që ishim mësuar ta gjenim në poezinë që dilte nga Kosova ndryshe. Koha është një ishull i humbur, një vend ku nuk shkojnë të gjithë. Koha truallëzohet humbshëm ku nuk shkel këmba e kujdo, pra mbetesh jasht:e kohës edhe pa e ditur, edhe kur ankohesh. Dhe vjen qortimi, tani më i drejtpërdrejtë, jo alegorik ndaj të huajit si zakonisht, sidomos kur është pushtues, por dhe kur nuk i përmbush pritshmëritë tona, edhe si mbështetës apo mik, por qortimi ndaj vetes si shenjë përgjegjshmërie dhe emanacipimi.Jeton Kelmendi
Nëse të kam Atdhe,
pse nuk ndjej dorën tënde mbi supe?
Ati kujdeset për bijtë e vet…
Qortohet shteti i ri i Kosovës apo dhe Shqipëria?
Apo të dyja bashkë? Se bashkë janë atdheu i poezisë
shqipe, gjuhë dhe jetë e shqiptarëve, të ndarë në shtete në
Ballkan dhe te përhapur nëpër botë.
Dhe është e pritshme t’i kërkosh botës
mirëkuptim, mbështetje dhe dashuri, sepse së pari i je
kthyer vetes, ia ke kërkuar asaj dhe po ashtu do që ta
japësh .
Dhe ndërkaq mbërrijmë te poezia nga ku nisëm,
ajo që hapte librin, “Një lutje për botën, paqe”. Kjo është
në fund të fundit dhe poezia.
Unë, që kam parë hijen e vdekjes dhe
shijen e luftës,
E di çfarë do të thotë humbja, e di ç’është
frika.
Por edhe paqja ka një aromë që askush
s’e harron.
Të lutem, bëhu botë me zemër të butë e të
qetë,
Amin për një të nesërme me dritë, jo
errësirë.
Kërkimi i dritës si shfaqje e një pjekurie poetike,
nga njëra anë kërkim brenda vetes, pra duhet ta bësh atëJam bërë si kjo udhë
9
dhe nga ana tjetër një hapje ndaj botës, që duhet ta kuptosh
dhe të bashkëveprosh.
Si një përfundim:
Poezia e Jeton Kelmendit në këtë libër të ri është
një dëshmi e zhvillimit të tij si poet dhe e kërkimit të
mëtejshëm mes historisë dhe të ardhmes, mes dhimbjes
dhe shpresës.
Poezia, edhe kjo e tij, nuk do që të kufizohet në
konturet e një shteti, të një kombi apo të një kohe.
Përkundrazi, lakmon hapjen dhe njohjen në kohën kur
shpesh dominon fragmentarizimi i kulturave dhe izolimi
shpirtëror.
Arti ka fuqinë për të lidhur të gjithë ata që
dëgjojnë, ndiejnë dhe kuptojnë. Ai nuk kërkon vetëm të
shprehë vetveten, por të kapërcejë vetveten për të krijuar
një hapësirë ku zërat e ndryshëm të botës mund të gjejnë
një gjuhë të përbashkët.
Në këtë aspekt, poezia mbetet një akt guximi dhe
besimi në fuqinë e fjalës dhe të ndjenjës. Ajo shërben si
kujtesë se, pavarësisht tronditjeve dhe ndarjeve që
përjeton njeriu, ekziston gjithmonë ura ku mund të arrihet
te shpresa dhe pajtimi.
Thirrja për paqe dhe mirëkuptim përbën një
testament poetik që rezonon me të gjithë ata që kërkojnë
një botë me më shumë zemër dhe dritë.
Patjetër dhe me poezi. Le ta titullojmë këtë libër
“Sonte jam një përqafim”. Në pritje të një mëngjesi…
Chicago, fundviti 2024Jeton Kelmendi
NJË LUTJE PËR BOTËN, PAQE
Saherë që vdes një njeri, toka dridhet në dhembje,
Një jetë shkon, e njerëzimi zvogëlohet për pak.
Nuk janë vetëm zemrat që mbeten të plagosura,
Është fryma e përbashkët e njerëzve që lëkundet.
Oh botë, mos u mbyll në harresë, na jep më shumë dritë.
Të lutem botë, duaje më shumë paqen, mos u dorëzo.
Lufta të ndan, të lëndon, të shkatërron pa mëshirë.
Heronjtë e vërtetë nuk mbajnë armë në lartë,
Ata mbajnë fjalën, shpresën, e ndalin të keqen.
Janë ata që mbjellin qetësinë, jo zjarrin që vret.
Pse nuk merr shembull nga Nëna Terezë, o botë?
Ajo mbolli paqe dhe korrte vetëm dashuri.
Jo luftë, sepse lufta mbjell vetëm dhembje,
E toka bëhet arenë lotësh, shpirtash të humbur.
Kultivo mirësinë, jo ndarjen që vret qenien.
Të lutem, ndali luftërat në Gaza, në Ukrainë,
Në çdo cep ku flaka djeg jetët e pafajshme.
Ndali bombat, ndali urrejtjen që ushqen shkatërrimin,
Mos lejo që lotët të bëhen lumë pa fund.
Ti ke forcën të jesh fillimi i shpresës së re.Jam bërë si kjo udhë
Unë, që kam parë hijen e vdekjes dhe shijen e luftës,
E di çfarë do të thotë humbja, e di ç’është frika.
Por edhe paqja ka një aromë që askush s’e harron.
Të lutem, bëhu botë me zemër të butë e të qetë,
Amin për një të nesërme me dritë, jo errësirë.
Prishtinë me 24 Nëntor 2024
Jeton Kelmendi JAM BËRË SI KJO UDHË
Biblioteka
Edition IWA BOGDANI
www.iwabogdani.org
iwabogdani@gmail.com
Editor Engjëll I. Berisha
Parathënia nga Visar Zhiti
Kopertina: Bogdani design
Lexuesi i parë: Lulzim Tafa
Copyright i Autorit