Number of visitors on page:

N/A

Product visitors:

N/A

JETOJ NË VARGJE DASHURIE – MARIKO SUMIKURA

10.00

Share:

About

Katalogimi në botim – (CIP)

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”

821.131.1-1

Sumikura, Mariko

Pranvera : [poezi] / Mariko Sumikura ; përktheu nga italishtja

Anila Dahriu. – Prishtinë : IWA Bogdani, 2025. – 69 f. ; 21 cm. – (Biblioteka : “Adem Shkreli”)

1. Dahriu, Anila

ISBN 978-9951-394-56-7

 

Book Preview

JETOJ NË VARGJE DASHURIE – MARIKO SUMIKURA

Parathënia

POEZIA E MARIKO SUMIKURA

Poezia e Mariko Sumikuros imponon menjëherë në zemrën e lexuesit sepse paraqitet e lehtë si fluturim fluture, por menjëherë shpalos natyrën e saj shumëformëshe, ankthin dhe dëshirën e saj për të deshifruar strukturat dhe dinamikat e botës.
Mariko kap thelbin e ndjenjës dhe e zbukuron me elegancën e një diktimi poetik që nuk bie kurrë në kompromis me rëndesën e realitetit të përditshëm, për të mbetur gjithsesi ëndërr, pra ana tjetër e të jetuarit, e të projektuarit.
Është sikur poetja të kishte regjistruar të dridhurat që mendimi i sugjeron dhe ka bërë tufa lulesh që megjithatë nuk mbështeten vetëm në faktorin estetik, por edhe në atë etik, të angazhuar. Aq e vërtetë është kjo, sa ndërsa qëndis imazhet, shfaqet gjithmonë një arsye që shkon përtej, për të fokusuar një gjendje njerëzore, për të shmangur dorëzimin vetëm tek një puhi ere.
Unë gjithmonë kam mbrojtur dhe mbroj mendimin se poezia ekziston vetëm dhe vetëm kur, duke lexuar një faqe, arrijmë të ndiejmë ngrohtësinë e shpirtit, mallëngjimin e zemrës, esencën e qenies. Përndryshe mbetet letërsi e mirë apo edhe shumë e mirë, por jo poezi.
Kam bërë shumë polemika për këtë, duke treguar se disa poetë të lavdëruar dhe ngritur në altar nuk meritojnë dafinat për të pasur krijuar botë dhe rrahje zemre të përjetshme, por kanë qenë vetëm interpretues të një materiali që e kanë rafinuar deri në atë pikë sa të bëjnë të besosh se kanë arritur të kapin atë puhizë të butë dhe të artë që i jep jetë, frymë fjalës.
Poezia është tjetër gjë!
Poezia, siç thoshte një piktor i madh (vini re, piktor), Enotrio, duket se është e bërë nga asgjëja, sepse është një psherëtimë që vrapon dhe ndjek bukurinë dhe arsyet intime të dashurisë. Nuk është një ndërtim i ftohtë, një skelet i përkryer dhe i urtë i “letrave të bukura”.
Ja, në poezinë e Marikos ndihet menjëherë fryma e ngrohtë dhe mbirëse e fjalës. Ajo nuk manipulon shprehjet, nuk i kthen në vizatime të pakapshme, përkundrazi përqafon lexuesin dhe e përfshin, dhe bashkë me të kryhet vizita në mister, në verbimin që lë thërrime magjie dhe enigme të reja.
Virtyti tjetër i madh i poezisë së Mariko Sumikurës është se ka ditur të dalë nga pesha e traditës së madhe dhe të mrekullueshme japoneze pa e tradhtuar atë, përkundrazi duke e mbartur plotësisht më të mirën dhe duke e rinovuar me shartime të një delikatesë të rrallë, me thellime lirike që lidhen madje me Mitin dhe nga ai më pas zgjerojnë çaste të së vërtetës së thellë.
Sigurisht, nuk arrihet në një rafinim të tillë pa kaluar nëpër një sërë përvojash që duhet të përjetohen plotësisht për të arritur në qëllimet shprehëse që kemi përpara.
Pra, Mariko Sumikura është një poete që shkruan duke u ushqyer nga jeta e përditshme, nga librat dhe nga ëndrrat, dhe rezultati është kjo pasuri çastesh që na fusin në të bërit e qenies, që na hapin magjinë në bërrjen dhe zbërrtjen e saj, në udhën e saj të paarritshme dhe verbuese.

                                                                                                                      Dante Maffia

Category Tag
Publisher:

Biblioteka

Edition IWA BOGDANI

www.iwabogdani.org

iwabogdani@gmail.com

IWA Bogdani, Brussels – Prishtinë

0032494464251

Autore: Mariko Sumikura

Titulli Pranvera

Përktheu nga Italishtja:

Anila Dahriu

Redaktor i botimit:

Jeton Kelmendi

Dizajni i brendshem: Bogdani Design

Ballina: IWA Bogdani

Copyright © IWA Bogdani

すみくらまりこ詩集

序文 ダンテ・マッフィア

ISBN 978-9951-394-56-7

Related Products