Me një stil të drejtpërdrejtë, por thellësisht lirik dhe reflektues, Kelmendi eksploron tema universale: luftën, paqen, identitetin, kujtesën dhe kompleksitetin e ekzistencës moderne, duke i ankoruar gjithmonë në gjeografinë e tij emocionale.
Prof. Gustavo Vega, Spanjë
Rruga e tij është një udhë kërkimi: kërkim i dashurisë, kërkim i balsamit që do të ndihmojë në shërimin e plagëve pa fshirë gjurmët e lëna në shpirt. Në këtë shëtitje na fton të depërtojmë heshtjen, ta pushtojmë atë, ta dëgjojmë, në mënyrë që të dëgjojmë zërin e tij që del nga heshtja gjatë shkrimit.
Gustavo Gac-Artigas, Kili
Ky libër i Jeton Kelmendit ka një intensitet shprehës, madje një forcë shprehëse të mrekullueshme.
Struktura e të gjithë udhëtimit është fuqimisht metafizike, e kalibruar mbi kontraste dhe ndriçime që hyjnë dhe dalin nga kuptimi, nga dyshime që, ndërsa zgjidhen, madje gjejnë siguri; brenda dimensionit të një arritjeje hipotetike që nuk ka mundësi të gjejë një piedestal, një mbërritje.
Dante Maffia, Itali
Në Mantra, librin e tij më të ri, lexuesi mund të shijojë një sagë të dyfishtë të eksplorimit të thelbit njerëzor: së vërtetës, bukurisë, dashurisë. Jam i nderuar të jem botuesi i tij në ShBA.
Stanley H. Barkan, ShBA
Poezia e Kelmendit në këtë libër është shumë emocionale dhe e thellë, me një kërkim pothuajse të pamundur të esencës së kohës, heshtjes, së vërtetës, jetës dhe rrugëve të saj. Ai luan me një dialektikë mes të kundërtave dhe nxitjeve psikologjike.
Prof. Emeritus. Ernesto Kahan, Izrael – Nobelist
Ajo që mund të them është se kjo poezi është e hapur, me një hapësirë të gjerë për reflektim. Ajo synon të shprehë si përvojën e tij nga fati turbulent i atdheut të tij, Kosovës, ashtu edhe reflektime universale njerëzore mbi jetën dhe vdekjen, dinjitetin njerëzor, dashurinë dhe urrejtjen.
Knut Ødegård, Norvegji
Tensioni mes dëshirave të brendshme dhe realitetit të jashtëm është një motiv qendror në krijimtarinë e Kelmendit.
Prof. Dr. Antoon Van den Braembussche, Belgjikë
Te Kelmendi, i ndjeshëm ndaj kalueshmërisë së fatit njerëzor në të gjitha dimensionet e tij ontologjike, biologjike, psikologjike apo historike, është e rëndësishme të vërehet se kënga e dashurisë strukturojnë si një shtyllë kurrizore gjithë në këngën poetike: ajo i drejtohet njëkohësisht gruas dhe atdheut.
Akademik Éric Brogniet, Belgjikë
Katalogimi në botim – (CIP)
Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetej Bogdani”
821.18-1
Kelmendi, Jeton
Mantra / Jeton Kelmendi. – Prishtinë : IWA Bogdani, 2025. – 152 f. ; 21 cm. –
(Biblioteka : “Adem Shkreli”)
ISBN 978-9951-394-54-3