Number of visitors on page:

N/A

Product visitors:

N/A

Amësi Toke

5.00

Share:

About

Bytyçi, Xhemil
Amësi toke : përmbledhje me 707 poezi Haiku /
Xhemil Bytyçi. – Prishtinë : IWA Bogdani, 2023. –
238 f. : ilustr. ; 20 cm. – (Biblioteka “Adem Shkreli”)

Book Preview

Amësi Toke

PËRMBAJTJA:

HAIKU ME SENSE ELIPTIKE…………………………….. 5
HAIKU ME SENSE NATYRORE…………………………. 31
HAIKU ME SENSE JETËSORE ………………………….. 69
HAIKU ME SENSE DASHURIE …………………………. 121
HAIKU ME TINGËLLIMA QIELLORE……………….. 165
HAIKU ME SENSE PAQEJE ……………………………… 173
HAIKU ME SENSE BESE…………………………………… 177
HAIKU PERSONIFIKUESE……………………………….. 181
HAIKU PËR STINËT VJETORE ………………………… 185
HAIKU PËRKUSHTIMESH……………………………….. 193
HAIKU ME SENSE PATRIOTIKE………………………. 201
Prend BUZHALA ………………………………………………. 213
JEHONA E PËRJETIMEVE TË BUKURA…………… 213
DHE E KUPTIMEVE TË THELLA TË HAIKUT…… 213
SHËNIME PËR AUTORIN DHE BOTIMET………… 225

Category Tag
Publisher:

SHËNIME PËR AUTORIN DHE BOTIMET Xhemil Bytyçi u lind në Billushë të Prizrenit, më 5 janar të vitit 1941. Shkollimin fillor dhe të mesëm i kreu në Prizren, ndërsa Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Universitetin e Beogradit në vitin 1968. Paralel me të absolvoi edhe në degën e stomatologjisë të po këtij universiteti. Xhemili ka filluar të merret me shkrime letrare kur ishte gjimnazist. Qysh atëherë kishte filluar të shkruante vjersha, tregime dhe drama. Gjatë studimeve ishte aktiv në grupin letrar dhe muzikor të Shoqatës së njohur të atëhershme të Studentëve Shqiptarë të Universitetit të Beogradit me emrin “Përpjekja”.

Pas kryerjes së fakultetit filloi të jepte mësim në Shkollën e Mesme të Mjekësisë në Prizren. Në vitin 1973 nis punën në Klinikën e Urologjisë të Universitetit të Prishtinës. Specializimin e urologjisë e kreu në Spitalin “Rebro” të Zagrebit. Më 1986 mbron tezën e doktoratës në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës me titull “Kontributi në etiologjinë e nefrolitiazës – studim kliniko-epidemiologjik në rajonin e Kosovës” dhe avancohet në gradën e doktorit të shkencës së mjekësisë. Prof. dr. Xhemil Bytyçi ishte për shumë vjet pedagog i rregullt i Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës me gradën më të lartë – profesor ordinar. Prof. dr. Xhemil Bytyçi është njëri ndër urologët më të njohur të Kosovës. Është i frytshëm në punën pedagogjike, shkencore e klinike. Ka marrë pjesë në shumë kongrese, seminare e simpoziume shkencore të karakterit kombëtar e ndërkombëtar. Ka të botuar mbi 110 artikuj, kumtesa, studime e punime në revistat e specializuara profesionale nga fusha e urologjisë dhe e kirurgjisë.

Në këtë institucion mjekësor dhe arsimor punoi deri në kohën e pensionimit në vitin 2006. Edhe pas pensionimit vazhdoi ta kryejë me kompetencë të plotë etikeprofesionale punën e mjekut specialist-urolog në Klinikën private “Uropriz” të Prizrenit dhe ende vazhdon punën si profesor i urologjisë në Spitalin privat “Aloka” dhe në Spitalin Special Urologjik “Vita – Hospital” në Prishtinë. Nga krijimtaria letrare deri më tani i janë botuar përmbledhje me poezi dhe drama. Përmbledhja e parë “Dëgjoj shushurimën” i është botuar më 2007, “Zjarr i lënë në harresë” më 2008, “Fijet e fjalëve” më 2009, “Rreze yjesh” më 2010. Më 2011 boton dramën “Martesa”, të cilën e kishte shkruar më 1960. Në vitin 2012, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, në SHBA, në Shtëpinë botuese “Amazon” botohet përzgjedhja e 100 vjershave të tij në përmbledhjen me titull “Në brendinë e fjalës”. Më 2011 disa poezi të tij përkthehen dhe botohen në Varshavë në gjuhën polake. Në 2014 ka botuar përmbledhjen me poezi haiku të titulluar “777 haiku – shtigjeve të shpirtit”. Në vitin 2015 po ky libër me haiku i është botuar edhe në ”Amazon”. Xhemil Bytyçi po ashtu është prezantuar me një numër të konsiderueshëm të poezive në gjuhën angleze në “Antologjinë e poezisë botërore”. Më 2015 është botuar përmbledhja me tri drama “Gjurmët e shpirtit të heshtur”, “Kontejnerët e qytetit tim” dhe “Sokrati i vuajtur”. Në vitin 2015 ,Xhemil Bytyçi, si përfaqësues i Kosovës me poezitë e tij është përfshirë në antologjinë e poezive të poetëve botërorë të vitit 2015 , në librin “World Poetry“ Yearbook 2015 të editorit Zhang Zhi nga Kina.

Përmbledhja me poezi lirike e tipit japonez tanka e titulluar ”Vallëzim yjesh” është libri i nëntë i botuar më 2016. Në vitin 2016 bëhet anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Në vitin 2016 boton përmbledhjen e dytë me poezi haiku të zhanrit japonez me titull “Shkëndijat magjepse të shpirtit” dhe ky është libri i tij i dhjetë. Në vitin 2017 boton përmbledhjen e radhës të titulluar “Farfurimë yllësie” po ashtu me 501 poezi Haiku. Xhemil Bytyçi, prej 17 deri me 20 shtator të vitit 2017 merr pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë “Mihai Eminesku “ në Craiova të Rumanisë, ku fiton edhe çmimin e artë për poezi. Në tetor të vitit 2017, me iniciativën e Shoqatës së Shqiptarëve të Rumanisë në Bukuresh, botohet libri me poezi të përzgjedhura me titull “Lotët e liqenit” dhe ky është libri i tij i dymbëdhjetë i radhës. Po ky libër përkthehet në rumanisht dhe në gjermanisht. Në mars të vitit 2018 merr çmimin meritor për poezi prej Shoqatës “Naji Namann” të Bejrutit.

Më 2018 është prezantuar me poezi në antologjinë botërore në librin “World Poetry Yearbook 2018” të editorit Zhang Zhi nga Kina, ndërsa në vitin 2019 është prezantuar në antologjinë botërore “Contemporary International Poetry” të botuesit Lai Tingjie dhe Zhang Zhi. Në 2019 po ashtu ka botuar librin “Në mbretërinë e yllësisë” në Bukuresht, librin “Zukamë -The drone” me poezi haiku shqip dhe anglisht, ”Gugatje pëllumbash – Doves Babble” me poezi haiku, “Psherëtimat e zjarreve”, librin “Shqiponjat vallëzojnë – The Eagles Dance”, përmbledhje me poezi haiku. Në fillim të vitit 2020 boton librin “Zraci mog sunca” me poezi haiku. Po ashtu këtë vit boton dramat me titull “Valet e jetës – Trilogji”, ‘’Loja e hijeve’’ përmbledhje me poezi, e pastaj botohen përmbledhjet me poezi haiku‘’Kurorë trëndafilash‘’,”Hëna dëshmitare” , “Flatrat e arta” , dhe “Vegimet e verbuara” Në vitin 2021 botohen librat “Vezullima të blerta “– Haiku ,dhe dramat “Martesa me facebook” , “Lojëra nën hijet e covid -19” – trilogji, dhe “Lule Zjarr” dramë dashurie. Për fillim të vitit 2022,ky është libri i radhës me poezi”Kurorë erërash”.Pastaj libri i përkthyer ne gjuhë angleze Game of Shadows i botohet në Shtëpin botuese ’’www.ciberwit’’në Indi ‘’Kopshti i dashurisë’’përmbledhe me poezi dashurie,u botua me 2022 dhe ‘’Shpalosje dashurue ‘’ poashtu përmbledhe me poezi dashurie u botua më 2023.Deri më tani ka 35 libra të botuara.Libri ‘’Amësi toke ‘’,poezi haiku është libri i 36 i tij.Xhemil Bytyçi është mjaft i frytshëm në krijimtarinë e tij letrare.Në dorëshkrim ka poezi , poezi haiku si dhe drama tjera të pabotuara, ndonëse të gatshme për botim.

Related Products