Number of visitors on page:

N/A

Product visitors:

N/A

“DRITA E FUNDIT” Yang Jijun

5.00

Share:

About

Yang Jijun është poet me një qasje të veçantë në të
shkruarit e poezisë. Ai spikat kuptimin dhe filozofinë e tij të
poetike, e cila, është një përqasje ndaj realitetit tjetër që e sheh
me syrin e kuptimit brenda fushës së jetës njerzore të shkruar
në kohë dhe hapësirë.

Book Preview

“DRITA E FUNDIT” Yang Jijun

PËRMBAJTJA:

PEMËT E NGRIRA ……………………………………………………. 5
DËRRMUES DRURI………………………………………………….. 6
NJË KALË NË SHI…………………………………………………….. 7
NJË PEMË E MADHE………………………………………………… 8
FUSHA E KALLAMISHTEVE NË DIMËR………………….. 9
SEKRETET JANË TË GJITHA NË KANALE…………….. 10
KUPA PAMBUKU QË ZHVISHEN…………………………… 11
NJË VARR I VETMUAR………………………………………….. 12
DORDOLECI…………………………………………………………… 13
ZJARR I MADH ………………………………………………………. 14
PASTRUESI…………………………………………………………….. 15
NJË FUSHË MISRI NË SHKRETËTIRË ……………………. 16
NË PIKTURË…………………………………………………………… 17
QËNDRIMI ……………………………………………………………… 18
NGRITJA…………………………………………………………………. 19
SI NJË HIJE……………………………………………………………… 20
PJESA TJETËR E LIQENIT ËSHTË E NGRIRË…………. 21
PRANË LUMIT TË VERDHË …………………………………… 22
TAKIMI ME NJË PERSON……………………………………….. 23
BARINNIMI E DELEVE…………………………………………… 24
MBRËMJE ………………………………………………………………. 25
KORRJA E KALLAMISHTEVE ……………………………….. 26
TRE LISA………………………………………………………………… 27
DJERRINË ………………………………………………………………. 28
UJI NË NJË GROPË ME PATKUA……………………………. 29
QËNDRIMI SHUMË GJATË NË NJË VEND……………… 30
SA HERË QË SHTYJ TË HAP DERËN ……………………… 31
HERONI………………………………………………………………….. 32
THËLLËZAT …………………………………………………………… 34
KOCKAT…………………………………………………………………. 35
BORA E MBETUR…………………………………………………… 36
NJË CENTIMETËR HEKURI……………………………………. 37
NJË DHOMË E ZBRAZËT ……………………………………….. 38
DY VINÇA………………………………………………………………. 40
NJË PATË E EGËR E VETMUAR …………………………….. 41
NJË KARROCË ……………………………………………………….. 42
KALLAMISHTET DUKE DALË NË BREG……………….. 43
DHJETË MIJË HEKTARË TOKË TË BLLOKUAR…….. 44
KJO SEPSE NUK FRYN PËR NJË MËNGJES TË TËRË45
NJË ZOG I MADH……………………………………………………. 46
MBROJTËSI I KASOLLEVE…………………………………….. 47
DUKE FILLUAR PËRSËRI ………………………………………. 48
DY LIQENE…………………………………………………………….. 49
NJË SHTYLLË PËR GODITJE ME KALË …………………. 50
FUSHA E KALLAMISHTEVE………………………………….. 51
PAS NJË HESHTJE TË GJATË…………………………………. 52
DRITA E FUNDIT……………………………………………………. 53
GOJA E LUMIT TË VERDHË NË SHI………………………. 54
NJË BARËISHTE E KEQE ……………………………………….. 55
NJË KOSË……………………………………………………………….. 56
MBAJTESI………………………………………………………………. 57
NJË MËNGJES PA NGJARJE …………………………………… 58
DUKE PRITUR NJË BORË ………………………………………. 59
KORRËSI I KALLAMISHTEVE……………………………….. 60
BORA DHE FARKËTARI ………………………………………… 61
FARKËTARI DHE DYQANI I TIJ…………………………….. 63
FARKËTARI DHE GRUAJA E TIJ……………………………. 65
FARKËTARI DHE PYLLI I TIJ…………………………………. 66
KJO JETË………………………………………………………………… 68
PËLLUMB BRESHKA……………………………………………… 69
NJË GRUSHT PAPASTËRTI…………………………………….. 70
FLAMINGOT…………………………………………………………… 71
LAMTUMIRË………………………………………………………….. 72
FUSHA E GRURIT NË DIMËR…………………………………. 73
BIÇIKLETA NË BORË …………………………………………….. 74
BORA E VITEVE TË KALUARA……………………………… 75
NJË PËLLUMB I EGËR……………………………………………. 76
SHPIKES ANIJE………………………………………………………. 77
NJË ANIJE E MBYTUR……………………………………………. 78
DRU I VJETËR I ANIJES …………………………………………. 79
VETMIA………………………………………………………………….. 80
Realiteti dhe imagjinar në poezi nga Yang Jijun……………. 81
Biografi e shkurtër…………………………………………………….. 84

Category

Realiteti dhe imagjinar në poezi nga Yang Jijun Nga Prof. Jeton Kelmendi PhD

Yang Jijun është poet me një qasje të veçantë në të shkruarit e poezisë. Ai spikat kuptimin dhe filozofinë e tij të poetike, e cila, është një përqasje ndaj realitetit tjetër që e sheh me syrin e kuptimit brenda fushës së jetës njerzore të shkruar në kohë dhe hapësirë. Transformimi nga realiteti që ai sheh në atë në mendjen e tij është një rregull i zakonshëm i krijimit letrar, por për Yang Jijun, transformimi është shumë i personalizuar, pasi ai shpesh filtron, zhvendos dhe ndryshon gjërat dhe situatat që sheh në jetën e tij, duke transformuar ato në imazhin e tij me dridhje guri vezullues shprehet Wu Towen, një studjues I njohur klinez. Përgjatë leximit të poezive të tij, si njohja e pare që krijova me autorin gjeta forma të larmishme të të shprehurit për gjërat që e rrethojnë poetin Jijun, e natyrshëm ngjarje të cilat rrjedhin nëpër poezitë e këtij libri po sikur lumi që ecën nëpër shtratin e vet. Për mua këto poezi janë të natyrës soditëse, si ndërrimi I ditës, që përjell natën dhe kësi soji lidh pakëputshmërinë e e kohës. Mbase mund të jetë edhe qëndrimi i Yang Jijun ndaj jetës si koncept në zhvillimin e të gjitha gjërave, për të cilat ai shpërfaq ndjesinë poetike, por edhe njerëzore. Është një gjë e mirë që ai e mban pjesën më të vështirë të jetës së tij në meditim dhe e shkruan atë në poezi. Libri me poezi “Drita e fundit” e Yang Jijun, të cilin e kam përkthyer nga Gjuha Angleze është plot me imazhe dhe pamje nga epoka tradicionale, ndërsa modeli i poezive është kryesisht i errët, si fytyra e një njeriu në meditim. Sikur kërkon diçka nëpër hapësirën që e rrethon poetin. Duke paraqitur vetminë e njeriut modern në imazhet tradicionale kineze dhe duke zbërthyer modelet e brendshme të mbështjella në të, zbulohet një dëshirë e caktuar e fshehur në vetminë e njeriut të sotëm. Ka sekrete në poezitë e Yang Jijun dhe ndershmëria e tij është maskuar në to, si një “nëndetëse e fshehur” që fshihet nën ujë. Kështu e shikon ai jetën, me një perspektivë të fshehur. Ai vetë është i “fshehur”, dhe “unë” në vetën e parë shfaqet rrallë në poezitë e tij. Poeti fshihet gjithmonë në hije, duke vëzhguar dhe regjistruar pa lëvizur dhe duke shprehur një dëshirë të caktuar për jetën pa lëvizur. Një zog i madh që ruan një nëndetëse të fshehur është një përfytyrim mjaft delikat, një mall i ngjallur nga impulset e brendshme të poetit. Poezitë e Yang Jijun duket se shfaqin një botë përplotë zhgënjime, deshira dhe qasje reale me të cilat ai e ndërton botën e vet poetike, ku njeriu nuk është vetëm përsoni që e shohim, por ka edhe shumë gjëra me të cilat njeriu jeton dhe madje edhe e bën jetën të ketë kuptim në sensin plotë të kuptimit. Për lexuesin e këtij libri mund të shihet qartë se kur Yang Jijun merret me realitetin në poezitë e tij, ai tenton të ndërtojë realitetin nga jorealiteti, duke ndërtuar brenda vetes një realitet ideal që zvarritet nga çështjet e shumta që e përcjellin realitetin, sidomos ketë realtet që po e jetojmë në postmodernizëm. Si rezultat, ka një kuptim prej shumë kuptimësisë në jetën e sotme, një poezi brenda kuptimit dhe një kuptim jo të zakonshëm në poezinë e tij. Kjo është ndoshta ajo që e bën pikëpamjen e tij për realitetin kaq të veçantë dhe ajo që e bën stilin e tij krijues interesant. Simbolet në poezinë e Jijun fshehin shpesh realitetin imagjinar nga bota reale e njohur për ne, duke na sygjeruar një alternative tjetër për t’iu qasur jetës.

Related Products