MUNDËSIA DHE DIJA KRIJOJNË OBLIGIM
Nga Engjëll I. Berisha
Kur ky obligim shpërfillet, pasoja nuk është vetëm politike, por edhe etike. Individi me përgjegjësinë publike
e mban të gjallë idenë e përbashkët të shtetndërtimit. Këto shkrime, publicistikë me stil opinioni –
gazetareske, me filozofi meditative, të shkurtra, por edhe goditëse, janë dialog i pandërprerë midis kujtesës, për
nesër, dhe përgjegjësisë që ose na i ka dhënë populli, ose janë rrëmbyer me taktikë moderne.
Autori i këtyre rreshtave, Jeton Kelmendi, krijues dhe publicist, ka vrojtuar me vëmendje dukuritë thelbësore,
midis aftësisë, paaftësisë dhe refuzimit për të vepruar. Ai me shkrime të ndara, sipas kohës, ka analizuar
personazh, tejet meritorë, e pse mos e u pikëtua edhe paaftësia si kufi njerëzor, ndërsa refuzimi është zgjedhje
morale. Analiza dhe meditimet, janë zgjedhje e autorit, për ta shprehur ndjesinë e tij, ndaj dukurive që përbëjnë
edhe komentimin e tërë publikut duke qenë shumë I varur nga rrjedhat politike. Ai, shkon përtej vendit të tij, ku e
ka pikë reference, duke e mbajtur përgjegjësinë akademike dhe morale. Po ashtu, shprehë ndjesi edhe në
gjeopolitikat botërore, duke lëkundur rendin botëror, prishjen e qetësisë demokratike.
Shikuar historikisht, shteti edhe ka lindur në këso hapësire, së pari si ide për ta marrë besimin, duke i
premtuar përkushtimin. Kuptohet se ligjet e kanë krijuan rendin dhe kanë ideuar organizma me strukturë të
mençur, por kurrë nuk e ka përjashtuar ndërgjegjen. Bile, ndërgjegjja, është një nga parimet e para që u
krijuar njerëzimi, edhe sipas mitologjisë, edhe gjithnjë, gjatë besimeve fetare e laike.
Tash, gjithnjë bëhet një pyetje, e nuk po e merr përgjigjen e duhur, – sa kemi bërë ne për shtetin? Për
lirinë e dimë se ka kontribuuar përqindje e madhe. Por, sot, roli brenda bashkësisë, nuk po vërehet, ngase është
përmbytur në pyetje politike. Kah ta kthesh, shteti del përgjithësi kolektive, secili kudo që është, merr
përgjithësinë. Madje edhe duke e ruajtur higjienën e natyrës. Këto shkrime, japin dhe një dialog midis mundësisë
dhe përgjegjësisë. Mendimtarët nga e kaluara e kanë definuar, se çdo veprim, çdo mosveprim, çdo kompromis dhe
çdo sakrificë bëhet pjesë e këtij pasqyrimi. Pra, një marrëdhënie me vetveten.
Psikologjia kolektive po e parasheh se brezat që vijnë pas nuk i bartin emocionet, e bile as justifikimet, ata e lexojnë
historinë si tekst, jo si përjetim. Emocion krijon koha kur e kërkon lirinë. Ata e kërkojnë copë në dorë pasurinë. Ata kanë
me e lexuar kohën tonë, për atë që nuk e bëmë. A nuk i gjykuam ne ata më herët, – pse nuk e bënë lirinë? Kam frikë se
dikush që sot po e kthen këtë gjendje, duke e shndërruar në krizë të ndërgjegjes. Dhe më keq, të asaj kolektive. Askush nuk
lodhet fort për vazhdimësinë e historisë. Ajo fillon të fragmentohet, nuk komunikon, nuk jep shenjë se shoqëria ka
humbur një pjesë të kuptimit të vet.
Strukturë pa shpirt!?
As nuk është krejt kështu. As nuk e pranojnë shumica. E tmerrshme është se, as nuk është krejt ashtu. Atëherë si të
reflektojmë? Ndërgjegjja mund të zgjohet, atëherë kur shoqëria fillon ta vështrojë veten me sinqeritet, por edhe në
formë ndriçimi. Le të bindemi të gjithë se, shteti nuk mbijeton vetëm përmes institucioneve, por përmes ndjenjës së
përbashkësisë që e mban gjallë. Shteti është populli. Çdo brez është një hallkë në një zinxhir më të gjatë se vetë koha e tij.
Kaq shumë zgjasin transformimet te ne. Fenomen mbetet lufta që e bëmë dhe liria, ndërmarrje e përbashkët, pa i
pyetur, as dëgjuar ca mbetje…!!!
Dallim i rëndësishëm midis atyre që nuk kanë mundur të bëjnë më shumë për shkak të mungesës së dijes apo
rrethanave, dhe atyre që kanë pasur mundësi dhe njohuri, por kanë zgjedhur të mos veprojnë. Ky dallim lidhet drejtpërdrejt
me përgjegjësinë morale, sepse mundësia dhe dija krijojnë obligim.