Number of visitors on page:

N/A

Product visitors:

N/A

E vërteta në kohën e mashtrimit – Jeton Kelmendi

10.00

Share:

About

MUNDËSIA DHE DIJA KRIJOJNË OBLIGIM

Nga Engjëll I. Berisha

Kur ky obligim shpërfillet, pasoja nuk është vetëm politike, por edhe etike. Individi me përgjegjësinë publike

e mban të gjallë idenë e përbashkët të shtetndërtimit. Këto shkrime, publicistikë me stil opinioni –

gazetareske, me filozofi meditative, të shkurtra, por edhe goditëse, janë dialog i pandërprerë midis kujtesës, për

nesër, dhe përgjegjësisë që ose na i ka dhënë populli, ose janë rrëmbyer me taktikë moderne.

Autori i këtyre rreshtave, Jeton Kelmendi, krijues dhe publicist, ka vrojtuar me vëmendje dukuritë thelbësore,

midis aftësisë, paaftësisë dhe refuzimit për të vepruar. Ai me shkrime të ndara, sipas kohës, ka analizuar

personazh, tejet meritorë, e pse mos e u pikëtua edhe paaftësia si kufi njerëzor, ndërsa refuzimi është zgjedhje

morale. Analiza dhe meditimet, janë zgjedhje e autorit, për ta shprehur ndjesinë e tij, ndaj dukurive që përbëjnë

edhe komentimin e tërë publikut duke qenë shumë I varur nga rrjedhat politike. Ai, shkon përtej vendit të tij, ku e

ka pikë reference, duke e mbajtur përgjegjësinë akademike dhe morale. Po ashtu, shprehë ndjesi edhe në

gjeopolitikat botërore, duke lëkundur rendin botëror, prishjen e qetësisë demokratike.

Shikuar historikisht, shteti edhe ka lindur në këso hapësire, së pari si ide për ta marrë besimin, duke i

premtuar përkushtimin. Kuptohet se ligjet e kanë krijuan rendin dhe kanë ideuar organizma me strukturë të

mençur, por kurrë nuk e ka përjashtuar ndërgjegjen. Bile, ndërgjegjja, është një nga parimet e para që u

krijuar njerëzimi, edhe sipas mitologjisë, edhe gjithnjë, gjatë besimeve fetare e laike.

Tash, gjithnjë bëhet një pyetje, e nuk po e merr përgjigjen e duhur, – sa kemi bërë ne për shtetin? Për

lirinë e dimë se ka kontribuuar përqindje e madhe. Por, sot, roli brenda bashkësisë, nuk po vërehet, ngase është

përmbytur në pyetje politike. Kah ta kthesh, shteti del përgjithësi kolektive, secili kudo që është, merr

përgjithësinë. Madje edhe duke e ruajtur higjienën e natyrës. Këto shkrime, japin dhe një dialog midis mundësisë

dhe përgjegjësisë. Mendimtarët nga e kaluara e kanë definuar, se çdo veprim, çdo mosveprim, çdo kompromis dhe

çdo sakrificë bëhet pjesë e këtij pasqyrimi. Pra, një marrëdhënie me vetveten.

Psikologjia kolektive po e parasheh se brezat që vijnë pas nuk i bartin emocionet, e bile as justifikimet, ata e lexojnë

historinë si tekst, jo si përjetim. Emocion krijon koha kur e kërkon lirinë. Ata e kërkojnë copë në dorë pasurinë. Ata kanë

me e lexuar kohën tonë, për atë që nuk e bëmë. A nuk i gjykuam ne ata më herët, – pse nuk e bënë lirinë? Kam frikë se

dikush që sot po e kthen këtë gjendje, duke e shndërruar në krizë të ndërgjegjes. Dhe më keq, të asaj kolektive. Askush nuk

lodhet fort për vazhdimësinë e historisë. Ajo fillon të fragmentohet, nuk komunikon, nuk jep shenjë se shoqëria ka

humbur një pjesë të kuptimit të vet.

Strukturë pa shpirt!?

As nuk është krejt kështu. As nuk e pranojnë shumica. E tmerrshme është se, as nuk është krejt ashtu. Atëherë si të

reflektojmë? Ndërgjegjja mund të zgjohet, atëherë kur shoqëria fillon ta vështrojë veten me sinqeritet, por edhe në

formë ndriçimi. Le të bindemi të gjithë se, shteti nuk mbijeton vetëm përmes institucioneve, por përmes ndjenjës së

përbashkësisë që e mban gjallë. Shteti është populli. Çdo brez është një hallkë në një zinxhir më të gjatë se vetë koha e tij.

Kaq shumë zgjasin transformimet te ne. Fenomen mbetet lufta që e bëmë dhe liria, ndërmarrje e përbashkët, pa i

pyetur, as dëgjuar ca mbetje…!!!

Dallim i rëndësishëm midis atyre që nuk kanë mundur të bëjnë më shumë për shkak të mungesës së dijes apo

rrethanave, dhe atyre që kanë pasur mundësi dhe njohuri, por kanë zgjedhur të mos veprojnë. Ky dallim lidhet drejtpërdrejt

me përgjegjësinë morale, sepse mundësia dhe dija krijojnë obligim.

Book Preview

E vërteta në kohën e mashtrimit – Jeton Kelmendi

Parafjalë

Ky libër publicistik lindi nga nevoja për të mos heshtur. Nga bindja se fjala e shkruar, edhe kur është opinion, mbetet dëshmi e kohës dhe përgjegjësi morale ndaj saj. Shkrimet që përbëjnë këtë libër nuk janë krijuar si

projekte të mbyllura teorike, as si gjykime përfundimtare, por si reagime të vetëdijshme ndaj

realitetit politik, shoqëror dhe etik që po e jetojmë. Ato janë shkruar në kohë të ndryshme, të botuara në

mediume të kohës, të debatuara me publikun dhe, mbi të gjitha, të provuara nga rrjedha e ngjarjeve.

Çka ka përmban libri?

Disa nga opinionet, në formë vështrimi, të publikuara në mediumin e kohës. Të debatuara me publikun. Vështrime

dhe ide. Për trazimet politike. Për përgjegjësinë, sa individuale, po aq kolektive. Për moralin politik që po e

kërkojmë, e kushedi kush do ta gjejë i pari! Mbase, një ditë do ta kujtojmë – sa kemi bërë ne për shtetndërtimin.

Apo, sa kemi përfituar nga shteti, pa i dhënë. Do të na e thonë ata që vijnë pas. Secili do ta varim në ndërgjegjen

tonë këtë raport. Ky liber me publicistikë periodike është vazhdim i këtij reflektimi. Ndaj nuk synon të shpëtojnë

askënd dhe as të dënojnë askënd në mënyrë personale, por të shtrojnë pyetje që shpesh shmangen. Pyetje për

përgjegjësinë publike, për moralin politik, për raportin tonë me shtetin, me lirinë dhe me të vërtetën. Në një

shoqëri ku fjala “përgjegjësi” përdoret shpesh si slogan dhe rrallë si praktikë, mendova se heshtja do të ishte

bashkëfajësi. Publicistika, për mua, nuk është vetëm koment i përditshmërisë, por është formë kujtese dhe akt

ndërgjegjeje. Çdo shkrim këtu është përpjekje për të lidhur momentin aktual me pasojat afatgjata, për ta parë

politikën jo vetëm si lojë pushteti, por si provë morale të individit dhe kolektivit. Prandaj, këto tekste shpesh

lëvizin në kufirin mes analizës politike dhe reflektimit filozofik, mes ftohtësisë së faktit dhe shqetësimit

njerëzor. Libri nuk pretendon neutralitet absolut, sepse neutraliteti në kohë padrejtësish shpesh është formë tjetër

e dorëzimit. Por synon ndershmëri intelektuale: të emërtojë dukuritë, të problematizojë vendimet dhe të

vërë në pah pasojat. Në këto shkrime, paaftësia trajtohet si kufi njerëzor, ndërsa refuzimi për të vepruar si

zgjedhje morale. Ky dallim është thelbësor, sepse mundësia dhe dija krijojnë obligim. Në ketë liber jam

përpjekur të trajtojë çështjet me interes si nga problematika e brendshme, ashtu edhe nga gjeopolitika

dhe refleksionet e jashtme, pra me konotacione ndërkombëtare. Në fund, ky libër u drejtohet jo vetëm

lexuesit të sotëm, por edhe atij që do të vijë nesër. Brezat e ardhshëm nuk do t’i trashëgojnë emocionet tona, as

justifikimet tona. Ata do ta lexojnë kohën tonë si tekst. Dhe pikërisht për këtë arsye, këto shkrime janë një

përpjekje për të lënë një gjurmë të sinqertë: si kemi menduar, si kemi vepruar dhe sa kemi qenë të gatshëm ta

mbajmë barrën e përgjegjësisë që na e dha koha.

Nga Autori

Publisher:

Biblioteka

Edition IWA BOGDANI

www.iwabogdani.org

iwabogdani@gmail.com

IWA Bogdani, Brussels – Prishtinë

0032494464251

Autor: Jeton Kelmendi

Titulli: E vërteta në kohën e mashtrimit

Redaktor:

Engjëll I. Berisha

Dizajni i brendshem: Bogdani Design

Ballina: IWA Bogdani

Copyright © – IWA Bogdani

ISBN 978-9951-394-67-3

Related Products