Number of visitors on page:

N/A

Product visitors:

N/A

FLLAD ËSHTË UDHËTIMI – MARIA CURATOLO

7.00

Share:

About

Biblioteka

Edition IWA BOGDANI

www.iwabogdani.org

iwabogdani@gmail.com

IWA Bogdani, Brussels – Prishtinë

0032494464251

Botues: Jeton Kelmendi

Autor: Maria Curatola

Titulli në Serbisht “Fllad është udhëtimi –

Përktheu:

Anila Dahriu

Redaktor i botimit:

Engjëll I. Berisha

Dizajni i brendshem: Bogdani Design

Ballina: IWA Bogdani

Copyright © IWA Bogdani

ISBN 978-9951-394-38-3

Book Preview

FLLAD ËSHTË UDHËTIMI – MARIA CURATOLO

PARATHËNIE

Përplasja e parë me poezinë e Maria Curatolo-s ishte emocionuese. Një zbulim i vërtetë. Ndjeva menjëherë forcën e një personaliteti plot humor, projekte, frymën e ngrohtë të një shpirti që kërkon kuptimin e gjërave dhe është i vendosur të shkoj deri në fund. Domethënë, ndjeva atë angazhim që me poezinë nuk kalon kohën, por investon shpirtin dhe personalitetin e saj për të gjetur shpresën drejt së pakufishmes, për të mundur dhe kapur fermentet e kohës që kalon aq me nxitim dhe do të donin të mohonin brishtësinë e të jetuarit, të ëndërrimeve, e të dëshirave. Ky libër i ri, i përkthyer në shqip, me hir e pasion nga poetja Anila Dahriu, pjesërisht mbledh poezitë që kam lexuar tashmë, pjesërisht shton të reja dhe vëren menjëherë një pasuri të shtuar, dëshirën për të dashur të bëhesh e njohur mbi të gjitha për fuqinë shprehëse dhe lirike që zotërojnë.

Maria Curatolo di të mbledh me vargje të qarta dhe shpesh të flakta duke mposhtur muzikën jo vetëm të brendshme të saj aq të pasur dhe të larmishme, por edhe simptomat e gjendjes shpirtërore të shoqërisë sonë, e cila po del jashtë kursit dhe nuk di ku të ndalet. Ndjeshmëria e Marisë kap dhe grumbullon, por nuk lidhet. Ajo ka dhuntinë e shëmbëlltyrës dhe thjesht Poezi në shqipe. Di si ta përdorë siç duhet për të na dhënë vargje që kanë thellësinë njerëzore dhe poetike të nevojshme për të çuar përpara një ligjërim të pasur me aspekte, të thellë, të pa përqendruar kurrë në një notë të vetme, të ndezur nga një pasion që është vërtet forca e madhe e kësaj poezie. Mund të kuptoni menjëherë, siç e kam thënë tashmë në shkrimin tim të mëparshëm, se poetja ka një nevojë të thellë për të komunikuar, jo në sipërfaqen e gjërave, ngjarjeve, ndjesive dhe emocioneve, por me frymë të gjallë në kuptim të fshehur të asaj që ndodh rreth saj dhe brenda vetes. Nuk dua të bëj paralelizëm, po them vetëm se ndjeshmëria e Marisë është e një parashikuese dhe si për rrjedhojë çdo fjalë që përdor kalon në ritmin e zemrës, përmes ngjitjes së dridhërimave të shpirtit të saj. Le të ndalemi te temat, me të cilat trajton, por mbi të gjitha në mënyrën se si ajo kap pasurinë e fjalorit për t’i dhënë dritëhije, madje edhe reflektime të asaj që përjeton. Brenda dhe jashtë traditës, të lirë për të lëvizur në pyllin e ngatërruar të fjalëve për të, mund të kuptojmë, me siguri absolute, mbjelljen autentike të rrokjeve, për kapur dhe kuptuar qëndrueshmërinë e shqisave dhe të flakërimave dhe të dukjeve. Prandaj, poezia e Maria Curatolo-s përbëhet nga ajo materie e paparashikueshme që ndez qirinjtë e ekzistencës për t’u dhënë ne lexuesve mundësinë për t’u futur në misterin e sensit dhe të misterit, për të udhëtuar në dimensionin e ëndrrave dhe për të përjetuar përjetësinë e të papriturës, ka shkruar një poet. Shpresoj që dëshmia ime të ketë arritur ta shoqërojë lexuesin në dimensionin në të cilin Maria dëshiron që të jetohet. Nuk është e lehtë, sepse ne duhet të gjejmë harmoni me “Oreksin dhe të bërit” dhe me “substancën e papërballueshme të Misterit dhe Melodisë”. Poezia e Maria Curatolo-s, për të qenë më e qartë, është sinteza e të jetuarit, e rilindjes, e humbjes dhe gjetjes së vetvetes, e zbarkimeve që ofron jeta dhe e përmbledhjeve. Ta ndjekësh kërkon një përpjekje të konsiderueshme njerëzore dhe intelektuale, por ia vlen, sepse atëherë do të mund të shijoni harmoninë e fluturimit, bukurinë e fituar, lirinë e të kënduarit.

      DANTE MAFFIA

Categories , Tags ,
Publisher:

Katalogimi në botim – (CIP)

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”

821.131.1-1

Curatolo, Maria

Fllad është udhëtimi : poezi / Maria Curatolo ;

përktheu Anila Dahriu. – Prishtinë : IWA

Bogdani, 2025. – 82 f. ; 20 cm. – (Biblioteka”Adem Shkreli

1. Dahriu, Anila

ISBN 978-9951-394-38-3

Related Products