Number of visitors on page:

N/A

Product visitors:

N/A

GIUSEPPE BOVA – VËRSHIMET

8.00

Share:

About

Biblioteka

Edition IWA BOGDANI

www.iwabogdani.org

iwabogdani@gmail.com

IWA Bogdani, Brussels – Prishtinë

0032494464251

Drejtor i botimeve Jeton Kelmendi

Autor: Giuseppe Bova

Redaktor: Engjëll I. Berisha

Përktheu nga Italishtja: Anila Dahriu

Dizajni i brendshem: Bogdani Design

Ballina: IWA Bogdani

Copyright © IWA Bogdani

ISBN 978-9951-394-37-6

Premisa nga autori

 

Mendova se kalimi i ngadaltë i viteve mund të qetësojë atë forcë të brendshme që më shtyn të hyj gjithmonë në arenë për të folur për ndjenjat e mia, dëshirën time për të lundruar nëpër botë të pashkelura, të cilat për tëtjerët janë skena boshe mosekzistenc ose vendesh.

Megjithatë jam këtu për t’ju thënë se ka gjithmonë një mënyrë për të dëshmuar jetën, konsistencën materiale e cila nuk përbëhet vetëm nga gjestet e përditshme me gjuhën e përsëritur, rezistencën, por nga lëvizjet e shpirtit që ngrenë trupin për ta bërë atë të paprekshëm, por atletik, vizionar por realist, i zhytur në një lojë rigjenerimesh dhe rilindjesh që sjellin një emocion që nuk është ndjerë më parë. Në gjithë këtë ka një sfidë ndaj vetes, një përpjekje e ndjerë që Josif Brodsky e quajti “kërkim për shenjtëri” që e

shtyn një poet të pajiset “me gozhdë e çekiç / të ngjitet nëmajën e tij të pamundur” (Bova) dhe të përballet me të vështirënme ushtrimi e“arritjes së penës në pikën më të lartë të shpirtit”. Çfarë është jeta, në fund të fundit (Uliksi, Uliksi!), nëse po dëshira e vazhdueshme për të kërkuar shtigje dhe mundësi të reja, përgjigje të reja për pyetjet kapitale të mbetura pa përgjigje? A nuk ekziston gjithmonë brenda nesh dëshira për të kapërcyer çdo kufi për të kërkuar atë pjesë të vetes më të mirë të aftë për t’i dhënë kuptim jetës sonë të shkurtër në tokë? Ky gjest është përsëritur që nga origjina e ekzistencës sonë. Motori që na drejton nuk mund të ndalet në konsolidimin e pozicioneve tashmë të fituara, duhet të shkojë më tej, deri në zbërthimin e çdo rendi formal, deri në rigjenerimin e gjërave të marra padyshim, për të pushtuar atë të re, të gjallë, të papërsëritshme të fiksur ku mbetet si humbja jonë dramatike.

Poezia nuk do të jetë kurrë një arratisje. Shqisat profetike justifikojnë arsyet e përplasjes me të tashmen e ekspozuar në mënyrë dramatike me pabarazitë, paragjykimet, egoizmin e saj, me dhunën, barbarinë, çnjerëzimin dhe e shtynjnëvështrimin drejt së ardhmes për të kërkuar harmoninë, për t’undjerë pjesë e së tërës.

Poezia është klithma e mundshme në mbështetje të të pafajshmit, të fundit, të sakrifikuarit. Frymon dhe ushqehet nga sytë mikpritës, krahët bujarë, intuitat parashikuese dhe të pashpjegueshme për origjinalitetin e tyre. Ajo lë gjurmë dhe simbole sepse dëshiron të bëhet zëri i njerëzimit dhe i kohës së saj. Është një moment në të cilin kthimi në poezi bëhetvërtet një nevojë e pashmangshme, për t’i dhënë hapësirëdëshirës sonë për liri, për të shprehur një lëvizje çlirimtare, për të ofruar një mundësi të re në kohën e disfatës.

Shkruan Montale:

Nuk jam Leopardi, lë pak për të djegur
Pothuajse është e tepërt të jetosh në përqindje
Jetova aq pak, mos më shtoni dozën
Shpesh halli bie mbi hallexhiun.
Vargu shikon botën për të na dhënë një dorë bujare, për të
na shoqëruar në heshtje, për të na shkundur nga tortura, për
të hapur dyert për të pamundurën, për ëndrrën, për të
vërtetën.

Dhe nuk kërkon asgjë në këmbim, sepse kështu i hap krahët poezia. Vetëm për dashuri.

Book Preview

GIUSEPPE BOVA – VËRSHIMET

PARATHËNIE

Nga Dante Maffia

“Çdo vend i përket pafundësisë”. Nëse dëshirojmë të hyjmë në sekretet e poezisë së Pino Bovës, duhet të niseni nga kjo deklaratë urdhëruese. Në vështrimin dhe në zemrën e tij është vendosmëria që trokitjet e jetës janë të shpërndara kudo dhe nuk ka nevojë për një shkop magjik për ta rizgjuar atë, për ta bërë atë të kthehet për të qenë pjesë e kuptimit,n dinamika e prekshme e udhëtimit tokësor. Këqyret mirë që Pino Bova e përjeton intensivisht dimensionin metafizik me gjërat dhe me qeniet njerëzore, me ëndrrat dhe me gjithçka që e rrethon dhe rrjedhimisht prej tij nxjerr siguritë dhe dyshimet që e bëjnë të ndihet në plotësinë e ekzistencës, në syrin e ngrohtë të ciklonit që degëzohet si shumë degë për t’u bërë një lumë i tërbuar, një umë që nuk ka dhe nuk do të ketë kurrë një shtrat të vetëm gjithashtu që nuk rrjedh dhe nuk do të rrjedhë kurrë vetëm në një zonë, por në të gjithë botën.

Kjo antologji e vogël e veprave të Bovës është para së gjithash një akt besimi në jetë dhe dashuri, një ftesë për të mos hequr dorë nga projektet personale për sa kohë që ato nuk bien ndesh me universalen. Duhet patur kujdes, sepse, poeti niset gjithmonë nga të dhënat reale, nuk thellohet në gjarpërimet e teorizimeve dhe rrjedhimisht që vargjet e tij kanë atë shijen e ëmbël dhe të hidhur që troket në derën e pafundësisë për të kërkuar një fjalë tjetër magjike të fjalorit të tij, të mund të hysh në zjarrin magjik, referenca është edhe muzikore në krijimet. Është pothuajse e kotë t’i kujtojmë lexuesit se Pino Bova është një nga poetët më të mëdhenj që kemi sot dhe pikërisht sepse poezia e tij, pavarësisht se është e brumur me jetën reale, veprimet e përditshme dhe vlerat qytetare, di të fluturojë drejt sferave të një kompozimi dhe lirikë asnjëherë e ekzagjeruar, për të kapur imazhe, mendime, metafora që ndjekin njëra-tjetrën, duke hapur kuptime që vetëm poetët janë në gjendje t’i kuptojnë në tërësinë dhe nuancat e tyre. Dhe mrekullia është se kur njeriu, pavarësisht se ka pasur marrëdhënie të vazhdueshme me poetët dhe letrarët e mëdhenjë nga e gjithë bota, dhe pavarësisht se është i njohur, kurrë nuk nxjerr në pah aftësitë dhe substancën e tij të nivelit më të lartë. Është një virtyt jo pa vlerë, që e lejon të jap dhe të marrë nga të gjithë pasurinë e entuziazmit, bukurinë e besimit në Fjalën.

Më duket e drejtë që duhet njohur edhe në Kosovë e Shqipëri, troje që kanë filluar të ndezin interesim të ri për poezinë, veçanërisht atë italiane. Ka shumë prova të thëna dhe ky përkthim i Anila Dahriut është sigurisht një zgjedhje që duhet mbrojtur. Një konfirmim. Nuk dua të devijoj duke tjerr lavdërimet për mikun tim poet. Poezia e tij do t’ju japë më tepër se thëniet e mia të varfëra, sepse di të shkojë drejt e në zemër, di të përqafohet dhe bëhet, e them me fjalën që dua më shumë, “brumur” për të na rritur, për të na jep një pikë uji si të “ndërgjegjës” për të cilën foli BABA Dante. Jam shumë i lumtur që ky bir fisnik i Kalabrisë mirëpritet në gjuhën shqipe sepse në Kosovë dhe Shqipëri do të gjejë përqafime të vërteta për shkak të afiniteteve ekzistuese me Kalabrinë.

Categories ,

Katalogimi në botim – (CIP)

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”

821.131.1-1

Bova, Giuseppe

Vërshimet : poezi / Giuseppe Bova ; përktheu nga

italishtja Anila Dahriu. – Prishtinë : IWA Bogdani,

2025. – 66 f. ; 20 cm. – (Biblioteka”Adem Shkreli”)

1. Dahriu, Anila

ISBN 978-9951-394-37-6

Related Products