Biblioteka
Edition IWA BOGDANI
www.iwabogdani.org
iwabogdani@gmail.com
IWA Bogdani, Brussels – Prishtinë
0032494464251
Drejtor i botimeve Jeton Kelmendi
Autor: Giuseppe Bova
Redaktor: Engjëll I. Berisha
Përktheu nga Italishtja: Anila Dahriu
Dizajni i brendshem: Bogdani Design
Ballina: IWA Bogdani
Copyright © IWA Bogdani
ISBN 978-9951-394-37-6
Premisa nga autori
Mendova se kalimi i ngadaltë i viteve mund të qetësojë atë forcë të brendshme që më shtyn të hyj gjithmonë në arenë për të folur për ndjenjat e mia, dëshirën time për të lundruar nëpër botë të pashkelura, të cilat për tëtjerët janë skena boshe mosekzistenc ose vendesh.
Megjithatë jam këtu për t’ju thënë se ka gjithmonë një mënyrë për të dëshmuar jetën, konsistencën materiale e cila nuk përbëhet vetëm nga gjestet e përditshme me gjuhën e përsëritur, rezistencën, por nga lëvizjet e shpirtit që ngrenë trupin për ta bërë atë të paprekshëm, por atletik, vizionar por realist, i zhytur në një lojë rigjenerimesh dhe rilindjesh që sjellin një emocion që nuk është ndjerë më parë. Në gjithë këtë ka një sfidë ndaj vetes, një përpjekje e ndjerë që Josif Brodsky e quajti “kërkim për shenjtëri” që e
shtyn një poet të pajiset “me gozhdë e çekiç / të ngjitet nëmajën e tij të pamundur” (Bova) dhe të përballet me të vështirënme ushtrimi e“arritjes së penës në pikën më të lartë të shpirtit”. Çfarë është jeta, në fund të fundit (Uliksi, Uliksi!), nëse po dëshira e vazhdueshme për të kërkuar shtigje dhe mundësi të reja, përgjigje të reja për pyetjet kapitale të mbetura pa përgjigje? A nuk ekziston gjithmonë brenda nesh dëshira për të kapërcyer çdo kufi për të kërkuar atë pjesë të vetes më të mirë të aftë për t’i dhënë kuptim jetës sonë të shkurtër në tokë? Ky gjest është përsëritur që nga origjina e ekzistencës sonë. Motori që na drejton nuk mund të ndalet në konsolidimin e pozicioneve tashmë të fituara, duhet të shkojë më tej, deri në zbërthimin e çdo rendi formal, deri në rigjenerimin e gjërave të marra padyshim, për të pushtuar atë të re, të gjallë, të papërsëritshme të fiksur ku mbetet si humbja jonë dramatike.
Poezia nuk do të jetë kurrë një arratisje. Shqisat profetike justifikojnë arsyet e përplasjes me të tashmen e ekspozuar në mënyrë dramatike me pabarazitë, paragjykimet, egoizmin e saj, me dhunën, barbarinë, çnjerëzimin dhe e shtynjnëvështrimin drejt së ardhmes për të kërkuar harmoninë, për t’undjerë pjesë e së tërës.
Poezia është klithma e mundshme në mbështetje të të pafajshmit, të fundit, të sakrifikuarit. Frymon dhe ushqehet nga sytë mikpritës, krahët bujarë, intuitat parashikuese dhe të pashpjegueshme për origjinalitetin e tyre. Ajo lë gjurmë dhe simbole sepse dëshiron të bëhet zëri i njerëzimit dhe i kohës së saj. Është një moment në të cilin kthimi në poezi bëhetvërtet një nevojë e pashmangshme, për t’i dhënë hapësirëdëshirës sonë për liri, për të shprehur një lëvizje çlirimtare, për të ofruar një mundësi të re në kohën e disfatës.
Shkruan Montale:
Nuk jam Leopardi, lë pak për të djegur
Pothuajse është e tepërt të jetosh në përqindje
Jetova aq pak, mos më shtoni dozën
Shpesh halli bie mbi hallexhiun.
Vargu shikon botën për të na dhënë një dorë bujare, për të
na shoqëruar në heshtje, për të na shkundur nga tortura, për
të hapur dyert për të pamundurën, për ëndrrën, për të
vërtetën.
Dhe nuk kërkon asgjë në këmbim, sepse kështu i hap krahët poezia. Vetëm për dashuri.