Number of visitors on page:

N/A

Product visitors:

N/A

“NJË LETËR E HAPUR” Gagik DAVTYAN

5.00

Share:

About

“NJË LETËR E HAPUR” NGA GAGIK DAVTYAN,
PARAQET NJË PËRMLEDHJE POETIKE
PËRKUSHTUESE PËR SHPIRTIN KRIJUES TË
SHKRIMTARIT ARMEN, I CILI KA KALUAR
NËPËR SFIDA TË NDRYSHME JETËSORE.

ISBN

Category Tag
Publisher:

“NJË LETËR E HAPUR” NGA GAGIK DAVTYAN,
PARAQET NJË PËRMLEDHJE POETIKE
PËRKUSHTUESE PËR SHPIRTIN KRIJUES TË
SHKRIMTARIT ARMEN, I CILI KA KALUAR
NËPËR SFIDA TË NDRYSHME JETËSORE.
Nga Prof. Jeton Kelmendi PhD
Gagik Davtyan, një emër i njohur në botën e poezisë, në
vendin e tij Armeni ka sjellë në dritën e ditës një libër me
vargje të zgjedhura në librin e tij të titulluar “Një Letër e
Hapur”, të cilën e kemi përkthyer në Gjuhën Shqipe, nga
Anglishtja dhe Frëngjishtja. Ky libër shënon një moment
të rëndësishëm për letërsinë armene, sepse mund të
lexohet edhe në njërën nga gjuhët më të vjetra të Evropës,
pra në gjuhën Shqipe, dhe një shembull të fuqishëm të
talentit krijuese të vendit të tij. Me një tonacion të pasur
dhe një aftësi të maturuar për të shprehur ndjenjat më
thelbësore, poeti Armen na udhëzon në një udhëtim poetik
të mrekullueshëm.
Në këtë përmledhje poetike, Davtyan paraqet një shpirt
krijues të pasur dhe një dashuri të ngrohtë ndaj poezisë,
sukur që paraqet edhe një dashuri për vendin e tij dhe një
përkushtim për jetën e përditshme. Varfëria e fjalës,
ndjeshmëria e thellë emocionale dhe lidhja e thellë me
historinë dhe kulturën e tij bëjnë prej tij një poet të
jashtëzakonshëm. Me një stil të butë dhe një pasion të
mrekullueshëm për artin e vargjeve, ai arrin të kapërcjë
kufijtë e fjalës dhe të shpërthejë në ekspresione poetike të
mahnitshme.
Një nga karakteristikat më të rëndësishme të poezisë së
Gagik Davtyan është tema e shqetësimeve të jetës së
përditshme. Përmes vargjeve të tij, ai bën një thirrje për
reflektim ndaj momenteve të thjeshta dhe ndjenjave të
përditshme që janë të rëndësishme për secilin prej nesh.
Ai na kujton se edhe në rutinën tonë të zakonshme mund
të gjejmë bukurinë dhe poezinë.
Poeti nuk harron asnjëherë origjinën e tij dhe dashurinë
për vendin e tij të lindjes, Armeninë. Nëpërmjet poezisë,
ai shpreh ndjenjat e ndryshme ndaj vendit të tij dhe
dëshirën për të ruajtur kulturën dhe identitetin e tij. Kjo
lidhje e thellë me vendin dhe kulturën e tij është një temë
që e bën librin e tij edhe më të rëndësishëm për popullin
armen, por e bën edhe më interesnt edhe për lexuesin
shqiptar.
Libri “Një Letër e Hapur” është një këndvështrim i mirë
në botën e poetit Armen Gagik Davtyan. Ky libër nuk
është vetëm një koleksion vargjesh, por një letër e hapur
që na shpërthen emocionet, mendimet dhe ndjenjat më të
thella të autorit. Me thellësinë e tij emocionale dhe
aftësinë për të përcjellur ndjenjat më të thella të jetës dhe
identitetit, Gagik Davtyan bën krenar letërsinë armene
dhe i dhuron lexuesit një thesar të mrekullueshëm të
poezisë. Kjo është një përmledhje që nuk duhet humbur
nga dashamirësit e poezisë dhe të kulturës. Si përkthyes i
këtyre poezive, mund të konstatoj se nuk bëhet fjalë për
një poezi të zakonshme, siç jemi mësuar ta lexojmë në
kohën e teknologjisë, madje në një kohë kur ky art nuk
është në ditët më të mira, sidomos për shkak të ndikimit
që ka shkaktuar interneti, ku kemi rënia të lexueshmërisë
gjithandej, e sidomos të poezisë. Diçka tjetër që poashtu
duhet potencuar, është fakti se poeti Davtyan ka arritur që
të kombinoj dy modele të krijimtarisë: modelin Armen
dhe modelin Rus, për çka konsideroj se paraqet një formë
të ndërtimit të vargut me plotë figuarcione dhe vizione për
fjalën artistike, gjithnjë të mbushur me pasion dhe dije.

Related Products