Number of visitors on page:

N/A

Product visitors:

N/A

Një Sfinks Guri

5.00

Share:

About

ISBN: 978-9951-764-65-0
Pages: 69
Translation: Faton Kelmendi

Category
Publisher:

Duke lexuar autoren Claudia Piccinno përmes përkthimit të Jeton Kelmendit kuptojmë se gama e letërsisë dhe sidomos poezisë ka hyrë në një tjetër stad, vjen si përcjellje e mesazheve të reja me forma dhe mënyra strukturore të atilla, që lexuesi të shkrihet një me përmbajtjen për të përjetuar e ndjerë fuqinë e mendimit postmodern sot. Për pëmbajtjen nuk do ndalem, pasi përmes parathenies së Dante Maffia janë hedhur të gjitha dritëhijet e artit poetik të autores, mesazhi dhe fryma, ideimi dhe trajtimi i risisë krijuese, përshfaqja dhe
kreativiteti.

Dy janë momentet që do doja të ndaja me lexuesin. Së pari atë të ardhjes në gjuhën shqipe të autores, dhe kjo falë pështatjes në mënyrë orgjinale dhe njohje shumë të mirë të teknikës së  përkthimit nga Dr.Kelmendi dhe së dyti njehësimi një i frymës universale, atë të kulturës letrare italiane me të gjitha ndikimet që ka pasur dhe ka në gjithe kulturën botërore.

Pra ky libër poetik vjen si avenir dhe pasuron letrat shqipe, i shton asaj dhe një vepër më shumë, si mundësi por dhe mendësi e evolimit të mendimit elitar dhe filozofik, për një botë të re që shikon pareshtur rigjenerimin e vet me sytë e të nesëmes.

Related Products