Number of visitors on page:

N/A

Product visitors:

N/A

Poeti Shqiptar sipas studiuesve te huaj – Irena Gjoni

10.00

Share:

About
Publisher:

Poeti shqiptar sipas studiuesve të huaj dhe vendas është një
libër që përmban shkrime studimorë për krijimtarinë e Jeton Kelmendit. Në fi llim kam qenë në dilemë për realizimin e këtij libri,
nëse duhej bërë ose jo. Arsyeja frenuese ishte që këto lloj formatesh zakonisht realizohen pas dekadash karriere të poetit apo shkrimtarit,
pas një numri të shumtë botimesh e ribotimesh në gjuhën amë dhe ato të huaja, pas një numri të konsiderueshëm studimesh për të etj..
(Ndonëse kjo traditë në letrat shqipe nuk është shumë e pasur). Ose bëhen për krijues që janë ndarë nga jeta.
Ndërsa nga ana tjetër ishte një poet, dramaturg, përkthyes letrar dhe publicist me një moshë relativisht të re (lindur më 1978) dhe me
një përvojë me rreth 14 vite krijimtari që prej botimit të librit të tij të parë me poezi Shekulli i premtimeve (1999), ku u bë i njohur për
lexuesin në Kosovë.
“Takimi” im i parë me Kelmendin ka qenë shumë herët përmes poezisë së tij, ku kam ngelë e befasuar nga imazhet e shumta të intertekstit, ku bart sa risi e origjinalitet, aq edhe gjurmën e kujtesën e një trashëgimie dhe të traditës. Më pas e kam ndjekur në çdo hap të krijimtarisë, gjithmonë duke e vlerësuar për universalizmin e poezisë së tij që përcjell te lexuesi i çdo kombësie. Ndërsa në vitin 2010
isha autore e pasthënies së librit të tij Si shkohet te vetvetja, botimi anglisht në SHBA, së bashku me autorin e parathënies prof. Richard
A. Brosio, University of Michigan.

Dr. Irena Gjoni

Related Products