Number of visitors on page:

N/A

Product visitors:

N/A

ROOTS OF REALITY / RRËNJËT E REALITETIT

5.00

Share:

About

“Poezi e cila i ka rrënjet thellë në imagjinatën e
krijuesit. Poeti Sultan Cato është një autor që
bashkon forcën dhe besimin në imagjinatë.

“Rrënjet e Realitetit” është një vazhdim natyral i
eksplorimit artistik dhe intelektual të poetit amerikan
Sultan Cato

Book Preview

ROOTS OF REALITY / RRËNJËT E REALITETIT

Contents / Përmbajtja:

OF POETS AND TREES ………………………………………… 7
E POETËT DHE PEMËT ………………………………………… 9
MARIA’S VOYAGE …………………………………………….. 11
UDHËTIMI I MARIES …………………………………………. 12
ARRIERE-PENSEE ……………………………………………… 13
ARRIERE-PENSEE (SFONDI) ……………………………… 15
NOH-ACTS …………………………………………………………. 17
AKTET-NOH ………………………………………………………. 18
OPEN FOR BUSINESS ………………………………………… 19
HAPUR PËR BIZNES …………………………………………… 20
NEAR MIDNIGHT IN ULAANBAATAR ………………. 21
AFËR MESNATËS NË ULAANBAATAR……………… 22
ON THE WAY HOME FROM ATHENS TO NEW
YORK …………………………………………………………………. 23
KTHIMIT PËR SHTËPIA NGA ATHINA PËR NJU
JORK…………………………………………………………………… 25
METANOIA ………………………………………………………… 27
METANOIA ………………………………………………………… 28
ENTERING THE SHADE …………………………………….. 29
DUKE HYRË NË HIJE …………………………………………. 30
SANDBAGGER-OR THE PEARLS BEFORE SWINE 31
THASË ME RËRË-OSE PERLA PARA DERRIT ……. 32
ANAMNESIS ………………………………………………………. 33
ANAMNEZI ………………………………………………………… 34
HABITUAL REVERBERATIONS …………………………. 35
JEHONA TË ZAKONSHME …………………………………. 36
UBIQUITOUSLY IN THE PALM ………………………….. 37
GJITHASHTU NË PALLMË …………………………………. 38
IT WAS THE WIND …………………………………………….. 39
ISHTE FRYMA ……………………………………………………. 40
JULIUS ……………………………………………………………….. 41
JULIUSI ………………………………………………………………. 43
IN A COSMIC STORM ………………………………………… 45
NË NJË STUHI KOSMIKE …………………………………… 46
PROMENADING …………………………………………………. 47
PROMENDUESE …………………………………………………. 49
ENDLESS CIRCLES …………………………………………….. 51
RRATHET PAFUND ……………………………………………. 53
CONCEALED BETWEEN THE RINGS…………………. 55
FSHEHUR MIDIS UNAZAVE ………………………………. 57
TO BE A CHILD AGAIN ……………………………………… 59
TË JESH SËRI FËMIJË ………………………………………… 60
KHÖÖMEI …………………………………………………………… 61
KHÖÖMEI …………………………………………………………… 62
PHASE TRANSITIONS ………………………………………… 63
KALIMET FAZORE …………………………………………….. 64
SENTIMENTAL JOURNEY …………………………………. 65
UDHËTIM SENTIMENTAL …………………………………. 66
MÉLANGE OF SENTIMENTS ……………………………… 67
PËRZIERJA E NDJENJAVE …………………………………. 68
NIGHT AT THE INN ……………………………………………. 69
NATA NË BUJTINË …………………………………………….. 70
CIAO …………………………………………………………………… 71
CIAO …………………………………………………………………… 73
CONFESSION ……………………………………………………… 75
RRËFIM ………………………………………………………………. 76
LATE AFTERNOON ……………………………………………. 77
MASDITE VONË …………………………………………………. 78
SÜLEYMAN AND I …………………………………………….. 79
SULEYMANI DHE UNË ………………………………………. 87
BIOHRAPHY ………………………………………………………. 94
BOGRAFIA …………………………………………………………. 97

Category
Publisher: ,

“Poezi e cila i ka rrënjet thellë në imagjinatën e
krijuesit. Poeti Sultan Cato është një autor që
bashkon forcën dhe besimin në imagjinatë.

Nga Prof. Jeton Kelmendi, PhD

“Rrënjet e Realitetit” është një vazhdim natyral i
eksplorimit artistik dhe intelektual të poetit amerikan
Sultan Cato, pas librit të tij të parë “TIME DILATION –
ZGJERIMI I KOHËS”, të përkthyer dhe botuar në
Gjuhën Shqipe, ky liber, pra libri I dytë me poezi,
paraqet vazhdimësi të mjeshtrisë artistike. Në këtë veprë
të dytën në Gjuhën e vjetër Sqhipe, Cato sjell lexuesin
në një udhëtim thelbësor të mendimeve të tij të
pasqyruara në poezi të thella, ndërsa në ketë libër autori
e ka edhe një tregim poetik që tregon përjetësinë e një
personaliteti të shquar si Sylajmani. Pëesonazhi
paraqitet me shumë përkushtim nga autori, edhe për
faktin se ai në njëfarë mënyre sipkat edhe fëmijërinë e
poetit, diku në Turqi, nga e ka origjinën Cato.
Libri “Rrënjet e Realitetit” është si një vijë e
lidhur që shkon përgjatë thellësive të mendimit të
autorit, duke kapur qartësinë dhe fuqinë e fjalive për të
shprehur ide dhe ndjenja të përbashkëta për jetën,
ekzistencën dhe kuptimin e realitetit. Përmes poezive të
thella, për nga aspekti përmbajtësor, Cato sjell përpara
lexuesin sfidat dhe çmimet e një udhëtimi të brendshëm,
duke krijuar emocione që shkonin përtej faqes së
imagjinatës letrare e artistike. Është poashtu interesante
dhe duhet potencuar faktin se poeti kap një laryshi
tematike, duke ndërtuar një mozaik tematikash, gjithnjë
duke I ndërlidhur përmbajtësisht. Cato na del të ketë një
guxim në veten e tij, prandaj edhe e fut vetën në brendinë
e shkrimit dhe ketë me shumë kujdes e bënë në veçanti,
tregimi poetik për Sylajmanin, I cili është një element që
rrit vlerën e kësaj vepre. Duke treguar përpjekjet dhe
përipëcitë e këtij personazhi të veçantë, Sultan Cato
hedh dritë mbi forcat që ndikojnë krijimin e një
trashëgimie të madhe dhe rëndësinë e të bërës së një
ndryshimi në botë.
“Rrënjet e Realitetit” është një ndërthurje
mjeshtërore e mendimeve artistike dhe shkencore, që
lëviz midis emocionit dhe analizës intelektuale. Kësi
soji, ky titull është marrë nga një poezi e këtij libri, duke
besuar se lidhet fuqishëm me të gjitha shkresat e këtij
libri. Me poezi tërheqëse dhe thelb të frytshëm, ky libër
sjell lexuesin në një udhëtim që e fuqizon mendjen dhe
e frymëzon shpirtin. Nëpërmjet kësaj vepre, Cato del
nga konvencionalja dhe përshkon rrugë të reja letrare,
duke ndërtuar një kuptim të thellë të realitetit dhe një
kornizë të re për të shprehur ekuilibrin midis shpirtit dhe
mendjes.
“Rrënjet e Realitetit” ndihmon në ngjalljen e ndërgjegjës
së lexuesit për botën dhe vetveten në një mënyrë të re,
duke krijuar një lidhje të ngushtë mes artistit dhe lexuesit
e tij. Nëpërmjet fjalëve të ndjeshme dhe mendimeve të
thella, ky libër sjell një përvojë letrare që nuk harron dhe
që ndryshon mënyrën tonë të menduarit.

Related Products