Number of visitors on page:

N/A

Product visitors:

N/A

TIME DILATION / ZGJERIMI I KOHËS

5.00

Share:

About

“TIME DILATION – ZGJERIMI I KOHËS” i
poetit Sultan Cato është një përmledhje poezish që
të bën tëmendosh dhe të ndihesh njëkohësisht.

Book Preview

TIME DILATION / ZGJERIMI I KOHËS

Contents / Përmbajtja:

“TIME DILATION – ZGJERIMI I KOHËS” i poetit
Sultan Cato është një përmledhje poezish që të bën
tëmendosh dhe të ndihesh njëkohësisht ……………………5
I AM NOT WISER NOW………………………………………8
NUK JAM MË I MENÇUR TANI………………………….9
MUST, MUST, I MUST………………………………………10
DUHET, DUHET, UNE DUHET………………………….12
DRY WOOD………………………………………………………14
DRU I THATË……………………………………………………15
FORGOTTEN IN TIME………………………………………16
I HARRUAR NË KOHË ……………………………………..18
SAND………………………………………………………………..20
RËRA………………………………………………………………..21
BLUES………………………………………………………………22
KALTËRI ………………………………………………………….23
WAIT FOR ME ………………………………………………….24
MË PRIT……………………………………………………………25
IN PLATO’S CAVE……………………………………………26
NË SHPELLËN E PLATONIT …………………………….28
PAPER BOATS………………………………………………….30
LETER BARKASH…………………………………………….32
IN THE BIRDHOUSE…………………………………………34
NË SHTËPI TË ZOGJVE…………………………………….36
DESERT SONG………………………………………………….38
KËNGA E SHKRETËTIRËS……………………………….39
MIST…………………………………………………………………40
MJEGULLNAJA ………………………………………………..41
ASH AND SALT………………………………………………..42
HIRI DHE KRIPA ………………………………………………43
AT THE HEART OF THE WAIT…………………………44
NË ZEMRË TË PRITJES…………………………………….45
GRANDMA……………………………………………………….46
GJYSHJA…………………………………………………………..47
JAZZING IT UP …………………………………………………48
XHAZI I NGRITUR……………………………………………49
ONE MUST ……………………………………………………….50
DIKUSH DUHET……………………………………………….51
I HAVE NO ANSWERS ……………………………………..52
NUK KAM PËRGJIGJE………………………………………53
WALLS HAVE MEMORIES……………………………….54
MURET KANE KUJTESA………………………………….55
MYSTIFIED ………………………………………………………56
MISTIFIKUAR…………………………………………………..57
GATHERING SILENCES……………………………………58
MBLEDHJA E HESHTJEVE……………………………….59
SHAKING ALL REASON…………………………………..60
TË GJITHA ARSYET E SHKUNDURA……………….61
PILGRIM OF A SLANT MOON………………………….62
PELGRIM I NJË HËNË TË PJERRTË………………….63
CLOUDS……………………………………………………………64
RETË…………………………………………………………………65
ENTERING THE SHADE …………………………………..66
DUKE HYRË NË HIJE……………………………………….67
POET OPENS DOORS AND WINDOWS…………….68
POETI HAP DYER E DRITARE………………………….69
GOING HOME…………………………………………………..70
DUKE SHKUAR NË SHTËPI……………………………..71
TIME DILATION……………………………………………….72
ZGJERIMI I KOHËS…………………………………………..73
WINTER DAY …………………………………………………..74
DITË DIMRI………………………………………………………75
LILY’S TOUCH UP……………………………………………76
PREKJA E LILYT………………………………………………78
NON-EUCLIDEAN REALITY…………………………….80
REALITETI JOEKLIDIAN………………………………….82
AUNT ROZA……………………………………………………..84
HALLA ROZA …………………………………………………..85
RECOVERING A LOST SENSE………………………….86
RIKUPERIMI I NJË SENSI TË HUMBUR …………..87
SUBMERGED……………………………………………………88
ZHYTUR …………………………………………………………..89
STITCHING ………………………………………………………90
QEPJE……………………………………………………………….91
AND SO…………………………………………………………….92
DHE KËSHTU……………………………………………………93
BIOHRAPHY …………………………………………………….95
BOGRAFIA ……………………………………………………….98

Category Tag
Publisher: ,

“TIME DILATION – ZGJERIMI I KOHËS” i
poetit Sultan Cato është një përmledhje poezish që
të bën tëmendosh dhe të ndihesh njëkohësisht

Nga Prof. Jeton Kelmendi, PhD

Libri “TIME DILATION – ZGJERIMI I
KOHËS” i poetit amerikan Sultan Cato është një thesar
i poezisë moderne që ngjall ndjesinë e një udhëtimi të
hollësishëm mes metaforave të fuqishme dhe kohës së
zgjeruar. Me aftësi të mira dhe shumë të mprehta, Catto
kombinon pasionin për poezinë me njohuritë e thella në
fizikë, duke krijuar kështu një punë që transcendon
muret e dy botëve. Pra botës shkencore dhe botës
artistike, duke bërë kështu një kombinim të dijes, nga të
dyja polet.
Sultan Catto, profesor i njohur i fizikës, në ShBA, i
njohur për punën e tij në shkencë, tregon një ndjenjë të
rrallë për fjalën poetike. Nëpërmjet librit “TIME
DILATION – ZGJERIMI I KOHËS,” ai i bashkon këto
dy pasione në një harmoni të mahnitshme. Poezitë e tij
nuk janë vetëm një ekspresion i emocioneve, por ato
përdorin metaforat e shkëlqyera për të eksploruar
thellësitë e kohës, materies dhe eksistencës njerëzore.
Ketë libër, të cilin e kam përkthyer në Gjuhën Shqipe, e
konsideroj si një dhuratë për lexuesit tanë dhe poashtu
mendoj se e pasuron lexuesin me dije të reja dhe me ide
të mprehta.
Me një stil shumë të veçantë artistik, Sultan Cato
arrin t’u japë jetë fjalëve në mënyrë që ato të bien në
vesh si një muzikë e magjepsur. Thënë me shkurt, ai u
jep gjallëri fjalëve dhe fjalive poetic, duke stusur
koptime dhe thellime mendimesh. Metaforat e tij nuk
janë thjesht figurativa, por ato ngjallin imazhe të thella
dhe të ndjeshme që e çojnë lexuesin në një udhëtim
mendjeholl përtej hapësirës dhe kohës. Ai e ngjallë
krijimin e një koherence poetike, duke përdorur fjalët si
një laborator për të eksperimentuar me mendimet dhe
ndjenjat. Poezia vërtë është një oqean, nëpër të cilin
kalojnë shumë krijesa, madje shumë prej tyre edhe
humbin e zhduken, por poezi amerikan Sultan Cato, jo
se nuk humbet në ketë thellësi imagjinare, por ai
deperton bukur tejmatanë thellësive dhe krojin një rrugë
të tija përsonale, për çka konsideroj se mund të thuhet
lirisht se ky poet, me këto poezi deperton nga njëra anë
tek tjetra, gjegjësisht nga krijimtaria në përjetësi poetike.
Kjo ndërthurje poetike me fizikën (natyrën) dhe
poezinë (jetën), e bënë atë një punë të veçantë, që
shfrytëzon njohuritë e Cato-s si shkencëtar dhe talentin
e tij si poet. Ky libër nuk është vetëm një deklaratë për
lidhjen midis artit dhe shkencës, por është një mënyrë e
rrallë për të kuptuar dhe përjetuar dimensionet e
ndryshme të ekzistencës dhe universit. Në fakt, kjo
deshmon se jo vetëm përsonat që e kanë profesion
letërsinë mund të jetnë shkrimtar, dhe më saktësisht poet
të mire, por një person si Cato që vije nga fusha e fizikës
ka edhe më shumë precizitet, prandaj edhe fjalitë I ka
shumë koncize dhe pushtuese për nga fuqia e kuptimit.
Në fund të fundit, libri “TIME DILATION – ZGJERIMI
I KOHËS” është një pasqyrë e thellë dhe e mahnitshme
e mendjes së një poeti-fizikant. Ai na bën të mahnisim
ndjenjat tona dhe të zgjerojmë perceptimet tona, duke
krijuar një pikë lidhëse midis botëve të dukshme dhe
atyre të padukshme. Sultan Cato bën një kontribut të
jashtëzakonshëm në botën e letërsisë moderne, duke
shpalosur universin e tij të pasur me fjalë që na lënë të
mendohemi dhe të ndihemi njëkohësisht.

Related Products